Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kuvendi ratifikon marrëveshjen e emigrantëve me Italinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kuvendi ratifikon marrëveshjen e emigrantëve me Italinë
AktualitetLajmi i fundit

Kuvendi ratifikon marrëveshjen e emigrantëve me Italinë

Published: February 22, 2024
Shpërndaje

Kuvendi i Shqipërisë miratoi të enjten me 77 vota pro ratifikimin e protokollit ndërmjet qeverisë shqiptare dhe asaj Italiane për ngritjen e një kampi emigrantësh në territorin shqiptar pasi kjo marrëveshje kaloi filtrin e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas këtij protokolli, Shqipëria pranon të vendosë në dispozicion të qeverisë italiane territorin e vet për të ngritur kampe të ngjashme me burgjet si dhe të presë mijëra emigrantë nga vendet e treta për të paktën një periudhë 5-vjeçare.

Votave të mazhorancës socialiste iu bashkuan dhe ato të një partie të vogël opozitare, Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet e drejtuar nga Shpëtim Idrizi, ndërsa pjesa tjetër e opozitës e kundërshtoi.

- Publicitet -

Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda, u shpreh se të gjithë duhet të kishim votuar pro, pasi Italia është një vend mik.

“Ne mund të ndihmojmë për një problematike të tyre, dhe duhet të jemi në krah të tyre”, tha ajo duke shpjeguar votën pro.

Ndërsa kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi tha pas seancës se “kjo marrëveshje tejkalon pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë, dëmton interesin publik dhe cenon sigurinë kombëtare”.

Kryeministri Edi Rama nuk e fshehu gëzimin për miratimin e marrëveshjes së inicuar prej tij me kryeministren italiane Giorgia Meloni, dhe pse marrëveshja u kritikua nga organizatat e të drejtave të njeriut dhe nga Bashkimi Europian.

“Shqipëria mbështet Italinë dhe vepron si një vend anëtar i BE-së, duke rënë dakord të ndajë një barrë që Evropa duhet ta përballojë e bashkuar si një familje, përballë një sfide që kapërcen ndarjet tradicionale të majta dhe të djathta”- shkruajti ai në një reagim pas votimit.

Asnjë vend nuk mund ta zgjidhë një sfidë të tillë i vetëm, – shtoi ai duke i quajtur kritikat ndaj marrëveshjes si “demode”.

“Asnjë lavdi e vjetër apo mënyrë demode e të menduarit nuk mund të na shpëtojë nga përballja me atë që po vjen në të gjitha frontet”- shkruan ai duke iu referuar BE-së.

Marrëveshja u firmos në nëntor, por ratifikimi nga parlamenti u pezullua nga Gjykata Kushtetuese me kërkesë të një grupimi deputetësh të Partisë Demokratike. Në janar kjo gjykatë vendosi me shumicë votash se ajo ishte “në pajtim me Kushtetutën”./BIRN

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Qytetarët paguajnë, por s’kanë ujë 24 orë! Dokumente e ID me çmimet më të larta në rajon
  • Po ndërtonte pa leje një objekt 5-katësh, arrestohet pronari 39-vjeçar në Himarë
  • Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon dot anije dhe ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
  • Basti i ri i qeverisë me legalizimin e llotove sportive online
  • Sulmi brenda burgut të Fierit, flet Denis Bajri: Ibrahim Lici dha urdhër të më vrisnin

Komentet e Fundit

  1. Km on “Kaq shumë dëshiron ta shpopullosh këtë vend?” Postimi i dy këngëtarëve të njohur për Ramën
  2. Detari on Pamjet e ndotjes në Gjirin e Lalzit, reagon UKD: Uji i errët u shkaktua nga sedimentet, jo nga ujërat e zeza
  3. Artan on 130 mijë njerëz ikin çdo vit: Pse po largohen të rinjtë nga Ballkani?
  4. Detari on “I mbushja arkat bosh me libra që të ruhej pesha”! Si vidheshin paratë me kile brenda Bankës së Shqipërisë, vijimi i një procesi
  5. Dashi on Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?