Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ky do jetë formacioni i mundshëm i Shqipërisë nesër
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ky do jetë formacioni i mundshëm i Shqipërisë nesër
AktualitetSport

Ky do jetë formacioni i mundshëm i Shqipërisë nesër

Published: September 6, 2023
Shpërndaje

Kombëtarja kuqezi është gati për përballjen e rëndësisë maksimale ndaj Republikës Çeke. Lojtarët e Shqipërisë u stërvitën për herë të fundit në prag të takimit ndaj kryesuesve të grupit E. Në ambientet e stadiumit ku do të zhvillohet ndeshja, “Fortuna Arena”.

Në seancën e drejtuar nga trajneri Sylvinho dominoi klima pozitive. Teksa lojtarët u shfaqën shumë të qetë në prag të një ndeshjeje që mund të jetë shumë domethënëse për fatet e rrugëtimit kuqezi në eliminatoret e Euro 2024.

Për sfidën e së enjtes, Supersport ka mësuar edhe formacionin e mundshëm që do të aplikojë Sylvinho për përballjen ndaj Çekisë. Bëhet fjalë për një formacion 4-3-3. Dhe pavarësisht shumë sugjerimeve të reja në ditët e fundit rezulton se tekniku brazilian do të hedhë në fushën e lojës të njëjtët lojtarë si në ndeshjen ndaj Ishujve Faroe. Sfidë e fituar me rezultatin 3-1 nga Shqipëria.

- Publicitet -

Në këtë mënyrë, për ndeshjen ndaj Republikës Çeke, pritet që Etrit Berisha ta nisë nga minuta e parë në portë. 34-vjecari vjen pas një momenti të mirë, pasi të dielën luajti si titullar me Empolin ndaj Juventusit. Ku priti edhe një penallti. Në repartin e mbrojtjes do të jenë të vendosur, Elseid Hysaj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti dhe Mario Mitaj.

Mesfusha do t’i besohet Ylber Ramadanit, i cili ka bërë paraqitje mjaft të mira me Leccen. Si dhe Kristjan Asllanit dhe Nedim Bajramit. Ndërkohë që edhe sulmi do të jetë i njëjtë si në Torshavn. Me Taulant Seferin dhe Jasir Asanin nga krahët, dhe Sokol Cikalleshin në qendër si pikë referimi.

Dilema e madhe për Sylvinhon mbetet krahu i majtë i sulmit. Pasi Myrto Uzuni është në balotazh me Seferin për vendin e titullarit. Gjithsesi situata do të vlerësohet deri në fund nga trajneri. Dhe më pas do të vendoset se cili nga lojtarët do të startojë nga minuta e parë.

Kombëtarja kuqezi ka kryer me sukses të gjitha përgatitjet e mundshme para ndeshjes me Çekinë. Dhe me përfundimin e seancës së fundit stërvitore, i gjithë fokusi zhvendoset për përballjen e së enjtes në “Fortuna Arena”. Ku Shqipëria do të zhvillojë një prej pesë finaleve të mbetura.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Bill Gates alarmon botën: IA mund të shkaktojë katastrofa me deri në 1 miliard viktima
  • Marrëdhënia Turqi-Greqi, sërish dallgë në Egje?
  • Horoskopi 28 Shtator 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme
  • Skandali i SHISH dhe shkarkimi i Vlora Hysenit, nis mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare
  • Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për sot

Komentet e Fundit

  1. Edi Rama ky degradues i shtetit ne nje WC publike on Skandali i SHISH dhe shkarkimi i Vlora Hysenit, nis mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare
  2. Glaukias on Kur populli e bojkoton shkrimtarin, para se shkrimtari të bojkotojë popullin
  3. Socialpis i nershëm... on Një tjetër “nuk di gjë, s’kam faj”
  4. Socialistët i ndershëm.. on Një tjetër “nuk di gjë, s’kam faj”
  5. Dajti on Një tjetër “nuk di gjë, s’kam faj”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?