Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veriu i Kosovës tronditet nga shpërthimet, Blinken telefonon Kurtin: Të zbatohet plani i BE-së
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Veriu i Kosovës tronditet nga shpërthimet, Blinken telefonon Kurtin: Të zbatohet plani i BE-së
KosovëKryesore

Veriu i Kosovës tronditet nga shpërthimet, Blinken telefonon Kurtin: Të zbatohet plani i BE-së

Published: June 27, 2023
Shpërndaje

Nuk ka qetësi në veri të Kosovës.

Gjatë mbrëmjes së djeshme janë raportuar dy shpërthime të njëpasnjëshme në lagjen e boshnjakëve.

Policia njofton se nuk ka persona të lënduar por dëme materiale të dy mjeteve të parkuara në këtë zonë.

- Publicitet -

Në vendin e ngjarjes, Policia ka nisur hetimet për të rënë në gjurmët e autorit.

Gjithashtu, një sulm me granatë është raportuar gjatë mbrëmjesë së djeshme në Mitrovicën e Veriut. Mjeti shpërthyes është hedhur në oborrin e komunës. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë, Baki Kelani i cili njofton se si pasojë e hedhjes së granatës ka pasur dëme materiale në dy makina zyrtare. Rasti është referuar si “kryerja e veprës terroriste”.

Ndërkohë, Sekretari amerikan, Antony Blinken bën me dije se së fundmi ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të cilit i ka kërkuar de-përshkallëzimin e situatës në Veri dhe kthimin e menjëhershëm në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Ai thekson se plani prej tre pikash, i propozuar nga BE është rruga e vetme drejt normalizimit të marrëdhënieve mes palëve.

“Fola me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për të nxitur de-përshkallëzimin në veri të Kosovës dhe një kthim të menjëhershëm në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Plani me tre pika i BE-së është rruga përpara”, shkruan ai.

Lidhur me bisedën telefonike ka reaguar edhe zyra e Kryeministrit.  Në njoftim thuhet se Kurti dhe Blinken folën për gjendjen në katër komunat veriore të Kosovës. Kryeministri i Kosovës ka thënë se zgjedhjet e reja duhen paraprirë nga sundimi i ligjit. U fol edhe për ekstremistët e dhunshëm që sulmuan ushtarët e KFOR-it, Policinë e Kosovës e gazetarët.

Today I spoke with Kosovan Prime Minister @albinkurti to urge de-escalation in Kosovo’s north and an immediate return to the EU-facilitated Dialogue. The EU’s three-point plan is the way forward.

— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) June 26, 2023

Komisari evropian për zgjerim, Oliver Varhelyi poashtu kërkon depëshkallëzim të situatës në veri, përfshirë këtu zgjedhjet e reja dhe themelimi e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Deeskalimi duhet të vazhdojë, zgjedhjet e reja komunale duhet të organizohen pa vonesa dhe Marrëveshjet nga dialogu duhet të zbatohen përfshirë krijimin e Asociacionit  të komunave me shumicë serbe”, ka shkruar në Twitter, Varhelyi.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • BSH: Tensionet e brendshme sociale do ndikojnë turizmin, shërbimet dhe do ushqejnë inflacionin
  • VIDEO: ​Super-gol i Ernest Muçit dhe më pas Manaj, Shqipëria në avantazh 2 me 0 ndaj Finlandës
  • Shkarkohet pak muaj pas emërimit kreu i IKMT, Afrim Qendro
  • Një arritje historike për Shqipërinë në sportin e mendjes
  • SPAK kërkon dënimin me 1 vit burg të kryebashkiakut të Vaut të Dejës

Komentet e Fundit

  1. Valbona on Pikëpyetjet për Samitin e NATO-s në Tiranë, Rama nga Dublini: Nuk do të ndodhë në vitin 2027
  2. demo on Pikëpyetjet për Samitin e NATO-s në Tiranë, Rama nga Dublini: Nuk do të ndodhë në vitin 2027
  3. Valbona on Prapa perdes së pushtetit
  4. Greta on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH
  5. Pensionisti i Rruges se Elbasanit on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?