Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lajçak: Kosova të themelojë Asociacionin, Serbia të njohë simbolet e Kosovës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Lajçak: Kosova të themelojë Asociacionin, Serbia të njohë simbolet e Kosovës
KosovëLajmi i fundit

Lajçak: Kosova të themelojë Asociacionin, Serbia të njohë simbolet e Kosovës

Published: December 18, 2024
Shpërndaje

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, është shprehur i lumtur që Brukseli, me Prishtinën dhe Beogradin, kanë përmbyllur me sukses negociatat për zbatimin e Deklaratës së vitit 2023 për Personat e Zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Një ditë pas takimit të zhvilluar me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, dhe me atë të Serbisë, Petar Petkoviç, Lajçak i ka lëvduar ata për, siç është shprehur, bashkëpunim të mirë dhe bisedime konstruktive trelaterale.

Lajçak ka thënë se dakordimi për zbatimin e Deklaratës për të pagjeturit ishte një hap i rëndësishëm që përfundimisht do të sjellë një përmbyllje për familjet. Sipas Kryqit të Kuq, në Kosovë janë ende 1.612 persona të pagjetur nga lufta.

- Publicitet -

Emisari evropian ka paralajmëruar se Brukseli së shpejti do të jetë mikpritës i takimit të parë të një Komisioni të Përbashkët, ndërkaq Bislimi ka thënë se ky komision do të fillojë të merret me çështjet që i takojnë nga janari i 2025-tës.

Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje më 2023 për Deklaratën e përbashkët për personat e zhdukur, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Zotimet që u bënë me këtë deklaratë, përfshijnë: qasje të plotë në informacione të besueshme, mes tyre edhe ato me status të klasifikuar; vënie në dispozicion të të gjitha dokumenteve me rëndësi për përcaktimin e fatit të personave të zhdukur, si dhe punë të përbashkët përmes një komisioni të kryesuar nga Bashkimi Evropian.

Por, deri tani, asnjë prej këtyre nuk është realizuar në praktikë. Emisari evropian ka thënë se ua ka kujtuar palëve se normalizimi i marrëdhënieve nënkupton integrim në BE, dhe se dy proceset janë të ndërlidhura me njëri-tjetrin.

Lajçak ka thënë, po ashtu, se me Bislimin dhe Petkoviqin kanë diskutuar për hapat drejt zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit: “shtensionimin, përgjegjësinë për sulmet e 2023-tës, riintegrimin e serbëve të Kosovës, themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, njohjen e dokumenteve dhe simboleve të Kosovës”.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • demo says:
    December 18, 2024 at 8:13 am

    Ha mut o Lajcak,ha mut! Ke 5 vjet qe i bie avazit ne nje vrime,.NUK KA ASSOCIACIONE. Nuk do shkatrrojme Kosoven per qejfin tend,!Ta bejme kasht e koqe me associacione.

    Reply
  • Deda says:
    December 18, 2024 at 8:32 am

    Associacionet e komunave sërbe , do të bëhen se s’bën , nuk ka rrugë tjetër , nuk mundet me u hëngër me gjithë botën , do apo nuk do demua kjo punë ka marrë fund .

    Reply
  • Deda says:
    December 18, 2024 at 8:45 am

    Pastaj , o demo , lexoje deri në fund . Lajçak thotë edhe që Sërbia të njohë simbolet e Kosovës , kështuqë kërkesat janë reciproke , në mos më të vështira për Sërbinë .

    Reply
  • HAJRO LIMAJ says:
    December 18, 2024 at 12:08 pm

    TE NJOH SHTETIN E PA VARUR DHE SOVRAN TE KOSOVES SERBIA ZOTRI DHE LERE ASOSACIONIN.PA ATE NUK KA ASOSACION.I JEPNI JUVE 300 MILION EURO GRANTE SERBISE.TURP PER EUROPEN

    Reply
  • Detari says:
    December 18, 2024 at 12:20 pm

    kush eshte ky qe jep urdhra? cfare pune ka BE-ja me sovranitetin e kosoves?
    fajin e kane islamqenet sqipfolsa ndryshe ky lajcaku do qeroheshe

    Reply
  • demo says:
    December 18, 2024 at 1:37 pm

    Reciproku ka qene ne kohe te koopratives or Dede!Fshatari dorzonte dashin ne GRUMBULLIM,,merrte dy pale opinga.
    Opingat e Sheros merr Kosova me Ate Reciprokun tend. Kurre te mos e njohi Serbia Kosoven!As duam qe ta njohe Serbia Kosoven. Na duhet territori Kosoves pa Associacione,pa serbcka Republika,pa xhambaze edi rama.
    Deren kokes Albin,!Kufirin tek Thana ketyre MBLESERVE ALBIN! Tregoji rrugen,si ja tregove Edi Rams!
    Sa vlen nje pellembe toke e Kosoves,nuk vlejne surreterit me njohje,,apo pa njohje te ketyre.

    Reply
  • mali says:
    December 18, 2024 at 1:56 pm

    Eshte provuar I ashtuquajtur : association.
    Shembull kemi Bosnje -Hercegovine me Dodicin.
    Shembull Nr.2. Ukraina me Donbasin.
    C’fare linden keto?
    Referendum per tu shkeputur nga trungu.
    Donbasin Ukraina e humbi me referendum.
    Didic I Bosnjes me ato ujra eshte.
    Lind pyetja : kush ka interesa te shkeputen minierat e veriut te Kosoves?
    Kuptohet ,Serbia.
    Direct nuk I merr dhe gjeti formulen : association.
    Kush e ndihmon ?
    Franca dhe Gjermani qe kane interesa tregetare me Serbine dhe si kembim duan te shesin veriun e Kosoves tek serbia me and te ketij mekanizmi association.
    Roli I Laicekut ? Shet troje te shqiptareve tek Serbi per perfitime personale.
    Shikoni sa bukur po luan Europa kurve.
    Do te beje tramba association me njohjen e Kosoves nga Serbia.
    Kjo tregon se Europa kurve ka deshtuar ne politiken e saj te tregetise me trojet shqiptare.
    Ne se kosovaret e hane kete karem ,I humben sot e pergjithmone keto troje qe u fituan me gjakun e UCK-SE

    Reply
  • Psikiatri says:
    December 18, 2024 at 2:06 pm

    Të dashur komentues , mos u merrni me dy pleqtë , demo e mali , janë në periudhen e fundit të jetës , sëbashku me një farë intelektuhale . Veç kësaj , janë pacientët e mij dhe mos i ngacmoni , se ja rëndoni gjendjen e shëndetit mendor .

    Reply
  • mali says:
    December 18, 2024 at 3:54 pm

    Psikiater.
    Populli thote qe vetem drute vihen ne sere dhe jo vdekjet.
    Fundin asnje nuk e di.
    Kujdes ,se ate qe kerkon per te tjeret perendia ta sjell ne familje, shoku psikiater.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës
  • Rama vijon të relativizojë temën e pronësisë: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit
  • Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  • Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  • “Ai na tha që jemi grekë…” Edhe i riu me aftësi ndryshe, në protestë

Komentet e Fundit

  1. sadiku on Protesta dhe analiza e deklaratave të Edi Ramës për Zvërnecin
  2. Ke parajsa e satëme on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  3. Glaukias on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  4. Glaukias on Rreth 200 milionë euro për Zvërnecin, nga vëllezërit sirianë, drejt llogarive të Artur Shehut
  5. Futja kot on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?