Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lavdi veteranit antifashist Qemal Hysen Bego!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > Lavdi veteranit antifashist Qemal Hysen Bego!
Histori

Lavdi veteranit antifashist Qemal Hysen Bego!

Published: October 10, 2022
Shpërndaje

Në 95 vjetorin e lindjes

Ilmi Qazimi

 

- Publicitet -

Në fillim të këtij tetori ai hodhi mbi supe të pagrisur as nga plumbat e as nga dekoratat, as nga lodhja e as nga sëmundjet,pelerinën e  95 viteve të moshës. I gjatë, shtatdrejtë, me thinja të fisnikëruara, fjalë pak dhe i veshur  vetëm thjeshtë. Kostum pa kollare. Ecën pa shkop. Nuk mban kapele.Nuk vesh  kapotë.Lexon pa syze. Dëgjon pa aparat. Në sytë e tij shkrepëtijnë xixa lumturie: iu gëzohet shumë nipërve , djemve të djemve të  djalit që ka këtu në atdhe. Bisedon përditë me vëllain e vetëm se gruaja e motra i janë ndarë nga jeta. Me telefon  flet me djalin dhe nipërit në Amerikë. Ai ka provuar,përjetuar e kapërcyer  shumë vuajtje, andralla, hidhërime, por edhe sadopak, gëzime në këtë segment të gjatë kohor prej afër një shekulli.

Në kohën(kur askush nga ne  me moshë pas tij nuk e imagjinon dot se si qe),që duhej të vendosje të zgjidhje o kurbetin o atdheun,o pushkën  o parmendën, o qendrimin e mekur në hi o luftën partizane për liri,ai zgjodhi udhën e fundit. Mirëpo jeta e mësoi se armiku s’është vetëm ai që të pushton vatanin, as vetëm ai që tradhëton idealet, por ndonjëherë edhe miku yt më i afërt. Letrat anonime s’e lanë rehat. Por ai nuk u tremb aspak.E caktuan të punonte oficer, referent bujqësie, topograf,punëtor,e më në fund kryetar kooperative bujqësore, në një nga më të vështirat e kohës.Këtu ai gjeti vetveten me dy cilësi të rralla të tij: punë e ndershme duke udhëhequr me shembullin personal; disiplinë të rreptë kudo dhe mbështetje tek njerëzit e punës.

Ishte dekoruar dikur si trim në luftë, më pas, në fundvitet e stuhishme 1970-1975 meritoi plotësisht dekoratën si trim në punë, duke iu akorduar titulli më i lartë:Hero i Punës Socialiste. Katërmbëdhjetë vjet kryetar ai ishte plotësisht i shkrirë me anëtarët dhe specialistët e bujqësisë e të blegtorisë, që i donte dhe i respektonte pa masë.Më pas e caktuan të drejtonte mekanikën bujqësore të një rrethi të tërë që rrezatonte në gjithë Shqipërinë e mesme. Edhe këtu me nder e përkushtim.

Me thjeshtësi tregon se janë disa piketa që ai nuk iu shmang kurrë në këtë udhëtim të gjatë: “ndershmëri e disiplinë në punë;vetëm thjeshtësi e dashuri për njerëzit; mos harro vendin ku linde dhe atë ku derdhe djersën tënde; mos i shkelmo vlerësimet e kritikat e shokëve!”Ai flet pak por tregimet e tij përfshijnë  tërë universin njerëzor shqiptar të dy kohëve, që nga sekretari i parë i partisë së punës deri te karrocieri i kooperativës, nga kryetari i qeverisë deri tek roja  i ndërmarrjes, nga ballisti tek komunisti…

“Askush nuk e fitoi këtë botë!-thotë ai.”Lum ai që lë gjurmë të mira në këtë jetë!”Dhe vijon fare thjeshtë e pa bujë:”Po të doni suksese gjatë jetës suaj, ruani unitetin në familje e në shoqëri.Njeriu lumturinë e gjen vetëm në punë të paqtë në  vendlindjen e tij.”

Aktivizohet gjerësisht si veteran i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe shqetësohet për gjallërimin e jetës së kësaj organizate. Në Komitetin Kombëtar të  Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve “Nderi i Kombit” e respektojnë si kryekëshilltar. Lexon e koleksionon shkrime gazeta, fotografi që ruajnë idealet e luftës e të punës. Aktivizohet në organizatën për dëshmorët e atdheut. Merr pjesë rregullisht në aktivitetet e shoqatës “Tomorri” dhe veçanërisht jep ndihmesë të gjithanshme në shoqatën atdhetare kulturore “Çepani”. Kërkoi me këmbëngulje që të vinte në 80 vjetorin e çlirimit të Skraparit, ashtu siç kish qenë në tërë përvjetorët jubilare të asaj date historike,datë për të cilën  luftoi me armë edhe ai, tok me shokët e shoqet partizane në brigadën e dhjetë sulmuese. Erdhi, mori pjesë në të gjithë veprimtaritë dhe u kthye  shumë i kënaqur në Tiranë, i gatshëm për aktivitete të tjera atdhetare, historike, kulturore.

Ai, partizani i 1943-shit,heroi i 1974-ës, veterani i 2004-ës është e mbetet etalon tani në vitin 2022, vërtet i përveçëm ndër të veçantët e rralluar të Shqipërisë tonë. Jeta e tij thuajse  një shekullore përcjell çdo ditë mesazhet  e lirisë, punës, atdhetarisë shqiptare. Zemra tij,prej 95 vjetësh, rreh për vendlindjen. Kontaktet nuk i shkëput kurrë me Çepanin, Kutallinë, Beratin. Jeton në Tiranë, por  i përket gjithë shoqërisë shqiptare edhe pse merr pension minimal.

Ky është 95 vjeçari Qemal Hysen Bego. Ai e ka bërë historinë e tij të patjetërsueshme në breza. Ne pasardhësit e atij brezi të lavdishëm luftëtarësh antifashistë, e ndiejmë si detyrim në këtë ditë të shënuar t’i urojmë jetë të gjatë dhe shëndet! Shembulli i tij dhe i shokëve janë të pavdekshëm!

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Evdal Nuri says:
    October 10, 2022 at 5:13 pm

    Burre i shkelqyer . Punetore ,i papertuar i dashur , krenar per jeten e tjj . I uroj jete te gjate

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Menduam se mund të ishte një mision mbi Ballkan, por…”, plani i Brukselit për monitorimin UFO-ve
  • Takimi i Kushner me Netanjahun, Izraeli kundërshton planet e “Këshillit të Paqes” për Rripin e Gazës
  • BB: Projekti i shëndetësisë humbi objektivat, kapacitetet e FSDKSH mes pengesave të reformës
  • Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar, vetëm 2 mijë të rregullta
  • Turisti 20-vjeçar nga Franca gjendet i vrarë në një shezlong në Ksamil, kush është autori i dënuar më parë në Angli

Komentet e Fundit

  1. Precizim on Politika britanike ndaj Ballkanit me kryeministrin e ri dhe sekretet nga balta e Danubit
  2. demo on FOTO: Betonizimi masiv prek edhe Radhimën, miratohet leje për kullë 17-katëshe në vijën bregdetare
  3. Kohë on FOTO: Betonizimi masiv prek edhe Radhimën, miratohet leje për kullë 17-katëshe në vijën bregdetare
  4. K R on Tkurrja e Bujqësisë
  5. K R on Kokalari: Korrupsion i madh për momentin, por ka zgjedhje në nëntor, Zvërneci do hapë probleme edhe në SHBA

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?