Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Legalizim kanabisit? Kjo është një përmbledhje e drogave, potencialit te varësisë, toksicitetit dhe pranueshmërisë së tyre në shoqëri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Legalizim kanabisit? Kjo është një përmbledhje e drogave, potencialit te varësisë, toksicitetit dhe pranueshmërisë së tyre në shoqëri
BoteKryesore

Legalizim kanabisit? Kjo është një përmbledhje e drogave, potencialit te varësisë, toksicitetit dhe pranueshmërisë së tyre në shoqëri

Published: July 22, 2023
Shpërndaje

Ja një përmbledhje e drogave te rrezikshme, potencialit te varësise, toksicitetit – dhe pranueshmërisë së tyre në shoqëri…

Amfetamina dhe metamfetamina

Amfetamina e prodhuar në mënyrë sintetike dhe e afërmja e saj, metamfetamina – e njohur edhe si crystal meth – janë në qarkullim që nga fundi i shekullit të 19-të.

- Publicitet -

Këto substanca euforizuese, por jo anestetike përdoreshin në mjekësi deri në vitet 1970. Amfetamina përdorej kundër depresionit, për të frenuar oreksin dhe si mjekim për astmën. Ushtarët e përdornin si stimulues në luftime.

Sot, amfetamina përdoret për të luftuar çrregullimin e vëmendjes dhe hiperaktivitetin (ADHD).

Dozat e ulëta nuk i dëmtojnë qelizat e trurit të njeriut. Por droga është e përhapur sidomos nëpër koncertet tekno. E aty bëhet e rrezikshme, sepse përdoret në doza më të larta se në mjekësi.

Amfetamina i pengon njerëzit të pushojnë. Pasojat janë: pagjumësia, dridhjet, rrahjet e zemrës – e deri në atak në zemër ose goditje në tru.

Potenciali i varësisë është mesatar (1.67). Nëse përdoret për një kohë të gjatë ose merret me mbidoza, amfetamina, ekziston rreziku i dëmtimit të organeve, i prishjes së muskujve dhe krizave në veshka.

Meqë amfetamina merret nga hunda, ajo mund të shkaktojë shkëputjen septumit nazal. Kjo çon në iluzione paranojake, depresion, psikozë dhe madje edhe gjendje kome.

Metamfetamina (Chrystal Meth)

Është më e rrezikshme se amfetamina e thjeshtë. Ajo çon shumë më shpejt në varësi psikologjike (potenciali i varësisë është 2.39 deri në 3.0) dhe të varurit kanë nevojë për doza më të larta dhe më të larta.

Të varurit nga kjo drogë humbin peshë shpejt. Membranat e mukozës së gojës dhe të hundës dekompozohen e ata humbasin edhe dhëmbët.

Barnat e gjumit

Flunitrazepami, i njohur edhe si Rohypnol, ka pikërisht efektin e kundërt. Kjo është arsyeja pse disa të varur e përdorin atë për t’u qetësuar pas një doze të lartë amfetamine. Më së shpeshti rekomandohet si ndihmë për gjumin.

Në kombinim me alkoolin ose drogat që lehtësojnë dhimbjet, bëhet një koktej “nokaut”. Viktimat që kanë marrë përzierje të tilla nuk do kujtojnë asgjë më vonë.

Të varurit e përdorin zakonisht për të zëvendësuar heroinën. Flunitrazepami çon në varësi psikologjike pas vetëm dy javësh përdorimi (potenciali i varësisë: 1.83). Droga nuk ka gjithmonë efekt qetësues: mund të provokojë edhe gjendje shqetësimi, makthesh dhe halucinacionesh.

Opiumi dhe heroina

Heroina rrjedh nga morfina, përbërësi kryesor i opiumit të papërpunuar – pra nga lulëkuqja opioide. Morfina është e lincensuar si qetësues. Ajo mund të përdoret vetëm kundër dhimbjeve të forta, për shembull në mjekësinë paliative ose për lehtësimin akut të dhimbjes në rast të një ataku në zemër.

Ndryshe nga morfina, heroina (potenciali i varësisë 3.0) nuk është vetëm anestetike, por edhe euforizuese. Ajo prish ritmin natyror të gjumit.

Mbidozimi me dy droga mund të çojë në frenimin e frymëmarrjes dhe kolaps të frymëmarrjes. Ky rrezik është veçanërisht i lartë tek të varurit që përdorin heroinë në kombinim me alkool ose flunitrazepam.

Toksiciteti i heroinës, si drogë tepër e rrezikshme për të varurit, ka qenë e mbivlerësuar për një kohë të gjatë. Në një studim të bërë në Bonn, Gjermani, të varurit afatgjatë trajtoheshin me heroinë nën mbikqyrje.

Një grup kontrolli merrte metadon, që është një zëvendësues droge (potenciali i varësisë: 2.08). Rezultati: Gjendja shëndetësore dhe sociale e pacientëve me heroinë u përmirësua në krahasim me grupin e metadonit. Pas kësaj, heroina u miratua si drogë kuruese në Gjermani.

Kokaina dhe kokaina plasëse

Kokaina (potenciali i varësisë: 2.39) është një lëndë e nxjerrë nga bima e kokainës. Kur kripa e nxjerrë nga kjo lëndë në një labor droge përzihet me bikarbonat natriumi, pra, sodë buke, dhe të dyja nxehet, fitohet kokaina plasëse, crack.

Kokaina ka efekt euforizues, largon urinë dhe lodhjen. – Për një kohë të gjatë, kokaina ka qenë drogë e preferuar nëpër party, ose përdorej nga burra të orientuar nga performanca.

Por përdoruesit e kokainës paguajnë një çmim të lartë: puls i lartë, ngushtim i enëve të gjakut, rritje e tensionit të gjakut dhe rreziku i një infarkti në zemër.

Përdorimi i gjatë i kokaines shkakton halucinacione paranojake deri në psikoza, të cilat mund të jenë të pakthyeshme- d.m.th. të pashërueshme. Marrja e kokainës nga goja shkatërron membranat mukoze të gojës, ndërsa marrja nga hunda shkatërron septumin e hundës.

Çrregullimet në ndjesinë e urisë, etjes dhe hiperaktivitetit, çojnë në dobësimin e trupit. Përdorimi i gjatë shkakton halucinacione paranojake deri në psikoza, të cilat mund të jenë të pakthyeshme- d.m.th. të pashërueshme.

Veçanërisht në rastin e kokainës plasëse, doza vdekjeprurëse është pothuajse e paparashikueshme. Përveç kësaj, kokaina plasëse ka potencial më të lartë varësie psikologjike (mbi 3.0), përpara heroinës, nikotinës dhe alkoolit.

LSD

Lysergic acid diethylamide, i quajtur edhe acid, është një drogë sintetike që çon në një perceptim shumë më të fortë të mjedisit. Në vitet 1960-70, LSD-ja përdorej nga hipitë për zgjerimin e perceptimit dhe të vetëdijes.

Tek njerëzit me një predispozitë ndaj saj, LSD mund të shkaktojë psikozë të pakthyeshme. Përdoruesi i LSD-së në këto raste “ngec në udhëtim”, siç quhet në zhargon.

Megjithatë, rreziku i helmimit vdekjeprurës është më i ulët se me alkoolin ose nikotinën. Potenciali i varësisë së LSD-së konsiderohet i ulët, me 1.23.

Nga ana tjetër, rreziku i aksidenteve pas marrjes së LSD-së është shumë i madh, pasi përdoruesi nën efektin e LSD-së mund të bëjë veprime iracionale, të mbivlerësojë aftësitë e veta, dhe për shembull, të hidhet nga dritarja se beson se fluturon.

Kohët e fundit LSD-ja ka filluar të lejohet në disa vende për kurimin e çrregullimeve psikike.

Marijuana dhe hashashi

Ligjvënësit në gjithnjë e më shumë shtete, së fundmi edhe në Shqipëri, po diskutojnë legalizimin e marijuanës qoftë për trajtim mjekësor, si një qetësues ose stimulant oreksi, për HIV ose kancer, ashtu edhe per argetim.

Substanca tetrahydrocannabiol (THC) në kanabis ka një efekt relaksues dhe anestetik. Potenciali i varësisë vlerësohet si “i mesëm” në 1.51.

THC fillimisht prek përdoruesit e drogës nëpërmjet një perceptimi të ndryshuar, më intensiv të mjedisit, veçanërisht muzikës, shijes dhe ndjenjës së kohës. Efekti anësor tipik: dëshirat për ushqime të ëmbla, të tharta dhe të kripura.

Kur përdoret për një kohë të gjatë, mund të çojë në pakësimin e aftësisë për të menduar e për të mësuar, nëpërmjet një ndryshimi në rrjedhjen e gjakut në tru.

Rreziqet mund të jenë më të forta se me tymin e pastër të duhanit, pasi djegia e rrëshirës së hashashit prodhon kokteje të tjera lëndësh të dëmshme.

n.s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Fatmir Lohja says:
    July 22, 2023 at 11:16 am

    Sulltanpiktori me te marre pushtetin u muar me plehrat,drogen edhe bastet.Ju analistet nxirrni vendimet e qeverise se tij ,per keto tre probematika anti kombetare ekonomike!

    Reply
  • LEON says:
    July 22, 2023 at 12:55 pm

    Po nuk e sheh se simptomat e mesiperme te perdoruesve te drogave te forta,,i ka edhe piktori! ?

    Reply
  • Droga says:
    July 22, 2023 at 2:13 pm

    SE KUPTOJ CKERKONI
    TE BEJ PIKTORI
    SIKUR NUK E DINI
    AQ SHKOLE KA I GJORI

    DHE KAQ SA KA BERE
    DO TE MBAHET MEND
    PO VAZHDOI KESHTU
    MBAROI KY VEND

    MOJ PS E NGORDHUR
    PER BORXH NUK TA KEMI
    PREMTOVE EUROPEN
    NE SUREL PO VEMI

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dilni, z.President!
  • Mazhoritari si “fjalëkalim” për normalitet demokratik dhe protesta që i ve kapak protestave
  • “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Besnikëria, mbi meritën

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. Detari on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  3. demo on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  4. Pensionisti i Porcelanit on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  5. Fatma on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?