Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Leje ndërtimi për traun në Llogara, miratohen piketat për 125 kamera për rrugët nga Veriu në Jug
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Leje ndërtimi për traun në Llogara, miratohen piketat për 125 kamera për rrugët nga Veriu në Jug
KronikeLajmi i fundit

Leje ndërtimi për traun në Llogara, miratohen piketat për 125 kamera për rrugët nga Veriu në Jug

Published: July 24, 2025
Shpërndaje

Qeveria po bën gati një tjetër mekanizëm për vjeljen e tarifave të rrugëve në Shqipëri. Disa javë më parë, Autoriteti Rrugor Shqiptar paralajmëroi se duke filluar nga muaji shtator 2025, do të vendoset edhe tarifa e kalimit të automjeteve në Tunelin e Llogarasë.

Nga ana tjetër, qeveria ka përshpejtuar procedurat për monitorimin e rrugëve me kamera, ku është miratuar edhe vendimi për të vendosur plot 125 kamera nga veriu në jug. Synohet që të gjobiten drejtuesit e mjeteve që ecin shpejt dhe janë burim aksidenti.

Të dyja këto vendime, si ndërtimi i traut ashtu edhe kamerat, janë miratuar me një vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, të miratuar në muajin maj 2025.

- Publicitet -

Vendimi i mësipërm, i datës 28 maj 2025, i hulumtuar ng VoxNews, ka miratuar një mori vendesh në dhjetëra bashki për vendosje kamerash. KKTU ka vendosur “për miratimin e lejes së ndërtimit për objektin ‘Qendra e Monitorimit të Trafikut, faza II’, me vendndodhje në bashkitë Malësi e Madhe, Shkodër, Vau i Dejës, Lezhë, Kurbin, Fier, Mallakastër, Memaliaj, Tepelenë, Gjirokastër, Dropull, Vlorë dhe Himarë”.

Është miratuar me kusht leja e ndërtimit me zhvillues Autoritetin Rrugor Shqiptar. Bashkëlidhur këtij vendimi është edhe harta e planvendosjes së strukturave, ku VoxNews ka mësuar se në disa rrugë do të vendosen plot 125 kamera.

Rruga e cila do të monitorohet me kamera është Milot, Lezhë, Shkodër e përfundon në doganën e Hanit të Hotit, në kufi me Malin e Zi. I gjithë segmenti ka një gjatësi prej 76 kilometrash, ndërkohë që në të njëjtin vendim janë edhe vendet se ku do të jenë kamerat. Në këtë aks do të jenë plot 52 kamera, ose 1 kamer në 1 kilometër e pak. Krahas trafikut synohet që të kontrollohen edhe shkeljet apo ndonjë aksident i mundshëm.

Një tjetër aks që do të kontrollohet me kamera është ai nga Levani, Fier, në drejtim të Kakavijës, në kufi me Greqinë. Ky aks është i gjatë plot 110 kilometra, ndërkohë që kalon edhe në Tepelenë dhe Gjirokastër. Në këtë aks do të vendosen 54 kamera, ku janë edhe të gjitha vendet. Tashmë leja e ndërtimit është miratuar dhe ngelet vetëm për t’u zbatuar më pas.

Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit ka miratuar edhe vendosjen e kamerave nga qyteza e Orikumit deri në Dukat, hyrja në tunel. Ky aks është i gjatë 14.7 kilometër dhe do të vendosen 10 kamera. Gjithashtu do të monitorohet edhe tuneli i Llogarasë deri në Palasë me gjatësi 7.4 kilometra, me 3 kamera. Gjithashtu, edhe aksi nga Palasa deri në Dhërmi me gjatësi 4.5 km do të monitorohet gjithashtu, ku do të vendosen plot 6 kamera.

Në të njëjtin vendim është miratuar edhe leja për ndërtimin e traut të tunelit të Llogarasë. Do të ketë 201 metër katrorë ndërtim dhe streha do të jetë plot 1605 metër katrorë. Do të ketë një lartësi prej 12 metrash e mbulesës, ndërkohë që sipërfaqja e përgjithshme e truallit do të jetë 233 mijë m2.

Vendimi vjen disa javë pasi Autoriteti Rrugor hapi edhe tenderin me vlerë 3.1 milionë euro.

Këto para’ do të shërbejnë për vendosjen e disa pajisjeve për të vjelë taksën prej 5 eurosh që është parashikuar të vendoset brenda një kohe të shkurtër. Tuneli u hap para verës 2024, teksa qendroi i hapur disa muaj. Mbyllja u justifikua me disa punë të pabëra.

Mësohet se bëhet fjalë për shërbime për menaxhim tunelesh, teksa këto para vijnë pas tenderit të madh, ku vlera shkoi në plot 230 milionë eurosh, me TVSH. Fitues të procedurës së ndërtimit ka qenë një bashkim operatorësh, të kryesuar nga firma turke “INTEKAR YAPI…” dhe shqiptarja “GJOKA”.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • demo says:
    July 25, 2025 at 1:17 am

    Me kenaq shpirtin Andi Bushati,Edi Rama! Ti te behesh mbret e sulltan,po Andi Bushati te bie mu ne dregzet.
    Si e njihni Ju njeri tjetrin,nuk ju njoh Une.
    Kishte sot nje shkrim tek syri,,E kishte qa,e kishte qare.

    Reply
    • K R says:
      July 25, 2025 at 5:27 am

      Ia fut kot o Demo
      E lexova
      Thot qe Rama tani qe i zgjodhi vet zyrtaret e Bashkive nuk thot dot me neser qe e hengren pas shpine.
      Brockulla
      Vet i ka zgjedhur dhe keta qe hoqi dhe e thot sot e gjith diten dhe njerzit e besojn derisa e rizgjedhin me vot
      Edhe neser ashtu do thot
      Plus vet ky nipi Bllokut me nje bole thot qe Rama mund te rrij dhe 20 vjet n pushtet por renia e tij ka nisur.
      Oreee
      Po ca renie qenka kjo me 20 vite tjera n pushtet. Apo kur tvdesi
      🙂 🙂

      Reply
  • Suli says:
    July 25, 2025 at 7:48 am

    Kjo pamja në hyrje të tunelit e trishtueshme.Gunit mbi …..për çka,çfar funksioni ka?Vetëm mos ketë bimësi dhe asgjë tjetër.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • E PLOTË: Rama i dërgon letër protestuesit: Eja tek unë, edhe unë jam i vetmuar si ty…
  • “U them Fuck you”, Rama iu përgjigjet akuzave për korrupsion në Financial Times: Nuk jam unë “Kumbari”
  • Manifest për ringritjen e së Majtës shqiptare
  • Gazetari rus që zbuloi lidhjen sekrete të Putinit, vdes nga helmimi me kërpudha në Letoni
  • Përmbyllen sot Provimet e Maturës, maturantët testohen në lëndën me zgjedhje

Komentet e Fundit

  1. Ilir Troplini on E PLOTË: Rama i dërgon letër protestuesit: Eja tek unë, edhe unë jam i vetmuar si ty…
  2. nje shqiptar on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  3. Claus on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  4. Berlin on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  5. nje shqiptar on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?