Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Leku i pandalshëm kundrejt Euros, mbyllet një javë zhgënjyese për monedhën europiane
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Leku i pandalshëm kundrejt Euros, mbyllet një javë zhgënjyese për monedhën europiane
EkonomiLajmi i fundit

Leku i pandalshëm kundrejt Euros, mbyllet një javë zhgënjyese për monedhën europiane

Published: November 11, 2023
Shpërndaje

Leku ka regjistruar një nivel të ri mbiçmimi ndaj valutave dhe sidomos monedhës së përbashkët europiane. Në mbyllje të kësaj jave , leku dje u këmbye me 104,42 euro, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Ky është edhe niveli më i ulët nga 25 gushti ku monedha europiane regjistroi vlerën më të lartë në 110,58 lekë, pas një ecurie zhgënjyese gjatë sezonit turistik.

Ndërkohë, dollari amerikan ka rifituar lehtë terren duke u këmbyer me 97,84 lekë, por mbetet në vlera ende të ulëta, raporton “SCAN”. Mbiçmimi i lekut ndaj valutave u shpjegua me hyrjet e larta të këtyre të fundit gjatë një sezoni të suksesshëm turistik. Por, ndonëse kjo është lënë pas tashmë, ecuria e euros vijon në rënie nga dita në ditë. Nënçmimi i euros ka qenë një nga shqetësimet kryesore të sipërmarrjeve shqiptare që prodhojnë për eksport, të cilat i vlerësuan humbjet në rreth 50 milionë euro. Por, nga ky fenomen është prekur edhe buxheti i shtetit.

Sipas të dhënave zyrtare, vlerësohet se arkës së shtetit i mungojnë të paktën 15 miliardë lekë deri në fund të shtatorit, për shkak të programimit të të ardhurave mbi bazën e supozimeve të kursit të këmbimit euro/lek për rreth 120 lekë dhe USD/lek, rreth 110 lekë.

- Publicitet -

Ndërkohë, megjithëse ka ulur ndjeshëm huamarrjen në tregjet financiare ndërkombëtare, Ministria e Financave sheh në rritje të ndjeshme rrezikun e kursit të këmbimit sa i përket borxhit të jashtëm. Për të frenuar disi këtë nënçmim të euros, në fillim të muajit gusht Banka e Shqipërisë njoftoi se do të rriste kuotat vjetore të blerjes së monedhës europiane në treg, nga 220 milionë, në 300 milionë.

Ndërkohë, që Guvernatori Sejko ka deklaruar disa herë që nëse do të vërehen luhatje të pazakonta, institucioni që ai drejton do të ndërhyjë sërish me blerjen e eurove në tregun e lirë.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nën hijen e ullinjve shekullorë, një mbrëmje shqiptare në një nga peizazhet më mbresëlënëse të jugut
  • Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  • Tani i Madh, Topi i Madh
  • Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  • Del njoftimi zyrtar i SPAK: Për çfarë akuzohen drejtuesja e SHISH dhe ish-kreu i Policisë së Shtetit

Komentet e Fundit

  1. Si arritëm deri këtu? on Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  2. Miri on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  3. Anonymous on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  4. Flamingo on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  5. Patriot on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?