Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kina, godinë tetëkatëshe dhe objekte ndihmëse të rrethuara me masa të forta sigurie në Tiranë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Kina, godinë tetëkatëshe dhe objekte ndihmëse të rrethuara me masa të forta sigurie në Tiranë
AnalizaKronike

Kina, godinë tetëkatëshe dhe objekte ndihmëse të rrethuara me masa të forta sigurie në Tiranë

Published: June 22, 2026
Shpërndaje

Ndërtimi i një kompleksi të ri rezidencial për diplomatët kinezë në Tiranë po shihet nga ekspertët si pjesë e përpjekjeve të Pekinit për të forcuar praninë diplomatike dhe ndikimin e butë në Ballkan, në një kohë kur Kina po kërkon të luajë një rol më aktiv në politikën globale.

Një kompleks i ri rezidencial i ndërtuar nga Republika Popullore e Kinës në kryeqytetin shqiptar po afron drejt përfundimit, duke sinjalizuar atë që ekspertët e marrëdhënieve ndërkombëtare e konsiderojnë një zgjerim simbolik dhe praktik të pranisë kineze në Shqipëri.

Projekti, i vendosur në rrugën “Sali Butka” në Tiranë, përfshin një godinë tetëkatëshe dhe objekte ndihmëse të rrethuara me masa të forta sigurie. Sipas lejes së ndërtimit të miratuar nga Bashkia e Tiranës në fund të vitit 2023, kompleksi pritet të shërbejë për akomodimin e diplomatëve dhe stafit të ambasadës kineze.

- Publicitet -

Ambasada kineze nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN lidhur me arsyet dhe funksionin e projektit.

Për banorët e zonës, ndërtimi përfaqëson kryesisht një transformim urban të një hapësire të lënë pas dore prej vitesh. Disa prej tyre thonë se investimi ka sjellë më shumë aktivitet ekonomik dhe përmirësim të infrastrukturës, ndërsa të tjerë shprehin shqetësime për ndikimin që masat e sigurisë mund të kenë në jetën e përditshme.

“Këtu më parë ishte bosh dhe e pashfrytëzuar. Tani zona duket më e zhvilluar dhe ka më shumë lëvizje,” tha administratorja e një biznesi pranë kompleksit.

Megjithatë, ekspertët argumentojnë se rëndësia e projektit shkon përtej ndikimit lokal.

Blerjana Bino, drejtuese e Qendrës për Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV), tha se ndërtimi i rezidencave diplomatike është praktikë normale, por në rastin e Kinës duhet parë në kontekstin e strategjisë më të gjerë të Pekinit për të zgjeruar praninë e tij ndërkombëtare.

Ajo thekson se Kina nuk vepron vetëm përmes investimeve apo marrëdhënieve zyrtare diplomatike, por edhe përmes diplomacisë publike, shkëmbimeve kulturore e akademike, medias dhe narrativave që synojnë të projektojnë një imazh pozitiv të Kinës si partnere zhvillimi, fuqi globale e qëndrueshme dhe model efikas qeverisjeje.

“Në këtë kuptim, rezidenca nuk duhet parë e shkëputur nga zhvillimet e fundit në politikën e jashtme kineze,” tha Bino.

“Kina po përpiqet të pozicionohet si aktor qendror në çështje të zhvillimit, sigurisë, teknologjisë, inteligjencës artificiale, hapësirës kibernetike dhe qeverisjes globale,” shtoi ajo.

Ajo e vlerëson praninë diplomatike fizike në vende të vogla si Shqipëria si pjesë të një pranie më të gjerë politike, simbolike dhe narrative.

Sipas Binos, kjo ka të bëjë me ndikimin gradual: me mënyrën se si prania diplomatike, kulturore, mediatike dhe akademike mund të kontribuojë në ndërtimin e perceptimeve pozitive për Kinën dhe modelin e saj.

“Nevojitet debat publik i informuar, transparencë institucionale dhe aftësi për të vlerësuar ndikimin e aktorëve të huaj jo vetëm në ekonomi apo diplomaci, por edhe në hapësirën informative dhe demokratike të vendit,” sugjeron Bino.

Kina dhe Shqipëria ndajnë një histori të veçantë marrëdhëniesh, që arritën kulmin gjatë viteve 1960 dhe 1970, kur Tirana u shndërrua në aleatin më të afërt të Pekinit në Europë pas prishjes së marrëdhënieve të Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik. Në atë periudhë, Shqipëria mbështeti aktivisht interesat diplomatike të Kinës në arenën ndërkombëtare, përfshirë përpjekjet për përfaqësimin e saj në Kombet e Bashkuara.

Megjithatë, afrimi i Kinës me Shtetet e Bashkuara pas vizitës historike të presidentit amerikan Richard Nixon në Pekin në vitin 1972 shkaktoi tensione me regjimin komunist të Enver Hoxhës. Marrëdhëniet mes dy vendeve u përkeqësuan gradualisht deri në ndërprerjen e ndihmës ekonomike dhe politike kineze në vitin 1978.

Pas rënies së komunizmit, Tirana dhe Pekini rivendosën marrëdhëniet dhe zgjeruan bashkëpunimin ekonomik. Gjatë tre dekadave të fundit, Kina është kthyer në një nga partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë, me investime dhe interesa në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

Studiuesi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ledion Krisafi, vlerëson se projekti reflekton më shumë interesin e Kinës për të ruajtur dhe zgjeruar hapësirën e saj të ndikimit sesa ndonjë ndryshim të menjëhershëm në marrëdhëniet dypalëshe.

Krisafi vë në dukje se ndikimi i Kinës në Shqipëri është zbehur gjatë viteve të fundit, pavarësisht interesit të vazhdueshëm të Pekinit për të thelluar bashkëpunimin dypalësh.

Sipas tij, Tirana ka ndjekur një qasje të kujdesshme ndaj Kinës, duke ruajtur marrëdhënie korrekte diplomatike dhe ekonomike, por pa zhvilluar lidhje të ngushta strategjike për shkak të orientimit të saj euroatlantik.

Ai theksoi se zgjerimi i pranisë fizike të Kinës në vend, përmes investimeve në infrastrukturë diplomatike, nuk pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme në marrëdhëniet dypalëshe për sa kohë që qeveria shqiptare vijon të mbajë të njëjtën linjë politike.

“Tregon dëshirën e Kinës për më shumë bashkëpunim, sidomos ekonomik,” tha studiuesi.

“Vjen edhe si pasojë e shtimit të pranisë së aktorëve nga Lindja e Mesme, si Izraeli, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katari në Shqipëri, gjë që mund ta bëjë Kinën të humbasë edhe më shumë terren,” përfundoi Krisafi.

Edmond Hoxhaj – Reporter

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Mani says:
    June 22, 2026 at 1:34 pm

    Pse e lejuat kete, o tradhtare te Shqiprise dhe Evropes?!

    Reply
  • Aldrin says:
    June 22, 2026 at 7:29 pm

    Meqe na tha Bino qe Kina eshte e interesuar per Bashkepunim dhe aktivitete Kineze ne Shqiperi, si duhet ta marrim kete?
    Cfare po blen Kina ne Shqiperi?
    Se duket qarte qe Ramut Erjon Veline e ka blere me flori..
    Perse i duhet Kines nje godine kaq e madhe?
    Qe te kurverojne keto Administratoret dhe Keto kurvat debile te Qendrave te Zhvillimit dhe “inovacionit” qe e vetmja gje qe nuk kuptojne eshte zhvillimi dhe Inova…cfare ?
    Cili eshte misioni i sakte i ketij “Zhvillimi” Kinez ne Shqiperi?
    Se spiunazhi, po e po, po cfare duan ata nga Shqiperia qe te kene nevoje per nje ndertese te tille???

    Reply
  • Aldrin says:
    June 22, 2026 at 7:31 pm

    Ore, qe kjo Pankarta eshte komplet cmenduri me vete!!
    E kuptoni dot cfare thuhet aty?
    ” Me objekt Zhvillues Republika popullore e Kines”…
    Cdo me thene kjo?

    Reply
    • Truth says:
      June 23, 2026 at 9:47 pm

      Subjekt Zhvillues jo objekt. Investitori eshte shteti Kinez. Si duket e ka blere ate toke.

      Reply
    • Anonymous says:
      June 25, 2026 at 8:37 am

      I’m

      Reply
  • i lir says:
    June 23, 2026 at 9:01 pm

    Ambasade te madhe, te rrethuar me mure gjigande, roje super te armatosur, …. duhet te kete vetem 1 shtet : Amerika

    Reply
  • Xha jaho says:
    June 25, 2026 at 1:09 am

    Duhen ambiente per te degjuar e pare cdo dite ate qe flasin e bejne shqiptaret.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ish-dhëndri u mori jetën, këta janë viktimat e ngjarjes tragjike në Roskovec
  • Doganierët grekë në grevë, pika kufitare e Kakavijës të hënën do jetë e pakalueshme për 4 orë
  • Situatë apokaliptike nga zjarret, Macron mobilizon ushtrinë, Spanja shpall gjendjen e jashtëzakonshme
  • Një analizë në shifra: Çfarë ka sjellë realisht Ligji për Investimet Strategjike
  • Moti i kthjellët në të gjithë vendin, parashikimi për sot

Komentet e Fundit

  1. CR7 on “Na morën vetëm se ishim aty”
  2. Ardiani on Një analizë në shifra: Çfarë ka sjellë realisht Ligji për Investimet Strategjike
  3. vlora on Polici dhe Gardë pranë resorteve: KISH nxjerr në garë Dhërmiun dhe Palasën
  4. Soza on Gazetari nxjerr videon: Kryeministri ka gënjyer publikisht për rastin e nënës me fëmijën autik të goditur nga gazi në protestë
  5. ANA on “Serumi” i lashtësisë!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?