I dashur Viti i Ri 2024!
Si ambasador i kohës dhe historisë, ne kemi nderin t’ju presim dhe respektojmë për aq kohë sa do të qëndroni në Shqipëri. Për shkak të foshnjërisë, ju mund të mos keni marrë njohuritë e nevojshme rreth Shqipërisë dhe popullit të saj, i cili i mban më shumë sytë dhe shpresat tek të huajt, qofshin ata edhe ambasadorë, sesa tek bijtë e bijat e veta.
Ju duhet të dini se ne jemi një popull i lashtë dhe i leshtë, i zgjuar e modern, por edhe, në shumicë, analfabet funksional. Po jua themi këto të vërteta që të jeni sa më i qartë, i ngadaltë dhe i kuptueshëm në mënyrë që ne të mos iu japim ngjarjeve e fakteve aq kuptime sa dimë e na intereson, por vetëm kuptimin dhe vlerën autentike të tyre. Jo për gjë, por këtu tek ne është bërë zakon që si vrasja, ashtu edhe vjedhja, si mashtrimi, ashtu e vërteta, si atdhetarizmi edhe tradhtia të marrin aq kuptime sa banorë ka vendi dhe aq interpretime sa ka interesa individësh apo “grupesh të interesit”.
Së pari, ju duhet të dini se kur të mbërrini këtu me avion, nëse na premtoni begati materiale do të shoqëroheni, përcilleni dhe brohoriteni si hero nga mijëra njerëz të rreshtuar në anët e rrugës Rinas-Tiranë, por nëse vini këtu me kërkesa apo premtime morale, nuk do të gjeni as taksi t’ju dërgojë nga “Aeroporti Nënë Tereza” deri tek Monumenti i Skënderbeut në qendër të Tiranës. Ju këshilloj që Zotin Skënderbe të mos e takoni dhe lavdëroni fort pasi, këtu tek ne, është bërë normë “demokratike” që ata që luftojnë, sakrifikojnë dhe flijohen për lirinë e Atdheut të shpallen tradhtarë e armiq të shqiptarëve, ndërsa dekoratat e patriotëve të vërtetë i kemi ruajtur për ata që presin krahëhapur, përqafojnë dhe iu thurin lavde pushtuesve, sidomos kur këta pushtues vijnë nga Perëndimi.
Nga ana tjetër, mos përsërisni gabimet e disa viteve paraardhës që t’iu këshilloni shqiptarëve sakrifica fizike apo intelektuale, në mënyrë që të jetojnë me punë të ndershme dhe të përgatiten intelektualisht e kulturalisht në shkallën më të lartë. Nëse e bëni këtë, është e sigurt se do ju keqkuptojnë përderisa këto vite i kanë bindur se mund të jetohet shumë më mirë me bixhoz, drogë, prostitucion, lakuriqësi e ekstravagancë dhe, sidomos, korrupsion. Kategoritë e mësipërme shoqërore ne i kemi shpallur VIP-a dhe mediat tona po bëjnë çmos t’ia paraqesin shoqërisë, sidomos rinisë, si modele suksesi që duhen imituar me përkushtim.
Mos u përpiqni të na kërkoni llogari për korrupsionin pasi tek ne ata që nuk përlyhen fare në akte korrupsioni shpallen budallenj ose, në rastin më të mirë, të pazotët. Në fakt, të gjithë ankohen kundër korrupsionit, thuajse të gjithë e përqafojnë me dashuri kur iu jepet mundësia ta ndeshin në rrugë e sipër, por edhe të gjithë betohen se po e luftojnë atë. Madje, një zonjë “e nderuar” arriti deri aty sa, për hir të luftës kundër korrupsionit, nisi një emision hetimor (investigues) nëpërmjet të cilit provonte me video se kryente edhe akte seksuale me drejtues të pushtetit lokal në zyra shtetërore, vetëm e vetëm që ta godiste korrupsionin mu në zemër.
Me gjithë luftën tonë kundër korrupsionit, ne “humbim” çdo vit dhjetëra apo qindra milion euro nga keqadministrimi i qeverisë qendrore dhe qeverisjes vendore. Meqë jemi këtu, jeni i lutur të mos vini në Shqipëri pa ish-zëvendëskryeministrin tonë të nderuar, zotin Ahmetaj i cili ndodhet në arrati pasi kishte bërë gabimin fatal të hante molla e dardha prapa shpinës së eprorëve të vet, në vend që të tregohej i ndershëm dhe t’i hante ato ballë për ballë tyre, qoftë edhe duke i ndarë me ta.
Mos na pyet dhe as kritiko shumë për koncesionet, tenderat apo PPP-të pasi ato janë shkopi ynë magjik për zhvillimin e shpejtë dhe të ndershëm kapitalist. Ne kemi nderin të kemi arritur të parët në botë që të paguajmë për djegien e mbeturinave pa u ndërtuar impianti i tyre djegës, të cilin andej nga Perëndimi e quajnë incinerator. Shteti ynë demokratik vë gjithmonë në qendër individin, qoftë edhe duke sakrifikuar shoqërinë, pasi është i bindur se vetëm një individ i pasur e bën shoqërinë të pasur dhe se individi është më i aftë dhe më i ndershëm se shteti vetë. Kjo është arsyeja që problemet kryesore të mjekësisë, domethënë problemet jetike për qytetarët dhe shoqërinë, ua ka besuar një grushti individësh me ndjenja humanitare të spikatura të cilët marrin para nga shteti edhe pa kryer shërbime shëndetësore, ndalojnë proceset e shërbimeve mjekësore, madje edhe operacionet kirurgjikale nëse shteti s’ua shton financimet mbi kuotat e rëna dakord në kontrata dhe kanë të drejtë që koncesionin e marrë nga shteti shqiptar ta shesin kur e si të duan në tregun ndërkombëtar.
Në kushtet e reja moderne ne nuk e shohim të udhës të sakrifikojmë shumë për shkollën e dijet, ngaqë, me lindjen e Inteligjencës Artificiale, duket se inteligjenca njerëzore, arsyeja, morali dhe humanizmi i individit do të harrohen fare si vlera njerëzore. Kjo është arsyeja që nxënësit dhe studentët bëjnë çfarë të duan e sillen si të duan në shkolla, mbajnë dhe përdorin telefonat celularë gjatë orëve të bezdisshme të mësimit dhe, nëse ndonjë mësues apo pedagog tekanjoz iu kërkon llogari ata e zhdëpin në dru duke përdorur karriget e thyera të klasës, njëlloj si disa deputetë të dëshpëruar që thyejnë dhe djegin karriget e Parlamentit. Prandaj edhe vlerësimet e PISA-s (Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve) për Shqipërinë janë nga viti në vit më të ulëta.
Sa i përket kulturës, ajo nuk ka njohur kurrë zhvillim më të madh. Ne vërtetë nuk kemi muze dhe ekspozita të arteve pamore, arkeologjike apo shkencore, mirëpo ne kemi disa bunkerë dhe një Shtëpi me Gjethe që i kemi shpallur “muze kombëtar”, pasi, siç e dini, asnjë popull tjetër në botë nuk ka pasur bunkerë dhe as shërbime inteligjente përgjimi, përveç Shqipërisë. Për shkak të rritjes së numrit të turistëve të huaj, ne kemi vendosur të ngremë edhe disa muze historikë kudo ku ka pasur burgje gjatë gjysmës së dytë të shekullit të njëzetët, pasi burgjet politikë janë diçka e padëgjuar në historinë botërore. Në fund të fundit, edhe kopshtet zoologjikë ndërtohen për të tërhequr vizitorë dhe për të shtuar të ardhurat. Tani, ne i kemi transformuar edhe festivalet e këngëve dhe, së bashku me to, edhe muzikën, tekstet dhe interpretimet. Që t’i fitosh titujt artistikë nuk kanë rëndësi talenti apo vlerat interpretuese. Mjafton të jesh ekstravagant, të tregosh “asetet” në skenën ku ke shkuar për të shfaqur talentin muzikor, të vishesh si femër nëse je mashkull apo të vësh mjekër artificiale si plak nëse je femër dhe suksesin e ke të garantuar.
Skulptura dhe piktura nuk kanë nevojë për talent dhe as mundime sfilitësë në studio si dikur. Mjafton të marrësh disa kanoçe me bojëra të ngjyrave të ndryshme, t’i vërtitësh ato bojëra në disa mure me sfonde të zbehtë dhe kështu ke siguruar suksesin si piktor postmodernist, impresionist, kubist apo abstraksionist, anipse askush nuk i kupton figurat dhe “domethëniet” e objekteve të pikturuar. Artet pamore që janë të kuptueshme tashmë janë diçka e vjetruar dhe pa vlerë.
Vendet arkeologjike, ose i kemi mbuluar me ndërtime fitimprurëse pa leje ose, nga pamundësia për t’i administruar e mirëmbajtur shteti, po ua japim me koncesion disa fondacioneve të huaja, si për shembull Parkun e Butrintit. Siç e shikon, i dashur Viti i Ri, përveç pasurive materiale, ne po iu japim të huajve edhe pasuritë kulturore sepse pasuritë shpirtërore ua kemi falur prej kohësh. Sigurisht, nga dashuria, adhurimi dhe respekti për të huajt dhe papërgjegjësia për vendin.
Në aspektin e të drejtave të qytetarëve kemi bërë shumë përparime. Po bëjmë Reformën në Drejtësi prej gati tetë vitesh dhe kemi ngritur Sistemin e ri të Drejtësisë. Do të habitesh nga sukseset e SPAK-ut dhe të GJKKO-së. Ata po përdorin metoda dhe kritere bashkëkohore në trajtimin e krimit dhe ligjshkelësve. Kështu, për shembull, kohët e fundit arrestuan një mjek të Akademisë së Rendit i cili iu merrte nga njëzet euro studentëve për t’iu dhënë 3-4 ditë raporte mjekësore, ndërsa ata që kanë marrë apo shpërdoruar dhjetëra milion euro nga buxheti i shtetit i ndjekin në gjendje të lirë pasi, siç thotë një fjalë e urtë italiane “Kush vjedh pak shkon në burg, kush vjedh shumë bën karrierë” (chi ruba poco va a galera, chi ruba molto fa carriera).
Ju mund të na këshilloni të vazhdojmë të shpresojmë, sepse për aq kohë sa të kemi pluralizmin politik dhe opozitat moderne nuk ka vend për dëshpërim. Edhe unë çuditem pse shqiptarët dëshpërohen aq shumë saqë edhe ju do të gjeni më pak banorë se ç’gjeti viti 2023, pasi çdo vit ia mbathin nga sytë-këmbët dhjetëra mijëra prej tyre. Asnjëherë nuk kam arritur të kuptoj pse shumica e shqiptarëve nuk kanë besim tek një tufë intelektualësh politikë opozitarë të cilët demonstrojnë pandalshëm në tribuna politike dhe studio televizive vlerat e pashoqe intelektuale dhe morale, ashtu si tash mbi tri dekada, dhe i materializojnë këto vlera në sallën e Parlamentit duke përmbysur ndenjëset dhe saksitë e luleve, pa i kursyer fyerjet dhe demonstrimin e forcës ndaj gardistëve që janë atje për të mbajtur rendin e qetësinë, tamam si në një shesh ku zihen përfaqësuesit e karteleve të drogës për sfera influence e tregje shitjeje.
Pastaj, mbi të gjitha, ne duhet të jemi optimistë për të ardhmen kur, çdo ditë na e pohon në TV një politikan i ri e me perspektivë, i quajtur Sali Berisha, se ai, edhe pse tetëdhjetë vjeçar, është e vetmja shpresë për popullin shqiptar, për atë popull që e ka dëbuar disa herë me votë dhe ndonjëherë me dajak nga pushteti si të padenjë. Prandaj, ju i dashur Viti i Ri, jeni i lutur të vini me besim në vetvete se do ta bindni këtë popull të pagdhendur se shpresat dhe e ardhmja e tij varen vetëm nga fisnikët politikë të shpallur non-grata nga Perëndimi dhe të bërë sikterr më herët nga vetë ky popull.
Mirë se vjen pra Viti 2024!
Viktor Malaj – DITA
Lidershipi politik i Shqipërisë është i mbushur me leshko. Dhe në kohën e Enver Hoxhës të thoshin “duhet të shkosh Lart”, me nënkuptimin se “këta poshtë janë mizerje”.
I njëjti mentalitet vazhdon edhe sot. Ka një Lart dhe disa Poshtë që bëjnë hatanë dhe tjetërsojnë vullnetin e mirë të udhëheqësit.
Kryeministrin e tanishëm e gënjejnë të gjithë: ai i fton në qeverisje njerëzit për ta bërë Shqipërinë bahçe me lule, maskarenjtë qeshin e përkulen e nisin të vjedhin. Pa frena fare. Na e nxjerrin komandantin tekayt komplet: ditë e natë duke menduar për Shqipërinë, për Ne vegjëlinë, ata batërdinë nga ana tjetër. Të gjithë. Aq sa shumëkush ka nisur të mendojë për të ndërmarrë një nismë për të ruajtur Kryeministrin nga këta maskarenj, por edhe nga syri i keq.
Nuk është vetëm. Edhe te PD-ja, më saktë te të gjitha pëdëtë, ndodh e njëjta gjë. Sot, një media pranë Rithemelimit shkruante se Lulzim Basha e përdori PD-në për gjoba. Se ai ka marrë aq kate në një kullë, se kunati kështu e ashtu. Basha ky! Imagjino ç’bëhet! Duke qeshur, duke ngjeshur. Vazhdo ne këtej, d.m.th Berisha për kauzën e demokracisë. Hiç ai. Gjoba dynjaja. E çuditshme është që qytetari digjital nuk e zbuloi gjobvënësin. Ndoshta sepse ishte duke gjurmuar ndonjë shkrimtar gjobëvënës, ose ku ta dish!
Vetëm Ilir Meta ka qenë i qartë. Ai ka folur për gabime të LSI-së, me lënie mandatesh etj. Nuk është ankuar asnjëherë për gjobaxhinj pas kurrizit të tij. Po kur digjesh nga qulli i fryn kosit. Dhe ajo videoja duket se e bëri esëll se në 2002-n çyryk ishte edhe ky.
Si të bëhet kjo Shqipëri me këta liderë që i tërheqin për hunde vartësit? Po kjo pyetje të torturon, të mundon e të çmend. Me inteligjencë artificiale? Po ku ta çosh këtë inteligjencën alla frënga që të na bëjë edhe ne njerëz? Pastaj, po morëm ne inteligjencën alla frënga, ç’a të bëjmë me Saliun, Edin, Ilirin, këta tuhafë që nuk dinë gjë? Se çfarë bëhet e çfarë nuk bëhet në partitë e tyre. Këta janë peshkopë o xhan: këta me të hyrë në zyrë vetëm lexojnë për Futurin tonë. Ja pra kur punon për atdhenë, me mendje dhe pendë, se çfarë pëson nga sojsëzët.
Ç’të bëjmë? – pyeste dikur Hazreti Lenin.
Nje analize e shkelqyer, z. Viktor Malaj, qe vlen edhe per vitet ne vijim, sepse, e keqja i ka mberthyer keqas shqiptaret kudo ne vatrat e veta shekullore e stergjyshore dhe po vajti puna keshtu e kesisoji, si keto 30 e kusur vjet, vaj halli per Shqiperine dhe per shqiptaret, qe i ka ngushtuar e perçare keq shqiptaret, ua ka kurdisur lakun ne fyt, me mbeturina te UDB ne Prishtine ne Tirane e gjetke, ku veprimet e pozites aktuale ne Prishtine, dirigjojne opoziten ne Tirane dhe Saliu vepron sipas keshillave te Kurtit, i cili, sipas “indeksonline”, thote: “E pranoj çdo veprim të Gjykatës Kushtetuese, nëse ai është i drejtë”, domethene nese Gjykata Kushtetuese vendos qysh thote Alpini, eshte krejt ne rregull!(?!) Keshillat e Albinit, po i zbaton ne Tirane edhe Saliu qe thote: “Zbatoj çdo vendim te SPAK, nese vendimi eshte si them une dhe si thone avoketet e mi, po sipas keshillave te mia…”!
Medet per shqiptaret dhe Shqiperine nese i udhreheq UDBA e Prishtines edhe ne Tirane, qe po shihet kudo ne horizontet tona, kush ka sy me pa e kush ka mend per te vleresuar…
Keshtu qe, kjo analize eshte keshille per te gjitha vitet me radhe…
DRENICA E KUQE
Kafsho gjuhen e ironise me Saliun o shoku Viktor e jepi gjuhes se vertetesise me Ramiun tashme ne pushtet nga 1998 si Minister Kulture, pastaj Kryetar Bashkie Tirane e tashme prej 10 vitesh Kryeminister – ne total pra vetem 25 vite!
E c’jane 25 vite pra duke pritur Rilimndjen e Rames kur ky popull ka pritur nja 47 vite ate Socializmen fitimtare…apo jo o shoku Viktor?
Viti qe lame pas tregoi fuqine demoniake te Lyderit boteror edi rama,qe eshte qoshja C e nje trekendeshi Demonesh,qe kane dale prej Epiri.Demoni i pare ishte Ali pashai,qe ndrroi dy sulltane,sulltan Selimin dhe sulltan Mustafane,e hengri nga sulltan Mahmuti.
Demoni dyte ishte Enver Hoxha qe mori ne qafe Hrushovin,por e hengri nga Ten Hsiao Pingu.
Demoni trete eshte Rama,qe vrau maskarain intrigant Dick Marty,pasi e paditi ne Keshillin e Evropes per Raportin fals kunder Kosoves.Belleri eshte nje ashkel sopate per Ramen,me te cilin i ka prere thonjte e gjate Micos grek Micotaqis,qe nuk e priste kete disfate,.
Berisha me dhenderushin me zenin sypeshkaqenin iken per lesh,se Rama eshte balene vrasese nuk pyet per peshkaqenin.
Ajo Melonka shkoi viktime e TAFMASE SE MADHE.Kujtoi se u be deti kos qe te merrte kroin e kalter dhe t`i zhapte shqiptareve teneqete e kontaminuara te centraleve atomike te kohes Stalinit dhe do sjelli edhe ca bomba atomike nga Afrika,.Nje mut ka per te sjelle nga Afrika,.Ka hik per lesh.Demoni Rama i ka demtuar ne menyre te pakthyeshme veshin e mesit,E ndau nga burri.I shkatrroi Familjen.kete jave ka nje seance akuzash ne parlament.Pritet te jape doreheqjen per arsye shendetsore.
I vetmi demon qe ka dale trumfator kunder demonit rama eshte Presidenti Armand duka,.Ky do tja hae koken.Shqiperia e Dukes shpallet kampione e evropes ne dhe ky do behet Kryeminister.
VINI RE 2024:
-Mire të vini..!
-Nëse NON GRATA do të jetë i LIRË,Mendohuni mirë,Pasi Ai do ta gjëj anën për të ngjitur një BISHT,nga Ato që ka 33 vite që nuk ka lën kundërshtar pa i baltosur si KAMELEON që është si askund tjetër në botën demokratike dhe jo vetëm..!Kujdes..!
-Kur të vini(pasi vetëm Ju Ai nuk mund tju ndaloi)mos harroni ta uronin për Vit Lindjen që në vitin tuaj mbush 80 vjeç,15 Tetor 1944 1 ditë para Envetit.Por,mos tentoni ta takoni,pasi Ai nuk do jua japi dorën e djathtë,pasi ka takuar Enverin.
-Nëse e takoni,Ju lutemi pyeteni: Ç’far të mira bëri në 33 vite në Shqipëri,qoftë radhe 1 të vetme,ndërsa për 101 krimet e bëra dhe pa NDËSHKIM,do i mësoni nga TV-t e Tij të kapura 99 % që 2005,sidomos nga TV-Zeni Sy peshkqëni( nën drejtimin e b..lëpirsit Qim Peka Live)për të cilin u bë LIBËR & FILMË..” Qënt e rrugës”
në Amerikë për HIROSHIMËN E GËRDECIT me firmën e babit të Tij KM,i cili pas kësaj bombardoi me artileri të rënd të Ministrit F.Mediu 7 nga 8 Ambasadorët Amerikan,Si dhe të BE.
-Duhet ta dini se tek ne Prekurorët e SPAK+GJKKO po ruhen nga gardist të 2 fisht,Pasi sipas Non gratës jan BANDA TË AMERIKËS,ANGLISË,BE,Por edhe të E.RAMËS,të cilin e kashpalkur AEMIK që në 21 janar 2013 dhe sisnaiperist i 5-të do të vriste E.Ramën,por 30,300 të tjerë Nëse do të kapërcenin gardhin rrethues të GODINËS SË MBRETIT.
-2024,JU KËSHILLOJMË TË RUHENI VETËM NGA 1 NJERI..! MIRARDHËSHI.
-GËZUAR 2024 SHQIPËTAR KUDO QË JENI..!
Non grata u bë gjel deti
Gjeli i detit u bë non grata
Berisha në burg do të futet
Kur njerëzit të luftojnë me shpata.
C’e do burgun për Berishën
Burgu është vec për burra
Berisha ka frikë vdekjen
Nga vdekja i shpëton shurra.
C’e do burgun për Berishën
Burgun ai brenda vetes ka
Nga jashtë duket si shenjtor
Nga brenda – një Satana !
Zoti Viktor
Që kur Taulant Balla u vendos nga eprori i tij (ndoshta pa u pyetur fare) në rolin e Ministrit të Brendshëm, vërehet një breshëri komunikatash dhe deklaratash për masat dhe për sukseset e reja. Ajo që ministri i ri dhe stafi i tij duket se duan të theksojnë është rreptësia e Policisë së Shtetit ndaj shkelësve dhe lufta kundra krimit në përgjithësi.
Ndonëse komunikatat e përfaqësuesve të Republikës së Shqipërisë duhen marrë gjithmonë me rezervime (një vizitë, fjala bie, në portalet e ministrive të bind që këto komunikata nuk redaktohen si duhet, shumë herë nuk përditësohen me korrektësi, përmbajnë numra telefonash dhe adresa e-mailesh të paqena dhe shkruhen me ton propagandistik, të stilit “shikoni sa të prapambetura ishin administratat e shkuara dhe sa e avancuar është administrata jonë”), shifrat e Taulant Ballës, përveç pasqyrimit të punës gjigande me të cilën Policia e Shtetit duhet të përballet çdo ditë dhe çdo orë, shpalosin po ashtu edhe problemin gjigand që ka Republika e Shqipërisë me shkeljen e ligjit.
Sot, për shembull, zoti Balla u prononcua se Policia e Shtetit paska arrestuar nëntëmbëdhjetë qytetarë për trafikim drogash. Përpara tre ditësh (26/11/2023) ministri i brendshëm, duke folur në emisionin Opinion të Blendi Fevziut, deklaroi që Policia e Shtetit ka në kërkim, vetëm në qytetin e Tiranës, mbi një mijë persona. Javën e kaluar diku e dëgjova të thoshte që u arrestuan njëmbëdhjetë të tjerë, dhe ma do mendja se që nga data13 korrik 2023, kur Taulant Balla u ëmërua ministër nga eprori i tij, mundësia është e madhe që shifra e të arrestuarve nga Policia e Shtetit të ketë dy zero nga mbrapa (të flitet për qindra njerëz).
Siç u theksua më lart, shifrat e Taulant Ballës nuk është nevoja të merren seriozisht. Shifrat e vërteta mund të jenë më të mëdha ose më të vogla, mund të përmbajnë persona që akuzohen për disa krime (pra shfaqen në listën e kërkimit mbi dy herë), mund të përmbajnë persona që lirohen dhe arrestohen sërish, njerëz me dy a tri emra dhe kështu me radhë. Duhet theksuar, po ashtu, që llogaritjet e Ballës nuk flasin për rritje ose ulje të krimit. Përse Ministria e Brendshme e vendosi tani të na bombardojë me kësi komunikatash nuk do të thotë patjetër që tani po bëhet kërdija, kurse më përpara gjasme paskemi qenë vend me më pak kriminalitet. Pronocimet e Taulant Ballës mund të jenë edhe një farë antagonizmi brenda-partiak, ku ministri aktual ka vendosur të duket më i vendosur se ministrat e tjerë. Sidoqoftë fakti që nuk ndryshon është se këto lajme, nëse janë të vërteta, flasin për një trend të frikshëm: kriminalitetin e dukshëm të burrave shqiptarë.
Ndonëse vetë ministri nuk e shikon të nevojshme që të na dëftejë gjininë e të kërkuarve nga Policia e Shtetit, cilido lexues që ka nerva për të ndjekur lajmet me vrasje dhe burgosje shqiptarësh (brenda apo jashtë shtetit) do të vërejë që në 97% të rasteve bëhet fjalë për meshkuj (përpjesëtim i konfirmuar pak a shumë edhe nga të dhënat që publikon Drejtoria e Burgjeve). Shto këtu edhe listën e meshkujve që vriten aksidentalisht në rrugët e Shqipërisë, listën e atyre që aksidentohen në punë, por edhe listën e atyre që kanë ikur nga një Shqipëri e cila në çdo gallop dhe sontazh paraqitet si një vend ku meshkujt duan të emigrojnë afro 14% më shumë se femrat (psh. Ilir Gëdeshi dhe Russell King, 2018) dhe ata numra apo raporte që paraqiten si arritje të Policisë së Shtetit dhe si luftë e egër kundra krimit ngjajnë më tepër me lajme ogurkeqe për familjet dhe fëmijët e Shqipërisë. Kjo sepse sa më i madh numri i burrave kryefamiljarë dhe në moshë pune të cilët vriten, aksidentohen, burgosen dhe arratisen, aq më i madh numri i familjeve të shkatërruara.
Taulant Balla mund të mbajë fjalime të bukura me vartësit e tij brenda vendit dhe me homologët jashtë vendit, mirëpo qeveria dhe ideologjia që ai përfaqëson duket se nuk ia kanë arritur të ulin kriminalitetin dhe shpopullimin e Shqipërisë. Ministri Balla mund të dekorojë drejtorët e policisë, mund t’u rritë rrogat dhe madje mund të shpresojë që edhe vetë të rritet brenda strukturave të Partisë Socialiste, por ato gjëra që nga ai dhe shokët e tij konsiderohen si punë e mirë, sukses dhe arritje, nga një këndvështrim tjetër mund të konsiderohen si gjërat që e rrënojnë një komb.
Përderisa unë dhe shumica dërrmuese e shqiptarëve nuk duam të jetojmë në një vend ku kriminelët lëvizin dhe veprojnë lirshëm, cilitdo ministri të brendshëm dhe cilitdo polici të shtetit nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’u urojmë sa më shumë suksese dhe punë të pareshtur. Por nëse Taulant Balla ka oreks për t’u pronocuar edhe si përfaqësues i një republike, si përfaqësues i një partie, por edhe si mik i ngushtë i një kryeministri, atëherë unë dhe shumë qytetarë të tjerë kemi një pyetje për Ballën dhe eprorin e tij. Pyetja me shumë rëndësi për ne është kjo:
Si është e mundur, zotërinj, që në dhjetë vitet e qeverisjes suaj socialiste, Republika e Shqipërisë vazhdon të prodhojë më shumë emigrantë dhe më shumë të burgosur (për çdo 100.000 banorë) se çdo republikë tjetër në Ballkan?
Për sa kohë që kësaj pyetjeje asnjë socialist nuk guxon t’i përgjigjet, për aq kohë ne të tjerët nuk e dimë se cilën notë apo cilin përcaktim duhet t’i vëmë qeverisë dhe mentalitetit të përqafuar nga socialistët shqiptarë. Ajo që të gjithë (edhe ne qytetarët pa flamuj, por edhe socialistët) me siguri e dimë është se sa më i lartë kriminaliteti në një vend, aq më afër rrënimi dhe shpopullimi i atij vendi.
Disa fakte që SPAK të jetë i qartë për rolin e Shkëlzenit në Gërdec
Dyshimet e tepruara janë fillimi i paranojës.
Roli i Shkëlzenit në Gërdec është shumë i thjeshtë.
Dy orë pas shpërthimit të Gërdecit, Mediu i ka telefonuar Shkëlzenit për të luajtur në kalçeto.
Deliorgji i ka telefonuar Shkëlzenit për ta pyetur nëse kishte ndonjë numër ambulance. 44 telefonata të tjera ka ngatërruar numër.
Burri i tezes së Shkëlzenit është bërë kureshtar, është afruar te punishtja dhe po luante me një predhë.
Trebicka ka kërcënuar Shkëlzenin se do të fliste për mediat amerikane pasi kishte parë në ëndër sikur po i rrëmbente biznesin e paketimit të fishekëve.
Më pas Trebicka doli vetëm për gjueti dhe kishte harruar të ndërronte ferrotat.
Aldo Bumçi i raportonte Shkëlzenit për një merimangë që kishte parë në ministri.
Letrat me shënimin ‘Për Shkëlzenin’ janë produkt magjie.
Shoku i Shkëlzenit, Selmanllari, përfaqësues i kompanisë SAC që çaktivizizonte municionin kalibrit të rëndë, është një rastësi.
Shefi i shtabit Luan Hoxha ka theksuar në Ambasadën Amerikane se Shkëlzeni e ka kërcënuar për të çuar sa më shumë municione në Gërdec, për të fituar strehim politik
Efraim Diveroli, presidenti i kompanisë “AEY” që blinte municione kineze në Shqipëri për llogari të një tenderi të dhënë nga SHBA në vlerën 298 milionë dollarë, ka thënë se Shkëlzeni ishte pronari real i Gërdecit, për të zbehur rolin e tij.
Fahri Balliu, sekseri i Shkëlzenit, ka përgatitur terrenin, pa e ditur se për çfarë do shërbente punishtja.
Filmi i Hollivudit për Gërdecin ‘War dogs’ nuk bazohet në histori të vërtetë.
Faleminderit Viktor Malaj! Koha e tregon për ditë ss të drejtë ke në analizat që shkruan. Sa për komentuesit alla Sali, as ata nuk i besojnë ato që shkruajnë, edhe sikur të jetë Sala pas tyre, apo Shkëlzeni e Argita. Gëzuar vitin e ri e u shtovshin analistë si ty!
Analize brilante.
Viktor Malaj pena me e forte qe ka Dita
Jooo , jooo nuk lexoj asnje koment sepse pres te shoh ahkarravinat e njeriut me te hidhur qe mban toka jone , njeriut me te pa fytyre , me te pa pergjegjshem , njeriut qe eshte i gatshem t`i lepije te ndenjurat kujtdoje qe e paguan me te pare aq sa i eshte bere gjuha si shuall opinge , njeriut me truthate qe e mban veten per “Intelektual ” ! Zot te lutemi me perulesi te na i lesh te rroje gjate ate njeri , se kemi frike ne se do te mundesh ndonje here tjeter te krijosh nje model me te arrire se ky .
Jam duke udhetuar per ne Pula te Kroacise, prandaj mbylle HALEN o HAMASI i Enverit
Ouaouaouaoua, Viktor Sdikushishtit i pask mbetur hatri prej komentit….. Nuk ndryshon fakti qe Viktor Anonimi eshte analfabet funksional
Ne se nje gazetar do kishte mundesi ti “Intervistonte te Gjithe Shqiptaret” duke i bere disa pyetje:
1. Cfare po shkon keq ne “Piramiden e Shqiperise” duke filluar nga VIP-at, “Ne Kulmin e Piramides”
deri tek individet, “Ne Themeler e Piramides”?
Dhe pastaj do bente nje permbledhje perfundimin do ishte: Artikulli i Viktor Malaj, leter e 2024s
2. Por po te bente pytjen: Cila eshte pergjegjesia tende personale qe punet po shkojne keq ne Shtetin
e quajtur, “Piramida e Shqiperise” te gjithe do e drejtojne gishtin tek dikush tjeter, dhe do ndjehen
komplet te pafajshem, viktima te “DIKUSHIT” apo shume “DIKUSHERVE” qe i quajne PESHKAQENE,
apo GJARPERIJ”, “PERBINDESHA”, “DINOSAURE”, “VAMPIRE”, etj,
3. Po te ndodhe tamam keshtu, kuptohet se sa e veshtire eshte qe gjerat te permiresohen dhe del se
ka vetem nje rruge”: Te zbatohen ligjet e shtetit, pa i interpretuar ato sipas interseva personale te
organeve te drejtesise, dhe SPAKUT, si instrumenti me i pershtateshem per nje peridhe te gjate.
4. A do ndodhin gabime?
5. Gjithmon do kete individe qe do thone se mund te behej me mire ne kete apo ate menyre.
6. Por sikur te keshe mundesi te “eksperimentosh”, shume here duke shkuar ne
te kaluaren, dhe ta perserisish procesin, do rezultoi, se zbatimi i ligjeve, eshte
menyra e vetme, per te dale nga “Erresira Patriarkale, Mesjetare” ne driten e nje
qytetrimi modern, qe besohet se te gjithe shtetet, e zones Euro-Atlantikei zbatojne
ligjet e tyre qe jane shume te ngjashme.
Ah, sa te mençem te ka bo nona ty mer Arben Tashko.
Telef e bere gazetarin.
Viktor o profet
Je i madh vertet
Por je zgjuar vone
Asgje nuk kupton
Kur i piste eshte lumi
Te gjithe e shikojne
Ata qe jane burra
Rendin ta pastrojne
Viktor Malaj ,ke kopjuar Ethem Lalaj.Si quhet ne kete rast kur I vjedh shkrimin tjetrit dhe e quan si vepren tende?Korcari si I zgjuar qe eshte mund te sqaroje.
Ppp,lumi eshte duke u pastruar. Viktori do te bente nder duke I bere thirrje Rames qe me rastin e kongresit te PS-se ne pranvere te jepte doreheqje si kryetar dhe si kryeminister.Rama po ecen me gjithe stafin e tij nga premtimi ne premtim duke mashtruar me parate e shtetit qe asnje nuk ka per t’i mare.Ai shpresonte qe Meloni do t’i jepte disa miliona euro nga pazari I bere dhe me keto gjysmat do te shkonin per te lare borxhet dhe gjyqet e humbura dhe gjysmat per te paguar rrogat e buxhetoreve.C’te mbeten jane per premtimet.Me sa duket Shpiragut I ka ikur edhe zeri edhe figura.
Edhe letren 2024’s ja dergon me Berishen brenda? Po c’ben keshtu o Viktorino !
– Kaq me zet e ke marre kete Edi Ramen e qeverisjen e tij te Velinave te suksesshme Balluk and Co. sa mire tere vitin, por dhe per vit te ri mos i dergosh nje Editorial falenderimi per ate qe kane bere si qeveri aq “prane shtresave ne nevoje” sa ka 10 vjet qe i mohon Buxhetoreve ate qe mbahet mend si Shpreblimi i Vitit te Ri te cilin jua kane dhene te tere qeverisjet e poshtra para kesaj te madherishmes se Edi Rames?
Edhe leter 2024-s me Saliun o Viktor?
Kaq shume e ke marre zet e po e denigron kete qeverisje Rama sa nuk po ja dedikon asaj nje leter te vitit te ri?
Kur kjo qeveri ne kete vit qe po leme pas ka disa “suksese e sihariqe” madhore per shqiptaret se p.sh.
– Ikja ne drejtim te paditur e zevendes-Timonierit te Rilindjes Ahmetaj,
apo – Betimi per mbushje te Shqiperise me Afrikanet qe i shkojne Italise si detyrim ndaj Melonit (!)
…per te mos e zgjatur e permendur pastaj edhe ato Shperblimet e Vitit te Ri qe ka 10 vjet qe ja mohon atyre Punonjesve Buxhetore etj, etj…
Edhe Letren e 2024-s me Saliun o shoku Viktor? Po kaq zet e ke marre kete Edi Ramen e qeverine e tij te Velinave sa nuk i dedikon qofte edhe nja dy rrjeshta per “sukseset” e saj si p.sh.
Sihariqi qe gezoi mbare shqiptaret nga marreveshja e Rames me Melonin qe ato Afrikanet qe mberrijne ne Itali te postohen ne Shqiperi
apo ate te arratisjes se zevendes-Timonierit Ahmetaj meqe Ekonomia nen drejtimin e tij mori hov te papare..
e per ta mbyllur me dhjetorin e 10 rradhazi qe kjo qeveri “e prane shtresave ne nevoje” u mohon punonjesve Buxhetore ate qe tere qeverite der ne 2012 ua kane dhene…ate pra, Shperblimin e Vitit te Ri!
Beji edhe nje kopje pra Letres se 2024-s ku ti rendisesh edhe keto “suksese” te qeverise Rama, se keshtu del se je mjaft dashakeqas ndaj saj…
@ Ylli
O analfabeti funksional me pseudonimin ” Ylli “. Mesohu tjeter here ti lexosh shkrimet se e shfaq veten fare budalla. Ne shkrimin qe ti komenton 70 perqind e kritikave ironike i drejtohen Qeverise, madje duke e permendur edhe Ahmetajn me emer. Te jesh dembel eshte e demshme per personin qe eshte i tille, ndersa te jesh budalla i shkakton deme edhe shoqerise o Ylli i perendeuar. Pastaj, per Saliun e Rame Berishes mos u merzit se ai e ka siguruar veten dhe femijet e tij edhe per dhjete breza. Me mire kujdesu per veten tende se ke nevoje te shkosh tek mjeku o lanet.
– Të gjithë të bëjmë hapat e duhur për të bërë botën një vend më të mirë për të gjithë në Vitin e Ri!
Shqiptare te shumeduruar, duroni edhe pak dite sa tju vije shtrengimi i rripit edhe me shume!
Qeveria Rama “e prane shtresave ne nevoje” do rrise TVSH per tere artikujt (ushqimore etj) e kjo do sjelle rritje te plote te cmimeve e te kostos jeteses suaj!
Ja pra dhe sintetizimi i fabules “Nuk keni pare gje akoma” qe me aq sinqeritet u ka premntuar Timonieri Rilindjes.
Pra, shpejt do shihni me mire akoma se kush eshte Rilindja.
P.S. Qeveria e Albin Kurtit e Kosoves 18 vjet shtet dha 100 Euro per Pensionistet shperblim.
Qeveria e Rames dha 5000 leke shperblim per Pensionistet…e si nga dhjetori 2013 ZERO leke shperblim per punonjesit Buxhetore.
Ja pra…ka me Leter optimiste se kjo per 2024 fale kesaj qeverie?
Zoti Malaj i ke thene mire dhe bie dakord me ato “porosite dhe keshillat” qe shkruan ne fjalen tende per 2024-en .
Megjithate une them se ju kini “harruar” ti theksoni Vitit te Ri 2024:
1-Te mos i kujtoje kryeministrit aktual, Edvin Rames, se ai eshte pergjegjes per korrupsionin e pjestareve te qeverise se tij dhe ai i ka zgjedhur, me deshire e vullnet, pa e begenisur fare PS, ata ministrat qe hane dardhe e kumbulla, edhe pse ata nuk marin fare vesh (pyka) nga zanati dhe digasteret qe ata drejtojne. Shoku-zoti Rama i emeron ata (ose ato) sepse e di qe ata “dine te hane dardhe” dhe te menaxhojne parate e tenderave, natyrisht me dijenine e plote te Rames.
2- Ti kujtoje shokut-zotit Rama se ai eshte “udheheqes” i rangut boteror pasi jep ide per perendimoret se si te veprojne ne zgjidhjen e konflikteve boterore dhe si ti zgjidhin hallet e emigracionit te paligjeshem, edhe i ndihmon duke u ofruar teritorin shqipetar, pa pyetur as parlamentin jo me marionetat e tij qeveritare, per kampe refugjatesh.
Jo vetem kaq por i meson po;itikanet europiane qe te veshin kravata me ngjyra ylberi, atlete te bardha dhe tumane ne takimet te rendesishme ku te gjithe pjestaret duhet te jene serioze dhe me veshje formale.
Keto aftesi “superiore” ja permendin zotit kryeminister here pas here, ne kongreset e fameshme te Partise, edhe disa ministre te zelleshme te tij (qe jane stervitur dhe kane mare hov revolucionar ne drejtimin e doganave dhe tatimeve) si e ashtuquajtura Spiropale, e cila e krahason Ramen me vete Skenderbeun!