I nderuar Zoti THANO,
Së pari, falenderoj gazetën tuaj të nderuar për botimin e shkrimit « Muri i Berlinit, si sindromë dhe simbol historik » në numrin e datës 13 Gusht, në print dhe në internet. Gjithashtu, përgëzimet më të mira se në shumë shkrime të tjera nga autorë të respektuar dhe profesionistë duket se i keni mbetur besnikë analizës, kujtimit dhe nderimit të datave të shënuara në historinë e vendit, tëEuropës dhe botës. Tregues domethënës ky i nivelit të lartë emancipues, qytetar dhe patriotik të Gazetës DITA.
Me këtë rast, dua të falenderoj shumë komentues dhe të shkrimevetë mëparshme për komentet dhe vlerësimet e tyre pozitive, ashtu sikurse çmoj sinqerisht vërejtjet apo shënimet kritike dhe nga lexues e ndjekës të tjerë po aq të nderuar.
Për rëndësinë që ka nga ana historike dhe politike, sot desha të sqaroj një komentues për shqetësimin e tij se kam harruar të përmend kundërshtimin e rregjimit tonë ndaj ndërtimit të Murit të Berlinit në vitin 1961. Le ta them troç qysh në krye të herës se rregjimi ynë atëherë mbështeti ngritjen e Murit të Berlinit.
Më konkretisht, plot një vit më parë, këtë temë e kam trajtuar me akte, fakte dhe referenca origjinale në një shkrim dhe më të gjerë në një media tjetër serioze. Mjafton të klikoni « Po-ja e Tiranës për Murin e Berlinit » dhe do ta gjeni.
Gjithsesi, për më shkurt dhe për lehtësi për lexuesin, ftoj këdo të interesuar dhe komentuesin në fjalë të lexojnë më poshtë një fragment të shkëputur nga libri « Berlini pa mure ( TOENA, 2009) faqe 147 – 149 me të njëjtin titull.
Me falenderime dhe respekt
Jorgji KOTE
PO-ja e Tiranës për Murin e Berlinit
…….Eshtë shumë interesante të shohim me këtë rast qëndrimin zyrtar shqiptar ndaj Murit, jo dhe aq shumë i njohur për publikun. Muri i Berlinit nuk ishte lajm i mirë, sidomos për ata që aspironin dhe ëndëronin më shumë hapësira lirie, hapje dhe bashkëpunim. Në fakt, Shqipëria e kishte ndërtuar kohë më parë Murin e saj të madh të mbylljes nga bota, që do të sofistikohej më tej e do të blindohej me qindra mijra bunkerë. Në Gusht 1961, marrëdhëniet e Ish-Partisë së Punës me Ish-Partinë e Komuniste tëBS-së dhe atë të RDGJ-së ishin ftohur mjaft, sidomos pas Kongresit të mirënjohur të 81 Partive Komuniste e Puntore në Moskë. Por, pavarësisht nga sa sipër, rregjimi i atëhershëm duhejtë prononcohej në favor të qëndrimit të kampit socialist, pasi gjithsesi SHBA-të dhe aleatët e saj ishin e do të mbeteshin armiqtë e saj më të mëdhenj. Veç kësaj, duke mbështetur ngritjen e Murit, rregjimi i atëhershëm dekurajonte ato forca disidente apo kundërshtare që mundoheshin të bindnin sa më shumë shqiptarëpër t’u larguar nga Shqipëria.
Kronikat e ZP-së
Ironikisht, pikërisht më 13 Gusht, Gazeta “ Zëri i Popullit” organikryesor i Komitetit Qëndror të PPSH-së jepte një njoftim të shkurtër, sipas të cilit deri në vitin 1954, nga Gjermania Perendimore ishin larguar për në pjesën lindore 700.000 shtetas të RFGJ-së, për shkaqe ekonomike, papunësie e të tjera dokra si këto! Çfarë gënjeshtra me bisht, kur në fakt, deri në vitin 1961 ngaIsh-RDGJ-ja ishin larguar për në perendim plot 4 Milion vetë! Duke vazhduar me shfletimin e numrave të ZP-së të datave 16 – 28 Gusht 1961, në faqet mbi lajmet e jashtme, gjatë gjithë atyre ditëve, ka shumë kryeartikuj dhe njoftime me tituj bombastikë si “ Në interes të sigurisë dhe paqes në RDGJ” “ Vendim i ligjshëm në dobi të paqes dhe sigurimit në Europë”, etj. Nëpërmjet tyre, rregjimi i atëhershëm i bënte jehonë vendimit të qeverisë gjermanolindore për ngritjen e Murit,” si një masë e domosdoshme për mbrojtjen dhe garantimin e sigurisë së kufijve, të së drejtës legjitime për mbrojtjen e territorit dhe sovranitetit të kërcënuar nga veprimet subversive e militariste të Bonit” etj.
Në disa shkrime dhe njoftime të tjera u bëhej jehonë deklaratave të disa Partive Komuniste dhe lëvizjeve radikale të majta në Francë, Britaninë e Madhe e gjetkë, që mbështetnin “ masat e RDGJ-së për mbrojtjen e kufirit të tyre shtetëror nga makina gjermanoperendimore e luftës! Ndërsa në numrin e datës 20 Gusht, përcillet e plotë Nota e Protestës e Qeverisë Sovjetike përQeverinë amerikane për veprimet e sipërpërmendura provokuese dhe luftënxitëse, që kishin detyruar Ish-BS-në dhe RDGJ-në tëmerrnin masat mbrojtëse.
Tabuja e Murit
Por, edhe lexuesi më i thjeshtë nuk e ka të vështirë të vërejë se nëtë gjitha këto shkrime, ashtu si dhe në propagandën zyrtare sovjetike, të RDGJ-së, etj, fjala “ Mur” nuk përmendet asnjëherë; në çdo rast, me një gjuhë të thatë e skematike bëhet gjithnjë fjalë për “ masa për mbrojtjen e sovranitetit dhe sigurisë”. Kësisoj, njerëzit që nuk kishin ndonjë ide të qartë për çka po ndodhte në atë kohë e sidomos në mungesë të mjeteve të informimit masiv dhe të izolimit të madh, mund edhe t’i jepnin të drejtë vendimit tër regjimit gjermano-lindor. Por, me siguri, po të thuhej se u ngrit një Mur në mes të Berlinit, 156 km i gjatë, me tela me gjemba e kështu me radhë, dhe se jo perëndimi por lindja po “ përmbytej me refugjatë nga perëndimi” atëhere dhe tingëllimi politik i këtyre njoftimeve do të ishte krejt i ndryshëm. Ndaj, mesa duket, në atë duzinë artikujsh e shkrimesh kushtuar kësaj ngjarje, asnjëherë nukpërmendet fjala “ Mur”.

Iko o jorgji o idiot
Jorgji argumenton me fakte ato qé thotë. Idiot dukesh ti që e vërteta të errëson mendjen dhe nuk ruan dot ekuilibrin.
Po pse, çfarë pritej të shkruante ndryshe “zëri i pjerdhur i popullit” o zotni? Si “organ gjenital” komitetit qëndror të një çete, të themeluar nën rrogoz nga misionarë a mercenarë serbo-shqipfolës, ky zë detyrimisht që do ndiqte linjën e rekomanduar prej tutorëve sllavo-bolshevikë. Ky zë padyshim që do aplikonte sa të mundej trushplarjen, duke përgënjeshtruar e nxirrë me paturpësi realitetin.
Duke qënë në pozitat e vasalit dhe sahanlëpirësit të paskrupullt përkundrejt atyre që i financonin e u jepnin udhëzime, shkrimet qesharake të asaj gazete nuk përtypeshin kollaj nga lexuesit, të paktën nga ata me dy gram tru. Në rastin më “human” ajo gazetë përdorej për të mbështjellë nja dy feta buke për punë, e në rastin më banal për të fshirë…
Sa për atë murin 156 km që rrethonte Berlinin, ai asokohe u dukej gjithkujt, përfshi dhe këtë jorgji kot së koti, bash i omël si mjolti, po ta krahasoje me kafazin e hekurt gjigand që mbante të kyçur brenda frymorët e friksuar të Orwellit në 1984-ën. Tmerr!
O Jorgji,per ty gjen vend Thano te botosh se mbroçkullat e tua nuk prekin diktaturen Rama!
Se ti je frikacak dhe i shitur tek Rama nga qe nuk merresh me kete regjim kriminal antipopullor qe po ua pi gjakun shumices se shqiptareve,por derdellit per murin e Berlinit!
Se edhe komentin tim do t’a censuroje moderatori,bile mbase te bllokoje te gjithe komentet se DITA eshte bere nje fletushke ne sherbim te regjimit kriminal Rama!
Ca plehra gjysëm analfabetë , shajnë e ofendojnë Jorgji Koten . Sa poshtë kemi rënë .
Shoku Jorgji ne rinine e tij duartrokiste me entuziazem revolucionar partine heroike te GDR-se ( Gjermania Lindore ). Sot na eshte kthyer ne Historian e na jep leksione Demokracie per murin e Berlinit. Hajde e meru me keta kameleone, po deshe.
O popull. Si è ke emrin? Sergei? Cilindro jeni ju zoti Sergei.
Qeveria e Tiranes ishte kunder ndertimit tè murit. Pse nuk boton vendimin e qeverise dhe njekohsisht edhe vendimin e komitetit qendrir tè Partise Punes. Tamam legena. Pa shtylle kurizore
Ne shqiptaret, politikanet dhe intelektualet, jemi kopetente per gjithshka ka ndodhur e po ju ndodh te tjereve ne bote.,, Nje rruge kjo qe na ka shpene e po na shpie asgjekundi…prandaj jemi si “mos me mire”. Pordhace pakufi.
MBYLLE O MATUF
THARTUAR NGA TRUTE
TI E SOJI YT
KURRE MEND NUK VUTE
GJER ME DJE SI QENGJA
BENIT HOSSANARA
PER ATE SISTEM
O JU SHOFTE FARA
SI NUK TE VJEN TURP
CFARE LLOMOTIT TI
I KTHEN BYTHEPERPJETE
SE KE LEVERDI
NUK KA MBETUR VENDI
TE JAPESH MEND TI
HA ATE TAS PERSHESH
MBYLL GOJEN E FLI
E lexova me vonesë këtë shkrim të Jorgjit, ish kolegut tim, por nuk jam dakort për shumë gjëra me atë. Së pari nuk është e vërtetë që Shqipëria në atë kohë mbështeti krijimin e Murit të Berlinit, sepse ishim prishur me BS-në dhe vëndet satelite të saj. Nuk kishte arsye që të prononcohej pro saj, në një kohë që kishte filluar “lufta ideollogjike me revizionistët hrushovianë”. Kundra këtij muri është shprehur zyrtarisht edhe më vonë. Vlenë të theksohet që Shqipëria ishte e para që doli me idenë që të bashkohen dy gjermanitë, RFGJ dhe RDGJ. Kjo ishte arsyeja kryesore e vizitës së Shtrausit, Kryeministrit Bavarez në Tiranë, në fillim si private dhe u pasua me veprime zyrtare për vendosjen e marrëdhenjeve diplomatike. Pyeteni z. Krisafi, si juristi i kohës.
Si paske mbetur gjalle ti, rastesi e jashtezakoneshme !
Paske rrjedhur o Kote trimi me kete nisme idiote njesoj sikur ti shkruaje nje kurve tek Fakulteti i Sotomatologjia nese i kishte hipur Ben Gjates apo kur qeveriste rektoratinn dhe kjo Xhajanka i vardisej me qellim qe ta mbronte nga kundershtaret e saj ne fakultet duke drejtuar me dallavere e vjdhje klasike.