Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, konfirmoi të mërkurën se i kishte dorëzuar një letër delegacionit kinez në Davos të Zvicrës, duke e quajtur atë një ftesë për dialog me Pekinin.
Zonja Zelenska tha se letra i drejtohej liderit kinez Xi Jinping dhe përshkruante vizionin e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për paqen në vendin e tij.
“Shpresoj shumë që do të ketë një përgjigje për këtë”, tha ajo për letrën.
Supozohet se pas kësaj, Xi Jinping do të diskutojë përmbajtjen e letrës me presidentin rus.
Zelenska komentoi gjithashtu rrëzimin e helikopterit të së mërkurës që vrau ministrin e brendshëm ukrainas dhe të paktën tre fëmijë në një periferi të Kievit, duke e quajtur incidentin një tragjedi.
“Fatkeqësisht, është vetëm një ditë tjetër e tmerrshme për Ukrainën. Nga jashtë, mund të duket se duhet të jemi mësuar tashmë me këtë, por nuk jemi”, tha ajo.
Pse pikërisht Xi Jinping?
Para së gjithash, shumë zyrtarë kinezë e vlerësojnë gjithnjë e më shumë Putinin si “njeri të paqëndrueshëm”, duke shënuar një pikë kthese të rëndësishme në marrëdhëniet miqësore midis Rusisë dhe Kinës.
Xi nuk e ka kritikuar publikisht Putinin për luftën, por në nëntor ai lëshoi një paralajmërim të drejtpërdrejtë për presidentin rus që të mos përmendte më armët bërthamore, qortimi më i madh publik ndaj Kremlinit.
Në publik, Ministria e Jashtme kineze ka folur vazhimisht për ekspansionizmin e NATO-s, “mentalitetin e Luftës së Ftohtë të Perëndimit” dhe dënoi gazetarët për përdorimin e fjalës “pushtim”.
Por ndërsa forcat e Moskës u shkatërruan në fushën e betejës, toni i Kinës ndryshoi. Në një samit në Uzbekistan në shtator, Putin u detyrua të pranonte publikisht se Xi kishte “pyetje dhe shqetësime” për atë që po ndodhte në Ukrainë.

;;;” ….ndërsa forcat e Moskës u shkatërruan në fushën e betejës, toni i Kinës ndryshoi.”
Po me qe u shkatrrun forcat ruse, pse duhet me i kerku paqe Kremlinit? Ata jane te shkatrruar ? dhe kjo nepermjet Kines ?
Prit sa ta shofi Pordhiksi pyetjen se ai ta shpiegon drejt dhe sakte nepermjet rrotekari.com
Kar-agjozi Zelensky kur kerkoj te hyje ne NATO per ti ngushtuar lakun ne fyt Rusise nuk e pyeti Kinen, provpokoi dhe shkaterroi nje shtet sllav Ukrainen siamese me ruset, nashi ka leshuar bucen dhe i dergon letra Kines, tregues qe punet jane shume keq.
Deri me tani “fake new’s” thone qe lolo i cirkut i keqperdoruri nga perendimin Zelensky ka vetem fitore, sot na del qe ben lutje dhe dergon “daci bao” ne Kine per t’u marre vesh me te vdekurin Putin sic e quan lolo i apo kllauni i cirkut.
Po po te ecesh me mendjen tende te pjerdhur ashtu te duken te gjithe. Eshte e qarte qe ti je rrace buçesh se do jesh rritur ne ndonje gjiriz defiçentesh. Do te flasesh edhe per politike nderkombetare, kur dukshem ne vend te mendjes ke trute e gomarit.
Davos eshte tregu i korrupsionit. Mbas cdo fjalimi, ideje te re, apo letre nen dore, fshihet me oferte corruptive. Politikanet nuk kane pse te shkojne ne Davos per ti sherbyer popullit te vendit te tyre, por te ulen kembekryq te zbulojne hallet edhe te punojne se bashku.