Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lideri koreanoverior urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sulmues
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Lideri koreanoverior urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sulmues
AktualitetBote

Lideri koreanoverior urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sulmues

Published: November 15, 2024
Shpërndaje

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka urdhëruar “prodhim masiv” të dronëve sulmues, raportoi media shtetërore më 15 nëntor, teksa shqetësimet po rriten lidhur me thellimin e bashkëpunimit mes Phenianit dhe Rusisë. Pheniani fillimisht bëri publik dronët e tij sulmues në gusht, teksa ekspertët thanë se aftësia për të prodhuar armë të tilla mund t’i atribuohet aleancës së Koresë së Veriut me Rusinë. Korja e Veriut ka ratifikuar një pakt të mbrojtjes me Rusinë, teksa po akuzohet se ka dërguar mijëra trupa në Rusi për të mbështetur luftën e Moskës kundër Ukrainës.

Ky fakt ka shtyrë presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, që të paralajmërojë për mundësinë e transferimit nga Rusia te Koreja e Veriut teknologji të ndjeshme ushtarake. Kim një ditë më herët mbikëqyri dizajnimin e dronëve, që mund të shënjestrojnë edhe caqet tokësore dhe detare, e të cilat po prodhohen në kompleksin e Koresë së Veriut për prodhimin e dronëve, tha media shtetërore koreanoveriore, KCNA.

“Ai theksoi nevojën e ndërtimit të një sistemi të prodhimit serik sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të shkohet në prodhim në masë”, raportoi KCNA.

- Publicitet -

Drontë janë të dizajnuar që të bartin mjete shpërthyese dhe munden që të përplasen edhe me caqet armike dhe kështu të veprojnë edhe si raketa të telekomanduara. Sipas KCNA-së, në testimet e kryera të enjten, dronët goditën “në mënyrë precize” caqet e tyre.

“Drontë vetëvrasës që do të përdoren për rreze të ndryshme veprimi duhet të kryejnë misione për të sulmuar në mënyrë precize çdo objektiv armiku në tokë dhe në det”, tha agjencia.

Kim tha se dronët “janë të lehtë për të përdorur” për të kryer sulme dhe po ashtu kanë kosto relativisht të ulët të prodhimit. Ai tha se Koreja e Veriut “i ka kushtuar rëndësi kohëve të fundit” prodhimit të dronëve dhe integrimit të tyre në strategjinë e përgjithshme ushtarake të shtetit. Ekspertët kishin deklaruar se dronët – imazhet e të cilëve u publikuan në gusht nga Koreja e Veriut – dukeshin të ngjashëm me dronët HAROP, të prodhuara nga Izraeli, dronët Lancet-3 të prodhimit rus dhe dronët HERO 30 të prodhuara nga Izraeli.

Koreja e Veriut mund të ketë marrë teknologji për prodhimin e dronëve nga Rusia, e cila me gjasë i ka marrë nga Irani, teksa vet Teherani akuzohet se e ka vjedhur këtë teknologjinë nga Izraeli. Më 2022, Pheniani dërgoi dronë përtej kufirit dhe ushtria e Seulit nuk arriti t’i rrëzonte, duke thënë se fluturaket ishin shumë të vogla.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 07 nëntor 2026
  • Shën Votuesi!
  • Shoqata Labëria, letër Këshillit Bashkiak për muzeun hebre: S’mund të respektojmë të tjerët duke nëpërkëmbur veten
  • “Sekret hetimor”, Gjebrea del pas dy orësh nga SPAK: Prokurorët ishin miqësorë, i ftova në emision
  • Kombëtarja shqiptare, Maran publikon listën për dy sfidat e fundit në Nations League

Komentet e Fundit

  1. Arbeni on BE i kërkon zyrtarisht qeverisë shqiptare të shfuqizojë ndryshimet ligjore që i hapën rrugën ndërtimit në Zvërnec
  2. Ganua on Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate
  3. Kreshnik Martini on Ishte aq i fshehtë sa kjo i mori jetën: Kush është personi në këtë foto të arkivës së ish-Sigurimit, historia e pabesueshme e 1950
  4. Saliu. on “Sekret hetimor”, Gjebrea del pas dy orësh nga SPAK: Prokurorët ishin miqësorë, i ftova në emision
  5. Ethem Lalaj on “Sekret hetimor”, Gjebrea del pas dy orësh nga SPAK: Prokurorët ishin miqësorë, i ftova në emision

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?