Gjashtë janë kategoritë në të cilat do të organizohet ofrimi i shërbimeve mjekësore në spitalet publike në tëgjithë vendin. Sipas ligjit të ri, pacientët do të mund të marrin shërbimet mjekësore publike në struktura të tilla spitalore, siç janë: spitalet ditore, spitalet në nivel bashkie, ato në nivel qarku, në qendër spitalore rajonale, spitalet terciare, si dhe spitalet apo qendrat spitalore universitare. Për secilën kategori janë përcaktuar edhe format se si do të ofrohet kujdesi mjekësor. Për të marrë kujdesin mjekësor të specializuar spitalor, pacientët do të duhet të respektojnë edhe zbatimin e sistemit të referimit sipas hallkave të përcaktuara.
Spitalet ditore
Ligji për shërbimin spitalor i shpallur tashmë edhe në Fletoren Zyrtare të Qeverisë saktëson se spitalet ditore do tëofrojnë ndihmën e parë mjekësore për trajtim dhe kurim brenda 24 orëve. Këto të fundit do të mund tërealizojnë diagnostikim, trajtim dhe ndërhyrje kirurgjikale apo procedurë invazive, diagnostike apo terapeutike të pacientëve nën anestezi të përgjithshme, lokale apo sedacion.
Spitalet bashkiake
Spitalet në nivel bashkie do tëofrojnë shërbime shëndetësore spitalore për popullatën e një ose më shumë bashkive, bazuar në shpërndarjen demografike të përcaktuar. Spitalet në nivel bashkie ofrojnë shërbime të mjekësisë interne dhe pediatrisë, si dhe në varësi të barrës së sëmundshmërisë, do të mund të ofrojnë edhe shërbime të tjera të specializuara mjekësore. Në raste të caktuara, spitalet në nivel bashkie do tëmund të jenë edhe spitale ditore me shërbim 24 orësh. Organizimi i spitaleve në nivel bashkie përcaktohet në planin spitalor rajonal, bazuar në zhvillimet demografike dhe sëmundshmërinë, duke përfshirë edhe shërbime të tjera mjekësore të vlerësuara të nevojshme.
Spitalet rajonale
Një tjetër kategori e rëndësishme e ofrimit të kujdesit të specializuar mjekësor janë edhe spitalet rajonale, të cilat i shërbejnë një qarku të caktuar, ato mund të jenë të përgjithshme ose të specializuara, siç përcaktohet në aktin e krijimit të tyre. Spitalet e përgjithshme në nivel qarku janë ato institucione të kujdesit shëndetësor, të cilat ofrojnë shërbime të mjekësisë së përgjithshme, sëmundjeve të brendshme, kirurgjisë së përgjithshme, obstetrikës dhe gjinekologjisë, pediatrisë, radiologjisë, laboratorit, si dhe të specialiteteve të tjera të përcaktuara nga ministria. Organizimi përcaktohet në planin spitalor rajonal, bazuar në zhvillimet demografike dhe sëmundshmërinë, duke përfshirë edhe shërbime të tjera mjekësore të vlerësuara të nevojshme.
Qendrat spitalore rajonale
Ndërsa qendra spitalore rajonale ofrojnë shërbim spitalor të integruar, duke menaxhuar në një administrim unik burimet njerëzore, financiare dhe të infrastrukturës së një ose më shumë spitaleve të përgjithshme, spitale të specializuara, ose ditore në nivel bashkie ose qarku, me qëllim organizimin territorial të kujdesit spitalor sekondar dhe terciar në funksion të rritjes së aksesit në shërbimin spitalor në një zonë apo rajon të caktuar. Organizimi, në këtë rast përcaktohet në Planin Kombëtar Spitalor, bazuar në zhvillimet demografike dhe sëmundshmërinë duke përfshirë edhe shërbime të tjera mjekësore të vlerësuara të nevojshme.
Spitalet terciare
Spitale terciare do tëofrojnë kujdes dhe trajtim me personel më të specializuar shëndetësor, me pajisje dhe struktura për kërkim shkencor dhe trajtim të veçantë. Spitalet terciare ofrojnë shërbime të bazuara në njohuritë më të fundit shkencore, teknikat dhe përdorimin e pajisjeve të sofistikuara mjekësore, si dhe realizojnë punë kërkimore-shkencore.
Qendrat spitalore universitare
Qendrat spitalore universitare do tërealizojnë funksione diagnostikuese dhe trajtuese, në përmbushje të ofrimit të kujdesit shëndetësor terciar, si dhe funksione mësimore e kërkimore, shkencore, për të realizuar formimin universitar të specialistëve të shëndetësisë, si edhe për studentët dhe praktikantët, të cilët zhvillojnë studimet pranë institucioneve të arsimit të lartë për të kryer praktikat mësimore dhe kërkimore-shkencor.
Zbatimi i sistemi tëreferimit
Sipas kushteve të diktuara nga ligji i ri për shërbimin spitalor, mekanizmi i referimit në spitale është sistemi që garanton rrugëtimin e pacientit në kujdesin shëndetësor dhe specifikisht atë spitalor, si vazhdimësi e diagnostikimit, trajtimit, kujdesit dhe rehabilitimit të ofruar në institucionet e kujdesit parësor kur kompleksiteti dhe shkalla e rëndesës së sëmundjeve kërkojnë njohuri të specializuara, barna, pajisje mjekësore dhe hapësira të veçanta trajtimi.
Spitali është i detyruar të bashkëpunojë me institucionet e kujdesit shëndetësor parësor (qendra shëndetësore dhe poliklinika) dhe të ofrojë mbështetje profesionale gjatë ofrimit të shërbimit shëndetësor nga ana e tyre. Shtrimi në spital dhe konsultat e specializuara do tëofrohen brenda ambienteve të spitalit, por spitali mund të ketë njësi të tjera, pjesë e organizimit të tij që ofrohen jashtë ambienteve të spitalit. Gjithashtu bëhet e ditur se spitali organizon punën e tij në mënyrë të tillë që pacienti të marrë shërbimin në spital brenda ditës pa u shtruar, me përjashtim të rasteve kur shtrimi në spital është i justifikuar dhe nevojë e domosdoshme mjekësore.
Rastet në spitale do tëdrejtohen ose si urgjenca mjekësore, ose nëpërmjet sistemit të referimit nga niveli me i ulët drejt nivelit më të lartë (referimi nga mjeku i familjes dhe ai specialist i qendrave shëndetësore dhe poliklinikave). Ministria e Shëndetësisëështë institucioni që përcakton me urdhër mënyrën e funksionimit të mekanizmit të referimit të pacientëve brenda sistemit spitalor, duke përdorur sistemet digjitale të shëndetësisë.
Punësimi i personelit në strukturat spitalore
Drejtoritë e spitaleve publike kanë të drejtën e lidhjes së kontratave, me kohë të plotë ose të pjesshme me personelin mjekësor dhe jomjekësor sipas nevojave. Për të gjithë personelin mjekësor dhe jomjekësor të punësuar sipas strukturës së miratuar, drejtoria e spitalit lidh kontratat e punës me kohë të plotë në zbatim të legjislacionit në fuqi për rregullimin e marrëdhënieve kontraktuale ndërmjet punëdhënësit dhe punëmarrësit. Për të gjithë personelin mjekësor, për nevoja të spitalit për mbulimin e shërbimit shëndetësor, drejtoria e spitalit lidh kontrata edhe me kohë të pjesshme në zbatim të legjislacionit në fuqi për rregullimin e marrëdhënieve kontraktuale ndërmjet punëdhënësit dhe punëmarrësit.
Praktika e dyfishtë e punës për mjekët në spitalet publike
Me zbatimin e ligjit të ri, spitalet publike do t’u japin mjekëve mundësinë të ofrojnë jashtë regjimit të punës së përcaktuar nga punëdhënësi shërbime të konsultave ambulatore për pacientë jashtë sistemit të referimit, sipas përcaktimeve të bëra me vendim të Këshillit të Ministrave. Spitali që mundëson praktikën e dyfishtë miraton me vendim të bordit drejtues kategorinë e shërbimeve të konsultave ambulatore, tarifat përkatëse, si dhe modelin e kontratës së shërbimit me mjekun që ushtron praktikën e dyfishtë në mjediset e spitalit publik, pa cenuar ofrimin e shërbimit spitalor publik. Të ardhurat e siguruara nga kjo veprimtari do të kalojnë në buxhetin e spitalit.
Spitalet publike sipas kategorisë ndahen:
- Spitale ditore
- Spitale në nivel bashkie
- Spitale në nivel qarku
- Qendër spitalore rajonale
- Spitale terciare
- Spitale/qendra spitalore universitare
Spitalet publike dhe jopublike
- Spitalet janë publike dhe jopublike. Ndarja në spitale publike dhe jopublike bëhet në bazë të kritereve të përkatësisë së pronësisë, mënyrës së financimit dhe qëllimit të ushtrimit të veprimtarisë.
- Një spital publik është institucion varësie i ministrit, i cili hapet, administrohet dhe financohet nga strukturat publike të përcaktuara në këtë ligj, në varësi të mënyrës së tij të krijimit. Spitalet autonome, në varësi të llojit të autonomisë, hapen sipas përcaktimeve të këtij ligji.
- Spitali publik ofron shërbim shëndetësor për të sëmurët e shtruar, si dhe shërbime shëndetësore për të sëmurët ambulatorë sipas përcaktimeve të bëra në këtë ligj dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij.
- Spital jopublik është spitali i licencuar sipas legjislacionit në fuqi për ushtrimin e veprimtarisë në fushën e kujdesit spitalor. Kriteret dhe mënyra e licencimit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
- Spitalet jopublike ofrojnë shërbime shëndetësore sipas kritereve të pasqyruara në objektin e veprimtarisë së tyre dhe në licencën e përfituar për ushtrimin e veprimtarisë spitalore sipas legjislacionit në fuqi.
- Bashkëpunimi ndërmjet spitaleve publike dhe spitaleve jopublike mbështetet në marrëveshje ose memorandume të përbashkëta, bazuar në legjislacionin në fuqi.
Modeli i spitaleve publike dhe jo publike
- Spitalet publike dhe jopublike janë spitale të përgjithshme dhe të specializuara në bazë të natyrës së shërbimeve që ofrojnë.
- Spitalet e përgjithshme ofrojnë konsulta të specializuara dhe shërbime të shtrimit në spital për pacientët, si: urgjencë, shërbime në mjekësi interne, obstetri-gjinekologji, pediatri, laboratorët, radiologji, kirurgji të përgjithshme, si dhe shërbime të tjera të nevojshme.
- Spitalet e specializuara ofrojnë shërbime të përqendruara kryesisht në një fushë specifike, siç janë: onkologjia, neurologjia, kardiologjia, sëmundje interne, dermatologjia, ortopedia, okulistika, pediatria, obstetri-gjinekologji dhe fusha të tjera të specializuara.

Truly quite a lot of helpful facts.
Feel free to surf to my page … https://fintechbase.icu/