Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lufta në Ukrainë, Blinken dhe Lavrov pritet të përballen në takimin e OSBE në Maltë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Lufta në Ukrainë, Blinken dhe Lavrov pritet të përballen në takimin e OSBE në Maltë
AktualitetBote

Lufta në Ukrainë, Blinken dhe Lavrov pritet të përballen në takimin e OSBE në Maltë

Published: December 5, 2024
Shpërndaje

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, dhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, pritet që sot të përballen për luftën në Ukrainë gjatë një takimi vjetor të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Maltë.

Derisa Ukraina do të jetë çështja kryesore politike, gjatë këtij takimi pritet që formalisht të aprovohen marrëveshje të arritura në çastet e fundit për çështje përfshirë edhe pozitat e larta për siguri dhe të drejtat të njeriut në këtë organizatë, ku fuqitë perëndimore shpesh e akuzojnë Rusinë se i shkel të drejtat e njeriut dhe normat ndërkombëtare.

Takimi i ministrave të Jashtëm dhe zyrtarëve të tjerë nga 57 shtete anëtare nga Amerika Veriore, Evropa dhe Azia Qendrore këtë vit është lënë nën hije nga kthimi i presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, këshilltarët e të cilit po shqyrtojnë propozime për t’i dhënë fund luftës që do t’i falte Rusisë pjesë të mëdha të Ukrainës.

- Publicitet -

Duke qenë se Trumpi do ta marrë detyrën pas rreth një muaji, fuqitë perëndimore synojnë ta përsërisin mbështetjen e tyre për Ukrainën, ndërsa Rusia sipas të gjitha gjasave do t’i përsërisë kritikat ndaj OSBE-së.

Lavrov deklaroi vitin e kaluar se OSBE-ja ” në thelb po shndërrohet në një shtojcë të NATO-s dhe Bashkimit Evropian”.

Kjo është vizita e parë e Lavrovit në Bashkimin Evropian që nga nisja e pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022.

OSBE-ja është pasardhëse e një organizate të themeluar gjatë Luftës së Ftohtë për t’i angazhuar në dialog lindjen dhe perëndimin. Megjithatë, vitet e fundit, dhe sidomos pas pushtimit të Ukrainës, Rusia e ka përdorur të drejtën e vetos, që e ka çdo vend anëtar, për t’i bllokuar shumë vendime kyçe, shpesh duke e paralizuar organizatën.

Këtë vit, megjithatë, vendet që po e bllokojnë marrëveshjen për buxhetin e OSBE-së janë Armenia dhe Azerbajxhani, sipas diplomatëve, për shkak të mospajtimeve lidhur me konfliktin e tyre në territorin e kontestuar të Nagorno-Karabakut.

Diplomatët thonë se këtë javë është arritur një marrëveshje për të plotësuar katër pozicione të larta në OSBE, duke përfshirë atë të sekretarit të përgjithshëm, të cilin do ta marrë Feridun Sinirlioglu i Turqisë.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • SPAK e kërkon për mega-aferën AKSHI, Ermal Beqiri arrestohet për spiunazh në Francë
  • Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta
  • Tragjike: Emigranti dibran humb jetën në det në ishullin grek
  • Zyrtarët e Bashkisë së Divjakës shpallen fajtorë për shkeljet në tendera
  • Avokatët e huaj takojnë Veliajn në Durrës, Ndreca: Në shtator, ankim në Strasburg

Komentet e Fundit

  1. Vl on BKH, kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës
  2. Riçhard on ​Ballisti i Frashërit dhe ballisti i kotecit
  3. Kola on ​Ballisti i Frashërit dhe ballisti i kotecit
  4. jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise on BKH, kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës
  5. demo on Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?