Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Luiza Gega e pandalshme, atletja thyen rekordin kombëtar në “Diamond League”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Luiza Gega e pandalshme, atletja thyen rekordin kombëtar në “Diamond League”
AktualitetSport

Luiza Gega e pandalshme, atletja thyen rekordin kombëtar në “Diamond League”

Published: September 1, 2023
Shpërndaje

Luiza Gega vijon të shkruajë me “shkronja të arta” historinë e atletikës shqiptare.

Kampionia e Evropës ka tejkaluar edhe një herë veten, duke shënuar një tjetër rezultat të madh, teksa ka vendosur rekord të ri kombëtar në garën e 3000 metrave me pengesa.

Këtë herë Gega ka mahnitur në eventin prestigjioz, “Diamond League”, të zhvilluar në Zyrih, teksa ka fiksuar kohën 9:09.64 në garën e mbrëmjes së kësaj të premteje, duke stampuar kështu rekordin e radhës në karrierë, duke përmirësuar kohën 9:10.27, të cilën e kishte regjistruar një vit më parë në Kampionatin Botëror në SHBA.

- Publicitet -

Ndërkohë, duhet theksuar se edhe në “Diamond League”, Gega nuk ishte në formën e saj më të mirë fizike, pasi ende nuk e ka kaluar plotësisht dëmtimin e pasuar rreth 2 javë më parë, megjithatë ajo bëri një paraqitje mbresëlënëse, duke u klasifikuar në vend të katërt.

I gjithë podiumi i Zyrihut u formua nga treshja e parë e Botërorit të Budapestit, teksa në vend të parë u rendit keniania Mutile Winfred Yavi, e cila përfaqëson Bahrejnin. Ajo fiksoi kohën 9:03.19.

Pas saj u klasifikuan dy sportistet e Kenias, Beatrice Chepkoech me kohën 9:03.70 dhe Faith Cherotich me rezultatin 9:07.59. Ndërsa menjëherë pas tyre në finish mbërriti kampionia jonë, e cila po thyen çdo limit duke mahnitur në sallonet më të rëndësishme globale të atletikës.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Policët arrestojnë të rinj pas shpërndarjes së protestës
  • Ultimatum online: Afat Ramës deri nesër në mesditë, nëse nuk jep dorëheqjen…
  • Demo: 51 policë janë lënduar gjatë protestës në Tiranë
  • Tirana në flakë
  • Reuters për protestën në Tiranë: Shpërthim i dhunshëm i pakënaqësisë kundër Edi Ramës

Komentet e Fundit

  1. Ilir on Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat? Një replikë me profesor Tarifën
  2. Genci paris on Tirana në flakë
  3. K R on Tirana në flakë
  4. Skypion on Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat? Një replikë me profesor Tarifën
  5. Kalemi on Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat? Një replikë me profesor Tarifën

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?