Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Macron dhe gruaja e tij do të paraqesin në Gjykatë prova shkencore për të vërtetuar që “ajo nuk është burrë”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Macron dhe gruaja e tij do të paraqesin në Gjykatë prova shkencore për të vërtetuar që “ajo nuk është burrë”
BoteLajmi i fundit

Macron dhe gruaja e tij do të paraqesin në Gjykatë prova shkencore për të vërtetuar që “ajo nuk është burrë”

Published: September 18, 2025
Shpërndaje

Emmanuel Macron dhe gruaja e tij, Brigitte, po planifikojnë të paraqesin prova fotografike dhe shkencore në një gjykatë amerikane për të vërtetuar se znj. Macron është një grua.

Avokati i tyre thotë se presidenti francez dhe Brigitte Macron do të paraqesin dokumentacionin në një padi për shpifje që kanë ngritur kundër influencueses së krahut të djathtë Candace Oëens, pasi ajo promovoi bindjen e saj se Brigitte Macron kishte lindur mashkull.

Avokati i familjes Macron, Tom Clare teksa ishte i ftuar në podcastin Fame Undër Fire në BBC, tha se Brigitte është tepër e shqetësuar na këto aludime dhe se ato kanë sjellë shpërqëndrim për presidentin francez.

- Publicitet -

“Nuk dua të sugjeroj që kjo në një farë mënyre e ka nxjerrë nga loja e tij. Por, ashtu si çdokush që po përballet me një karrierë dhe një jetë familjare, kur familja juaj është nën sulm, kjo ju dëmton. Dhe ai nuk është imun ndaj kësaj sepse është president i një vendi”, tha ai.

Clare tha se do të ketë “dëshmi ekspertësh që do të jenë të natyrës shkencore” dhe, ndërsa nuk do të zbulonte, në këtë fazë, natyrën e saktë të saj, ai tha se çifti ishte i përgatitur të demonstronte plotësisht “si në përgjithësi ashtu edhe në mënyrë specifike” se akuzat janë të rreme.

“Është jashtëzakonisht shqetësuese të mendosh se duhet të shkosh dhe ta nënshtrosh veten, për të paraqitur këtë lloj prove. Është një proces të cilit ajo do t’i nënshtrohet në një mënyrë shumë publike. Por ajo është e gatshme ta bëjë këtë. Ajo është e vendosur të bëjë çmos për ta sqaruar situatën. Nëse ajo bezdi dhe ajo siklet që ajo ndjen nga hapja e vetes në atë mënyrë është ajo që duhet për të vendosur një histori të qartë dhe për ta ndaluar këtë, ajo është 100% e gatshme ta përballojë këtë barrë.”

Akuzat u përhapën në You Tube në vitin 2021 nga blogeret franceze Amadine Roy dhe Natacha Rey. Fillimisht, familja Macron fitoi një çështje për shpifje në Francë kundër Roy dhe Rey në vitin 2024, por ky vendim u rrëzua në apel në vitin 2025 për shkak të lirisë së shprehjes, jo në bazë të së vërtetës. Familja Macron po e apelon vendimin.

Në korrik, familja Macron ngriti një padi kundër Oëens në SHBA. Ajo pretendon se ajo “shpërfilli të gjitha provat e besueshme që hedhin poshtë pretendimin e saj në favor të platformës së teoricienëve të njohur të konspiracionit dhe shpifësve të provuar”.

Në gusht, Emmanuel Macron i shpjegoi revistës franceze Paris Match pse ata kishin zgjedhur të ndiqnin veprime ligjore.

“Kjo ka të bëjë me mbrojtjen e nderit tim! Sepse kjo është absurditet. Kjo është dikush që e dinte shumë mirë se kishte informacione të rreme dhe e bëri këtë me qëllim shkaktimin e dëmit, në shërbim të një ideologjie dhe me lidhje të vendosura me udhëheqësit e ekstremit të djathtë.”

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Vl says:
    September 18, 2025 at 10:06 am

    Ça jan keto filma me lufte kshtu.

    Reply
  • Yp Xhixhi says:
    September 18, 2025 at 10:18 am

    Shembullin e Makros duhet ta ndjeke edhe i shkreti Aleksander Furrxhi e te dergoje per te tilla prova edhe ate mushken Mirelen ministre qe mba ne shtepi.

    Reply
  • Artan says:
    September 18, 2025 at 10:20 am

    Po Obama thua, do ta ndjeke shembullin e Makros

    Reply
  • Phoenix says:
    September 18, 2025 at 10:21 am

    Qe eshte burre Brixhida, eshte. Nuk ka nevoje per shume shkence kjo, qe te kuptohet e vertetohet. Po duan vertete shkence ti bejne nje ultrasound ti shikojne veglat brenda. Shkenca eshte shume e thjeshte dhe nuk eshte as e majte e as e djathte.

    Reply
  • Remo says:
    September 18, 2025 at 2:12 pm

    Mos ia fusni kot. Po te ishte burre(gruaja
    e Makeronit), e kishte shtrire ne toke me
    ate shpulle qe i dha kur ishin duke dalur nga
    avioni. Bota mezi po pret gjelin francez te
    kakarise ne Moske si dikur Grand Arme e
    Napoleonit, keta kerkojne t’i prekin koqet
    gruas te nerume te Makros…..he zot he, ku
    po shkojme….more, nuk e di, a pati sukses
    ai revolucioni i sumes qe nisen nje muaj me
    pare ne Budapest, apo jo?????

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Sara Mila: Nuk e çojmë ndërmend as dorëheqjen dhe as zgjedhjet e parakohshme
  • SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  • “Nuk ikim nga sheshi”: Protestuesit nga diaspora do ta kalojnë natën përpara Kryeministrisë
  • LIVE: Pjesëmarrje e jashtëzakonshme në ditën 21 të protestës
  • Cila është sot detyra e çdo të majti!

Komentet e Fundit

  1. Partizani on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  2. KTH S on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  3. Kiri on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  4. Dajti on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  5. K O R C A on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?