Pas fjalimit të flaktë për Europën javën e kaluar, presidenti francez, Emmanuel Macron ka kërkuar tani një debat të gjerë për rolin e armëve atomike në një strategji të përbashkët europiane. Fillimisht ishte fjalimi parimor i presidentit francez, Macron në Universitetin e Sorbonës, ku me fjalinë “Europa jonë mund të vdesë” dhe kërkesën që Europa “imponojë respekt”, ai shkaktoi reagime të gjera. Propozimi i Macron për forcim të mbrojtjes europiane u përshëndet tek politika gjermane. Tani Macron kërkon një debat për rolin e armëve atomike në mbrojtjen europiane. Në një intervistë për grupin mediatik “Ebra” të shtunën (27.04.)
Macron theksoi, se dëshiron të hapë debatin, “që të përfshijë mbrojtjen raketore, kapacitetet e raketave me rreze të gjatë veprimi dhe armët atomike për ata që i kanë apo që në tokën e tyre kanë armë atomike europiane”. Macron kërkoi, “le t’i hapim të gjitha në tavolinë dhe të shohim, se çfarë na mbron vërtet”. Franca është e gatshme të bëjë më shumë për mbrojtjen europiane, ka thënë Macron. Që nga Brexit, Franca është e vetmja fuqi atomike në Bashkimin Europian.
Projekti gjermano-francez i një tipi tanku tërësisht i ri
Që në fjalimin në Sorbonne, Macron kërkoi forcimin e mbrojtjes europiane, duke theksuar se kjo varet nga vendimet tona. Ai bëri thirrje për një mbrojtje europiane “të besueshme”. Macron deklaroi, se kërcënimi nuklear që ka në zotërim Franca është një “element i mbrojtjes së kontinentit europian që nuk mund të shmanget”.
Ndërkohë të premten (26.04.)pas vonesash të gjata projekti i një tanku luftarak gjermano-francez ka bërë një hap tjetër të rëndësishëm në zhvillimin e tij. Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, SPD, dhe homologu francez, Sébastien Lecornu nënshkruan në Paris një deklaratë qëllimore që përcakton shpërndarjen e detyrave mes koncerneve të të dyja vendeve.
“Ky është një hap tjetër i rëndësishëm”, tha Pistorius. Nuk bëhet fjalë për zhvillimin e mëtejshëm të tankeve aktuale, por për “diçka tërësisht të re”.
DW
Duket se Franca, Gjermania, …, do jene lideret e Europes.
Besoj se do te krijohet nje Hierarchy ne Europen Perendimore,
nje piramide autoriteti i rendit dhe rregullave te lojes ne perputhje
me nivelin ekonomik, teknologjik, shkencor te vendeve te kontinentit,
qe do te koordinoje aktivitetet e shteteve te tjera te kontinentit te radhitura
ne kete piramide sipas meritave, eksperiencave, produktivitetit etj,
per te patur te “gjitha se bashku” nje efichence te larte, si ne ekonomi
ashtu dhe ne aspektin ushtarak.
Kjo do shmange situaten ku te gjithe i bien daulleve me fuqi zanore identike,
dhe sistemi do jete me i zhdervjellte, me i shpejte, me me pak bllokime dhe ngerce.
Shpresoj se kjo do e beje me te mire koordinimin Euro-Atlantik qe duhet te forcohet,
duke perfshire Angline, qe si Franca dhe Gjermania ka nje potencial te larte ekonomik,
teknologjik, shkencor dhe nje eksperience te madhe ne maredheniet nderkombetare
dhe se bashku mund te gjejne edhe mirekuptime me te shpejta e produktive me fuqite
e tjera te medha kudo qe ato te ndodhen.
Besoj se fjala “VASSAL” nuk ishte e pershtateshme dhe “Roli i Amerikes” do jete shume
i rendesishem ne shekullin 21, sepse te gjithe se bashku, duke mare “pergjegjesite personale”,
jemi shum me te fuqishem ne kete bote qe po ndryshon shume shpejt e ku te besh parashikime
nuk do jete nje gje lehte deri sa te krijohet nje orkester qe i bie instrumentave sipas nje repertuari
qe do fiksohet nga bashkebisedime te shumta pa paragjykime.
Besoj se perdorimi i armeve nukleare taktike eshte e pranushme , kundra shteteve apo grupeve terroriste.
Vendet qe i kane keto arme por nuk i perdorin kur terroristet hypin ne male e futen ne tynele, shpella etj,
jane ne disavantazh me keto “armiq te lirise” dhe nuk justifikohen harxhimet e qindra miliard dollareve
apo mbi nje trilion dollare, qe ti keshe “si gure te cmuar” per zbukurime, qe nuk i perdor per mbrojtjen e vendit.
Nuk e di a i ka bere Hesapet me Hanxhine Makroni per perdorimin e Armes Atomike,,apo e ben si ne luft.e II boterore ,qe vete e krujti me gjermanet,dhe kur ju be vija Mazhino,Bulevard,,thirri ne ndihme Anglezet,,Keta amerikanet,,se Atje do perplasen,tek Daje Sami.
Rri o francez gjelaman,se nuk je per lufte zotrote,Je per te ngaterruar Boten,sic bere ne Mitrovice,qe LEJOVE SERBET te bejne spastrim ethnik kunder popullsise shqiptare te Mitrovices nen mbrojtjen e trupave franceze te KFOR.
Franca ka 200 vjet qe nuk ka fituar nje Lufte,qe nga betejat e Napoleonit.