Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Macron kërkon krijimin e shtetit të Palestinës: Rruga e vetme për të arritur paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Macron kërkon krijimin e shtetit të Palestinës: Rruga e vetme për të arritur paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme
BoteLajmi i fundit

Macron kërkon krijimin e shtetit të Palestinës: Rruga e vetme për të arritur paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme

Published: July 9, 2025
Shpërndaje

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron gjatë fjalimit para anëtarëve të parlamentit britanik vuri në pah natyrën e ndërlikuar të marrëdhënieve midis Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe sfidat globale që përballen sot, përfshirë luftën në Ukrainë dhe krizën humanitare në Gaza.

Duke folur në pallatin historik të Westminsterit, në ditën e parë të vizitës së tij shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar, Macron theksoi se kthimi i luftës në kontinentin evropian ka vënë në rrezik rendin paqësor dhe stabilitetin ndërkombëtar.

“Çdo avancim i Rusisë së Vladimir Putinit në Ukrainë përfaqëson një kërcënim për të gjithë ne”, deklaroi ai, duke shtuar se Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën. Ai u bëri thirrje aleatëve që të bashkëpunojnë në mbrojtje të rendit ndërkombëtar dhe vlerave të përbashkëta, sipas Bloomberg.

Duke iu referuar situatës në Gaza, Macron përmendi përpjekjet për një armëpushim, duke thënë se kjo krizë kërkon një reagim të përbashkët dhe të qëndrueshëm.

- Publicitet -

“Thirrja për një armëpushim pa kushte në Gaza është një mënyrë për të treguar se Evropa nuk përdor standarde të dyfishta. Ne jemi të angazhuar për mbrojtjen e jetës njerëzore dhe për respektimin e integritetit territorial”, theksoi presidenti francez.

Ai gjithashtu deklaroi se njohja e shtetit të Palestinës dhe përkushtimi ndaj një zgjidhjeje politike është rruga e vetme për të arritur paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme.

 

j.l./ dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • demo says:
    July 9, 2025 at 10:56 am

    Po futi turinjte Franca,aty zgjidhje,-paqe e Drejtesi nuk ka.U zbyth nga Vietnami,ila Amerikes dopjo gjashten ne dore.U be kolona V,qe minoi gjithe nderhyrjen e NATOs ne Kosove,Bllokoi Uren e Ibrit dhe ndihmoi ushtrine Serbe te bejne spastrim ethnik ne Mitrovice,.Cfare kontributi ushtarak ka Franca ne Ukraine,pervec telefonatave te deshtuara te ketij kaqolit,qe e rreh gruaja ne Ashensor?Lavdia ushtarake e Frances jane marshimet ne Harkun e Triumfit ku kane marshuar ushtrite Prusiane,Gjermane,Anglo-Amerikane.

    Reply
  • Igor says:
    July 10, 2025 at 3:29 pm

    Ja ku flet nji Francez me dy fytyra qe neser nuk i kujtohe cka ka then sot ,ky eshte ma buri poshter qe ka BE ,nuk e kuptoj se si pranohet ne konferenca boterore ,jep urdher per te kontrolluar Le Pen pse ja ka friken,ky i premtoj Ukraines 4000 trupa ushtarake qe nuk erdhen kure,para 6 muajsh foli per shtetin Palestinez por kure nuk kritikoj Izraelin qe vret xhdo dit gra dhe femij une i besoj ma se pari qenit sesa keti idioti.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • ‘Bunkerizim i gjykatës’: Rregullorja e re e GJKKO cenon aksesin e gazetarëve
  • Zjarri në Mallakastër del jashtë kontrollit, kërkohet ndërhyrje nga ajri
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë
  • Misteri rreth takimit sekret Pezeshkian-Khamenei në Teheran, ata ishin në një makinë…

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?