Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Magjepsi publikun italian, Saimir Pirgu duartrokitet 15 minuta në Grande Teatro Massimo di Palermo
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Magjepsi publikun italian, Saimir Pirgu duartrokitet 15 minuta në Grande Teatro Massimo di Palermo
Kulture

Magjepsi publikun italian, Saimir Pirgu duartrokitet 15 minuta në Grande Teatro Massimo di Palermo

Published: May 20, 2023
Shpërndaje

“Eugene Onegin”, vepra më e famshme e repertorit rus është rikthyer në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit në Palermo pas 24 vitesh. Shtëpia e artit Massimo Vittorio Emanuele mirëpriti një kast të shkëlqyer sopranosh dhe tenorësh të cilët çelën më 19 maj siparin e natës së parë të veprës ruse.

Tenori shqiptar Saimir Pirgu është pjesë e këtij kasti, me një ndër rolet kryesore, atë të romantikut Vladimir Lenskij, të cilin e veshi mjeshtërisht për ta përçuar në zemrën e publikut Italian. I njohur për diksionin e tij sa elegant, aq edhe potent, interpretimi i Pirgut u shoqërua me ovacione dhe duartrokitje që zgjatën për më shumë se 15 minuta. Me një axhendë tejet të ngjeshur, në teatrot më prestigjozë në botë Saimir Pirgu vijon të magjepsë publikun anekënd globit me interpretimin brilant.

“Qielli është limiti i tij”; ka qenë një prej vlerësimeve që artistit shqiptar i kanë bërë kritikët e The New York Sun ndaj këto 15 minuta duatrokitje pa ndërprerje për virtuozin shqiptar, na bëjnë kaq shumë krenarë.

- Publicitet -

Nën drejtimin e Omer Meir Wellber i cili është një interpretues i jashtëzakonshëm i Çajkovskit, publiku në sallë ka shijuar këtë spektakël klasik i bazuar në novelën në vargje të Pushkin. Për rreth 190 minuta artdashësit përjetuan emocione drithëruese nga interpretuesit virtuozë në tri aktet e veprës.

Eugene Onegin është një shembull i njohur i operës lirike, së cilës Çajkovski i shtoi muzikë të natyrës dramatike. Historia ka të bëjë me një hero egoist, i cili jeton për të penduar për refuzimin e tij të ashpër ndaj dashurisë së një gruaje të re dhe nxitjen e tij të pakujdesshme në një duel fatal me mikun e tij më të mirë.

Opera “Eugenij Onegin” u interpretua për herë të parë në Moskë më 29 mars 1878, ndërsa në Teatrin e Operas dhe Baletit në Palermo do të shfaqet edhe në datat, 20, 21, 21, 24 dhe 25 Maj.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nuk mund t’i zihet besë një njeriu apo një kryeministri të pabesë
  • 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  • Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  • Si u katandis kështu Partia Socialiste?
  • 60 vjet pas zbulimit të amfiteatrit të Durrësit

Komentet e Fundit

  1. K R on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  2. Xhin Xhoni on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  3. Durrsak on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  4. ................................................. on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  5. Gani USA on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?