Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: ‘Mali i shenjtë’ dhe bunkeri bërthamor, si po e ruan Irani pasurinë e rrezikshme
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > ‘Mali i shenjtë’ dhe bunkeri bërthamor, si po e ruan Irani pasurinë e rrezikshme
BoteLajmi i fundit

‘Mali i shenjtë’ dhe bunkeri bërthamor, si po e ruan Irani pasurinë e rrezikshme

Published: June 16, 2025
Shpërndaje

Çelësi i programit bërthamor iranian ruhet thellë nën tokë, në një vend të koduar si “mali i shenjtë”.

Pikërisht aty ndodhet Fordow, një objekt i blinduar që strehon një pjesë të centrifugave për pasurimin e uraniumit. I fshehur brenda një bunkeri masiv, Fordow konsiderohet një ndër objektet më të paarritshme për një sulm ajror, përfshirë edhe ato të forcave izraelite, të cilat deri tani kanë mundur të dëmtojnë vetëm pjesën e jashtme të impiantit.

Pamjet e fundit satelitore kanë zbuluar vetëm dëme të vogla, një mur i dëmtuar pranë rrugës hyrëse – ndërsa pjesa tjetër mbetet e paprekur. Republika Islamike, që prej lindjes së saj, ka qenë e vetëdijshme për kërcënimet në rajon. Pas përvojës traumatike të luftës me Irakun dhe bastisjes izraelite ndaj reaktorit bërthamor Osirak në vitet ’80, Irani kuptoi se për të zhvilluar sektorin atomik, duhej të garantonte mbrojtje maksimale.

- Publicitet -

Qendrat nëntokësore si strategji mbijetese

Kështu lindi ideja për ndërtimin e objekteve të nëndheshme, si Fordow dhe më së fundmi Kolan Gaz, në jug të Natanzit. Fordow filloi ndërtimin mes viteve 2006-2007, por u pranua zyrtarisht nga regjimi iranian vetëm në 2009-n. Zona u zgjodh për shkak të terrenit malor që ofron mbrojtje natyrore, por edhe për simbolikën: rajoni kishte një numër të lartë dëshmorësh nga lufta me Irakun dhe ndodhet pranë qytetit të shenjtë të Qomit, një pikë referimi për shiitët.

Sipas raportit të institutit britanik RUSI, objekti ndodhet 90 deri në 100 metra nën tokë – një thellësi që e bën pothuaj të papërshkueshëm nga bombat konvencionale. Edhe pse forcat ajrore izraelite disponojnë bomba për shkatërrimin e bunkerëve, ato nuk kanë në arsenalin e tyre bombat më të rënda të SHBA-së, GBU-57A, të cilat mund të lëshohen vetëm nga bombarduesit amerikanë B-2.

Një objektiv që kërkon SHBA-në

Diplomatë dhe vëzhgues të çështjeve bërthamore e kanë theksuar së fundmi: vetëm një ndërhyrje ushtarake amerikane do të mund të dëmtonte realisht Fordow. Edhe atëherë, suksesi nuk është i garantuar.

Shtresat e betonit dhe materialeve të tjera të përdorura gjatë ndërtimit, por edhe mungesa e të dhënave të sakta për strukturën, e bëjnë edhe më të vështirë një goditje të saktë. Perimetri është i mbrojtur nga kundërmasa të sofistikuara që synojnë të pengojnë jo vetëm sulme ajrore, por edhe sulme nga toka.

Plan B: Sabotimi ose operacione speciale

Skenarët e mundshëm përfshijnë një operacion të forcave speciale pas një sulmi ajror, siç u raportua më parë nga New York Times. Një ndërhyrje e tillë do të synonte të neutralizonte impiantin nga brenda. Një shembull i ngjashëm u vu re në Siri, kur trupat elitare izraelite ndërhynë në fabrikën e fshehur të raketave në Maysaf, në mars – një sinjal që u interpretua si provë për një skenar të mundshëm në Iran.

Nga ana tjetër, Irani ka shtuar masivisht forcat e Gardës Revolucionare për të parandaluar çdo tentativë, përfshirë edhe sabotimin – një metodë e përdorur më parë nga Mossad në Natanz.

Por një kartë e luajtur një herë nuk mund të përdoret pafundësisht. Edhe kundërshtari mëson. Gabimet e së kaluarës dhe nënvlerësimet e brendshme në Teheran kanë lënë gjurmë, por lufta e informacionit dhe skenarët e përsëritur nuk e bëjnë më të thjeshtë sfidën.

Në një rajon gjithnjë e më të paqëndrueshëm, Fordow mbetet simboli i një betejë të madhe – jo vetëm për teknologjinë dhe sovranitetin, por edhe për strategjinë dhe durimin.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Macron pret Ramën në Francë, cili është fokusi i takimit
  • ’mKëngë dhe Rituale”, suita jazz që sjell kujtesën shqiptare në skenë. Hyrja falas
  • “Partizani”, seanca e radhës më 6 korrik. Thirret si dëshmitar nga SPAK ish-ministri Gazmend Oketa
  • Byroja e Kuvendit lë në fuqi përjashtimin me 30 ditë të Agron Shehajt nga Parlamenti
  • Kryeministri britanik, Keir Starmer zyrtarizon dorëheqjen

Komentet e Fundit

  1. demo on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  2. Kultura on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  3. Drejtësia on FOTO: Dita 22 e protestës qytetare në Tiranë, disa nga parrullat
  4. Anonymous on Deputetja fyen protestuesit: Turli me bamje, speca, patëllxhanë
  5. Fundi i një epoke on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?