Dr. Koço Danaj
Botuar në DITA
– Nëna: O bir me kë parti je ti? Dhe kujt ja ke frikën?
– Hajne: Këto portokallet nënoke moj, t’u shkrikëkan në gojë! Lëngun me ëndje ua pi, ndërsa për lëkurën nuk kam nevojë
(Henrik Hajne: Gjermania një përrallë dimri)
Pluralizmi i këtyre viteve në Shqipëri, më shumë se pluralizëm politik, ka qënë pluralizëm karakteresh njerëzore, me dominim të votës «anti» dhe të politikës konfliktuale. Skemat e vjetra dhe regresive në emër të gjoja luftës kundër komunizmit, kanë lënë gjurmë edhe në gjirin e partive politike, të shoqerisë si dhe të administrates shtetërore.
Anarkia, nepotizmi, pluralizmi krahinor, fryma klanore etj, janë elementë të kësaj skeme arkaike dhe primitive, e cila përpiqet të rezistojë edhe tashme që kemi hyrë në mijëvjeçarin e tretë.
Ndërsa pushteti dhe organet e tij në disa raste kanë qënë më shumë karizmatike se sa demokratike, të ngritura mbi ligjin dhe në funksion të zbatimit të ligjit. Por pushteti dhe organet e tij të ngritura vetëm mbi «karizmën», zgjatin «vetëm për aq kohë sa vazhdon besimi në frymëzimin karizmatik» (Max Weber, “Etika protestante dhe fryma e kapitalizmit”, f. 362).
Le të flasim më konkretisht:
Çdo parti politike në Shqipërinë udhëheqjen e saj ka katër elementë që e mbajnë atë gjallë nga mënyra se sa njihen dhe se si funksionojnë. Ato janë: Mali, Zhironda, Këneta dhe Karizma e kryetarit të Partisë. Këto ekzistojnë tek çdo parti politike, e majtë, e djathtë, e qëndrës, e madhe apo e vogël qoftë.
Zhironda përfaqëson anëtarët e udhëheqjeve të partive politike dhe janë më të pasurit e partisë, edhe kur partia është në pushtet edhe kur është në opozitë. Ata nuk e ndjejnë qënien e partisë në pushtet apo opozitë. Ata e ndjejnë më pak se pjesa tjetër e udhëheqjes së partisë ndryshimin e pozicionit nga pushteti në opozitë dhe anasjelltas. Tenderat dhe burimet financiare i kanë gati njësoj.
Përshembull merrni dhe analizoni fjalën Tender. Eshtë një fjalë që përbëhet nga dy rrokje: «Te» dhe «Nder». Për zhirondinët qoftë majtas apo qoftë djathtas, nuk ekzistojnë të dy rrokjet, atyre nuk ju shkon në mëndje ndarja në dy rrokje, por vetëm një fjalë: TENDER. Nuk ka rëndësi kush është në pushtet, e djathta apo e majta. Rëndësi ka që ata të shtojnë pasurinë. Eshtë pjesa më indiferente e çdo partie politike.
Mali është pjesa më aktive e udhëheqjes së partisë politike. Ata janë të pasur, por jo sa zhirondinët. Kanë pasuri, por janë pjesa më aktive e udhëheqjes së partisë.
Realisht janë pjesa më e arsimuar, më e formuar me idetë dhe thelbin e partisë dhe janë faktori kryesor i saj në luftën politike në gjirin e partisë apo në organet e tjera të shtetit edhe kur partia është në pushtet edhe kur është në opozitë. Mali përbën shumicën e udhëheqjes së partisë, qoftë kjo parti e majtë apo e djathtë
Dhe pjesa më e vogël e udhëheqjes së partive politike është «Këneta». Ata duhen thjesht për shumicë votash, thjesht për statistika gjinish dhe moshash, apo krahine. Një pjesë e tyre e përbëjnë shumica e të shkarkuarve të partisë edhe kur partia është në pushtet edhe kur është në opozitë. Megjithatë Këneta bëhet shumë e rrezikshme kur rri gjatë si e tillë.
Modernizimi i partisë si parakusht i modernizimit të shoqërisë dhe vetë shtetit kur ajo është në pushtet, është një përpjekje serioze për t`iu përgjigjur dëshirës dhe aspiratave të qytetarëve shqiptarë për demokraci dhe shtet demokratik. Zig- zaget dhe traumat e ndryshme të këtyre viteve nuk e kanë zbehur këtë dëshirë dhe aspiratë.
Në qoftë se gjatë kohës në opozitë, PS-ja arriti të krijojë një traditë dhe përvojë të saj, brenda limiteve kohore dhe konfliktualitetit të ashpër politik, me kalimin në pushtet, lindi nevoja e një botëkuptimi dhe praktike të re të panjohur me parë gjatë realizimit të së cilës janë bërë edhe gabime, qoftë për pasojë e hezitimit për të mos rënë në pozitat e partisë shtet, qoftë për pasojë e mosnjohjes si duhet të praktikave të partive si motra të Europës perëndimore.
Në fillimet e ardhjes në pushtet, duke u marrë me punët e shtetit, udhëheqja e PS-së e la pas dore partinë. Ndodhi pak a shumë i njëjti fenomen që i ndodhi PD-së, kur ajo erdhi në pushtet në vitin 1992. Në ndryshim nga PD-ja, megjithëse me vonesë, PS-ja nuk e la të degjeneronte partia dhe strukturat e saj.
Por të kuptosh çfarë ishte gabim, kjo është e lehtë, ndërsa të kuptosh se çfarë është e drejtë dhe çfarë duhet bërë është e vështirë. E para i përket qytetarit dhe politikës së ditës. E dyta i përket politikës dhe partisë politike progresiste. PS përsëriti gabimet e PD.
Shoqëri solidare apo kapitalizëm plaçkitës?
Dy janë komponentët e këtij modernizimi: ruajtja e trashëgimisë pozitive qysh nga qershori i vitit 1991 dhe aplikimi i përvojës së partive simotra të Europës së qytetëruar. Përbën një fakt të njohur se në periudhën 1992-1997, veç cilësive të tjera pozitive, PS-ja arriti të krijojë dhe të zhvillojë një solidaritet të admirueshëm në radhët e saj. Por fatkeqësisht, pas ardhjes në pushtet, ky solidaritet, filloi të zbehej.
Pohimi se solidariteti duhet vetëm kur je në opozitë, ndërsa kur je në pushtet, solidariteti zëvendësohet me shtetin, është i pathemeltë dhe primitiv nga politika dhe politikanët që e mbartin atë. Solidariteti përbën një ndër tiparet themelore të partive moderne në Europë, si në pushtet dhe në opozitë.
Si element i rendësishëm i një partie të qytetëruar, shkalla e solidaritetit në gjirin e një partie shpreh në një masë të dukshme shkallën e civilizimit të saj. Kur bota po bëhet përherë e me tepër solidare, nuk mund të lihet jashtë strukturave drejtuese të PS-së, PD, PL etj, kultivimi dhe pasurimi i solidaritetit të krijuar në vitet e para. Në të kundërt do të ekzistonte një demokraci çalamane.
Thelbi i këtyre masave të rëndësishme politike dhe organizative është konsolidimi i një ekonomie dinamike që i shërben interesit publik, ku sipërmarrja e tregut, rigoroziteti i konkurencës, bashkohen me forcat e partneritetit dhe bashkëpunimit; mrijimi dhe konsolidimi i një shoqërie të drejtë që e mat forcën e saj si nga kushtet e të dobëtit ashtu dhe të të fortit; garantimi i sigurisë dhe drejtësisë në punë, i një shoqërie që inkurajon barazinë e mundësive dhe që i çliron njerëzit nga“tirania e varfërise, e paragjykimit dhe abuzimit të pushtetit” (Programi i Partisë Laburiste, f. 2); lulëzimi i një demokracie të hapur ku qeveria është transparente me popullin, ku vendimet merren brenda kufijve të së mundshmes dhe ku të drejtat njerëzore janë të garantuara.
Edukimi me frymën e ligjit; nostalgji apo modernizim?
Ky proces modernizimi synon që anëtarët e partisë të të gjitha niveleve dhe posteve që kanë, të mësojnë të aplikojnë në fillim disiplinën e partisë që pastaj të zbatojnë dhe disiplinën e pushtetit, të luftojnë korrupsionin në parti që pastaj ta luftojnë atë edhe në shtet, të mësojnë të menaxhojnë mirë punët dhe problemet e partisë që pastaj të dinë të menaxhojnë dhe punët e shumta të pushtetit; të mësojnë të zgjidhin problemet që lindin brenda partisë nëpërmjet statutit të saj që nesër të dinë të zgjidhin problemet e pushtetit nëpërmjet aplikimit të ligjeve të shtetit.
“Statuti, rregullat dhe rregulloret, -pohon Toni Bler- na duhen të edukojmë anëtarët tanë me frymën e ligjit dhe të disiplinës, që kur të marrim pushtetin, të dijmë të menaxhojmë shtetin” (Toni Bler, parathënie e librit të rregullave).
Respektimi i normave dhe rregullave të partisë është parakusht i respektimit të ligjeve të shtetit demokratik. Ndërsa respektimi dhe zbatimi plotësisht i ligjeve të shtetit në të gjithë piramidën shtetërore dhe kontrolli i rreptë mbi to, mund të quhet përfundimi i fazës së tranzicionit dhe kalimit në një fazë të re cilësore të progresit të shtetit demokratik. Përshëmbull: Sa paguan në muaj Berisha si kuotë partie, sa paguan Edi Rama në muaj si kuotë partie? Po Ilir Meta, po Lulzim Basha etj etj me dhjetra kryetarë partish më të vogla?
Modernizimi i partisë nuk është çështje forme, etike apo propagande, është më shumë se kaq, është çështje konceptuale dhe botëkuptimi. Modernizim do të thotë parime, rregulla dhe norma të shkruara që disiplinojnë dhe standartizojnë jetën dhe aktivitetin e çdo strukture të partisë, që e bejnë atë më të aftë për të përballuar problemet e shumta të qeverisjes në një shoqëri pluraliste.
Kundërvënia ndaj modernizimit dhe reformimit të pandërprerë të partisë dhe institucioneve shtetërore, nuk bëhet hapur. Në ndihmë të tyre thirren nocione dhe koncepte të periudhës së komunizmit, që vazhdojnë të kenë akoma konotacion negativ.
Ky kamuflim synon që negacionin ndaj modernizimit ta shndërrojë në negacion ndaj epokës ku jetojmë, në negacion ndaj demokracisë. Mospajtimin me modernizimin e strukturave të partisë dhe të pushtetit përpiqet ta kamuflojë si mbrojtje të lirisë së individit. Solidaritetin përpiqet ta paraqesë si frenim të njeriut individual. Por njeriu individual «është njeri vetëm i dëshirave» do të thoshte Aroni (Raimond Aron, Etapat e mendimit sociologjik, faqe 423).
Kemi të bëjmë me një përpjekje për t`i ndryshuar tehun modernizimit dhe reformimit, duke e paraqitur modernizimin që është bashkëkohor dhe europian si nostalgji, ndersa mentalitetin klanor që është remineshencë e feudalizmit si ecje me kohen, si demokraci. Një parti moderne dhe progresiste decentralizon vendimarrjen politike në sa me shumë të zgjedhur, duke i detyruar të gjithë të punojnë së bashku.
Një praktikë e tillë, në vend të autoritarizmit, ku « populli dhe partitë nuk kanë më të drejta veçse të binden» siç konkludon Weber (Weber Mariane, Max Weber, ain Libensbild) realizon drejtimin demokratik të Partisë, siguron «pjesëmarrjen aktive të të gjithë anëtareve në debatin publik për zhvillimin harmonik të vendit» (Statuti i Partisë Demokrate Amerikane, f. 1).
Retrospektivë Lamtumirë «Danton»!!
Duke memorizuar analizat, intervistat, thëniet dhe thashethemnajën e kryeqytetit por edhe të pertej qytetit pas largimit të Fatos Nanos nga Kreu i PS, në menyrë të rastesishme m’u kujtua Stefan Cvajgu. Në një nga librat e tij, me titull “Zhozef Fushe” në definimin që i bën figurës më karizmatike të revolucionit francez, Dantonit, ai thotë: “Iku edhe njeriu më inteligjent, por që nuk diti të administronte inteligjencën e tij”. Njësoj sikur ta thoshte për Fatos Nanon.
Teza e sipërthënë është ndoshta edhe thelbi i politikanit që edhe i ikur vazhdon të zërë faqet kryesore të medias, herë direkt dhe herë në mënyrë indirekte.
Është shumë e vërtetë: Fatos Nano nuk diti të administrojë inteligjencën e tij. Prandaj edhe iku. Por fakti mbeti. Ai ishte më inteligjenti në PSSH dhe ndër më inteligjentët në mjedisin politik shqiptar. Por ishte edhe “Danton”, prandaj shpeshherë inteligjenca e tij shëmbulldhënëse shndrrohej në politikë batutash dhe jo në politikë transformuese; në politikë fyese dhe jo në politike shprese.
Fatos Nano është ndoshta politikani më pak hipokrit që ka pasur Shqipë ria. Ai nuk e fshehu kurrë konceptin e tij për jetën, pavarësisht se në shumë raste binte në kundershtim me staturën e politikanit. Pra ishte edhe Danton, prandaj për t’u kthyer në Shqipëri në vend të tre orëve, rrugën nga Evropa apo Amerika e bënte per dhjetë ditë.
Sepse koncepti i tij për jetën binte në kundërshtim me konceptin dhe rolin e kryeministrit. Por pak, shumë pak ja thanë këtë. Shumica e mikluan duke parë interesat e tyre, por edhe i përgatitën fundin politik.
Fatos Nano iku nga posti i kryetarit të PSSH, por mbetën shumica e atyre që ai i quante karaktere të pështira. Në mbledhjen e fundit të KPD-së socialiste Këneta Politike e anatemoi Fatosin. Njësoj si Këneta në Asamblene Franceze të 1793 anatemoi Dantonin. Pse? A ju kujtohet Dantoni se si tallej me servilët qe i shkonin pas Robespierit?
Por bashkë me Fatosin iku edhe toleranca ironike, ndonjëherë edhe poshtëruese, toleranca rreth tryezes së restorantit luksoz, tolerancë disa herë nënvleftësuese. Por gjithsesi, mbetet ajo që është më përbashkuesja: Toleranca.
Çfarë mbeti? Mbeti sherri, merita, ambiciet pa fre, mbeten ata që duke mos njohur se çfarë është toleranca përpiqen ta fshehin atë me militantizëm revolucionar. Mbetën ata që duke qenë mediokër perpiqen ta fshehin pas neneve të statutit. Mbetën ata që duke qenë në thelb hipokritë, perpiqen ta fshehin atë me kode dhe norma morale të shpifura që bien erë myk lashtësie.
Është një mendim i sapofilluar, prandaj Lamtumirë «Danton». Jetë të gjatë Fatos Nano.
Pushtet karizmatik apo pushtet ligjor ?
Pluralizmi i këtyre viteve më shumë se pluralizëm politik, ka qënë pluralizëm karakteresh njerëzore, me dominim të votës « anti » dhe të politikës konfliktuale. Mjaftojnë vetëm dy shëmbuj për ta kuptuar këtë: AntiBerishë dhe Rama Ik.
Ndërsa skemat e vjetra dhe regresive në emër të gjoja luftës kundër komunizmit, kanë lënë gjurmë edhe në gjirin e partive kryesore politike, të shoqerisë. Anarkia, nepotizmi, pluralizmi krahinor, fryma klanore etj, janë element të kësaj skeme arkaike dhe primitive, e cila përpiqet të rezistojë edhe tashmë që kemi hyrë në mijëvjeçarin e tretë.
Ndërsa pushteti dhe organet e tij në disa raste kanë qënë karizmatike se sa demokratike, të ngritura mbi ligjin dhe në funksion të zbatimit të ligjit. Por pushteti dhe organet e tij të ngritura mbi « karizmën », zgjatin «vetëm për aq kohë sa vazhdon besimi në frymezimin karizmatik» (Max Weber, Etika protestante dhe fryma e kapitalizmit, f. 362).
Realitetet e reja politike, sociale dhe ekonomike të vendit, globalizmi si një fenomen politik i cili ka nevojë të perballojë me mjete politike procesin e modernizimit dhe reformimit të një partie politike progresiste dhe institucioneve shtetërore, e bejnë një proces të vazhdueshëm, në të cilin një fazë reformimi dhe modernizimi shënon fillimin e fazave të tjera, sepse siç pohon Kizinger «Paqja, stabiliteti, progresi dhe liria do të duhet të kerkohen në një udhëtim që nuk ka fund» (Henri Kizinger, Diplomacia, f. 835).
Në vitet 1990 kur ra muri i Berlinit, shqiptarët ishin kombi që shpresuan më tepër në një ndryshim historik. Tashmë, Shqipëria ndodhet në një fazë të tillë, kur pasi është arritur ringritja e të gjitha institucioneve të shtetit, do të duhet të përcaktohen më mirë dhe më saktë prioritetet për konsolidimin e tyre në përputhje me standardet ndërkombëtare të vendeve të zhvilluara demokratike, duke realizuar hap pas hapi synimin themelor që qytetari shqiptar në çdo zyrë, në çdo institucion në qender apo në bazë, të shikojë “fytyrën” reale të shtetit ligjor demokratik ose siç konkludon Robert Kastel, të shikojë “përfaqësimin e të gjitha interesave” (Robert Kastel, Les metamorphoses de la question sociale, f. 451).
Reforma që ka filluar në të gjitha hallkat e administratës publike duhet të jetë në harmoni dhe në unison me legjislacionin e miratuar për këtë qëllim. Veprimet në këtë fushë përbëjnë një ndër prioritetet kryesore të qeverisjes socialiste. Një numër institucionesh të porsakrijuara, të cilat janë të domosdoshme për ndjekjen dhe mbikqyrjen e procesit demokratik, janë akoma inaktive dhe jo në eficence të plotë veçanërisht në drejtim të kontrollit dhe zvogelimit“të arbitraritetit të të pasurve dhe të fuqishmeve” (Robert Kastel, po aty, f. 452). “Aspirata për të fituar para te jmundësive, nuk ka asgjë të perbashket me kapitalizmin” (Max Weber, Etika protestante dhe fryma e kapitalizmit, f. 70).
Një kapitalizëm i tillë, nuk është asgjë tjetër veçse në rastin më të mirë, një kapitalizëm plaçkites dhe feudal. Konsolidimi i ketyre institucioneve shtetërore, veçanërisht në sistemin e drejtesisë dhe administratës duke i bërë tashme të funksionojnë në shërbim të qytetarëve të gjitha investimet politike, legjislative, institucionale dhe makroekonomike, përbën dhe një përparësi të së ardhmes.
Vetëm institucionet që kanë qëndrueshmëri në të gjithë piramidën e tyre, vetëm institucionet të cilat veprojnë jo vetëm mbi bazën e legjislacionit të miratuar, por dhe me njerëz të motivuar për ta zbatuar këtë legjislacion, me njerëz që prodhojnë punë efektive dhe jo formalizëm apo veprime abuzive, janë në gjendje të sigurojnë progresin ekonomik dhe social të vendit brenda një“kuadri vlerash të përbashketa dhe bollëku të përbashkët” (Klinton Bill, Në luftën, ju paqen, f. 153).
Niveli i demokracisë është gjithmonë në përpjestim të drejtë me nivelin e zbatimit të ligjeve dhe rregullave. Ndërsa niveli i zbatimit të ligjeve është në përpjestim të drejtë me botëkuptimin e njerëzve që caktohen për t`i zbatuar keto ligje dhe kontrollin që ushtrohet mbi ta. Shqipëria nuk ka nevojë thjesht për shtet ligjor siç dëgjohet shpesh nga politikanë të ndryshëm. Ajo ka nevojë për shtet të së Drejtës.
Riideologjizim pa rrugë tjetër
“Politika jonë është e bazuar tek idetë, tek dëshira për të shtuar shanset dhe për të forcuar komunitetin” – thoshte Bill Klinton, Le Monde, viti 2002.
Partitë politike në Shqipëri nuk kanë arritur të bëhen të tilla akoma. Ato mbetën në mes të rrugës. Mjedisi politik shqiptar ka një të majtë dhe të djathtë të pabërë akoma. Por ato duhen bërë. Nuk është një dëshirë, është një nevojë.
Vlerat e duhura më të mira kombëtare dhe sociale, vizioni i duhur i së ardhmes së afërt dhe asaj të largët dhe politika e duhur në çdo etapë të zhvillimit të shoqërisë shqiptare, janë tre elementët bazë të një partie politikë moderne.
Ndërtimi i një partie politike të tillë fillon nga riideologjizimi i saj. Është një riideologjizim pa rrugë tjetër. Nuk ekziston në botë asnjë parti që të mos ketë ideologjinë e saj.
Tipari i deideologjizimit nuk atë bëjë vetëm me majtistët dhe djathtistët, por edhe me gjithë shoqërinë. Totalitarizmi, thotë Hanah Arendt, lind nga një shoqëri e deideologjizuar. Partitë politike në Shqipëri janë të deidologjizuara, shoqëria shqiptare po ashtu.
Problemi kyç ka të bëjë me vazhdimësinë e depolitizimit nëpërmjet deideologjizimit të saj. Ndeshemi kështu me një pengesë të madhe, të nevojshme për ta kapërcyer. Cila është ajo? Është e vërtetë se mjedisi i sotëm, social, kulturor, teknologjik etj, nuk mund ta suportojë akoma një parti të mirëfilltë ideologjike.
Por është i vërtetë edhe pohimi tjetër se i njëjti mjedis nuk pranon ekzistencën e një partie depolitike. Sa kohë ke thënë parti, për aq kohë, politika është brënda. Dhe sa kohë që politika është e pranishme, është e tillë edhe vetë ideologjia. (Ideologji- fusha e ideve).
Partia nuk është një parti ideologjike në vetvete. Por nuk ekziston parti politike që të mos ketë ideologjinë e saj. Parti pa ideologji do të thotë parti pa ide. Dhe parti pa ide, do të thotë të jesh i dënuar të qëndrosh vetëm në periferi të zhvillimeve politike, sociale dhe ekonomike.
Thelbi i pluralizmit politik është beteja e ideve të ndryshme, të cilat shndërrohen në politika partish apo në legjislacion qeverisës. (Kështu ka qënë qysh në kohën e Romës së lashtë, kur beteja midis majtistëve të Kaj Marit dhe djathtistëve të Luç Kornel Sulës u zhvillua duke pasur si thelb idetë mbi zhvillimin e mëtejshëm të Perandorisë Romake. Vetëm mentaliteti dhe pluralizmi i karaktereve apo krahinor etribalist e shndërron këtë thelb në betejë individësh dhe shitblerje politikanësh.)
Ngërçi dhe stanjacioni social dhe ekonomik i Shqipërisë, është në thelb, stanjacion i ideve, është në thelb, ngërç ideor. Shoqëria e sotme shqiptare është në thelbin e saj një shoqëri që ka humbur rrugën. Ajo shkon, por nuk di ku shkon. Ajo ecën, por nuk di nga ecën.
Dhe ndodh kjo dukuri, sepse partitë politike janë të tilla vetëm për fasadë. Ato në emër të negacionit ndaj partisë ideologjike si të tejkaluar nga koha, kanë flakur tej vetë ideologjinë, pa të cilën, secila kohë nuk mund të ecë përpara, nuk qëndron thjesht në vënd, por rrezikon të kthehet prapa. Edhe vetë prapambetja e Shqipërisë, midis shumë arsyesh, ka njërën prej tyre, që është refuzim i kohëpaskohshëm i ideologjisë, përbuzja e ideve nga shtresat drejtuese politike të saj përgjatë një shekulli.
Kemi të bëjmë me një përsëritje të saj edhe në fundshekullin e 20-të dhe fillimshekullin e 21-të. Janë të mjaftueshëm dy shëmbuj të marrë nga kjo periudhë.
Shëmbulli i parë: Shtresa politike që drejtoi Shqipërinë pas viteve 90-të pati disa arritje në fazën e parë. Por ngerçi dhe stanjacioni mbërriti shumë shpejt, pas disa vitesh. Ai u shfaq në formën e «Sudes dhe Gjeneralit». Por fondacionet piramidale ishin një rastësi. Ato thjesht mbuluan mungesën e ideve të zhvillimit të Shqipërisë, duke i dhënë një drejtim ndryshe shpjegimit të asaj që ndodhi.
Dhe fundi ishte jo vetëm humbja e pushtetit, por dhe vetë plasaritja e partisë, largimi i mjaft ish-themeluesve të saj dhe krijimi i disa partive politike nga ish-drejtues të saj.
Shëmbulli i dytë: Edhe shtresa politike e cila erdhi në pushtet pas vitit 97-të, në fillimet e saj pati një sërë arritjesh. Por pas disa vitesh, edhe kjo shtresë, shterroi ideologjikisht. Idetë e saj u ezauruan së bashku me procesin e rindërtimit të Shqipërisë së pas vitit 97-të. Mandati i dytë i saj i viteve 2001-2005 ishte në thelb një mandat i çoroditur, pa ide, një mandat i frikshëm.
Por ashtu si në rastin e parë, kur ishin firmat piramidale ato që shërbyen si mbulesë, në rastin e dytë mbulesa ishte lufta pa skrupuj brënda llojit. Ky lloj «incesti politik», i cili u servir me autoritarizëm dhe abuzivizëm si zhvillim i demokracisë, ishte në thelb, tregues i i mungesës së saj, i mungesës së ideve. Dhe ndodhi ajo që pritej, në zgjedhjet e vitit 2005, e majta doli e përçudnuar.
Ja rezultatet e vitit 2005:: PSD doli forca e parë politike e së majtës me 174 103 vota. PSSH doli forca e dytë e së majtës me 121412 vota. LSI doli forca e tretë e së majtës me 114 256 vota. Partia Agrare doli forca e katërt e së majtës me 89635 vota.
Thelbi i shpartallimit të partive të majta në 3 korrik 2005 ishte: Të gjithë kundër të gjithëve, të gjithë kundër LSI së Ilir Metës, shumica për të xhvatur elektoratin e PSSH duke e shndërruar në turmë masive dhe në fund, le të fitojë kush të dojë, vetëm të humbasë grupi i Fatos Nanos. Në 3 korrik përballë së djathtës nuk kishte asnjë parti të majtë, por vetëm disa grupime me emërtime të majta të cilat luftonin secili për hesap të vet.
E njëjta gjë ndodhi edhe pas më shumë se 10 vjetësh. E djathta konkuroi e përçarë në disa parti përballë së majtës tashmë të konsoliduar nga Edi Rama. Dhe fundi tashmë dihet, humbi në mënyrë të turpshme.
Ndërkaq vetëm po të lexojmë fare pak Bill Klinton do të mesojmë se politika duhet bazuar tek idetë, tek dëshira dhe misioni për të shtuar shanset e të gjithëve dhe për të forcuar komunitetin dhe shoqërinë (Klinton, Përtej Rrugës së tretë, Le Monde tetor 2002. Sepse kjo është ajo që kërkon shoqëria, e cila ecën përpara dhe zhvillohet. E brenda kësaj fryme, më duhet të bëj një pyetje:
A i ndoqën partitë politike dhe politikanët shqiptarë Lojrat Olimpike të zhvilluara në Paris më pak se një muaj më parë? A iu bëri përshtypje atyre që për herë të parë Marsejeza, hymni kombëtar i Francës, u këndua nga një këngëtare me ngjyrë, një «Marianë» e cila përfaqëson shoqërinë e sotme franceze? A mundën t’i kuptojnë mesazhet e kësaj ceremonie që dëshmojnë pikërisht për zhvillimin dhe pjekurinë e shoqërisë? A iu bëri përshtypje politikanëve shqiptarë si dhe pse ndryshoi parrulla kryesore e Revolucionit Francez, nga Liberte, Egalite, Fraternite në Liberte, Egalite, Sororite!!!
Sepse pavarësisht se sa i rëndësishëm dhe historik ishte Revolucioni Francez dhe deviza e tij Libérté, Egalité, Fraternité, ai kishte lënë pa përfshirë një pjesë të madhe të shoqërisë, gratë dhe vajzat. E për këtë arsye, Fraternité-së (ideja e vëllazërimit) iu shtua dhe Sororité (ideja e motërzimit). Këto mund të duken veç fjalë, por pesha ideologjike e simbolike e fjalëve shpeshherë është e pamatshme.
E nuk ka më mirë se i madhi Lasgush Poradeci për ta shpjeguar këtë me dy vargje: Fjala është gjëmë e valëve të rënda / Gjëma del përjashta, vala zien brënda…
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
Danaj pse qan per F.Nanon kur largimi i tij ishte domosdoshmeri si i thoni ju materialistet dialektike.Nano ishte nje dembel,pijanec,e hajdut.Toleranca e tij duke shkel ligjin e lene horrin tjeter Berisha ne skene ishte vrasje per te ardhmen e Shqiperise qe po e vuajme akoma.
Fjala eshte per mentalitetin skllavopronar shqiptar! Duhen dekada ne mos shekuj qe kombi shqiptar te shpetoja nga te qenit dogmatk ne jeten e tij te perditshme! Politikanet dhe mbeshtetesit hajdute te tyre jane Akoma enveriste – berishiste!
__________________________________________________
Problemi eshte tek botekuptimi i njerezve.
Keta njerez kane krijuar dhe mbeshtesin partite,
Me shprese se disa te mire apo avantazhe do
arrijne.
___________________________________________________
Nje tendence qe mbizoteron eshte:
Ta hedhim lumin edhe sot, dhe na ndimofte zoti neser.
Njerezit nuk kane shprese, nuk besojne as te kemisha e tyre,
nuk kane ideale, nuk shohin nga e ardheshmja. Jane te lumtur
po te kapin nje pune per qeverine, per shtetin.
Korrupsioni, mos respektimi i ligjeve eshte bere “Nje Normalitet”
Ato nuk e dine se sistemi kapitalist ka perparuar me disipline te
larte dhe pune te madhe. Shume mendojne se Kapitalizmi ben
magjira, se deti u shndrua ne KOS, ne Mjalt, dhe tani mer lugen
e ha sa te doje zemra e sa te lejon stomaku.
Pra problemi eshte” Si do e ndryshojme botekuptimin e njerezve?
1. Besoj se ka prioritet te zbatohen te gjitha ligjet, ne te gjitha sferat e jetes.
2. Nuk mund te behet me nje hap te vetem, por hap pas hapi, sa te beinden
njerezit se nuk ka rruge tjeter.
3. Kur kjo do arrihet: “Frika do Shndrohet ne Ndergjegje”.
Pra kur themi se “Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria”
do te inkludojme edhe nje komponente te dyte:
“Perendia do e ndihmoje popullin tone, kur ne te shdrohemi
ne nje republike qe funksjonon sipas ligjeve = “Mbreteri e Ligjit”
4. Pasi do te arrijme ne kete faze zhvillimi mund te flasim per gjera te tjera.
Ne Shqiperi nuk ka ekzistuar kurre demokracia dhe shteti ligjor,se te gjithe ata qe xhvaten pushtetin sunduan si PUSHTURS,qe nga Berisha dhe deri tek Rama!
Diktatura nuk ka brire, edhe Koço Danaj ben pjese te ky grup pavaresisht se kerkon te duket njeri perparimtar dhe demokrat ai ka qene sherbetor i sistemit te Enverit dhe eshte sherbetor i Rames.
O Koco ku eshte ajo platforma e Shqiperise Natyrale se kemi vite qe nuk e kemi degjuar, apo si gjithmone nje enderr ne sirtar?
E keni kuptuar edhe ju se aspiratat e popujve varen fatkeqesisht nga hormonet e Fuqive te Medha…
MIRË E THONI,Z.DANAJ.
NË SHQIPËRI KA PLURALIZËM TË TEPRUAR.
NJËSOJ SI NË TURQI, EDHE KËTU DUHET NJË SHTET AUTORITAR.
Shkruhet: “Shqipëria nuk ka nevojë thjesht për shtet ligjor siç dëgjohet shpesh nga politikanë të ndryshëm. Ajo ka nevojë për shtet të së Drejtës.” Është më e lehtë të zbatosh Shtetin Ligjor se sa Shtetin të së Drejtës, veçanërisht në shoqëri ku secili thotë që ka të drejtë sipas mënyrës së tij. Të parët janë politikanët që nuk ndërgjegjësohen. Ka thënë ndonjëherë Berisha se nuk ka të drejtë?! Në një ambjent të tillë rregullues është vetëm Shteti Ligjor, madje edhe këtu janë politikanët që krijojnë ligjet në Parlament, por të paktën kontrolli në zbatimin e ligjeve është më i dukshëm.
Ku dallohet shteti ligjor nga shteti i se drejtes, thote gjë Koçoja. Me sa di unë, dallimi është si ndërmjet urgjent dhe emergjent, domethënë thjesht sinonime që kanë hyrë nga gjuhë të ndryshme, nga frëngjishtja (për shembull l’état de droit/ le droit international) kur i kishim armiq angloamerikanët e nga anglishtja tani që i kemi miq e që anglishtja është bërë lingua franca (rule of law/international law). Po nuk besuar pyetni intelektuhalen që është jo vetëm ekspert i serbishtes e bullgarishtes, por edhe i anglishtes, si amerikan 24-kar-atësh që është.
Nevojen e partive per ide perparimtare qe ti pergjigjen energjikisht zhvillimit shoqeror, Koco Danaj e shtron drejt.
Edhe strukturen e sotme te partive e analizon mire.
I shmanget nje analize me te thelle te gjendjes se sotme politike dhe ne vacanti arritjeve te PS dhe coptimit e renjes se thelle te PD.
Derdellitjet e nje shushkamani..Ka zbuluar revolucionin francez. Koco nuk te spiunonte as tek Dega Brendeshme,,por direkt te shoku Enver.
Cfare ideesh ka hajduti edi rama?Vetem po te quhen ide MARIFETET E VEJEDHJEVE!!!!!??????????????
Duket më shumë si një fjalim sesa një shkrim gazetari. Prandaj është i lodhshëm. Dhe nuk kishte nevojë të ishte aq i gjatë, sikur të ishte disertacion shkencor. Po ta “shtrydhnje” mirë dhe t’i merrnje vetëm esencën mund të dilte një shkrim i bukur.
Epo keto budallalleqe lejon gazeta Dita te komentohen sepse jane pa vlere .
Psh Sali Lusha ku futet?
Unë besoj te “Këneta”. Madje këneta më e qelbur.
O shqipetarë , mos e prisni shpëtimin nga intelektualet , medemek intelektualë .
Koço Danaj , Koço Danaj , dikur e kisha dëgjuar këtë emër dhe ja e mora vesh që Koçua qënka gjallë .
O Koço , nuk analizohen ato që ndodhën tek ne , me paralelizëm mekanik, do të thosha idiot , me kataklizmat e revolucionit të madh francez që tronditi botën .
Ata patën gijotinën që u preu kokën me radhë të gjithëve , me Danton e Robespjer, ndërsa ne nxorëm në krye plehera si Berisha , Nano , Meta etj që i prenë kokën Shqipërisë dhe zorë se do e marrë veten ndonjëherë !
Pastajë , ç’i ke keto Zhironda , Mali , Këneta etj që na i servir si zbulime të tuat , nuk gjete fjalë të tjera , prapë në Francë vajte !
Intelektualet tanë mëndje lehtë , per të na bindur dhe për të treguar se janë eruditë , një dy e citojnë atë e ketë , sidomos atë Max Veberin . Ketë radhë ti na citon Blerin , Klintonin , aty edhe Lasgush Poradecin – më indiferentin per fatet e Shqiperisë .
Koço !
Nanua yt , zëvendesi i shoqes Nexhmie , me veset e tij s’duhet të kishte vënd në Partinë Socialiste , e jo më në krye të saj . Ky horr solli në krye qelbësirën balliste , Edvin Rama .
Koço , peshku qelbet nga koka, që nga koka Enver Hoxha .
Por kjo është temë tjetër .
Ne tere keto vite Pluralizem ne parlament ajo top-lista e Zhirondave me te pasur ka qene e eshte nga e ashtequajtura “parti e prane shtresave ne nevoje” ose e vetpazeguar si Rilindje.
O Koço,sport të rëndë ka filluar në moshë të lodhur.
Nuk e di çmendim ka Çakua,për këto qëndrime.Pse se pyet atë.Se është djalë i mënçur.Që ka bërë prokopi.Nuk besoj ta miratojë këtë mundimin tënd në pleqëri.
Ca eshte Zhironda, o Koco, se kerkova gjithe internetin dhe me doli nje body builder me breke e muskuj?!
Dime Zhirondinet, po Zhironda?!!??!!
Ku i gjeni keto idiotizma te pershkruani mendimet dhe idete gjysmake.
Ketu nuk ka revolucion, po nje bande hajdutesh, qe nga Nano dhe deri te kurva tradhetare Ramut.
Ti thua se Nano ishte me inteligjenti, po une them se ishte burracaku me i shquar i Partise Socialiste, qe hodhi themelet e Partise Socia PiSte. Nje cope burracaku cun tironc, qe e kishte mendjen per kurva dhe per bixhoz.
Na la peshqesh kete kurven e Vucicit Ramut Dulen, dhe na solli prape Berishen ne Kuvend, dhe PDne ne shtet.
Nano filloi baterdine e privatizimit te ndermarjeve shteterore, qe u shkaterruan perfundimisht nga Berisha dhe Rama.
Kjo eshte e gjitha “Zhironda” e dhjerokracise qiptare.
Nese do ta perdoresh fjalen “zhironde”, ky duhet te jete kuptimi me i sakte, se nuk gjen gjekundi gazetar apo shkrimtar te cpiki nga vetja emra e fjale qe nuk ekzistojne. Dhe ti deformojne ato qe ekzistojne per efekte artificiale.
Nuk te ben me te mencur kopjimi i sharlatanizmave, po te tregon me te mete nga sa je.
Mos merrni shembull nga Rama dhe shpura e debileve dhe bushtrave qe mban pas.
Me keto idiotesi ka shitur injorancine e tij si eurid i shquar
Nje cope avdalli qe ben qoka me cfaredo dhe kedo.
Dhe ti katandisesh te shkruash per Zhironda
Jeni ne vete?
Ceshtja eshte se partite si organizim politik kane pesuar deformim thelbesor. Kur thoshin dikur qe filani e bleu partine ngaefilan kryetar dukej si skec i estrades. Por koha na mesoi me gjera me te veshtira. Ku blerja e partise eshte hicasgje. Njerezit qeshin si Makroni kur shohin 2 metra burre me atlete te bardha. Po nuk una kap rradakja qe parate shkojne per tynele, foto plazhesh ne Fejsbuk apo tendera te kripur per gjera jothelbesore. S’ke c’è ankohesh, se nga ana tjeter eshte gogoli i 35 vjet rrumpalle absolute. Ujku i pangopur i bjeshkeve te Nemura. Shtetet kryesore fqinje qe kane projekte shekullore ne sirtar, si Nacertanie apo Megali idhea i ke sponsore te cdo kryetari qe iken dhe vjen. Te cdo kryetari qe shet edhe ble. Partite dhe shtetin. Si i behet kesaj pune? I behet Duke permbysur sistemin. Por sistemi eshte oktapod gjigand dhe (futja kot), Ne duam te hyjme ne Europe. Atje ku ligjet, pranimet ne dyert e Evropes i miraton ose Jo deputeti Beleri i Greqise me banim te perkohshem ne burgun e Tiranes.
“Girondin, a label applied to a loose grouping of republican politicians, some of them originally from the département of the Gironde”
____________________________________________________________________________
Dilema: Shteti i te Drejtes apo Shteti Ligjor
Por si mund te administrohet ky shtet ku secili beson vetem ne interesin e tij
sidomos kur behet fjale per te arritur te njejtin objektiv qe e desherojne edhe
individe te tjere?
____________________________________________________________________________
Kur individet kunkurojne me njeri tjetrin per te njejten vend pune, pasuri, etj
vetem njeri do fitoje.
A kane te drejte ATO qe nuk e arriten qellimin, objektivin te ankohen se ne
kete shtet nuk ka drejtesi?
Si do e zgjidhi “shteti i se drejtes” ankesat e ketyre individeve?
A ka mundesi te provohet se fitusi, qe e arriti objektivin, mund te
kete fallcifikuar te dhenat e tij personale, ka paguar dike, e tjera
pra eshte nje person i korruptuar?
Pe te gjetur te verteten do futet ne funksjonim “Analiza Ligjore”
pra zbatimi i ligjeve do kete prioritet.
Por ketu kemi te bejme me nje problem shume te komplikuar,
sepse numri total i ankesave te individeve te ndryshem, per
probleme te ndryshme do jete i jashtzakonshem, dhe drejtesia
duhet te kete nje personel marramendes qe do paguhen nga
taksat e popullit.
Kur secili beson se ka te drejte problemin mund ta zgjidhe drejtesia
ne se akuzuset nuk hecin me hamendje e interpretime sipas oreksit
te tyre.
Pra te gjithe ne, me perjashtimin e te atyre qe perdorin metodat korruptive,
jemi te interesuar per nje shtet ligjor.
Cfare mund te beje nje shtet ligjor?
Duhet te krijoje ligje parandaluse, qe individet, ti kene parasysh
pasojat e tyre, qe te mos mashtrojne, po te jene te kujdeshem.
Ankusit duhet te firmose ne nje formular qe tregohen ato lloj
veprimesh, qe konsiderohen nga drejtesise te pa rregullta, ose
jane kundra ligjit.
Pra drejtesia, e bazuar nga eksperienca dhe ligjet nderkombetare,
duhet te veproje ne menyre te tille, qe ti parandaloje fenomenet e demshme.
Formularin qe i pershtatet kerkesave apo akuzave te tyre ndaj nje personi
tjeter duhet te lexohet me kujdes prej tyre, dhe po te mos jene te qarte
te konsultohen me te tjere e “pse jo”, me nje avokat para se te vene firmen.
Besoj se ne vendin tone, ku shume veprime te individeve qebehen
ne menyre instiktive, me nxitim dhe shpesh besojne qe “te gjithe individet
bejne te njejten gje”, por qe “Nuk Eshte Aspak e Vertete” dhe i sjellin
pasoja te renda vetes se tyre. Keto fenomene duhet te PARANDALOHEN
Situatat ku jetojme kerkojne Rregulla, Ligje, Metoda “PARANDALUSE”
ATOt jane te domosdoshme qe te mos
“Shkojme Drej Vete-Shkaterrimit”.
Eshte e domdoshme te saldojme
te gjitha te carat ku penetrojne:
Vete Mashtrimi dhe Korrupsioni.