Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mark Zuckerberg: Jemi në fund të epokës së telefonave
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Mark Zuckerberg: Jemi në fund të epokës së telefonave
AktualitetBote

Mark Zuckerberg: Jemi në fund të epokës së telefonave

Published: September 12, 2025
Shpërndaje

Mark Zuckerberg është shprehur se jemi drejt fundit të epokës së smartfonëve. Sipas tij, këto pajisje do të bëhen të panevojshme dhe do të zëvendësohen nga një objekt më i thjeshtë, më diskret dhe më afër trupit, syzet inteligjente.

Kreu i kompanisë Meta beson se ky ndryshim do të ndodhë natyrshëm, pasi syzet janë një aksesor i zakonshëm për njerëzit. Ai thekson se nuk do të kufizohen vetëm në shfaqjen e njoftimeve, por do të ofrojnë një mënyrë krejt të re për të përjetuar teknologjinë. Përfitimi i parë do të jetë fizik, thotë ai, nuk do të mbajmë më duart të zëna dhe nuk do të qëndrojmë me kokën ulur mbi ekran.

Meta ka prezantuar tashmë modelet Ray-Ban Stories dhe Ray-Ban Meta, që regjistrojnë video, dëgjojnë, përkthejnë në kohë reale dhe shfaqin informacion me realitet të shtuar. Kjo do ta bëjë më të lehtë udhëtimin dhe komunikimin, por njëkohësisht e vështirëson dallimin mes realitetit dhe botës virtuale.

- Publicitet -

Strategjia e Zuckerberg lidhet me tregun: shitjet e telefonave kanë rënë, prodhimi po ngadalësohet dhe modelet e reja sjellin vetëm ndryshime minimale. Tashmë kërkohet qëndrueshmëri, jo ndërrim i shpeshtë. Ai parashikon që brenda një dekade nuk do të kemi më nevojë të nxjerrim telefonin nga xhepi, pasi gjithçka, mesazhe, telefonata, foto, navigim, do të kryhet përmes syzeve.

Megjithatë, pengesa kryesore mbetet çmimi. Për këtë arsye, Meta po investon miliarda në projektin Orion AR, duke synuar të udhëheqë epokën e re kompjuterike dhe të mos varet nga Apple apo Google. Kompania shpreson që brenda 3 deri 5 vitesh të ulë kostot dhe të përhapë përdorimin masiv, ndërsa deri në vitin 2030 parashikon që deri në 25% e përdoruesve të kalojnë te syzet inteligjente.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Droga “Haribo” me postë nga Anglia në Shqipëri, detaje nga operacioni
  • Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria paraqitet në SPAK
  • Si po e përdor krimi i organizuar teknologjinë për t’u mbrojtur nga Policia
  • Miratohet në tërësi projektbuxheti 2027 në Komisionin e Ligjeve, votohen edhe ndryshimet
  • Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve

Komentet e Fundit

  1. xxx on VIDEO: I zbavitur apo i bezdisur? Rama kap nga prapa kryeministrin belg në mes të fjalimit, gjykojeni vetë reagimin e tij
  2. Gjergj on VIDEO: I zbavitur apo i bezdisur? Rama kap nga prapa kryeministrin belg në mes të fjalimit, gjykojeni vetë reagimin e tij
  3. B sh on VIDEO: “Socialiste me karaturë të lartë”. Kur kryeministri prezantonte deputeten e përfshirë në hetimet për vjedhjen e Postës
  4. Patrioti on Sa pension marrin deputetët kur mbushin moshën? Eksperti merr shembull Erion Braçen dhe Tritan Shehun, shifra të le pa fjalë
  5. HORRAT&DIPKOMACIA on VIDEO: I zbavitur apo i bezdisur? Rama kap nga prapa kryeministrin belg në mes të fjalimit, gjykojeni vetë reagimin e tij

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?