Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Marrëveshja mes Izraelit dhe Hamasit, rezultat i negociatave intensive
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Marrëveshja mes Izraelit dhe Hamasit, rezultat i negociatave intensive
AktualitetBote

Marrëveshja mes Izraelit dhe Hamasit, rezultat i negociatave intensive

Published: November 22, 2023
Shpërndaje

Qeveria e Izraelit dhe grupi i militantëve të Hamasit ranë dakord për një pauzë katër-ditore të luftimeve, gjatë së cilës do të lirohen 50 pengje që mbahen në Gaza, në këmbim të 150 palestinezëve të burgosur në Izrael. Po kështu marrëveshja, e cila pritet të nisë të zbatohet prej ditës së enjte, parashikon dhe hyrjen e ndihmave humanitare në rajonin e rrethuar.

Kjo do të jetë pauza e parë në luftimet mes Izraelit dhe Hamasit që prej fillimit të luftës, e cila do të zgjasë katër ditë. Marrëveshja erdhi pas disa javë negociatash të udhëhequra nga Katari, Shtetet e Bashkuara dhe Egjipti, sipas një zyrtari të lartë të administratës amerikane.

Qeveria izraelite votoi në orët e para të së mërkurës për të mbështetur marrëveshjen, e cila do të mundësojë lirimin e 50 grave dhe fëmijëve që mbahen peng në Gazë, disa prej të cilëve mund të lirohen që të enjten. Po kështu autoritetet izraelite kanë bërë të ditur se për çdo 10 robër shtesë të liruar, ata do të zgjasin pauzën në luftime me një ditë.

Në këmbim, Izraeli do të lirojë 150 gra dhe fëmijë palestinezë që mbahen të burgosur në këtë vend si dhe do të lejojë qindra kamionë me ndihma, të hyjnë në Gazë.

Ndërsa përshëndeti marrëveshjen dhe aktorët e përfshirë në të, Presidenti Joe Biden vlerësoi angazhimin e Kryeministrit Netanyahu për të siguruar që ajo të realizohet plotësisht, për të mundësuar sikurse tha ofrimin e ndihmës shtesë humanitare për të lehtësuar vuajtjet e familjeve të pafajshme palestineze në Gazë. Presidendi shtoi se ai nuk nuk do t’i ndale përpjekjet deri në lirimin e gjitha pengjeve.

Sipas të dhënave izraelite, militantët e Hamasit morën peng rreth 240 persona gjatë sulmit terrorist të 7 tetorit gjatë të cilit vranë edhe 1200 izraelitë. Deri më sot, Hamasi ka liruar katër pengje. Të martën vonë, krahu i armatosur i grupit militant palestinez Xhihadi Islamik, i cili gjithashtu mori pjesë në sulmin e Hamasit, tha se një nga pengjet izraelite kishte vdekur.

Ndërkohë familjarët po presin me ankth kthimin e të afërmëve të tyre, sikurse gjashtëdhjetë e tre vjeçari, Gilad Korngold. Hamasi ka marrë peng shtatë anëtarë të familjes së tij, kryesisht gra dhe fëmijë dhe ai shpreson që ata të jenë të parët që të lirohen.

“Duam të dimë nëse janë gjallë, nëse janë mirë dhe ky është thjesht minimumi. Ky është një krim lufte, ata janë civilë”.

Autoritetet në Gazë, thonë se që nga sulmi i tetorit, bombardimet izraelite kanë rrafshuar pjesë të mëdha të rajonit të sunduar nga Hamasi, duke vrarë më shumë se 13 mijë njerëz e zhvendosur rreth 2.3 milionë të tjerë. Të mërkurën në mëngjes u dëgjuan shpërthime të shumta pavarësisht marrëveshjes për një armëpushim të përkohshëm të arritur nga Izraeli dhe Hamasi, e cila do të nisë të zbatohet së shpejti,

Banorët në Khan Younis e mirëpritën marrëveshjen dhe bënë thirrje për një armëpushim të përhershëm në mënyrë që njerëzit t’i kthehen jetës së tyre normale.

“Shpresojmë të shohim zgjidhje pozitive nga kjo. Ne lutemi për armëpushim e që njerëzit të jetojnë në paqe në mënyrë që të kthehen në punët dhe shtëpitë e tyre, e të kenë stabilitet”, thotë Ebu Xhihad Ebu Shamieh një palestinez i zhvendosur

Para se të shpallej marrëveshja, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se ndërhyrja e Presidentit amerikan Biden kishte ndihmuar në përmirësimin e marrëveshjes paraprake, duke përfshirë një numër më të madh pengjesh dhe mundësuar më pak lëshime ndaj grupit militant.

Zoti Netanyahu tha se megjithatë misioni më i gjerë i Izraelit nuk ka ndryshuar.

“Ne jemi në luftë dhe do të vazhdojmë luftën derisa të arrijmë të gjitha qëllimet tona, të shkatërrojmë Hamasin, të kthejmë të gjithë pengjet dhe të sigurohemi që asnjë entitet në Gazë të mos kërcënojë Izraelin“, tha zoti Netanyahu.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kthimi i vendimeve të KPA nga Strasburgu, kush do ta paguajë faturën e paaftësisë?
  • Franca konfirmon rastin e parë të Ebolës, mjeku i infektuar në Kongo futet në izolim
  • Cristiano Ronaldo vendos një tjetër rekord historik në Kupën e Botës
  • Kryebashkiakët e rretheve “punojnë” nga Tirana, Rama: Po flas për të zgjedhurit e PS në aksin Tiranë-Korçë
  • Meta dhe Kryemadhi përplasen në seancë: Nuk e duroj dot më, edhe babai im të çohet nga varri…

Komentet e Fundit

  1. Detari on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  2. labi on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  3. Protes Protestuesi qe nuk heq dore nga protestarotesta on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  4. @labi on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  5. demo on Mosbesimi dhe teoritë e komplotit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?