Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Marrëveshja për emigrantët me Italinë, Rama në Bruksel: Nuk po bëjmë asgjë që bie ndesh me BE
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Marrëveshja për emigrantët me Italinë, Rama në Bruksel: Nuk po bëjmë asgjë që bie ndesh me BE
Lajmi i funditPolitike

Marrëveshja për emigrantët me Italinë, Rama në Bruksel: Nuk po bëjmë asgjë që bie ndesh me BE

Published: February 15, 2024
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për shtyp nga Bruksel, foli edhe për marrëveshjen për emigrantët me Italinë.

Kreu i qeverisë tha se Shqipëria nuk po bën asgjë që bie ndesh me qëndrimin e BE-së por, sipas tij, në fakt po sillet si një vend anëtar i unionit evropian.

“Nuk jam i sigurt nëse e kuptova pjesën e dytë të pyetjes sepse nuk e shoh se si ajo që po bëjmë me Italinë bie ndesh me qëndrimin e BE-së për migracionin. Është e kundërta. Ajo që po bëjmë me Italinë si shtet jo anëtar është ajo që supozohet të bëjë shteti anëtar dhe nëse e ashtuquajtura politikë e rishpërndarjes ka dështuar masivisht kjo nuk e bën atë çka po bën Shqipëria diçka që është ndesh me qëndrimin e BE në raport me migracionin.

- Publicitet -

Ne po sillemi si vend anëtar i BE dhe po pranojmë që një tjetër vend anëtar i BE të ndajë me ne peshën e përgjegjësisë për t’u përballur me një çështje kaq të vështirë në kontekstin ku migracioni i paligjshëm është bërë ushqim i politikës së përditshme si dhe këto debate ushqim për zgjedhjet e radhës.

Por kjo natyrisht nuk mund të jetë përgjigjia e përbashkët e BE për mënyrën se si duhet trajtuar kjo situatë.

E gjithë politika që prodhohet nga kjo çështje nuk po merret me thelbin, po merret me simptomat ndaj shkaku po bëhet gjithmonë e më shqetësues dhe situatat në të ardhmen e afërt apo afatmesme mund të dalin jashtë kontrollit. Shqipëria nuk ka asnjë fuqi këtu për të qenë ajo që jep zgjidhjen por jemi një kontribues modest dhe po qëndrojmë krah për krah me një vend që ka nje vlerë të veçantë

Jemi fqinj që na ndan vetëm deti, në këtë det po ndodhin gjëra. Nuk mund të rrimë larg dhe të bëjmë sikur nuk ka aspak lidhje me ne. Ne nuk jemi anëtare e BE dhe nuk na detyron asnjë marrëveshje për t’u përfshirë në atë që ju e quani punë e pisët. Por është një punë shumë sfiduese dhe nëse nuk e bën sot, mund t’i shkaktojë nesër BE-së dëme që nuk jam i sigurt se mund të parashikon sa katastrofike mund të jenë“, tha Rama.

Rama tha se se Bashkimi Evropian është më i ndërgjegjshëm për rëndësinë që ka Ballkani Perëndimor. Rama u shpreh se është e trishtë fakti që duhej një luftë në Ukrainë, që Bashkimi Evropian ta kujtonte këtë gjë.

Në lidhje me planin e rritjes së Bashkimit Evropian, kreu i qeverisë shtoi se ky proces, është çfarë që duhet të ndodhë në të ardhmen e afërt për Bashkimin Evropian dhe Ballkanin Perëndimor.

“Më duhet të them se ky është një lajm i shkëlqyer, duke na dhënë mundësinë të gjitha vendeve kandidate për të qenë pjesë e një komuniteti që përbëhet nga shtetet anëtare. Besoj se kjo përbën shembullin e parë të shkëlqyer sesi duhet të parashohim të ardhmen e afërt dhe duhet të biem dakord me miqtë tonë të Bashkimit Evropian në lidhje me qasjen e ndryshme duke iu bërë gjërat së bashku, duke qenë pjesë e dialogut, ndërveprimit, bashkëpunimit që kjo organizatë ofron. Duke pasur vendet tona në këtë komitet si anëtare në kuptimin e plotë, është ajo që duhet të ndodhë në të ardhmen e afërt për Bashkimin Evropian dhe Ballkanin Perëndimor. Rrugëtimi drejt anëtarësimit tonë të jetë rrugëtim bashkëpunues.

Mendoj se është koha që BE të kuptoje se vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor, nuk janë vetëm mjaftueshëm të pjekura, por janë ne një situatë ku meritojnë të përqafohen dhe të sillen më pranë, pa qenë domosdoshmërisht anëtare me të drejta të plota, çka është dhe qëllim fundor. Ajo që po ndodh sot, është një shembull ekzmemplar, i asaj që duhet të ndodhë më tej.

Besoj fort se ajo çka po ndodh sot këtu, duhet të ndodhë në parlamentin e BE, në Këshillin Evropian. Kjo është e vetmja rrugë për të qetësuar të gjithë shpritat dhe për të injektuar energji mjaft konkrtete, mjaft të prekshme, të dobishme në të gjutha vendet kandidate dhe qytetarët e tyre, lidhur me të ardhmen konkrete e të qënit pjesë e BE. Do të rrezikojmë të hyjmë në një rrugë që nuk mbaron kurrë. Mendoj që ndërkohe plani i rritjes, është po ashtu një tjetër shembull i rëndësishëm, një shkallë ndërgjegjësimi, i të parit ndyshe të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por dhe të ardhmes së BE.

Dëshiroj ta përmbyll duke thënë se se fundimi, Bashkimi Evropian është shumë më i vetëdijshëm në vepra, jo vetëm me fjalë për rëndësinë strategjike që ka Ballkani Perëndimor për Bashkimin Evropian. Është e trishtë që duhej Vladimir Putin që të ndodhte kjo gjë. Duhet ta ruajmë këtë ritëm duke ecur përpara, me hapa të guximshëm, mos të presim për një agression tjetër, katastrofë tjetër, që të na kujtojë, të kujtojë njerëzit në Bruksel, se sa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor për Bashkimin Evropian. Themi gjithnjë që Bshkimi Evropian është shumë i rëndësishëm për ne, por Bashkimi Evropian duhet ta kuptojë, që ky ndërgjegjësim të bëhet edhe praktik”, theksoi ai.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Ppp says:
    February 15, 2024 at 1:46 pm

    NE NATEN PUS TE ERRET
    PA HENE E PA YJE
    NJE ULERIME UJKU
    NDIHEJ MATANE NE PYJE

    NJE KONE E DEGJOI
    PRANE DRITARES KU PO RRINTE
    DHEMBET SKERMITI FORT
    SI UJKU FILLOI TE ULERINTE

    PO TI SE KUPTOJ CPATE
    DUKET TE VRET E MIRA
    POSTE PELQEU KETU
    SHKO PYLLIT ME EGERSIRA

    NJERI STE LLOGARIT
    SE JE APO NUK JE
    NDAJ MBYLLE O TU MBYLLTE
    DHE KAQ TEPER E KE

    Reply
  • Aldrin says:
    February 15, 2024 at 3:31 pm

    Sa i ndyre qe eshte
    Shqiperine e ka shkaterruar, dhe po shqetesohet per Italine dhe BEne
    Dita, pse nuk publikoni Hecet qe ndertohen ne Mirdite kundra ligjit?
    Pse nuk botoni si harbojne hajdutet per te grabitur dhe ujin dhe token e shqiptareve?

    Reply
  • Gjakova says:
    February 15, 2024 at 10:17 pm

    LERE DITEN KA MBARUAR
    NGA TEMA ESHTE INFEKTUAR
    NUK KA FAJ RE GJORA
    MBUSH BOTA ME HORRA

    Reply
  • Gjakova says:
    February 16, 2024 at 7:30 am

    BOTA DO SHPETONTE
    PO TE VE NE KRYE
    NJE SUPERSTRATEG
    PALLOSH SHQIPERIE

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Të shtëna me armë në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penalë
  • Çfarë ndodhi në Gjykatë me Ilir Metën, Cakrani: Nuk do të jem më avokat i ish-presidentit, ka humbur mirëbesimi
  • Mandati i Olsian Çelës mbaron në dhjetor, KLP hap garën për Prokurorin e Përgjithshëm
  • Grabitet vila e Andrea Bocelli-t, hajdutët ikin me 500 mijë euro
  • Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK aprovon dalje nga qelia për të parë djalin dhe bashkëshorten

Komentet e Fundit

  1. Moza on Greqia njofton misionin e parë hapësinor, emri Adrianos Golemis ngjall kuriozitet dhe polemika
  2. Turisti shqiptar on Kafshohet nga nepërka në Valbonë, turistja nga Zelanda tregon si mbijetoi dhe ka një apel për të gjithë
  3. Indrit on Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK aprovon dalje nga qelia për të parë djalin dhe bashkëshorten
  4. Muhamet on Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK aprovon dalje nga qelia për të parë djalin dhe bashkëshorten
  5. Replikuesi on Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK aprovon dalje nga qelia për të parë djalin dhe bashkëshorten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?