Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mashtrimi 2 mln euro me detyrimet tatimore, si funksiononte skema
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Mashtrimi 2 mln euro me detyrimet tatimore, si funksiononte skema
KronikeLajmi i fundit

Mashtrimi 2 mln euro me detyrimet tatimore, si funksiononte skema

Published: December 20, 2023
Shpërndaje

Administrata Tatimore, për një periudhë disa mujore, ka kryer një investigim të hollësishëm me strukturat e saj të specializuara, duke faktuar evazionin fiskal dhe aktivitetin e paligjshëm që disa subjekte kryenin duke faturuar fiktivisht shërbimin e konsulencës, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore për arsye përfitimi.

Rreth 2 milionë euro dëm financiar në buxhetin e shtetit nëpërmjet faturave fiktive tё lёshuara nga subjekte si Person Fizik apo SH.P.K, qё kryenin aktivitet në fushën e shërbimeve të konsulencave, duke shmangur detyrimet tatimore.

Administrata Tatimore nëpërmjet metodave të specializuara dhe analizave të thelluara ka arritur të verifikojë fiktivitetin e faturimeve të këtyre subjekteve nëpërmjet kryqëzimit të informacioneve në kohë reale si dhe transaksioneve bankare.

- Publicitet -

Këto subjekte rrisnin në mënyrë fiktive shpenzimet duke bërë të mundur barazimin e tyre me të ardhurat në mënyrë që vlera e detyrimit të Tatim Fitimit për t’u paguar t’u dilte më e ulët, duke shmangur kështu detyrimin real që lind nga Tatim Fitimi.

Nga hetimi i thelluar i Administratës Tatimore rezultoi që nuk kishte transaksione bankare në lidhje me shërbimet e blera ose transaksionet bankare janë kryer nga individë të lidhur ose jo me këto subjekte duke provuar kështu fiktivitetin e faturave dhe skemën e mashtrimit.

Tatimet verifikuan gjithashtu se këto subjekte e deklaronin selinë e tyre në adresa fiktive duke shmangur kështu detyrimin për Tatimin në Burim dhe Tatim Fitimit për nënqiradhënie.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës dhe me Drejtorinë për Krimin Ekonomik në Policinë e Shtetit kanë arritur të provojnë se nëpërmjet faturimeve fiktive këto subjekte kanë konsumuar elementë të veprës penale të parashikuara nga nenet 180, 190 dhe 143 të Kodit Penal në Republikën e Shqipërisë.

Nga ky aktivitet kriminal, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masë sigurimi arrest në burg ndaj 12 shtetasve, 3 nga të cilët shqiptarë dhe 9 shtetas Italian.

Gjithashtu, dyshohet se kjo skemë kriminale mashtrimi shtrihet edhe në shtetin fqinj, Itali, aty ku edhe operojnë përfituesit kryesorë, të cilët janë subjekte që përfitojnë të gjithë vlerën e shërbimeve të dyshuara fiktive të konsulencës, e cila përllogaritet në vlerën e mbi 6 milion eurove.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 50 milionë Euro apartamente të sekuestruara, çfarë ndodh me blerësit?
  • Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  • Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  • Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  • Policia e Tiranës reagon për turistët italianë të dhunuar: U përfshinë në konflikt me një grup të miturish, nuk pranuan të bënin kallëzim

Komentet e Fundit

  1. E on Koçeku për konsullatën serbe: S’ka krahasim me Bujanocin, vetëm 54 serbë të vetëdeklaruar janë në Shkodër
  2. Fjala on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  3. Anonymous on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  4. Abdiel Pollard on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona
  5. golda mayer on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?