Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Matura / Datat kur do të zhvillohen 3 provimet e detyruara dhe lënda me zgjedhje
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Matura / Datat kur do të zhvillohen 3 provimet e detyruara dhe lënda me zgjedhje
AktualitetShoqëri

Matura / Datat kur do të zhvillohen 3 provimet e detyruara dhe lënda me zgjedhje

Published: December 28, 2022
Shpërndaje

Plotësimi i formularëve A1dhe A1Z, që i hap udhë zhvillimit të Maturës Shtetërore 2023 ka përfunduar tashmë në të gjitha qarqet e vendit. Maturantët e këtij viti shkollor, si dhe ata të viteve të shkuara, kanë plotësuar formularët përkatës, ku dhe kanë konfirmuar provimet e detyruara dhe lëndën me zgjedhje që do tëjapin në maturën e vitit të ardhshëm. Së fundmi, dikasteri i Arsimit ka përcaktuar edhe datat, në të cilat do të zhvillohet testi i secilës lëndë.

Lëndët e provimeve të Maturës Shtetërore 2023 për shkollat e arsimit të mesëm të lartë janë: 3 provime të detyruara, përkatësisht në lëndët gjuhë shqipe dhe letërsi, matematikë, si dhe gjuhë e huaj e parë, si dhe një lëndë që do të jepet si provim me zgjedhje nga lista e 11 lëndëve të miratuara për shkollat e mesme të përgjithshme dhe ato artistike, teksa është detajuar edhe lista e lëndëve të provimit me zgjedhje që janë specifike vetëm për shkollat e mesme profesionale.

Sipas afateve të përcaktuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, provimet e Maturës Shtetërore 2023 do të zhvillohen në muajin qershor. Provimet do të nisin zyrtarisht në datën 1 qershor me testimin e parë të detyruar që do të zhvillohet në lëndën e gjuhës së huaj. Testi i gjuhës së huaj hartohet në përputhje me gjuhën, e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm trajtohet si gjuhë e huaj e parë. Teza e provimit do të jetë në nivelin gjuhësor që përcaktohet në kurrikul në përfundim të arsimit të mesëm përkatës. Provimet e detyruara do të vijojnë më tej me lëndën e gjuhës shqipe dhe letërsisë që do të zhvillohet përkatësisht në datën 7 qershor, për të përfunduar në datën 13 qershor me testin e lëndës së tretë të detyruar që është matematika. Ndërsa prova e fundit që duhet të kalojnë maturantët është provimi me zgjedhje, i cili është përcaktuar që të zhvillohet në datëm 19 qershor. Provimet e detyruara dhe provimi me zgjedhje do të fillojnë në orën 10:00. Për plotësimin e testeve maturantët do ë kenë në dispozicion 2 orë e 30 minuta. Testet e provimeve të detyruara dhe atij me zgjedhje do të administrohen dhe vlerësohen nga Qendra e Shërbimeve të Arsimit.

- Publicitet -

Për Maturën Shtetërore 2023, është menduar që provimet e detyruara dhe lënda me zgjedhje të zhvillohen në qendra të mëdha dhe jo nëpër klasa. Do të jenë pallatet e sporteve, ambientet e universiteteve, palestrat, si dhe struktura të tjera me hapësira të konsiderueshme, të cilat do të përzgjidhen nga MAS si ambientet, ku maturantët e shumtë në numër do të paraqiten për të plotësuar secilin provim. Në këto kushte, rreziku për të pasur problematika, të tilla, si: komunikimin me njëri tjetrin, komunikim me mësuesin, apo parregullsi të tjera të ngjashme, do të jenë më të vështira që të bëhen në sallat e mëdha, ku të gjithë do të mund të shohin gjithçka. Kjo do të bëjë që të shmanget çdo lloj abuzimi, apo problematike që ka shoqëruar procesin e administrimit gjatë vitit të shkuar.

Ndërsa në lidhje me plotësimin dhe zhvillimin e testeve, është vendosur që të hiqet fleta e përgjigjeve. Kështu, maturantët do të mund të plotësojnë përgjigjet e sakta direkt në tezën e provimit dhe jo më në fletën e përgjigjeve, sikundër ka ndodhur deri në maturën e shkuar. Duke hequr plotësimin e kësaj flete, maturanti ka më shumë kohë në dispozicion për të bërë plotësimin e duhur të përgjigjes direkt në test.

Për të gjitha provimet, ato të detyruara dhe lëndën me zgjedhje, maturantët do të kenë mundësi që jo vetëm të kërkojnë kopjen e korrigjuar të testit, por edhe rivlerësimin e tij. Kështu, për maturën 2023, Ministria e Arsimit ka vendosur që do të ketë edhe rivlerësim të testeve në rast se maturantët do të konfirmojnë pasaktësi në këtë proces.

Autoritetet e Ministrisë së Arsimit bëjnë me dije se në datën 31 dhjetor do të publikohet edhe fondi i pyetjeve për provimin e informatizuar që do të zhvillohet për herë të parë nga të gjithë maturantët dhe kandidatët e tjerë që duan të studiojnë në programin “Mjekësi e Përgjithshme” përgjatë vitit të ardhëshëm akademik. Ky testim do të jetë një kriter tjetër pranimi për garuesit në këtë degë, ndërkohë që është planifikuar që të zhvillohet gjatë muajit gusht.

Kthimi në shkollë pas pushimeve të fundvitit

Aktualisht në të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar ka nisur periudha e parë e pushimeve për festat e fundvitit. Nxënësit do të rikthehen për të vijuar procesin mësimor në datën 5 janar. “Në mbyllje të këtij viti, zhvillova një takim me drejtuesit e zyrave arsimore të të gjithë vendit për të bërë një bilanc të punës, arritjeve të përbashkëta, por veçanërisht të problematikave që duhet të adresojmë më mirë gjatë vitit të ardhshëm. I falënderova për bashkëpunimin dhe kërkova marrjen e masave për një fillim të mbarë të procesit mësimor në datën 5 janar 2023”, ka deklaruar gjatë ditës së djeshme ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi në njoftimin e bërë në rrjetet sociale.

Provimet e Maturës Shtetërore 2023 do tëzhvillohen në këto data:

  • Provimi i Gjuhës së huaj do të zhvillohet në datën 1 qershor 2023.
  • Provimi i Gjuhës shqipe do të zhvillohet në datën 7 qershor 2023.
  • Provimi i matematikës do të zhvillohet në datën 13 qershor 2023.
  • Provimi i lëndës me zgjedhje do të zhvillohet në datën 19 qershor 2023.
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria e bukur është në shesh
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese
  • “E keni kokën e mbushur plot me gënjeshtra”, Rama përplaset me gazetaren nga Rumania
  • MPJ e Iranit këshillon Ramën “të qetësohet”: Trego respekt për popullin tënd, mos na përdor ne si kokë turku
  • Zbardhet zhdukja e 34-vjeçarit në Tiranë, u mor peng dhe dyshohet se është ekzekutuar

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet, pavarësisht protestave
  2. nastradini on Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet, pavarësisht protestave
  3. Shko mër debil on Shqipëria e bukur është në shesh
  4. Bruno on Rama i përgjigjet Iranit: Ju nuk mund ta falni Shqipërinë për atë që bëmë
  5. Toni on Rama kapet sërish me influenceret: Nxisin racizëm ndaj emigrantëve filipinezë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?