Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Maturantët që duan Mjekësinë, formulës së pranimit i shtohet edhe testimi online
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Maturantët që duan Mjekësinë, formulës së pranimit i shtohet edhe testimi online
AktualitetShoqëri

Maturantët që duan Mjekësinë, formulës së pranimit i shtohet edhe testimi online

Published: October 7, 2022
Shpërndaje

Ndryshon formula e konkurrimit për vijimin e studimeve të larta në degën e Mjekësisë së përgjithshme. Duke nisur nga viti i ardhshëm, të gjithë maturantët dhe kandidatët që do të duan të garojnë për të fituar një të drejtë studimi në programin e Mjekësisë, krahas mesatares së lartë të studimeve të shkollës së mesme dhe lëndëve preferenciale, do të duhet t’i nënshtrohen edhe konkursit (testimit të informatizuar) që do të zhvillohet në ambientet e Qendrës së Shërbimeve të Arsimit. Në një diskutim të zhvilluar me maturantët në lidhje me ndryshimet që do të pësojë Matura Shtetërore 2023, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, ka komunikuar edhe risinë për garën e pranimeve të reja që do të zhvillohen për degën e Mjekësisë, teksa ka komunikuar edhe rikthimin e rivlerësimit të testeve të maturës.

Formula e re e pranimeve për degën e Mjekësisë

Formula e re e pranimeve do të nisë më maturantët e këtij viti dhe fillimisht do të pilotohet vetëm për degën e Mjekësisë së Përgjithshme, me qëllim për t’u shtrirë më pas edhe në degët e tjera të strukturave të arsimit të lartë, fillimisht ato shëndetësore dhe më pas degët e tjera. Kjo pasi, sipas specialistëve të dikasterit të Arsimit, konkursi do të ketë shtrirje në kohë për shkak të numrit të lartë të kandidatëve që synojnë degën e Mjekësisë. Në këto kushte, gjatë pranimeve të reja që do të realizohen për vitin 2023, testimi i informatizuar nuk do të zhvillohet për kandidatët që do të duan të garojnë në degët e tjera të profileve mjekësore, siç janë farmacia, stomatologjia apo degët e tjera.

- Publicitet -

“Ata maturantë që duan të zgjedhin programin Mjekësi e Përgjithshme, pra duan të vazhdojnë studimet për Mjekësi e Përgjithshme, përveç detyrimeve që ka aktualisht sistemi për provimet e maturës mesataret ajo formula që tashmë është aktive, kanë detyrim të japin edhe një provim tjetër, i cili është një provim që zhvillohet në mjediset e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, është provim i automatizuar siç bëhet provimi i portalit të punësimit, apo siç bëhen provimet e licencave, në mënyrë që të shmanget edhe gabimi, të shmanget edhe fiktiviteti, të shkurtohet koha dhe në fund të fundit ai sistemi meritë-preferencë që synon i gjithë sistemi i maturës shtetërore të realizohet 100 për qind”, ka deklaruar gjatë ditës së djeshme ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi në takimin e zhvilluar me maturantët rreth ndryshimit të kritereve të pranimit në universitete.

Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Aurora Balliu sqaroi për maturantët se pyetjet e konkursit për degën e Mjekësisë do të hartohen nga mësues të shkollës së mesme. Ndërkohë që fondi i pyetjeve që do të përfshihen në testim do të publikohet përpara, që maturantët të njihen me tipologjinë e tyre dhe të orientohen në përgatitjet që duhet të zhvillojnë për këtë testim. Autoritetet e arsimit sqarojnë se do të testohen në të njëjtën kohë 100 aplikantë të cilët kanë të njëjtin test, sepse testin e gjeneron në mënyrë automatike sistemi. Sipas tyre testi do të jetë i ndarë në tri nivele ashtu sikurse edhe testi i maturës është, apo sikundër janë edhe testet që zhvillohen në shkollë. Sipas skemës së përcaktuar është menduar teza e provimit online do të ketë në përmbajtje rreth 50 pyetje të cilat do të vlerësohen me një sistem prej me 100 pikësh, duke përfshirë pyetjet për të tria nivelet e vështirësive

Në përfundim të zhvillimit të testimit çdo maturant do të mund të mësojë edhe pikët e marra me të gjitha përgjigjet e dhëna. “Përgjigjen ju e merrni përmes një deklarate në kohë reale, sapo e përfundoni provimin dhe që sapo përfundoni provimin ju kuptoni se në cilin pozicion të rankimit jeni”, ka bërë me dije drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve të Arsimit, Aurora Balliu.

Ndryshimet në korrigjimin e testeve të Maturës

Për vite me radhë pas zhvillimit të provimeve të detyruara dhe lëndës me zgjedhje, kanë qenë më qindra maturantët që kanë kërkuar për të parë kopjet e korrigjuara të testeve, pasi kanë qenë të pakënaqur me vlerësimin e marrë. Ndonëse në rregulloret e provimeve të zbatuara deri në këtë vit, lejohej që të merrej kopja e një testi të korrigjuar, maturantët nuk mund të kërkonin vlerësimin e tij në rastet e konstatimit të korrigjimeve të pasakta.

Me ndryshimet e bëra në Rregulloren e Maturës Shtetërore që do të zbatohet për provimet e 2023, maturantëve do t’u jepet mundësia për të marrë kopjen e testit të korrigjuar të çdo lënde, teksa do të mund të kërkojnë edhe rivlerësimin e tyre, në rast se do të konstatojnë vlerësime jo korrekte nga mësuesit. “Ajo pika tek rregullorja ku thuhet që nuk lejohet rivlerësimi i testit do të shfuqizohet. Aty ku ka, qoftë gabim teknik, apo njerëzor, do të bëhet rivlerësimi i testit”, ka sqaruar ministrja Kushi.

KRITERET E PRANIMIT PËR UNIVERSITETIN E MJEKËSISË

Për të konkurruar për studimet e larta në degët Farmaci, Mjekësi i përgjithshme dhe Stomatologji do të mund të hyjnë vetëm maturantët dhe kandidatët e tjerë që kanë notë mesatare të shkollës së mesme nga 8.5 dhe më lart. Ndërsa për të garuar në degët për programet e teknikës dentare dhe higjienist dentar duhet një mesatare mbi notën 7, për degët logopedi, teknik laboratori, teknik imazherie, mami, fizioterapi, infermieri e përgjithshme duhet mesatare e shkollës së mesme mbi notën 7.5, si dhe për degën e shëndetit publik duhet mesatare e gjimnazit mbi notën 8. Krahas mesatares minimale që duhet për të hyrë në konkurrim për degët e këtij universiteti, janë miratuar edhe tre kritere mbi të cilat do të bazohet përzgjedhja e fituesve të rinj, teksa edhe një kriter i katërt do të zbatohet vetëm për konkurrimet në degën e Mjekësisë së përgjithshme.

Kriteri 1

Kriteri i parë ka të bëjë me mesataren e shkollës së mesme që vlerësohet me 30 për qind të ndikimit në shpalljen e fituesve të rinj. Kjo notë përllogaritet si mesatare aritmetike e thjeshtë e notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin e mesëm dhe mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të maturës.

Kriteri 2

Kriteri i dytë ka të bëjë me mesataren e provimeve të Maturës Shtetërore 2023, ose maturave të mëparshme. Ky kriter vlerësohet me 40 për qind të ndikimit në shpalljen e fituesve të rinj të këtij viti. Sa i takon këtij treguesi sqarohet se nëse një kandidat jep provim lëndë me zgjedhje: Kimi, Fizikë, Biologji, nota e provimit shumëzohet me 1.4. Nëse një kandidat jep provim lëndë me zgjedhje, të ndryshme nga këto tre lëndë të përcaktuara, nota e provimit shumëzohet me koeficientin 1.

Kriteri 3

Kriteri i tretë ka të bëjë me mesataren e tre lëndëve formuese që janë: Kimi, Biologji dhe Fizikë. Sipas vendimit të marrë më herët nga Senati Akademik i këtij universiteti, nota mesatare aritmetike e lëndëve formuese (Fizikë, Kimi dhe Biologji), të zhvilluara gjatë tri viteve të shkollës së mesme përbën 30 për qind të ndikimit në shpalljen e fituesve të rinj. Kur lëndët Fizikë, Kimi dhe Biologji janë të vitit të tretë, shumëzohen me koeficient 1.25

Kriteri 4 (vetëm për degën e Mjekësisë)

Maturantët dhe kandidatët që do të duan të vijojnë studimet në degën e Mjekësisë së përgjithshme do të duhet të japin edhe testimin e informatizuar që do të zhvillohet në Qendrën e Shërbimeve të Arsimit, duke nisur nga viti 2023.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    October 7, 2022 at 12:35 pm

    ASNJE VAKSINE SEPSE KANE OKSID GRAFEN!

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    October 7, 2022 at 12:39 pm

    ASNJE VAKSINE! JANE HELMUESE! MJEKESIA ALTERNATIVE SHERON!

    Oksidi i grafenit qe eshte brenda vaksinave polimerizohet dhe shkakton probleme tek zemra sepse behet nje konduktor i rrymes elektrike. Poashtu ai eshte nje koagulues shume i fuqishem i gjakut. Keta gazetarucet duan ta bejne si normale keto rrastet e infarkteve por kjo rritje shkaktohet nga vaksinat. Prandaj asnje vaksine! Nuk ka viruse. Mjekesia alternative sheron dhe jo kimioterapia. Berthamat e kajsise dhe nje diete pa mishra dhe fast foode jane te mira per te zhbere cdo lloj kanceri.

    Reply
  • ¿? says:
    October 7, 2022 at 1:12 pm

    Po mjaft me dokrra o idioti.com, o rrote kari, po si te sheroka nga kanceri berthama e kajsise o debil? po thanat e papjekyra po ti futesh ne bythe ta sherojne majasellin? po geshtenjat e lena ne shi dy jave ti sherojne bolet? MAFT me dokrra.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Analizë e projektligjit për krijimin e ASHP: Një mekanizëm që vendos të drejtën e pronës nën kontrollin absolut të Ekzekutivit
  • ​Zhvillimi i lundrimit turistik në Shqipëri, Dorian Mersini në Ship2Shore: “Rritja kërkon kulturë më të fortë detare”
  • Shqipëria me 10 lojtarë humb mes polemikash në Finlandë
  • Qytete pa Qytetarë
  • Finlandë-Shqipëri, publikohen formacionet zyrtare

Komentet e Fundit

  1. Ottousa on Qytete pa Qytetarë
  2. Uber on Qytete pa Qytetarë
  3. .... on Shfaqet në videot intime, reagon Eli Fara: Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem
  4. .... on Shfaqet në videot intime, reagon Eli Fara: Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem
  5. Buda on Qytete pa Qytetarë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?