Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mbahet mesha e Krishtlindjeve, besimtarët e krishterë kremtojnë lindjen e Krishtit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Mbahet mesha e Krishtlindjeve, besimtarët e krishterë kremtojnë lindjen e Krishtit
AktualitetLifestyle

Mbahet mesha e Krishtlindjeve, besimtarët e krishterë kremtojnë lindjen e Krishtit

Published: December 25, 2024
Shpërndaje

Festa e Krishtlindjeve sjell një atmosferë që ndihet në çdo cep të botës. Në mesnatë besimtarët e krishterë kanë mbajtur meshën që simbolizon lindjen e Krishtit.

Në Tiranë mesha e ‘Vigjiljes së Krishtit’ u mbajt në Katedralen e Shën Palit. Mesha nisi në orën 23:00 dhe u ndoq nga mijëra besimtarë.

Kreu i kryedioqezës Mitropolitane Tiranë-Durrës Arjan Dodaj drejtoi meshën për besimtarët katolikë. Ai përcolli edhe mesazhin e tij për të gjithë besimtarët.

- Publicitet -

Duke theksuar se ky vit Jubile është cilësuar si vit i shpresës, Dodaj tha se shoqëria duhet të përqëndrohet te edukimi i brezave të tij.

“Kemi nevojë t’i edukojmë brezat e ri tek shpresa, sepse janë të shpërqëndruar nga gjërat e kota, nuk dinë të shoihin gjërat e bukura.

Kush nuk ka shpresë nuk ka familje, nuk jeton në rrjet, nuk është online me dashurinë me fenë e Zotin”,-tha ai.

Lindja e Jezu Krishtit u kremtua me atmosferë festive e mesha në të gjitha qytetet e vendit

Historia e Krishtlindjeve

Festa e Krishtlindjeve është një nga kremtimet më të rëndësishme në kalendarin festave të krishtera. Ajo kremtohet dhe festohet çdo datë 25 dhjetor dhe në të kujtohet lindja e shpëtimtarit Jezu Krisht. Pas Pashkëve është festa më e rëndësishme për të krishterët.

Sot dita e Krishtlindjes kremtohet me shfaqjen e skenës së lindjes së Krishtit, pemën e Krishtlindjes, shkëmbimin e dhuratave dhe Kartolinave, familjen e bashkuar, dhe ardhjen e Shën Nikollës apo Plakut të Vitit të Ri në prag të Krishtlindjes apo mëngjesin e Krishtlindjes.

Por përveç anës spirituale dhe fetare festa e krishtlindjeve vjen në mbarë botën si një nga festat më të bukura dhe më të pëlqyera nga të gjithë.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shpërthen revolta e studentëve te Ministria e Arsimit, shkulen kangjellat dhe pllakat e trotuareve
  • Ndryshimet demografike pas rënies së Skënderbeut dhe hebrenjtë e Vlorës sipas arkivës osmane
  • Sa kapituj duhet të mbyllë Shqipëria për në BE, sa ka mbyllur, sa kohë duan kapitujt që kanë mbetur
  • Rikthehet Champions League, spikasin Atletico-United dhe Galatasaray-Barcelona, në fushë edhe Interi e Bayerni
  • Formula 1 do të kthehet në Afrikë, arrihet akordi 10-vjeçar me Ruandën duke nisur nga 2030

Komentet e Fundit

  1. xxx on VIDEO / Eurodeputetja, kritika Von der Leyen-it: Shkuat në Shqipëri dhe heshtët për protestat
  2. Andi on Lëndë shpërthyese në automjetin e avokatit Idajet Beqiri
  3. nastradini on Asgjë në këmbim: 25.5 mijë euro në ditë për dy vitet e ardhshme, për të mirëmbajtur dy termocentralet lundruese në Vlorë
  4. nastradini on Asgjë në këmbim: 25.5 mijë euro në ditë për dy vitet e ardhshme, për të mirëmbajtur dy termocentralet lundruese në Vlorë
  5. nastradini on Asgjë në këmbim: 25.5 mijë euro në ditë për dy vitet e ardhshme, për të mirëmbajtur dy termocentralet lundruese në Vlorë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?