Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mbeten jashtë qeverisë së re, serbët e Malit të Zi në revoltë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Mbeten jashtë qeverisë së re, serbët e Malit të Zi në revoltë
AktualitetBote

Mbeten jashtë qeverisë së re, serbët e Malit të Zi në revoltë

Published: August 24, 2023
Shpërndaje

Qeveria e re e Spajic do të ketë në përbërje boshnjakët e shqiptarët

Për disa ditë me rradhë presidenti Vuçiç dhe ministri i tij i mbrojtjes Vuçeviç ushtruan presion mbi kandidatin për kryeministër, Miljoko Spajiç duke i kujtuar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë gjysmeën e pushtetit, gjë që duhej ta kishin edhe serbet e Malit të Zi të cilët fituan 13 deputetë në zgjedhjet e 11 Qershorit.

Të revoltuar nga menjanimi që ju bëri Spajic kreret e partive pro serbe i kanë shkruar një letër publike presidentit Milatoviç ku e akuzojnë të mandatuarin për kryeministër se gjatë gjithë kohës ka bërë negociata të rreme me ta.

- Publicitet -

Koalicionit për të ardhmen e Malit të Zi ju ishin ofruar tre ministri si dhe postet e zv. kryeministrit dhe zv. kryeparlamentarit, por kjo ofertë nuk ishte e mjaftueshme sipas tyre. Sipas serbëve shumica e partive politike dhe liderëve, të cilët Spajiç i sheh në qeverinë e tij, e kanë mbështetur ish-presidentin, Milo Gjukanoviç dhe kanë marrë pjesë aktive në fushatën kundër presidentit Jakov Milatoviç, bashkethemelues i Lëvizjes “Evropa Tani” e Miljoko Spajiç.

Kandidati për kryeministër i ka dhënë partisë boshnjake që përfaqësohet me 6 deputete në parlamentin e ri postin e zëvendëskryeministrit si dhe ministritë e transportit, energjetikës, diasporës dhe bujqësisë.

Partia boshnjake ishte kundër hyrjes së partive serbe në Qeverine e re edhe para fillimit të negociatave zyrtare për formimin e saj. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian ishin po ashtu kundër serbëve në qeverinë e re malazeze.

Kryetari i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, ka pranuar postet e zëvendëskryeministrit për investimet kapitale dhe të ministrit të Administratës Publike. Gjeloshaj tha se gjatë negociatave e ka bindur Spajiçin për mbylljen e plotë të pikave të basteve dhe kazinove.

Ndërkaq edhe Aleanca Shqiptare e Genci Nimanbegut, do të jetë pjesë e qeverisë se re malazeze ku do të mbajë Ministrinë e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, dikaster që aktualisht drejtohet nga Fatmir Gjeka. Pa serbët qeveria e re malazeze do të kishte mbështetjen me 42 vota në parlamentin e përbërë nga gjithsej 81 deputetë.

Për shkak të kësaj situate, vota e Mehmed Zenkës deputetit shqiptar në listat e socialdemokratëve të ish-presidentit Gjukanoviç do të ishte vendimtare për zgjedhjen si kryeparlamentar të liderit të demokratëve, Aleksa Beçiç.

Spajiç ka një afat prej 90 ditësh për të formuar qeverinë nga marrja e mandatit nga presidenti i vendit, që do të thotë se kabineti i ri qeveritar duhet të formohet më së voni deri në fillim të Nëntorit.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gjendet e vdekur e ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI
  • Gruaja që tentoi të vriste Leninin më 1918
  • 01 shtator 2026
  • Pasojat e përplasjes politike të Varshavës me Kievin po ndihen në rrugët e Polonisë
  • Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni

Komentet e Fundit

  1. Marko on Projekti futuristik i Parisit për t’u transformuar në një qytet që iu mbijeton temperaturave 50 gradë
  2. Dashi on Emër i ri për një premtim të vjetër
  3. ANA on Emër i ri për një premtim të vjetër
  4. Detari on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  5. demo on Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?