Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Mbi 10 mijë shqiptarë, në Sky ECC”, gazetari: Dekodimi i emrave s’është i lehtë, por përdoruesit kanë bërë një gabim…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Mbi 10 mijë shqiptarë, në Sky ECC”, gazetari: Dekodimi i emrave s’është i lehtë, por përdoruesit kanë bërë një gabim…
KronikeLajmi i fundit

“Mbi 10 mijë shqiptarë, në Sky ECC”, gazetari: Dekodimi i emrave s’është i lehtë, por përdoruesit kanë bërë një gabim…

Published: November 13, 2024
Shpërndaje

Janë rreth 170 mijë përdorues të Sky Ecc në botë dhe 3 milionë sms në ditë të shkëmbyera mes përdoruesve. Këto shifra të bazuara në të dhënat e Europol u bënë publike nga gazetari i A2 CNN Armand Bajrami.

Sipas të cilit edhe numri i shqiptarëve përdorues të këtyre aplikacioneve është mjaft i lartë, por jo çdo komunikim i tyre është në duart e SPAK.

“Sipas Europol në rang global kanë qenë 170 mijë përdorues të Sky Ecc dhe 3 milionë sms në ditë të shkëmbyera mes përdoruesve. Numri i përdoruesve shqiptarë është i konsiderueshëm nuk ka shifër të saktë zyrtare, por është mbi 10 mijë, është përfolur deri në 16 mijë. Por jo çdo komunikim i shqiptarëve është në duart e SPAK”.

- Publicitet -

Ai thotë se dekodimi i emrave të përdoruesve është i vështirë, por bazuar në burimet që ka nga SPAK ai thotë se përdoruesit dhe personazhet e krimit kanë bërë gabime me foto e të dhëna personale që çojnë në identifikimin e tyre.

“SPAK po operon në këtë lloj forme që në dosjet që ka nën hetim pasi identifikon një kod të caktuar. Më pas në varësi të hetimit i drejtohet partnerëve respektive që i zotërojnë këto të dhëna duke kërkuar rast pas rasti përmes letër porosive materialet shtesë për kodet e caktuara.

SPAK ka pafundësi materialesh nga ENCROCHAT dhe SKY ECC. Dekodimi nuk është proces i lehtë përpos komunikimeve në gjuhën shqipe, por ajo që unë di nga burime pranë SPAK, fat për njerëzit e hetimit janë bërë vetë gabimet e përdoruesve të SKY ECC. Transmetimi i të dhënave personale, fotografia, bileta e udhëtimit çka ka bërë që të gjendet përqasja.

Këto kanë qenë raste fatlume ku kanë bërë gabime të kësaj natyre, në raste të tjera mund të ketë qenë më i vështirë, por i kanë përafruar me personazhe të tjera”.

Atentati i prokurorit Ndoja është rasti i parë ku u provuan materialet e Sky ECC, deklaroi gazetari i A2, për t’u pasuar edhe nga çështje të tjera sikurse “Metamorfoza”.

“Dosja e parë ku është përdorur për herë të parë prova ka qenë ajo e dy personave që u arrestuan për atentatin e ish-prokurorit Arian Ndoja. U arrestuan Redian Rraja dhe Artiol Halilaj që janë të dënuar. U dokumentuan me prova të tjera, por në këtë dosje ishte dhe Plaurent Dervishaj. Këtu është ekspozimi i parë i materialeve SKY ECC në një dosje për një çështje që u kërkuan masa sigurie në gjykatë.

Më pas dosja Metamorfoza, një dosje që ekspozoi dyshimet e SPAK për bashkëveprim të elementëve të krimit të organizuar dhe përfshirjen e funksionarëve të drejtësisë njerëz të biznesit dhe një zyrtar i lartë i policisë Oltion Bistri”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • mali says:
    November 13, 2024 at 10:05 pm

    Une si popull as mar vesh nga kjo qe shkruan kjo gazete e nderuar.
    Dita ka mundesi te mos me lodhesh koken me te tilla gjera ?

    Reply
  • demo says:
    November 14, 2024 at 2:32 am

    Dmth.Kjo Sky ECC eshte Shpella Ali Babes me 40 hajdute!!!!??????????????
    Shqiperia paska 10 mije hajdute??????20 mije korrupsionista, 30 mije nqarkotrafiksa?40 mije kriminele rrugesh?
    Po ju e bete Medelin!!!!!!!!!!!!
    Me kaq shume perdorues te rrjetit kriminal,i bie qe kryeminisytri eshte Pablo Escobar dhe zv kryeministrja Griselda Blanko.

    Reply
  • Phoenix says:
    November 14, 2024 at 7:57 am

    DMTH, po te perdoresh nje platforme aplikacioni e cila mund te perdoret dhe nga ndonje kriminel, je automatikisht kriminel edhe ti. Po dhe Whatsapp perdoret nga kriminele, po te shkosh me kete llogjiken e SPAK dhe shkencetareve te Dites,, do te thote qe dhe ne te tjeret qe e perdorim aplikacionin klasifikohemi automatikisht si kriminele. Hajde llogjike hajde.

    Reply
  • Phoenix says:
    November 14, 2024 at 7:57 am

    DMTH, po te perdoresh nje platforme aplikacioni e cila mund te perdoret dhe nga ndonje kriminel, je automatikisht kriminel edhe ti. Po dhe Whatsapp perdoret nga kriminele, po te shkosh me kete llogjiken e SPAK dhe shkencetareve te Dites,, do te thote qe dhe ne te tjeret qe e perdorim aplikacionin klasifikohemi automatikisht si kriminele. Hajde llogjike hajde.

    Reply
  • Detari says:
    November 14, 2024 at 7:58 am

    mbi 10 mije kriminela te gjendje te lire…jane me shume por te tjeret nuk marin vesh nga teknologjia. popull barbar osman musliman

    Reply
  • Detari says:
    November 14, 2024 at 8:02 am

    @Phoenix

    sqiptaret nuk jane aq shume te avancuar per te perdorur Sky ECC si mjet per te ruajtur privatesine e tyre. Dihet per cfare e perdorin nuk do mend.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 30 shtator 2026
  • E RËNDË: Video intime ku shfaqen persona të njohur në Tiranë po shpërndahen masivisht në WhatsApp
  • Kostoja e përuljes dhe korrupsionit
  • Rusët rindërtojnë fshehurazi bunkerin e “Dorës së Vdekur”: Çfarë është baza për sulme bërthamore
  • Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e deputetëve të PD për Avokatin e Popullit

Komentet e Fundit

  1. Detari on ANALIZË: Serbia, Shqipëria dhe Kosova përballë administratës së sotme amerikane
  2. Detari on ANALIZË: Serbia, Shqipëria dhe Kosova përballë administratës së sotme amerikane
  3. Dudumi on SPAK refuzon kërkesën për pjesëmarrjen e Veliajt në mbledhjen e Këshillit Bashkiak
  4. Patriot on Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani dhe Itali
  5. 1thundrak on Nuk ishte objekt hetimesh, ja si doli Vlora Hyseni në përgjimet e SPAK

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?