Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka shpallur pretencën për ish-shoferin e Ardi Veliut, Sokol Idrizaj, familjen e tij dhe të pandehurit e tjerë.
Shteti përfaqësohej në proces nga prokurori i njohur i SPAK, Adnan Xholi.
Nëse pretenca miratohet nga GJKKO, të pandehurit do të përfitojnë zbritjen me 1/3 e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Por dënimet janë gjithsesi shembullore, sidomos për familjen Idrizaj, e përfshirë e gjitha në krimin për të cilin akuzohet grupi.
12 vite (me ulje i shkojnë 8 vite) kërkoi prokurori Xholi për Agustin Mesulin, Altin Dodën, Sokol Idrizajn dhe Elda Idrizajn. 10 vite (6 vite e 8 muaj) për Florian Bakun dhe Egi Idrizaj, 6 (me shkurtim 4 vite) për Bora Idrizaj me kusht per 5 vite (studente), dhe 6 (me 4 vite) për Vangjush Kasharën dhe Tomor Barutin, pa kusht.
Nga të pandehurit 4 janë anëtarë të familjes Idrizaj, prindërit dhe dy fëmijët, për të cilët u kërkuan 40 vjet burg së bashku.
Rasti u trajtua si JIT (Join Investigation Team) skuadër e përbashkët hetimore me Francën.
Gentian Aga dhe Alid Shehi janë ndarë nga grupi që përbëhej me 12 persona dhe po gjykohen në proces të zakonshëm.
Seanca për mbrojtjen e të pandehurve ku mund të jepet njëherësh edhe vendim nga gjykata, u caktua të mbahet në datën 19 nëntor ora 12:30.
Në maj të vitit të kaluar, Sokol Idrizaj, bashkëshortja e tij dhe dy vajzat e çiftit u vunë nën akuzë nga SPAK, pasi dyshohen si anëtarë të një grupi kriminal.
Në kuadër të këtij procedimi u në total u arrestuan 12 persona. Këta shtetas dyshohet se kanë transportuar sende të vjedhura dhe me vlerë të çmuar nga shteti francez drejt Shqipërisë, ku janë shitur në mënyrë të fshehtë dhe kontrabandë përmes argjendarisë së shtetasit Vangjush Kashara që ka dyqanin qendror në Tiranë.
Verifikimet e SPAK treguan se këto grupe që funksiononin që para vitit 2019, kanë kaluar drejt Francës 724,386 euro për blerje të sendeve, shifër kjo që i përket vetëm transaksioneve bankare.
Ndërsa shumat në kesh të cilat janë transportuar nëpërmjet kufirit shtetëror në mënyrë të paligjshme, kapin vlerën e 2.1 milionë eurove dhe dhjetëra mijë franga.
Në foto: Prokurori i SPAK, Adnan Xholi, majtas ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu dhe ish-shoferi i tij, Sokol Idrizaj.
j.l./ dita
Aty lale,.Bjeri hajduteve,.Rrofte SPAK! Shpirtin ma kenaq!Jo vetem kur denon kryezaptusin Sali maloku me Familjen e vet,Jo vetem kur denohen Tenardjete,cifti babeziii Ilir Meta Monika krylopa,,por edhe hajdutet e banesave,hajdutet e Tokave,
Atje ke Berishe maloku kishte :Hani Muco,pini Muco,vidhni cuba,Zptoni katundare,,se Grabitja eshte Sevap sipas Khuranit.
SPAK,Ti je si ky diell Nentori,qe shume po ndrin dhe sheme po nxeen.
Keta trimat paskan qene hajdute ordinere e gje qe behet me e rende qe njeri prej tyre paskaqene shofer i Ardi Veliut, kryepolicit?
Me siguri “fajin e ka Saliu” se ky refren nuk duhet te mungoje sa here qe permendet SPAK!
Ka të drejt demua. SPAK po shkëlqen me punën e tij bash si ky diell nëndori. Jam ulur majë tarace, i kam kthyer diellit shpinën dhe po lexoj i relaksuar gazetën time të preferuar.
Demua the bjeru hajdutërve, unë them shtypjauni kokat si të mizës, se vetëm kështu do rikthehet në vend siguria e para 90-ës, dhe shpresa ke forca e ligjit, pavarësisht se drejtësia ishte dhe ka mbetur bash si llastiku i brekëve të ministrave pa portofol.
Ky ku i gjeti paratë, mos pastron paratë e Ardi Veliut. Shoferat janë nga njërëzit më të besuarit të eprorit. SPAK të shohë se nga shoferi mos del Ardi Veliu.
Me gjithë këto sekuestrime që do të bëjë SPAK do të dalin pensionet e pensionistëve për 10 vjet(prit sa do të dalin nga ndërmjetësit e Metës, të Saliut, të Malltezit, të Ahmetaj dhe të tjerë (nga të gjithë bandat(PD,LSI) nga pas i ndjek jo pak dhePS. Populli i uron gjithë te mirat SPAKUT, për punën vetmohuse nga të gjitha pikëpamjet! Paçi mbarësi dhe gezime Spak!
Ke te drejte o Relax! Tre dite i mbajti breket drejtesia qe duam.Dmth.Aq e mbajti bari Vesen. Sa doli thesi me patate,i liruan 8 pedagoge ne Universitetin e Elbasanit,se patatja eshte edhe buke edhe gjelle -thoshte ay qe kur te lidhte duart,te perpinte dheu.
Bravo SPAK.
Pune te bukur po ben.
Burgose pastruesen dhe sanitaret e spitalit per 1000 euro gjithsej.
Burgos sexerin e pedagogeve te Elbasanit te koruptuar.
Burgos shoferin e …nuk e di.
Te lumte SPAK sepse me kete dore qe ke uje te zi po I nxjerr korupsionit.
Me kete pune kaq te bukur ke simpatine e popullit shqiptar.
E kupton o SPAK qe po behesh qesharak e I pa besueshem?
Hahaha.. paske qenë i madh.. rrofsh..
Po, kështu si po vepron SPAK në këtë rast për përvetësuesit ordinerë(si pastruesja) dhe hajdutët specialista(me miliona euro) këta të fundit me gjykim të shkurtuar më mirë ti japë lirinë, se kjo ti vlente më shumë qytetarëve se në të kundërt duhet të ndërtonim shumë burgje. More keni ndërmend të jeni të përgjegjshëm në punën tuaj? Çfare janë këto dënime me gjykime të shkurtuara që pakësokan vitet e burgut. Kjo do të thotë që në këto kushte shkele ligjin, fito miliona euro, se ja vlen. Kjo është rrugë me e stimuluar hajdutërinë dhe jo me e luftuar atë..
Konkluzioni:
Qytetarë të ndershëm të këtij vendi merrni rraqet në krah, Largohuni nga sytë këmbët! Kush të mbesi kokën hënkshin! Ky është krim kombëtar. Hajduti të dënohet sipas ligjit që ka shkelur, ti sikuestrohet prona e përfituar nga shkelja e ligjit, se ndryshe, shkelja e ligjit është fitim material si dhe vlerë morale. Ku po na shpini?
SPAK ndoshta po ben nje pune te mire ! Si ka mundesi qe nuk denohen hajdutet kryesore por denohen vartesit,si u denua ajo pastruesja qe vodhi leket ke tubi i ajrimit por jo pronarja e lekeve, ,si po denohet shoferi i Veliut por ardiveliun nuk e gjen gje, si denohen ministrat e qeverise por kryeministrin se gjen gje , si denohen drejtoret e bashkise se Tiranes por kryebashkiakun se gjen gje ! Po mire gjithe keta hajdute ne pushtet, kush i vendosi ? A e dine dhe a mbajne pergjegjesi keta drejtues qe ju a ngrenkan te gjtheve kumbullat apo dardhat mbas shpine ? Megjithese zgjidhje ketij problemi i jep demo, fajin e ka Berisha dhe vetem ai duhet te denohet !
Hani pini dhe kendoni sa te Jete ai njoni kur te iki ai njoni merni rujuni se ju …… moni