Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mbi 440 kg drogë, SPAK dërgon në gjyq Emiljan Burbën, organizatorin e grupit kriminal
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Mbi 440 kg drogë, SPAK dërgon në gjyq Emiljan Burbën, organizatorin e grupit kriminal
AktualitetKronike

Mbi 440 kg drogë, SPAK dërgon në gjyq Emiljan Burbën, organizatorin e grupit kriminal

Published: January 30, 2025
Shpërndaje

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim Emiljan Burbën.

Ai akuzohet si kreu i një grupi i cili kryente trafik të lëndëve narkotike, ku një sasi prej 442.084 kg u kap  në pikën e kalimit të Hanit të Hotit (Bozhaj) në hyrje të Malin e Zi, më 17 Shtator 2023.

Njoftimi i SPAK:

- Publicitet -

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar më 27.01.2025 për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë shtetasin Emiljan Burba, i akuzuar si organizator i një grupi të strukturuar kriminal, në kuadër të procedimit penal, nr.159 të vitit 2024.

E.B akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të narkotikëve” në bashkëpunim me formën e grupit të strukturuar kriminal “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/1, 334/1 të Kodit Penal.

Më 29.07.2024, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar aktet dhe ka regjistruar procedimin penal mbi bazën e shpalljes së moskompetencës në hetime nga ana e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm,Shkodër.

Hetimet janë kryer lidhur me ngjarjen në pikën e kalimit të Hanit të Hotit (Bozhaj) në hyrje të Malin e Zi, më 17.09.2023, rreth orës 00:30, kur u bë zbulimi dhe sekuestrimi i një sasie lënde narkotike e llojit kanabis, me peshë totale 442.084 kg. Kjo sasi u zbulua gjatë kontrollit të një mjeti motorik të tonazhit të rëndë të markës “Renault” me targa AB948IX dhe rimorkion e markës “Krone”, me targa AJR363, të drejtuar nga shtetasi Ilirjan Orhan dhe me pasagjer Kristi Orhan. Të dy shtetasit transportonin paleta për në Republikën e Austrisë dhe brenda tyre ishin fshehur 73 pako të mëdha PVC (Polivinil Kloruri) dhe 112 pako më të vogla, te mbështjella me natriban. Subjekti tregtar edhe kamioni rezultonin të ishin rregjistruar në emër të personave fiktive. Të dy shtetasit e mësipërm janë arrestuar në flagrancë dhe proceduar penalisht nga autoritetet gjyqësore të Malit të Zi.

Hetimet treguan se skema e përdorur për trafikimin e narkotikëve bëhej përmes krijimit dhe rregjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) të disa subjekteve tregtare fiktive (pa aktivitet tregtar, adresë reale dhe me dokumente të falsifikuara), në emër të të cilëve lëshoheshin faturat e eksportimit të mallrave që ngarkoheshin më pas në mjete transporti, të regjistruar me dokumente të falsifikuara, ku fshihej lënda narkotike, me qëllim trafikimin. Kjo skemë tregonte një shkallë të lartë organizimi, e sofistikuar dhe tipike për një grup të struktuar kriminal.

Për këtë procedim penal janë veçuar hetimet për pjesëmarrësit e tjerë në grupin e strukturuar kriminal, të identifikuar dhe të paidentifikuar, për episodin e përmendur dhe episode të tjerë të trafikimit të lëndëve narkotike.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Irani: Përparimi në bisedimet me SHBA varet nga pesë kërkesa kryesore
  • Publikohet renditja e pasaportave më të fuqishme, 9 nga 10 pasaportat më të forta në botë janë evropiane
  • Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati
  • Si qëndron e vërteta e kërkesës së dytë të SPAK në Kuvend për Belinda Ballukun
  • Rama flet nga Gjermania: Fajin e ka algoritmi, po përpiqem të kuptoj mesazhin e protestës

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Goxhaj pas lirimit: Na dhanë ujë dhe telefon për të njoftuar familjet, s’na dhunoi njeri, dëbuam nga qelia Avokatin e Popullit
  2. capi on Tubim përpara SPAK, dorëzohet zyrtarisht kallzim për Ramën: Çfarë është botimi “The Albanian Files” që u zbulua gjatë protestave
  3. Xha jaho on FOTO: Dhunohet analisti Ilir Demalia, rrëfen arsyen. Policia shpall në kërkim autorin
  4. Fjalë me vend on FOTO: Dhunohet analisti Ilir Demalia, rrëfen arsyen. Policia shpall në kërkim autorin
  5. Lexoje me kujdes on FOTO: Dhunohet analisti Ilir Demalia, rrëfen arsyen. Policia shpall në kërkim autorin

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?