Nga Zef Mazi*
Ka diskutime, kritika, justifikime, mërzi dhe kundërshti rreth projektit të ligjit të ri për shërbimin e jashtëm. Reflektimi në media ka qenë i vakët. Të krijohet përshtypja sikur çdo gjë është në rregull. Po paraqes disa observacione, pa hollësi, për këtë projekt të ri dhe diplomacinë.
Ligji i parë i shërbimit me jashtë, pas ndryshimit të sistemit, u hartua para 25 vitesh. Ai u ribë në vitin 2015, duke prishur çka ishte mirë, në emër të ristrukturimit. Tani, për të tretën here, përsëri në emër të ristrukturimit, po ribëhet. Kësaj radhe po preken dhe cenohen rëndë themelet e shërbimit me jashtë.
Një pjesë e punonjësve të shërbimit, përfshirë ambasadorë, nuk vijnë nga fusha e diplomacisë. Ata nuk janë diplomatë të karrierës. Shumë aspekte të shërbimit me jashtë nuk mund të njihen, veç ndoshta disi përciptas, nga cilido që “parashutohet“ sot por që, deri dje, nuk ka pasur asnjë lidhje me shërbimin diplomatik.
* * *
Diplomacia është arti i menaxhimit të marrëdhënieve ndërkombëtare, kryesisht, parësisht, përmes bisedimeve, negociatave. Fjala është arma e saj! Diplomacia është instrument i politikës të jashtme. Kjo përcaktohet nga drejtimi politik. (Diplomatët, kryesisht ambasadorët, mund të japin këshilla në këtë drejtim.) Diplomacia zbaton politikën duke përdorur taktikat që i gjykon të përshtatshme, me profesionalizëm të lartë dhe brenda orientimeve të dhëna. Diplomacia është përgjithësisht e mbyllur, rezultatet zakonisht bëhen publike.
Synimi i diplomacisë është të çojë përpara interesat shumësferëshe të shtetit, duke siguruar liri sa më të madhe veprimi për vetë shtetin. Diplomacia është gjithmonë në kërkim të përfitimeve maksimale për vendin pa përdorur imponim, forcë, pa shkaktuar keqardhje dhe mërziti tek të tjerët. Hapësira e veprimit, fleksibiliteti dhe efektiviteti i saj janë të lidhura pjesërisht me forcën relative të shtetit që e përdor atë. Diplomacia përpiqet që të forcojë shtetin, duke fituar avantazhe, duke bërë aleatë, duke neutralizuar oponentët, jo duke bërë të kundërtën nga padituria, mungesa e përvojës, mungesa e profesionalizmit. Ajo përpiqet të krijojë vullnet të mirë në drejtim të shtetit që përfaqëson. Kjo nuk arrihet lehtë. Varet nga faza e zhvillimit dhe imazhi i shtetit, dhe nga profesionalizmi dhe përvoja e diplomatëve.
* * *
Kardinali Richelie krijoi të parën ministri të punëve të jashtme moderne në Francë në vitin 1626. Synimi i tij ishte të centralizonte politikën, të siguronte kontroll mbi “të dërguarit” në ndjekje të politikës të raison d’etat – interesit të shtetit. Richelie iu përmbajt mendimit se shteti i kapërcente kufijtë e kurorës (mbretit) dhe të territorit, të princit dhe të popullit. Richelie nuk pajtohej me dëshirat, tekat, ndjenjat e sundimtarit! Për Richelie shteti ka interesa dhe nevoja që bazohen në këto interesa dhe që i kalojnë caqet e ngushta, pavarësisht nga konsideratat etike, personale, emotive apo fetare! Ajo që bëri Richelie u bë aksiomë për ata që drejtojnë politikat e jashtme të shteteve sovrane.
* * *
Roli i ministrisë të punëve të jashtme duhet parë në dritën e vlerësimit real dhe të konsideratës për të, të punës konkrete që ajo bën, të kuadrit politik të vendit, të cilësisë të drejtimit dhe stafit. Diplomacinë dhe negociatat ministritë e jashtme i kryejnë pas dyerve të mbyllura, pa bërë teatër politik! Por ai rol, jo rrallë, eklipsohet nga kryeministri dhe stafi i tij, të cilët a) u imponohen, dhe b) bëjnë publicitet me to!
Qeveritë manipulojnë publicitetin për të ndikuar opinionin publik në favor të politikave që ndjekin. Meqenëse ka shqetësim, ndërmerren hapa për t’i ofruar ryshfete, për t’i bërë presione shtypit që të publikojë ato histori që don qeveria, që janë plotësisht në linjë me narrativën e pushtetit. Përdoren evenimente publike për fjalime propagandistike me objektiv dëgjuesit brenda dhe jashtë. Këto përpjekje nuk janë pa efekt.
* * *
Projekti i ri i ligjit për shërbimin diplomatik ka ngritur shqetësim jo të vogël tek një numër ambasadorësh profesioniste të karrierës, në shërbim sot, ose në pension. Këta kanë ndjeshmëri të lartë ndaj shërbimit të jashtëm. Bëhen përpjekje për t’a mbrojtur atë shërbim, sepse kanë kontribuar direkt në atë shërbim prej disa dekadash. Kështu ndihmohet vendi dhe shërbimi i tij. Ditët e fundit, Këshilli i Ambasadorëve iu drejtua ministrit të jashtëm me shkrim, me një numër vërejtjesh, dhe i shprehu gatishmërinë për ndihmë dhe konsultime.
Shërbimi i jashtëm ka vite që rrëshqet nga keq në më keq. Ndryshimi në vitin 2015 i ligjit të parë të vitit 1998 u bë, jo rastësisht, një vit para zgjedhjeve të përgjithshme politike. Po përgatitet draft-i i ri, gjoja në emër të një „ristrukturimi” tjetër. Analiza e projektit të ligjit të ri nxjerr qartë se po i jepet goditje thellësisht e rëndë shërbimit të jashtëm, diplomacisë të karrierës. Fatkeqësisht, ata që janë në shërbim, edhe prej vitesh, nuk flasin sepse ndoshta kanë frikë.
Kuptohet, përmes këtij ligji kërkohet të bëhet si t’a dojë qejfi me shërbimin diplomatik. Ashtu si në vitin 2015, projekt-ligji i ri po përgatitet të jetë gati për “shpërblimet“ në „parashutimet“ e radhës nëpër ambasada dhe misione si shpërblim për votat në zgjedhjet e vitit 2025.
Për të arritur këtë synim, po shkallmohet sistemi i njohur, i pranuar dhe i zbatuar ndërkombëtarisht i shërbimit të jashtëm në krejt dimensionet profesionale të tij: nga roli i ministrit (që bëhet si një ayatollah – „supreme leader “ – për gjithçka në ministri, siç nuk ka qenë kurrë e nuk duhet të jetë); tek ai i Sekretarit të Përgjithshëm (që, nga niveli më i lartë i karrierës në ministri, kthehet në shpërndarës karburanti); tek ai i drejtorëve politikë; tek heqja totale e sistemit të gradave (që është domosdoshmëri të respektohet strikt); tek prishja e raporteve midis punonjësve të karrierës dhe atyre politike, etj., etj.
Këto bëhen për t’i hapur rrugë emërimeve politike, si të dojë, kur të dojë, sa herë të dojë, cilindo që të dojë, edhe pse pa asnjë ditë shërbimi në ministri! Edhe më therëse është kur flitet se po bëhet konsultim popullor! Rëndësi ka “organizimi” i votave të njerëzve “të konsultuar” për projekt-ligjin e ri të shërbimit që, pasi u shkelmua ligji i parë në 2015, shkelmohet edhe një herë tani, duke i çuar gjërat tepër poshtë.
Pa lënduar askënd, ligji i shërbimit të jashtëm është shumë profesional. Ai rrok përvojat e gjata në shërbim, profesionalizmin e thellë, njohjen e ligjeve të ndryshme të vendit që lidhen me të, ato të shërbimeve të ngjashme të vendeve të dimensionit tonë, aspekte te mprehta e specifike administrative, aspekte të së drejtës ndërkombëtare, etj., të gjitha këto të futura në një paketë.
Hedhja e një projekt-ligji të tillë për konsultim popullor bëhet vetëm sa për të hedhur hi syve! Cilido që nuk është profesionist me përvojë të gjatë në këtë fushë nuk ka sesi të njohë gjithçka profesionale të saj. Jo çdokush mund të japë mendim të informuar për diçka që është thellësisht delikate, specifike, mjaft profesionale, kur nuk ka, dhe as ka pasur, lidhje me atë shërbim. Ndoshta ky „konsultim popullor“ do mbarojë si të tjerët, do numërohen votat nga ndonjë Agjensi!
Përvoja disa shekullore e diplomacisë ka treguar se ajo ka sukses kur mbështetet fort në njohuri të thella dhe të gjëra profesionale, në eksperienca të gjata të punonjësve të shërbimit diplomatik, në njohuri e kulturë të gjerë. Nuk ndihmon narrativa vello, justifikuese, e nevojës për “gjak të ri”, duke mos dëgjuar dhe duke mos u mbështetur tek eksperiencat e gjata, direkte, të më të vjetërve të karrierës në këtë shërbim. Përvoja botërore tregon se pa emërime profesionale, të karrierës, me përvoja të gjata, me meritokraci dhe dedikim, jo me teka dhe lajthitje, nuk mund të ketë shërbim diplomatik profesionist, të respektuar, me integritet. Diplomacia është profesion mjaft i vështire, jo për të bërë qoka.
* * *
Diplomacia, shërbimi i jashtëm, është element jetik për mbajtjen e lidhjeve, për rritjen e marrëdhënieve dhe forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror. Nuk mundet të rrezikohet duke bërë improvizime (të qëllimshme) të “emergjencës” dhe “ristrukturimit” për shërbimin me jashtë. Që nga themelimi i shtetit, kemi qenë të detyruar të krijojmë një shërbim të jashtëm të qëndrueshëm dhe t’a rrisim atë.
Nuk duhet të dështojmë që të kuptojmë implikimet e rënda që bart lidhja e zhbalancuar ndërmjet krijimit, forcimit dhe qëndrueshmërisë të këtij shërbimi. Duhet të ruhemi të mos kërkojmë të fitojmë ndikim të panevojshëm, tej shpatullave tona, të kërkuar si me pahir dhe me arrogancë, nga politikat partiake të kohës. Megalomania e të voglit është e rrezikshme, ka pasë thënë Stefan Cvajg.
* * *
Zbatimi i politikës të jashtme, përmes shërbimit me jashtë, i shërben të mirës të vendit, jo thjesht dhe vetëm partizanllëkut, përkohshmërisë. Ai siguron çuarjen përpara të mirën e vendit.
Drejtimi i shërbimit të jashtëm dhe prestigji i atij shërbimi varet jo vetëm nga përmirësimi i nivelit material, nga forca administrative, ekonomike dhe ushtarake e vendit. Por varet nga si e përdorim forcën modeste që kemi në interes të përmirësimit të pandërprerë të jetesës të popullit dhe vendit tonë. Të përpiqesh për më pak bihet nën dinjitetin e interesit të vendit! Çdo kritikë apo dështim, që lidhet me vetëkënaqësi, arrogancë, mungesën e të kuptuarit, ose mosnjohjes të realitetit, mospërballjes me sfidat e vështirësitë, do na godasin rëndë, brenda dhe jashtë.
* * *
Kriza ka pasur dhe do të ketë. Konfliktet sot në botë kërkojnë domosdoshmërisht të jemi tepër të vëmendshëm, të ekuilibruar. Ideologjitë dhe armiqësitë e sotme, të gjithëfarë etiketimesh, arsyetimesh dhe ngjyrash, bartin rreziqe që, fatkeqësisht, mund të jenë afatgjata. Suksesi në këtë përballim kërkon jo përqasje emocionale, individuale, partiake, të çastit, tranzitore. Ai kërkon fokusim, thellim, arsyetim, analiza profesionale, të thelluara, institucionale të krejt spektrit.
Është vënë në peshore vetë liria që shihet, përdoret për kamuflim, zbatohet dhe arsyetohet sipas midesë ndryshe, nga kënd-vështrime të ndryshme. Duhet të ruhemi nga ndjenja e gabuar se priten veprime spektakolare, do bëhet mrekulli, do zgjidhen problemet!
* * *
Çdo ide dhe propozim, përfshirë të projekt-ligjit të ri të shërbimit me jashtë, duhet të peshohet në dritën e konsideratave më të gjëra, të nevojës që të ruhet balanca ndërmjet programeve kombëtare: midis ekonomisë publike dhe private; midis asaj që është qartësisht e domosdoshme dhe asaj që është e dëshirueshme, sa për të qenë rehat; midis kërkesave esenciale si vend dhe detyrave që vendi i imponon individit; midis veprimit të çastit dhe mirëqenies të të ardhmes të vendit.
Çdo gjykim i mirë kërkon ekuilibër në ecjen përpara. Nëse kjo mungon, do ketë disekuilibër, mërziti, zhgënjim. Këto duhen kuptuar mire. Atyre u duhet përgjigjur po mirë përballë stresit dhe kërcënimeve, të reja dhe të vjetra, në llojshmëri dhe intensitet.
Elementi kohë ka rëndësi në mbajtjen e ekuilibrave. Ecja drejt të ardhmes më të mirë kërkon që të shmangen impulset për të jetuar vetëm sot për sot, sa të jem unë në pushtet, duke “zhvatur” burimet e çmuara të së nesërmes për interesa thjesht të rehatllëkut, se kështu më bëhet mire! Ish Presidenti Aiserhauer ka pasë thënë: “Nuk mund të jepet kredi për asetet materiale të nipërve tanë pa rrezikuar të humbasësh edhe trashëgiminë e tyre politike dhe shpirtërore”.
* * *
Shërbimi i jashtëm i botës tonë të vogël nuk duhet të bjerë në nivelin e një grupi të frikësuar, apo në nivelin e smirës, urrejtjes. Ai shërbim duhet të përbëhet nga një grup profesionist, karriere, i ditur, me përvojë, bazuar në besimin reciprok dhe respekt, një grup që performon dhe zbaton siç duhet dhe që dëgjohet. Çdo përpjekje e re që nuk shkon në këtë linjë duhet ndalur. Sa më parë.
Marrëdhëniet e mia me administratën e shtetit shqiptar, si punonjës i shërbimit civil të vendit dhe atij ndërkombëtar, kanë mbaruar zyrtarisht pas 45 vitesh, me një ndjenjë mirënjohje, se kemi qenë në gjendje të bëjmë modestisht gjëra të mira, së bashku. Nuk do rresht të bëj aq pak sa mundem që të ndihmoj që shërbimi i jashtëm i vendit të ecë në rrugën e drejtë dhe të duhur! Këtë synim ka edhe ky shkrim. Në këtë shërbim gati gjysmë shekullor besoj se ka pasur diçka që ia vlente, dhe një kontribut modest. Besoj se do të gjenden rrugët e mënyrat më të mira që të përmirësohet performanca, të forcohet shërbimi me jashtë, për sot dhe për të ardhmen.
*Diplomat dhe ish-kryenegociatori i Shqipërisë me Bashkimin Evropian
Natyrisht që të metat e diplomacisë janë serioze. Po marrë vetëm një shëmbull: njohja e 9 minoriteteve në Shqipëri edhe aty ku nuk ekzistojnë, në kohën e z. Bushati si Ministër i Jashtëm, madje duke e publikuar si arritje që edhe fqinjët nuk e kanë!!! Përse diplomacia greke asnjëherë nuk flet për minoritetet e saj?! Përse diplomacia bullgare është shumë aktive për të paraqitur se ka minoritet bullgar në Shqipëri?! Këto gjëra janë serioze që krijojnë probleme që vështirë se mund të rregullohen nga brezat e ardhëshëm. Mund të thuhet se profesioni i diplomatit është më i vështiri se çdo profesion tjetër sepse është kompleks dhe mund t’a kryejnë mirë pak veta. Kursesi nuk mund të jetë vënd për “qoka”, sikurse është vepruar gjatë këtyre tre dekadave. Ky veprim tregon që Shqipërinë e kanë drejtuar njerëz të papërshtatshëm dhe është për të ardhur keq sepse mund të bëhej shumë më mirë.
Diplomatet me te sukseshem te periudhes paskomuniste kane qene Ramiz Alia dhe Gramoz Pashko,qe antaresuan vendin ne OSBE,Komitetin e Helsinkit,Banken Boterore dhe ca te tjera,,brenda pak muajve.
Fshat e Zanat,shtepi e tabihat.-thote populli.
Sapo mori pushtetin kafsha Vucidollit fillon periudha e diplomateve Trapajane.
Jepi Trapajanit nje cante ne dore,,jep-i mirditorit nje pardesy ne krah dhe e bere diplomat.Po s`e ka zanat Ay fshat or Zef.
Care po ban?Po msoj notin me nji Pukjan-thoshte Zef Deda.
Ne New-York u arrestuan dy diplomate Trapajane duke ju nxjerre llapen policeve te New-Yorkut per sex.Ne Zvicer Tropojani Mehmet Elezi e ktheu Ambasaden ne Kulle te pakalueshme per shqiptaret Ka 34 vjet qe Kooperativistet e kooperativave te thella malore te Tropojes,te Kthelles,te Pukes i bene Ambasadat si ato stallat e koprativave malore,qe sharruan bagetite ne 84 .U detyrua Hekuran Isai tu hedhe demeta me kashte nga helikopterri.
Ju s`jeni as per pune,as per bageti,as per bujqesi.Ju jeni per pordhe,karshillek,Sherr shejtan.hajdutlluqe,spihunlluqe.
Folklor agresiv,Piskama si sirene alarmi kunderajror e Fatime sokolit qe tmerronte armikun.
Problemi eshte se dipllomatet jane aty per ti sherbyer pushtetit dhe josi dipllomate ., Per çeshtjen qe ngre komentuesi profesioni me i veshtire eshte se dipllomate deri tani ne kemi vetem 2 , SALI bERISHEN dhe EDI RAMEN te tjeret jane thjesht rrogetare. Qe te vendose nje dipllomat per minoritetet duhen pyetur historianet dhe jo historianet partiake qe merren me politike por ato pasionante.
Demo, ke nje urrejtje te theksuar per malesoret por gabon shume kur flet ne kete gjuhe Nese urren Berishen nuk mund ti fusesh te gjithe ne nje thes themi ne nga Shqiperia mesme. Ne 34 vjet “demokraci” PD-ja ka drejtuar 13 keshtu qe se paku keta dipllomatet e sotem nuk jane berishiste por jane ramiste .Nga dialekti dukesh elbasanlli por nga urrejtja qe shpreh jo i tille, me fal por elbasanasit jane nje popull i urte dhe bujar por dhe keto qe une shkrua jane pa vlere, po qe se je autoktonas qytetar i shqiperise se mesme duhet te tregosh vlerat si nje i tille po qe se je tiranas vazhdo se je ne rrugen yende.
,Qeverine.Diplomacine,,ministrine, e bejne njerezit,nuk e bejne Idete,Ideologjite,Fete,ngjyrat,bojnat.
Zogu ministra te jashtem vuri Frasherllijte,,Medi beun,Mithat beun,,vuri bejleret e Libohoves qe e kishin zanat ate pune,Mufit beun,Eqrem Beun,Agallaret e jirokastres Rauf Ficon,Bejleret e Beratit,te Vlores,
Tropojanet i i veshi xhandare,.
Ajo toke ate patate prodhon o Edi,Nuk prodhon diplomaci.
Lere boten ne dore te Sali Berishes,Azem Hajdarit,Izet Haxhise,Sali Lushes me sufler intrigantin me diplomat te Komitetit Qendror Mehmet Elezin,po nuk e hodhen ne ere me shpejt se Putini.
Deri tani me quanin nga Vlora,me ngaterronin me nipin e Hysni Lepenices,Ti me quan nga elbasani,chessi me ben nga Lusnja,,Rendesi ka qe them ca te verteta qe percellojne.
Rreshtoni emrat e ambasadoreve e sotem dhe nuk ka nevoje te flisni per me tej.
Ministri mund te ndrrohet edhe cdo have, por karriera eshte nje gje tjeter.
Sot, e fillojne akademine e futbollit femijte ne moshen 7-8 vjet, dhe vjen dita te shohim futbolliste si Mesi per njezet vjet rresht me kenaqesi.
Ne sherbimin e jashte, fillohet puna dhe printet te sherben per kombin per 45 vjet.
Cfare do tu themi atyre qe kane 30 vjet qe ndjekin karrieren dhe ambasador emerohet nje patronazhist, apo po bejme nje ligj te ri?
Aman o Zef,per cilin keshill e ke fjalen per Besnik Mustafajin qe ju ka bere koka si qen stani,Mal gomarin (Berisha),Neritan Ceken qe ka ik per lesh apo per Klajda Gjoshen e LSI ,dhe te tjere qe spo i permend se jane te gjithe ushtare te Sali Berishes
Ti Demo , bir K@rve racist I flliq. Pse nuk e kthen nga vetja the shohesh qe me kohen e diolomacise memece the Dulles (100% nga zona e pare operative) e tani pas 2013. Bej nje anize e do shohesh e nuk do vjellesh me helm
Diplomacia nuk lindi me Risheljene si thote autori,ka pasur diplomaci qysh kur jane themeluar shtetet e lashtesise,Egjipti,Greqia e Lashte,Perandoria Romake,etj etj.
Diplomatet me te mire te nje vendi jane patriotet,figura te shquara te vendit.Skenderbeu,Nene Tereza,Ismail Kadare,etj,etj,sot Dua Lipa Rita Ora,BebeRexha Ava Max,djemte e Kombetares.Keta jane ambasadoret tane,kurse ata me rroge e shtepi te paguar qe presin e percjellin ministra ,etj ne aeroport jane ca zyrtare qe vetem duhet te mos vjedhin e mos shesin interesat kombetare.Shqiperia duhet te centralizoje ambasadat si vend i vogel qe eshte jo te hape kot me kot te reja,shpenzime te taksave.
Nuk e kam idenë kush është Zef Mazi , por di që është një person me emër në diplomaci .
Ambasador quhet personi që dergohet në kurbet për të gënjyer në favor të vendit të tij !
( kjo nuk është thënie e imja, tjetër kush e ka thënë , unë vetëm e pęrsęrita ) .
Dje , diplomacia ishte armë në dorë të sekretarit të parë , por sekretari i parë ka vdekur ( dhe shyqyr që vdiq ) , por vendin e tij e ka zënë lubia me shumë kokë që quhet kryeministër .
Enveri qe ashtu siç qe , të gjithë e dimë , por ama në diplomaci ishte bir kurve, i zgjidhte me kujdes njerëzit që bota jashtë të mos tallej me ta , që nga Behar Shtylla e me radhë ……
Ka shtete që nuk fusin në diplomaci persona pa ditur në perfeksion dy gjuhë të huaja .
Është punë e veshtirë të jeshë diplomat që të nderosh vëndin tënd .
Të dish hollesisht ç’ndodh në botë , të njohësh historinë , ushtrinë , armatimet , shkencat , letërsinë , muzikën etj etj
Do të takojnë njerëzit më të shquar te ketyre zanateve dhe të mos jeshë guak.
Është detyrë e rëndë , duhen zgjedhur njerëzit , jo sipas orekseve të kryeministrave kretinë e të mbytur në vese!
Problemi aktual i ligjit te dipllomateve eshte sot nje nga problemet me te rendesishme te Shqiperise, pasi nen ‘te gjatin’ ky vend ka marre persiper te zgjidhe te gjitha konfliktet boterore! Duhen lene pas dore per momentin problemet e tokes bujqesore, ato te fshatit dhe braktisjes se tij, ato te arsimimit, te punesimit, te prodhimtarise se asortimenteve ne vend, te energjise, etj.-etj., derisa te zgjidhet mire ky problem kardinal i dipllomateve shqiptare neper bote! Zaho me duket se ka arritur moshen e pjekurise per ambasador! C’pritet me!? Cezari shkroi me 12 vjec nje liber mbi strategjine ushtarake! Pra?!!
Fatmir Velaj ambasador eshte turp dhe shembull si eshte sherbimi diplomatic sot….
Lexoni cfare shkruan Le Mond per poshtersite e presidentit francez Macron,qe sa firmosi fontraten 3 miljardeshe per blerjen e avioneve RAFFALE,,menjehere deklaroi nga Beogradi:-serbet jane Viktimat e hapjes se Ures se Ibrit.
Me te tilloe maskarenj eshte mbushur BE,qe i kerkojne Kosoves -Te mos beje Shtet-Te mos ushtroje funjsionet ne gjithe Territorin.Te lejoje shkaterrimin e ekonomise dhe cvleresimin e Euros,duke futur nga Serbia Kamionat me Rrotola Dinari si rrota haleje per qewllime HUMANITARE,.Komunat e jashtligjshme serbe furnizojne pensionistet e Serbise me rrota dinari.
Cfare te keqe ka ketu?Cfare te keqe ka barazimi i Euros me dinarin?
A nuk e provoi edhe Re[ublika Jugosllave e Shqiprise barazimin e lekut me Dinarin? Magazinat me Stofra Italiane,Drithi dhe Tufat e bagetive,,a nuk shkuan te tera ne Jugosllavi?
U desHen 10 vjet vaporra me grure nga BRSS,qe te shpetonte populli jugosllav i Shqiprise nga ZIA BUKES.
oOEdvin! Nuk e pyeti Albini BE fare,fare nuk e pyeti per te pranuar letrat e bythes neb Kosove?
O Edvin!U hapen ato pikat e kalimit kufitar me Serbine! Edhe nga ana serbe,edhe nga ana kosovare,.
Ay Xhelal Zvecla ka deklaruar:Rend ligj e Siguri,Paqe dhe Qetesi.
Cfare behet kshu,o Edi?U bene keta kosovaret te bejne shtet,te hapin rruget pa pyetut Nderkombetaret,Pa marre leje te Miqt e tu Vucici dhe Makroni?Beju nje telefonate! Lajmero edhe Ate Verhalene e Amerikes ne Kosove,se as ate nuk e kane pyetur. Po durohet kjo o Edi?Edhe ate Lajcakun tend e percollen me gisht ne goje,PA ASSOCIACIONE.
mE ATO tabaket plot associacione qe dergove ti ne Paris,,Albini po fshin bythen,o Edi,.
Shkrepe ate celularin si e ke zakon,Alarmoje boten,se Albini po besh shtet ne Kosove,pa dhjere Lyderin e Ballkanit Perendimor?!Ku i ke keta ambasadoret qe i ke lyer e zgjyer me fusha nafte,me ishuj e gadishuj,Ku e ke ate spihunin e FBI,qe ja menderoswe Amerikes,E bleve 100000 here me lire se bleu Beria Fuxin e bombes atomike.
Deren kokes Albin!
Qekur ja perplase deren e Kosoves kokes ketij hajdutit me brekushe,,punet e Kosoves po ecin mbare.
Aaaa po te zuri Xhelal Zvecla per veshesh ty o rrufjann?Po te zuri Xhelal Zvecla per veshesh,si Radoicici do ta beje!