Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj: Lehtësim i lejeve për shtëpitë në fshat dhe agroturizmat
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Veliaj: Lehtësim i lejeve për shtëpitë në fshat dhe agroturizmat
Aktualitet

Veliaj: Lehtësim i lejeve për shtëpitë në fshat dhe agroturizmat

Published: April 8, 2024
Shpërndaje

Ndërtimi i një banese private në zonat rurale apo i infrastrukturës ndihmëse në fushën e agroturizmit, tashmë do të jetë edhe më e lehtë. Në mbledhjen e fundit të Këshillit Konsultativ mes Qeverisjes Qendrore dhe Vetëqeverisjes Vendore, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në cilësinë e kryetarit të Shoqatës për Autonomi Vendore, propozoi lehtësim të procedurave të nxjerrjes së lejeve të ndërtimit  për disa kategori, duke u ardhur në ndihmë jo vetëm qytetarëve nëpër fshatra, por edhe ekonomive lokale dhe turizmit.

Veliaj tha se ky është një shqetësim i të gjitha njësive vendore, pavarësisht bindjeve politike. “Është shumë e rëndësishme që e bëjmë këtë Këshill Konsultativ, si mundësi bashkëpunimi mes autoriteteve lokale me qeverinë tonë. Besoj që flas edhe në emër të kolegëve të opozites sepse nuk ka rëndësi nëse banesa është në Kavajë, në Tiranë, në Kukës apo në Fushë Arrëz, është një shtëpi në katund dhe kërkon të njëjtin mal me letra, të njëjtin arkitekt, të njëjtën licencë, të njëjtin çelës për të hyrë në sistemin elektronik, si një hotel në Qerret apo në Tiranë, apo si hotel në Vlorë dhe Sarandë. Është një problem shumë i madh, kërkon një volum të jashtëzakonshëm pune. Procedura për leje është njësoj, si për një shtëpi në fshat, si për një infrastrukturë të madhe në qytet, një hotel ikonik, kështu që besoj se jemi në momentin ideal për ta adresuar çështjen”, tha Veliaj.

Vitet e fundit, Tirana ka njohur një bum turistik, duke u shumëfishuar numri i turistëve që zgjedhin të vizitojnë kryeqytetin dhe rrethinat e tij. Për të mbështetur këtë rritje të turizmit, kryebashkiaku u shpreh se është e nevojshme që të ketë procedura më të thjeshtëzuara për lejet e ndërtimit për infrastrukturën në fushën e agro-turizmit.

- Publicitet -

“Një çështje tjetër, e cila më vjen mirë që po adresohet sot, ka të bëjë me sistemin e lejeve, tani jo për shtëpi, jo për hotele, jo për punë publike, por për agroturizmin. Ne kemi sot një anomali të jashtëzakonshme, ku AZHBR-ja dhe Ministria e Bujqësisë janë të gatshme të investojnë dhe të ndihmojnë qytetarët që investojnë në agroturizëm, ndërkohë leja dhe procedura e lejes, qoftë për një stallë, qoftë për një bujtinë, qoftë edhe për një ‘bed & breakfast’, është njësoj si gjithë të tjerat. Propozimi ynë është që të lehtësohen këto procedura, siç po lehtësojmë shtëpitë e fshatit, muret rrethuese, ashtu të lehtësohet edhe infrastruktura që kërkohet të pajiset me leje për efekt të fondeve të AZHBR-së, që janë struktura kryesisht akomoduese”, theksoi Veliaj.

Kreu i Bashkisë u ndal edhe te veprat publike, të cilat për shkak të legjislacionit aktual, sjellin jo vetëm ndërlikime në projekt, por edhe vonesa në zbatim. Ai shprehu nevojën që procedurat të lehtësohen edhe për veprat publike, që janë në dobi të komunitetit.

“Ne kemi një super ngarkesë jo vetëm me strukturat në fshat, por edhe për lejet me punët tona publike. Nuk ka rëndësi nëse bashkia drejtohet nga të majtët apo të djathtët. Do të thotë që, për të bërë një shkollë, ne duhet të kalojmë të njëjtën procedurë, si dikush që po bën një pallat për efekt përfitimi. Për shembull, shkolla “Sami Frashëri” ka qenë aty përpara se të bëheshin pallatet rreth saj. Duke qenë se u prish nga tërmeti, tani kërkohen procedura të dhënies së lejes për të mbajtur distancën nga pallatet, ndërkohë që janë pallatet që kanë ardhur mbrapa shkollës. Nëse një shkollë duhet të rindërtohet nga e para, duke zbatuar kriteret aktuale të lejes së ndërtimit, i bie që shkolla e re duhet të jetë shumë më e vogël se e vjetra. Për këtë kemi hasur disa anomali”, tha Veliaj.

Referuar këtyre problematikave, kryebashkiaku solli disa raste në Tiranë, ku investimet publike janë vonuar si pasojë e pengesave ligjore. “Ne kemi një situatë në Tiranë ku nuk i japim dot leje vetes sonë për të bërë punime në varrezat e Sharrës sepse një gjykatës i ka dhënë masë sigurie një vile, që është brenda parcelës së varrezës. Praktikisht, sistemi nuk gjeneron dot leje po s’u pastrua 100% prona. Ju thashë disa nga këto çudira sepse jam i sigurt që çdo kryetar bashkie ka një mal me çudira të vetat. Nëse na lehtësohet kjo puna e lejes dhe nëse pjesa ballore e pronës është e lirë, që kantieri të vazhdojë, ne nuk mbajmë peng komunitete të tëra. Një gjyq nuk mund të mbajë peng gjithë zhvillimin e atij komuniteti sepse humbasim kohë të çmuar dhe humbasim edhe ciklin financiar me të cilin bëhen këto vepra”, u shpreh Veliaj.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, siguroi se këto ndryshime janë pjesë e një pakete më të madhe, të cilat synojnë të lehtësojnë jetën e qytetarëve. “Kombinimi i dy VKM-ve, 408 dhe 283, do të thjeshtëzojë në mënyrë shumë të madhe dhënien e lejeve, jo vetëm për ndërtimet, pra mure rrethuese, mure mbajtëse, çati, shtëpi tip, por edhe për objektet blegtorale, duke thjeshtëzuar masivisht procesin. Hapi i parë është kjo VKM 283. Gjithashtu, e gjithë kjo paketë lidhet edhe me kontrollimin dhe disiplinimin e ndërtimeve në ndërtim, e cila gjithashtu lidhet po me këtë element duke na lehtësuar mënyrën se si kontrollohen apo disiplinohen punimet. Sot kemi pjesën e parë të një pakete, e cila synon në tërësi të saj të thjeshtojë procesin e marrjes së lejeve, veçanërisht kur bëjmë fjalë për leje individuale për shtëpitë që njerëzit kanë nevojë, shtesat e shtëpive, muret mbajtëse, muret rrethuese apo ndërtimet me funksion blegtoral dhe bujqësor”, deklaroi Mazniku.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ndahet nga jeta në moshën 74 vjeçare një nga njerëzit më të pasur në botë
  • Në shitje, tre apartamentet luksoze: Historia e kryeministrit të dënuar për korrupsion, nga përgjimet, te protesta dhe arratisja
  • Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  • Misteri i korrikut 2006: Komunikimi i fundit në helikopterin ku vdiq Gramoz Pashko, i biri, mjeku dhe tre ushtarakë të lartë
  • Projektligj për të sjellë bitcoin të krimit nga Belgjika

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  2. tio on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  3. Redaksia on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  4. Pensionisti i Porcelanit on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  5. Info plus on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?