Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mbyllen aplikimet për diasporën, 231 mijë emigrantë regjistrohen për të votuar më 11 maj
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Mbyllen aplikimet për diasporën, 231 mijë emigrantë regjistrohen për të votuar më 11 maj
Lajmi i funditPolitike

Mbyllen aplikimet për diasporën, 231 mijë emigrantë regjistrohen për të votuar më 11 maj

Published: March 5, 2025
Shpërndaje

Mbyllet regjistrimi i diasporës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në orën 00:00, afati i caktuar për aplikimet për diasporën u mbyll, duke shënuar në total 294,025 kërkesa nga zgjedhësit jashtë Shqipërisë për të votuar më 11 maj.

231,674 kërkesa janë aprovuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndërsa kërkesat janë refuzuar për 41,962 zgjedhës. Ndërkohë, sipas të dhënave nga KQZ, janë 20,465 kërkesa në shqyrtim, për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka 5 ditë afat për shqyrtimin e tyre.

Numri i të refuzuarve u ul vetëm gjatë 5 orëve të fundit me 359 persona (42,321 ishte në orën 18:30, numri i të refuzuarve, tani është 41,962). Pasi u njoftuan se nuk do të kishin më shtyrje afati, emigrantët kanë provuar përsëri, duke marrë asistencë telefonike nga KQZ, dhe duke e bërë saktë aplikimin në orët e fundit. Vetëm ditën e fundit të aplikimit, pra 4 mars, janë regjistruar 3071 zgjedhës.

- Publicitet -

Lista paraprake me emër, mbiemër, qarku ku shkon vota dhe shtet nga vjen zarfi, do të publikohet më datën 9 mars. Vetëm ata që janë në sistem dhe kanë pasaktësi në regjistër, kanë 48 orë kohë të kërkojnë ndryshime.

Sa i takon qarqeve ku do të votojnë zgjedhësit nga jashtë, Tirana ka numrin më të lartë të kërkesave të aprovuara, konkretisht 49.370 zgjedhës. Tirana është po ashtu qarku që prodhon numrin më të madh të mandateve, plot 37 mandate.  Fieri është qarku i dytë me numrin më të lartë të votuesve nga jashtë, ndjekur nga Durrësi, Elbasani, Korça, Vlora, Shkodra, Berati, Lezha, Dibra, Gjirokastra dhe Kukësi.

Kështu përmbyllet një proces historik, që për herë të parë i hap rrugë votës së diasporës në vendin tonë. Regjistrimi kishte nisur që më 11 janar dhe u mbyll më 4 mars.

Me një lëvizje të momentit të fundit, Partia Demokratike kërkoi sot në KQZ zgjatjen e afatit për regjistrimin e diasporës deri më 9 mars, por nuk u gjet dakordësia në Komisionin Rregullator. PS ishte dakord me shtyrjen e afatit vetëm për rreth 42 mijë të refuzuarit, që t’u jepej mundësia të aplikonin saktë.

Për zgjedhjet e 11 majit do kenë mundësinë të votojnë edhe ata emigrantë që janë regjistruar me karta dhe pasaporta të skaduara, ndërkohë që posta për dërgimin e zarfit dhe më pas kthimin e tij në Shqipëri do të jetë falas.

Të dhënat për zgjedhës

294,104  Zgjedhës (unikë) që kanë bërë kërkesë për regjistrim
231,674 Zgjedhës (unikë) të cilëve u është miratuar kërkesa
41,962 Zgjedhës (unikë) të cilëve u është refuzuar kërkesa

Tabela me zgjedhësit e miratuar sipas qarqeve

Tiranë           49,370 zgjedhës ose 21.3%
Fier              30,671 zgjedhës ose  13.2%
Durrës         23,774 zgjedhës ose 10.3%
Elbasan        23,650 zgjedhës  ose 10.2%
Korçë           19,579 zgjedhës  ose 8.5%
Vlorë             18,609 zgjedhës  ose 8.0%
Shkodër        16,362 zgjedhës  ose 7.1%
Berat              15,221 zgjedhës ose 6.6%
Lezhë             13,751 zgjedhës ose 5.9%
Dibër             8,983 zgjedhës ose 3.9%
Gjirokastër   7,953 zgjedhës ose 3.4%
Kukës            3,751 zgjedhës ose 1.6%

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • BE përgatitet për skenarin më të keq, një sulm hibrid me shumë viktima
  • Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve
  • Sprovat e 8 tetorit: Pse qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg kauzës së tyre
  • VIDEO: Protestat, kryebashkiaku bëhet “mburojë” për studentët në Francë, momenti kur del para policisë duke i mbrojtur
  • Tre vjet nga 7 tetori, Izraeli përkujton viktimat, në pritje të zgjedhjeve

Komentet e Fundit

  1. demo on Kosova bëhet me presidente, kush është Justina Shiroka-Pula
  2. Protestuesi i perhershem on Sprovat e 8 tetorit: Pse qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg kauzës së tyre
  3. iPanshmi on “Hajdut, ik o plehrë”, Braçe spërkatet me ujë, tenton t’u kërkojë llogari protestuesve, e shpëtojnë policët dhe media
  4. iPanshmi on “Hajdut, ik o plehrë”, Braçe spërkatet me ujë, tenton t’u kërkojë llogari protestuesve, e shpëtojnë policët dhe media
  5. Anonymous on Shumica tani nuk bëjnë më fëmijë, por ky çift në Tiranë sjell në jetë fëmijën e 11-të

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?