Komiteti për Parandalimin e Torturës i Këshillit të Europës ka hartuar një raport pas një vizite që një delegacion i këtij Komiteti, zhvilloi në Shqipëri në maj të vitit të kaluar.
Raporti u publikua të premten.
Sipas dokumentit, në veçanti burgu i Tepelenës “ka mangësi të mëdha strukturore dhe është thuajse i papërshtatshëm për t’u përdorur si institucion ndëshkimi”, e për pasojë, Këshilli i Europës i rekomandon autoriteteve shqiptare mbylljen e tij.
Raporti vë në dukje se “mjediset e burgut të Tepelenës ishin të degraduara”.
“Qelitë e vendosura në katin përdhes ishin të ajrosura keq, shumë prej tyre gjithashtu ishin në gjendje të keqe për t’u riparuar. Dushet e përbashkëta ishin të rrënuara dhe pati ankesa të shumta nga të burgosurit për ngrohje të pamjaftueshme në dimër. Një numër të burgosurish mbaheshin në mjedise shumë të ngushta, ku qelitë ofronin më pak se 3 m2 hapësirë banimi për person”.
Në vlerësimin e Komitetit “situata aktuale në këtë institucion cënon seriozisht cilësinë e jetës së të burgosurve dhe kushtet e punës së stafit” duke vënë në pah se ndërhyrjet për përmirësime thelbësore do të ishin me një kosto shumë të lartë. “Prandaj Komiteti rekomandon që t’i jepet prioritet i lartë, tërheqjes nga shërbimi i këtij burgu”, nënvizon raporti.
Një situatë problematike paraqitet, sipas raportit, dhe në Bllokun A të burgut 313 në Tiranë, ku Komiteti shprehet i shqetësuar se “pavarësisht garancive të dhëna nga autoritetet shqiptare gjatë vizitës në vitin 2018, Blloku i vjetër A nuk i ishte nënshtruar një rinovimi të madh. Kushtet e ndalimit në këtë ndërtesë mbetën jashtëzakonisht të këqija (mbipopullim serioz, akses shumë i kufizuar në dritën natyrale, ajrim i dobët në qeli, mure me lagështirë, etj.) dhe në disa raste mund të konsideroheshin si trajtim çnjerëzor dhe degradues”.
Por delegacioni thekson se ka marrë garanci se qeveria shqiptare ka ndarë fondet e nevojshme për rindërtimin e plotë të këtij Blloku.
Dhe në spitalet ku trajtohen të burgosurit, gjendja vlerësohet kritike në disa raste. “Pavarësisht përmirësimeve të dukshme të bëra në Spitalin e Burgut të Tiranës, Komiteti vazhdon të konsiderojë se kushtet e jetesës që u ofrohen pacientëve mbeten të papërshtatshme”, shkruhet në raport.
Po ashtu dhe një mjedis i përkohshëm, i përshtatur në burgun e Lezhës, ku strehohen pacientë të burgosur që më parë ishin mbajtur në Institucionin e Posaçëm për të paraburgosurit me sëmundje mendore në Zahari të Krujës, vuan nga “mbipopullimi, mungesa e personelit mjekësor dhe terapeutik, ndërsa ndërtesa është e papërshtatme”.
Një situatë e cila sipas raportit “zhbën, thuajse totalisht, çfarëdo kontributi pozitiv që mund të ishte bërë, pas transferimit në 2021. Akoma më keq, nëse numri i pacientëve vazhdon të rritet, kushtet e jetesës në objektin e përkohshëm mund të degradojnë lehtësisht edhe më tej, deri në një trajtim çnjerëzor dhe degradues”.
Sipas dokumentit, autoritetet shqiptare synojnë ndërtimin e një objekti të ri që të mbledhë të gjithë pacientët me probleme shëndetësore, kryesisht mendore, e se për këtë kanë aplikuar për financim në kuadër të Instrumentit III të Asistencës Para-Aderimit të Bashkimit Evropian.
Një problem madhor, i trashëguar në kohë, mbetet mbipopullimi në burgje e në paraburgim. Shqipëria vlerësohet të ketë “një nga nivelet më të larta të burgosjeve ndër vendet anëtare të Këshillit të Evropës”.
Numri i të paraburgosurve është rritur me 22 përqind, duke përbërë me shumë se gjysmën e popullsisë së burgjeve. Komiteti vë në dukje se ky fenomen “siç pranohet nga autoritetet, mbeti një sfidë kryesore për administratën e burgjeve në sigurimin e kushteve të kënaqshme të jetesës në të gjithë sistemin e burgjeve”.
Sipas raportit “autoritetet shqiptare duhet t’i kushtojnë një prioritet të lartë masave të projektuara për të trajtuar problemin e mbipopullimit të burgjeve në rrënjët e tij, në mënyrë që t’i jepet një fund një herë e mirë këtij fenomeni. Në veçanti, duhen bërë përpjekje të forta për të kufizuar përdorimin e paraburgimit, dhe për të shkurtuar kohën e kaluar nga të burgosurit në ambientet e paraburgimit, me synimin për të ndalur rritjen e vazhdueshme të popullsisë së paraburgosur dhe për të përmbysur tendencën e deritanishme”.
Raporti ndërkohë, ka konstuar pozitivisht faktin që të ndaluarve nuk u pengohet qasja për të patur një avokat mbrojtës, si dhe trajtimin e personave që kishin qenë në paraburgim apo institucione policore, përveç disa episodeve të izoluara.
Megjithatë Komiteti vlerëson se “ende kërkohet një veprim i fuqishëm shtesë për të çrrënjosur keqtrajtimin e policisë”.
n.s. / dita

Qeka fiks burg per Saliun
Më parë se të flasim për burgjet, duhet të shohim në çfarë kushtesh ekonomike jetojnë këtu këta njerëz, dhe pse numri i të burgosurve është rritur. Përsëri këtu lind pyetja se si politikanët shqiptarë e kanë drejtuar këtë vend në këto 30 vitet e fundit? Pra nëse luftohet shkaku i cili sjell rritjen e numrit të burgosjeve(ekonomia familjare, edukimi në fazën e rritjes, ndikimi i mediave,zbatimi rigoroz i detyrave të pushtetit vendor) dhe mundësitë për kushte më të mira plotësohen. Pra duhet një përkushtim për njërëzit më parë se të arrijnë në këtë situatë. Kjo është një dobësi e drejtimit dhe e pushtetit qendror. Një nivel i qëndrueshëm ekonomik dhe kulturor i bën njërëzit më të mirë dhe më të barabartë e të cilizuar.
Gjithmone per cdo gje mburravece Veliaj dhe Rama e kane ne maje te gjuhes:te paret ne rajon,te paret ne europe,unike ne bote.Z.Rama bena nje resme nga burgu I Tepelenes me:mirmengjezi! Ju uroj pushime te mbare ne Tepelene,burgu me I mire ne Rajon dhe BE.Burg me 5 yje.Nuk e kap sistemi I taxave.
Tani nuk mbetet tjeter person per ne burg ,vecse pensionistet.
Nese kushtet e krimineleve te burgosur do te ishin normale, si kushtet e qytetareve te thjeshte ne shtepite e tyre, atehere eshte i kotë denimi. Ҫfarë kuptimi do te kishte denimi per nje krim, kur autori të lere shtepine dhe te zere qeline me te njejtet kushte si ne shtepi?! Le te vuajne ne burg, qe te deshmojne se rruga e krimit atje te çon, tek vuajtjet dhe …PIKË!