Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, në fjalën e mbajtur në Mbledhjen e Përgjithshme të Gjyqtarëve, ku priten të zgjidhen 3 anëtarë, u ndal edhe te debati për pagat e magjistratëve dhe tryeza e konsultimit të thirrur nga Kryeministri me institucionet e drejtësisë.
Sadushi theksoi se, për sa kohë ligji për pagat dhe pretendimet për kushtetutshmërinë e tij janë në shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, çështja nuk mund të zgjidhet përmes një tryeze tjetër dialogu. Sipas tij, është Gjykata Kushtetuese ajo që duhet të japë vendimin përfundimtar dhe vendimi i saj duhet të respektohet dhe zbatohet.
“Kushtetuta nuk negociohet. As gjykimi kushtetues nuk mund të zëvendësohet nga një tryezë dialogu”, u shpreh Sadushi.
Ai sqaroi se kjo nuk nënkupton mbylljen e dialogut institucional. Sipas tij, institucionet duhet të jenë të gatshme të ulen në tryezë, të paraqesin qëndrimet e tyre dhe të diskutojnë me argumente, pa hequr dorë nga kompetencat kushtetuese.
“Prania në tryezë nuk do të thotë heqje dorë nga qëndrimet tona dhe as pranim i premisave të palës tjetër. Dialogu nuk është nënshtrim”, tha ai.
Sadushi vuri në dukje se çështja e pagave është e rëndësishme, pasi lidhet me garancitë e pavarësisë së gjyqësorit. Megjithatë, sipas tij, një dialog serioz mes pushteteve nuk duhet të kufizohet vetëm te pagat.
Ai kërkoi që diskutimi të përfshijë edhe numrin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, plotësimin e vendeve vakante, uljen e stokut të çështjeve, shkurtimin e kohëzgjatjes së proceseve, administratën gjyqësore, teknologjinë, infrastrukturën, sigurinë dhe financimin.
Në këtë kuadër, Sadushi propozoi një “Tryezë për funksionimin dhe konsolidimin e sistemit të drejtësisë”, si një proces institucional dhe afatgjatë mes pushteteve.
“Pushtetet janë të ndara, por shteti është një”, tha Sadushi, duke theksuar se bashkëpunimi institucional duhet të zhvillohet duke respektuar pavarësinë e gjyqësorit.
j.l./ dita

Po pra, shteti eshte nje. Dhe nuk ploteson tekat e gjykatesve sa here tju fryhet atyre…
Maliqi doli ne lufte per te miren e popullit dhe jo qe i biri Sokol bashke nje bande kriminale qe gjoja japin drejtesi ti caktojne rrogat vetes tyre sikur Shqiperia nuk ka parlamente nuk ka popull i cili me referendum te vendosin rrogat tuaja.Por edhe te jete ne doren tuaj a ju vjen turp sa kerkoni duke e ditur qe keto rroga do te paguhen nga taksat e popullit me te varfer ne europe.Jeni me te vertet funderrina TURP
Shtoni ne Kushtetute kufizimet e duhura ne kohe deri maksimun 4 vite per KUPOLEN e Shtetit, Kryeministrin, Presidentin etj.
Pikerisht Kushtetuta duhet te ndryshohet. Nuk duhet lejuar ne pushtet me shume se 4 vite asnje Kryeminister, as President si dhe te tjere te kupoles shteterore. San Marino ben zgjedhje cdo gjashte muaj kupolen drejtuese dhe ka rregjim demokratik qe prej qindra vitesh.
Pikerisht Kushtetuta duhet te ndryshohet. Nuk duhet lejuar ne pushtet me shume se 4 vite asnje Kryeminister, as President si dhe te tjere te kupoles shteterore. San Marino ben zgjedhje cdo gjashte muaj kupolen drejtuese dhe ka rregjim demokratik qe prej qindra vitesh.
Thirreni ne Mbledhje dhe arrestojeni,si bene Hrushovi,Zhukovi,Malenkovi me Berian.Vetem ju mund ta formuloni urdher Arrestin.Hallall Rrogen,se ky miljona i ka si llapushka misri.
Te gjithe mobilizohen:Cfare po gatuan djalli?Si do ti pergjigjemi djallit?Cfare kunderofensive do ndermarrim klunder djallit?Edhe bShtabi Pergjithshem i gjykatesve po pregatitet te ndeshet me djallin..
Populoli po mobilizohet te luftoje me Djallin.
Sa banal dhe sa i shëmtuar që je , me ato që shkruan , o plak i qelbur . Lexoi se çfarë ke shkruar , se me siguri do të të vijë turp nga vetja , po të të ketë mbetur ndopak cipë në fytyrë . Le që ty të ka plasur cipa prej kohësh .
HaLe gjykata me kurva dhe robqira
Po’, kushtetuten e diskutoni, ndryshon, permirson vetem parlamentin, jo gjukata kushtetuese.
Madje Parlamentin ka te drejte edhe te shkrije nje gjukate kushtetuese qe ligjeron shkeljet e kushtetutes.