Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mbylli dosjet e Berishës, Shkëlzenit e Bashës, KPA shkarkon gjyqtarin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Mbylli dosjet e Berishës, Shkëlzenit e Bashës, KPA shkarkon gjyqtarin
KronikeLajmi i fundit

Mbylli dosjet e Berishës, Shkëlzenit e Bashës, KPA shkarkon gjyqtarin

Published: April 25, 2024
Shpërndaje

Komisioni i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka lënë në fuqi vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Lazer Sallaku, i cili mbylli dosjet e bujshme me të kallëzuar Lulzim Bashën, Sali Berishën, Shkëlzen Berishën, Ridvan Boden dhe Genc Rulin.

Trupa gjykuese e KPA-së e përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtarë, la në fuqi vendim e Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) më datë 25 maj 2023, për shkarkimin nga detyra të Lazer Sallakut.

Gjyqtarit të Tiranës iu konstatuan probleme me pasurinë. Mes gjetjeve problematike të Komisionit të Vettingut, kryesore ishin 40 mijë euro dhuratë nga ish vjehrra, shkruan Report TV.

- Publicitet -

Në vitin 2012, Sallaku deklaroi pasuri në emër të gruas së dytë, Alma Sallaku.

Sipas trupit gjykues, ish vjehrra nuk kishte mundësi financiare që t’i dhuronte ish-bashkëshortes së gjyqtarit 40 mijë euro. Nga ana e tij, gjyqtari tha se, “Shuma që i është dhuruar ish-bashkëshortes nga nëna është krijuar para martesës, në vitin 2004 dhe nuk kam pasur të drejta mbi atë vlerë. Ai dhurim nuk duhej të lidhej me procesin e rivlerësimit”.

Dosjet e bujshme që mbylli Lazer Sallaku

Emri i gjyqtarit të Tiranës lidhet me mbylljen e dosjes së lobimit rus të Lulzim Bashës dhe mbylljen e dosjes CEZ, me mbi 400 milionë euro kosto për buxhetin e shtetit, ku të kallëzuar ishin ish-kryeministri Sali Berisha, i biri Shkëlzen Berisha, sekseri kyç Nuel Kalaj, ish-ministrat Ridvan Bode, Genc Ruli, Florion Mima, ish-zëvendësministra, ish-drejtorë etj.

Lazer Sallaku ka marrë pjesë edhe në rigjykimin e rolit të ish truprojës së Sali Berishës, Izet Haxhaj, në vrasjen e Azem Hajdarit, konsideruar si ‘vrasja e shekullit’.

Haxhia u dënua në 11 shkurt 2022 me 21 vite burg si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit.

Në vendim thuhet se vrasja e Azem Hajdarit nuk është politike, por për shkak të hakmarrjes, konkretisht për të marrë hak për vrasjen e Shkëlqim Haklajt.

Procesi i verifikimit për gjyqtarin Sallaku ka nisur që në qershor të vitit 2020. Lazër Sallaku u emërua gjyqtar në Gjykatën e Durrësit në 5 prill të vitit 2010, me dekret të Bamir Topit, në atë kohë President.

Emri i Sallakut iu propozua Topit nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë katër ditë para emërimit. Në atë kohë Sallaku ishte inspektor pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Këtë detyrë e ushtronte që nga viti 2007. Në dhjetor të 2013, Sallaku transferohet në Tiranë me vendim të KLD, e cila në atë kohë drejtohej nga Bujar Nishani.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Sul Koburja says:
    April 25, 2024 at 5:49 pm

    Ushtar i Saliut,ndaj edhe ka gjyku dosjet me spec. Mafia e Drejtesise.

    Reply
  • ce says:
    April 26, 2024 at 4:58 am

    ky Lazer plepi i kursit 3 mujor qe ka fituar miliona duke shitur drejtesine i harxhofte ato pare te pista duke dhene llogari para zotit dhe njerzve te varfer, barkderri i neveritur qe qenka kopje e gjyqtarit te Durresit Osman Aliu , nje gjyqtar i degjeneruar qe shiste gjyqet ne sallen e gjyqit dhe lironte trafikante e drogmene e kriminele , por kjo pleher e drejtesise e nuhati fundin nga vetingu dhe dha doreheqjen me turp dhe iku nga sistemi. Sot sillet neper Durres si pordha neper breke i urryer nga publiku qe e njeh mire gjyqtarin qe nga mekanik me kurs 3 mujor plepash u be gjyqtar dhe shpejt milioner.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri
  • Protesta, Lisistrata dhe parfumi i demokracisë
  • Policia shpërndan protestuesit te Kuvendi me ujë e spraj lotsjellës, deputetët largohen

Komentet e Fundit

  1. Populli on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  2. Parku Rinia on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  3. Halit sula on Çfarë është botimi “The Albanian Files”
  4. kasem gahinji on Shteti i Rrumit
  5. KTH S on Policia shpërndan protestuesit te Kuvendi me ujë e spraj lotsjellës, deputetët largohen

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?