Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mbyllja e hetimeve, SPAK shtyn komunikimin e akuzës për Metën pas kërkesës së avokatit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Mbyllja e hetimeve, SPAK shtyn komunikimin e akuzës për Metën pas kërkesës së avokatit
KronikeLajmi i fundit

Mbyllja e hetimeve, SPAK shtyn komunikimin e akuzës për Metën pas kërkesës së avokatit

Published: July 29, 2025
Shpërndaje

Prokuroria e Posaçme mbi dosjen e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhit, ndërsa ka nisur me komunikimin formal të akuzave. Raportohet se komunikimi i akuzës për Metën është shtyrë nga SPAK pas kërkesës së avokatit të tij, Kujtim Cakrani. Ky i fundit ka informuar se ndodhet me pushime dhe si rezultat njoftimi për presidentin e PL-së do të bëhet ditën e hënë.

Ndërkohë Monika Kryemadhi dhe nëna e saj do të njihen ditën e sotme me vendimin për mbylljen e hetimeve. Një ditë më parë, Ema Çoku u paraqit në Prokurorinë e Posaçme dhe u njoh me akuzat e hetuesve.

Ish-drejtori i AKEP, Pirro Xhixho gjithashtu u paraqitu në ambientet e SPAK, ku u njoh zyrtarisht me akuzat e ngritura në kuadër të hetimeve për dosjen që lidhet me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin. Xhixho mësohet se është thirrur për t’u njohur me provat dhe akuzat që rëndojnë ndaj tij, në kuadër të hetimeve. Ndaj babai të deputetes Erisa Xhixhos, rëndon akuza korrupsion pasiv përfshirë në dosjen e presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe deputes Monika Kryemadhi.

- Publicitet -

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t’i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.

Konkretisht, Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.

Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • SPAK says:
    July 29, 2025 at 8:54 am

    Vendi i cudirave Shqiperia! Avukat Cakrani?! A ka me mire?!

    Reply
  • MAPO says:
    July 29, 2025 at 10:33 am

    Zoti Ilir Meta per nje periudhe kohore duhet te shihet si viktime e gruas se tij Monika Kryemadhi.Se kush eshte iniciator i vjedhjeve,kete e percakton gjykata,por kjo ja shkaterroi LSI ne,ja hodhi ne rruget plot 19 deputete.Edhe evliah te kishte qene Iir Meta me nje grua te tille zor se i rezistonte vjedhjes.

    Reply
  • Dursakja says:
    July 29, 2025 at 11:05 am

    Këto të dy janë monnstra që kompletuan ciftin më mafioz në shkallë botërore prandaj vjedhja dhe mashtrimi, hipokrizia dhe krimi janë pjesë e së përditshmes së veprës kriminale të tyre.
    Nëse do të ekzistonte një çmim për veprën armiqësore në vendin e tij, vendin e parë në botë do të merrte çifti Meta. (Çifti mafioz madhështor në veprat kriminale në shoqërinë tonë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Drejtimi dhe Drejtuesi
  • Themeluesi i FRESSH: Maskat ranë, kryeministri të dorëhiqet, kriminalizoi Kuvendin dhe qeverinë, socialistët e vërtetë janë në protestë
  • Temperaturat në rritje, apeli i mjekëve: Kujdes! Shmangni daljet në orët e pikut
  • Botërori 2026: Anglia ndalet, Uruguai gabon! 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
  • “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën

Komentet e Fundit

  1. K R on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  2. Janinë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  3. Kohë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  4. Drini on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  5. Rexha on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?