Telashet mes Elia Zaharia dhe Leka Zogut duket se nuk kanë mbaruar.
Pas divorcit të ndodhur disa kohë më parë, mes tyre së fundmi ka ndodhur edhe një konflikt, ku është i përfshirë edhe babai i Elia Zaharia, Gjergj Zaharia.
Mësohet se Leka i është drejtuar komisariatit nr.1 në Tiranë duke bërë kallëzim kundër ish-bashkëshortes së tij Elia Zaharia dhe babait të saj.
Sipas informacioneve, denoncimi është bërë për shkak të një konflikti dhe debati të ashpër mes Lekës, Zaharias dhe babait të saj.
Leka madje ka kërkuar urdhër mbrojtje, pasi sipas tij ka pasur edhe konfrontim fizik.
Mësohet se Leka ka shkuar për të takuar vajzën, e cila jeton me mamanë e saj, por aty duket se ka nisur konflikti i ashpër mes palëve.
Dëshmia e Lekës në komisariatin nr 6 ku dhe është bërë denoncim e publikuar nga Shqiptarja.
Ai në dëshmi thotë se ish vjehrri i tij Gjergj Zaharia e ka goditur edhe i ka grisur xhupin si edhe ka marre edhe nje send (statuj druri).
“Ka qenë në ora 15:20 minuta në banesën time në rrugën “Murat Toptani”rezidenca familjes mbreterore Nr.6, Tirane për të takuar vajzën time te moshes 3 vjeçari, pasi me ish bashkeshorten shtetasen Elia Zogu jemi ne proces divorci. Unë fillimisht jam takuar me Shefi i administrates se Oborrit shtetasin Syl Mulosmanaj të cilin e kam pyetur në lidhje me një dollap qe ishte boshatisur ne kundershtim me marveshjen.
Me pas une i kam kerkuar Syles qe te me shoqeronte deri tek vajza ime per ta takuar per te cilen me nje marrëveshje per zgjidhje martese kemi rene dakort me ish bashkeshorten.
Une jam ngjitur siper se bashku me Sylen edhe kam gjetur vajzen time te vogel Geraldina Zogu e moshes 3 vjec e cila ka qene ne shoqerine e gjyshit te saj babit te ish bashkeshortes shtetasit Gjergj Zaharia.
Në këtë momente une kam perqafuar vajzen time edhe shtetasi Gjergj Zaharia ka filluar me fjale fyese e kërcënuese ne drejtimin tim duke me thene ti duhet te nderosh rrugen kur te me shikosh mua
Reagimi im para kesaj sitúate ka qene duke ju drejtuar Gjergjit qe te mos me ofendoj e kercenoj sidomos ne prani te vajzes edhe i kam kerkuar qe ai te largohet nga dhoma ku une po qendroja me vajzen.
Ne keto momente situata ka agravuar shtetasi Gjergj Zaharia me eshte afruar duke me shtyre e goditur me shkelma tek kembet e mia. Reagimi im ka qene vetem mbrojtes por Gjergji ka vazhduar duke më goditur edhe me ka grisur xhupin si edhe ka marre edhe nje sende te forte(statuj druri) me të cilin më ka goditur”,
Kujtojmë se Princ Leka dhe Elia Zaharia janë ndarë, ndërsa flitet se Princi ka nisur një lidhje të re dashurie me fotografen Blerta Celibashi.
Njoftimi i Policisë:
Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasi L. Z., 42 vjeç, dhe ka kallëzuar se shtetasja E. Z., 42 vjeçe, dhe shtetasi Gj. Z., 71 vjeç, kanë ushtruar dhunë ndaj tij. I është marrë deklarim shtetases E. Z., e cila gjithashtu pretendon se është dhunuar nga shtetasi L. Z. Për të dy këta shtetas janë plotësuar kërkesë paditë për urdhër mbrojtjeje të menjëhershme.
j.l./ dita

Martesa mbreterore?
Princ kush?
Shpresoj qe leka ta ruaj traditen e nates se pare per ata qe e njohin princ apo mbret
ore mire ja bere by*h*irit po me vonese jeni prap
Kjo fotografja flitet se eshte vajza e motres Fatmir Mediut, rrace kur.vash me patente.
Eshte ajo qe ishte ne makine, kur u vra Olldashi.
Zanat i vjeter i familjes degjeneruar te Fatmir Mediut, qe trashegohet brez mbas brezi.
Bravo profesori me kaaal huri ne dore,,Ta ka fut yllka sa ka dashur.Ky merhumi qenka me 4 klase,pabuks,,e paskan mbajtur keta Tenardjete me buke.
Perzuri vromat nga pallati,,Te shpetoc,,o Lekiiii!