Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Më e mirë se Rinasi dhe Gjadri”, flasin ish-pilotët e aeroplanëve MIG për bazën e Kuçovës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > “Më e mirë se Rinasi dhe Gjadri”, flasin ish-pilotët e aeroplanëve MIG për bazën e Kuçovës
EkonomiLajmi i fundit

“Më e mirë se Rinasi dhe Gjadri”, flasin ish-pilotët e aeroplanëve MIG për bazën e Kuçovës

Published: February 18, 2024
Shpërndaje

Në Kuçove pranë bazës së parë ajrore taktike të NATO-s në Shqipëri ndodhet baza që është ndërtuar fillimisht në komunizëm në vitin 1952 me punë vullnetare, ndërsa që prej janarit të vitit 2022 këtu ka nisur puna ku janë investuar rreth 50 mln euro për të krijuar një infrastrukturë moderne dhe me kushte bashkëkohore për të mundësuar dislokimin e mjeteve ajrore të NATO-s të cilat pritet të kryejnë operacione stërvitore  apo ta përdorin për nevoja të tjera të Aleancës.

“Për bazën e Kuçovës kjo është një gjë e mirë se vihet në lëvizje. Është një bazë që do krijojë mundësi dhe për aftësitë mbrojtëse tonat sepse është e përbashkët po ashtu edhe për ekonominë e qytetit sepse do të ketë punësim. Ajo është një bazë logjistike që do jetë gjithmonë në zhvillim. Eshtë në një pozicion jazhtëzakonisht të mirë jo vetëm për vendin tonë por për gjithë rajonin”, tha Viktor Vangjeli-ish pilot në regimentin Kuçovë, për Top Channel.

Baza ajrore e Kuçovës u ndërtua t’i shërbente Traktatit të Varshaves ku Shqipëria ishte anëtare në 1952, por tani ajo do të jetë në dispozicion të NATO-s, aleancës më të madhe ushtarake që ka njohur njerezimi dhe që i sherben paqes dhe vlerave të demokracisë perendimore.

- Publicitet -

“Zona është e hapur komplet nga të gjitha drejtimet që lejon edhe kur bie shi i rëndë dhe gjithë të tjerat avionët të ulen pa pasur problem siç kanë në aeroportet e tjera erë të fortë siç ka Gjadri apo mjegull siç ka Rinasi. Pra është zgjedhur jo vetëm strategjikisht sepse aty ka qenë një aerodrome por edhe për kushtet e fluturimit”, tha Astrit Jaupi-ish pilot.

Nga kjo bazë pritet që të bëhet edhe kontrolli i hapësirës ajrore shqiptare si dhe të ndërtohet qendra e komandimit të dronëve të armatosur Bajraktar TB-2 që priten t’i bashkohem flotës së ushtrisë shqiptare.

Puna në bazën ajrore të Kuçovës është ende duke vijuar megjithëse inagurimi është parashikuar të ndodhë në 4 mars.

Puna vijon për rindërtimin e pistës dhe të kullës së kontrollit ndërkohë që janë ndërtuar depot e armatimit dhe të karburantit, vendparkimet e avionëve si dhe stacionet e avarive dhe zjarreve.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • Tironci says:
    February 18, 2024 at 10:59 am

    Te pakten nje skuadrilje me 12 avjon dhe nja 20 pilota shqiptar duhen pa tjeter , te pakten hapsiren ton ta ruajm vet me dinjitet .

    Reply
  • Katiu says:
    February 18, 2024 at 1:48 pm

    “ më e mirë se Rinasi dhe Gjadri “ !

    Po turp nuk kini ju të dy , pilotë bythëlëpirës . Qelbanikë !

    Kuçovën dhe Gjadrin nuk i ngriti Enver qelbaniku , i ngriti populli i varfër shqipetar duke shtërnguar rripin, i varfër dhe i pangopur , por i ndershëm e patriot . Ju oficerë legenë i serviloseni Amerikës . Atë që mendon koka juaj , mendon bytha e amerikanit . Amerika fshin bythën me ju dhe me uturakun k/ minister , Edvin Rama !

    Kam njohur shumë pilotë :
    Edip Ohri , Niko Hoxha , Gezdar Veipi , Mahmud Hysi , Çobo Skënderi ………lista është shumë e gjatë . Nuk mahnitesha nga mënçuria e tyre , më bënin pęr vetë me karakterin e tyre .
    Turp t’u vijë !

    Reply
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    February 18, 2024 at 1:58 pm

    Dikur ne ish Shqiperi
    flitej per të KORRAT
    Ne vend te gruret
    Hekur mbjellin HORRAT”

    100 Vjet me pare,per te korrat
    fliste,poeti imadh MIGJENI
    ku ne vend te grurit Shqiptaret
    hekura gjeten,mbjelle prej Sali,EDvin…LEGENIT

    Reply
  • Andis says:
    February 18, 2024 at 2:11 pm

    O me lot Sa kom qesh. Komente brilante

    Reply
  • Ali POLO says:
    February 18, 2024 at 7:05 pm

    Mendoj se s’duhet t’i mbajmë syt nga e shkuara , por mundësisht me aktualitetin e sotëm , ku thuajse ka filluar lufta e tretë botërore, dhe Shqipëria si aleancë e NATO s duhet të bëj në maksimum për t’i bër ballë çdo të papriture duke ruajtur në maksimum interesat e saj kombtare !

    Reply
  • Sapa says:
    February 19, 2024 at 7:57 am

    Rrofte perendimi se shqiptaret jane vetem per te vrare gra ose komshinjte per gardhe.

    Reply
  • Muzaka i Ri says:
    February 19, 2024 at 12:49 pm

    Po ku e gjen komentuesi Katowica Sali bythe lepires emrin e Enverit ne shkrim. Pse kaq urrejtje per dy pilotet e nderuar, edhe keta dy shoket e atyre qe permende Katoqi jane. Enveri eshte ne te semes,bashke me Salen tend.

    Reply
  • Tony Montana says:
    February 19, 2024 at 3:13 pm

    Baza ajrore e Kuçovës është nga më të mirat në Ballkan po mos të kënaqemi me lugën bosh duhet të kishim të paktën një skuadrilje me avionët bashkëkohor për ruajtjen e hapësirës ajrore të Shqipërisë se aviacionin e kemi në nivelin zero që kur u konservuan avjonët shqiptarë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • U hodh për të notuar dhe nuk doli më, zhduket në liqen bashkëshorti i ministres italiane
  • Rama replikon me aktivistin: “F*ck You” u thashë atyre që më akuzojnë
  • FOTO: Policia largon me forcë protestuesit që kaluan natën te Kryeministria
  • Kthesë në retorikën e Ramës: Pranon se protestuesit kanë halle reale
  • Ndërron jetë i burgosuri në Shkodër, ndodhej në qeli me të birin

Komentet e Fundit

  1. Zylfikar Pinduk on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi
  2. Partizani on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  3. Partizani on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. Partizani on Banorët e Nivicës refuzojnë takimin me Ramën
  5. Partizani on Aleksandar Vuçiç njofton dorëheqjen: Do të jem president edhe për disa javë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?