Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në rrjetet sociale në rubrikën “Sy m’sy” ka folur në lidhje me përfitimet që do të ketë Shqipëria pas integrimit në BE. Rama ka theksuar shpesh se Shqipëria do të jetë në vendet përfituese pas hyrjes në BE ndërsa sot ka treguar me shifra se çfarë benefitesh do kemi si vend. Ai theksoi se çfarë është marrë në këto 10 vitet e fundit nga BE-ja do të merret vit pas viti.
Sipas tij në kemi përfituar më shumë se 1 miliard euro në 10 vite dhe këto shifra pas integrimit në BE do të merren çdo vit. Ai i ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë në 11 maji për PS-në pasi sipas tij duhet mbështetur nisma e ndërmarrë për të shkuar drejt integrimit në BE. Sipas tij vota për PS-në nuk duhet të jepet për tu bërë socialist por për të ardhmen evropiane.
“Për të krijuar një perimetër shumë kompakt sigurie, gjë nga e cila ne kemi përfitim të jashtëzakonshëm. Në 10 vitet e fundit kemi marrë afro, diçka më shumë se 1 miliard euro. Çfarë kemi marrë në këto vite, do e marrim vit për vit. Krijimi i vetëdijes që me 11 maj, duhet të jemi përtej ndasive partiake, është një domosdoshmëri, duhet ta krijojmë këtë vetëdije së bashku.
PS është vendi për të hedhur votën, jo për t’u bërë të gjithë socialistë, por për të mbështetur fuqimisht negociatat. PS sot gjendet në vendin e duhur dhe në kohë e duhur, si pika e referimit. Siç gjendej PD në kohën e duhur, në vendin e duhur, në 1991-1992. E njëjta gjë, në dimension tjetër, duhet të ndodhë më 11 maj. Duhet masivisht të konfirmohet ndarja përfundimtare, me historinë e të lënit pas dore, popull i dorës së dytë në këtë kontinent”, tha Rama.
Rama ka komentuar sërish deklaratat e opozitës në lidhje me arrestimet e ish-zyrtarëve të PS-së. Rama u shpreh se është krenar për hapat e ndërmarrë për shkëputjen e drejtësisë nga politika. Ai u shpreh se deklaratat që bëhen për arrestimin e ish-zyrtarëve të tij janë deklarata nga persona të degraduar e dëshpëruar që thjesht përsërisin çdo ditë burgu burgu.
Rama më tej foli edhe në lidhje me Lulzim Bashën me të cilin prej ditësh replikon me video online. Sipas tij Basha ishte kukulla e opozitës të cilën e cilëson si këneta. Ai shtoi se më 11 maji nuk mund ti jepet vota këntës teksa theksoi se ata kanë thënë qartë që do të shkrijnë SPAK-un.
“Ne socialistët e progresistët jemi shumë krenarë që bëmë të pamendueshmen, dorëzimin e shpatës së drejtësisë në duart e drejtësisë nga duart e pushtetit politik. Nga kjo zyrë ku qëndroi shpata nga 1912, zyra e të parit të shtetit qoftë dictator, qoftë dhe president sic ishte lummadhi që sot u kthye në buf kënete e që burgosi kundërshtarin e tij dhe ia kemi dorëzuar drejtësisë shpatën.
Sot ka dhe lëvizje të paimagjinueshme të drejtësisë, në hetimin dhe ndëshkimin e personave të lidhur me pushtetin politik. Ky është moment historik por që të garantojmë barazinë para ligjit nuk mund të jetë në dorë të një partie politike e një lidershipi, pasi nesër vjen dikush tjetër dhe e kthen përmbys, prandaj duhet BE, hyrja në BE e bën të pamundur kthimin e rrotës së historisë dhe rikthimin e shpatës së drejtësisë në zyrën e të parit të qeverisë. Këtë po bën PS.
Të gjithë ata si njerëz të degraduar e dëshpëruar që rrinë e përsërisin cdo ditë, burgu, burgu kush e ka radhën, u futën të gjithë në burg, etj duhet ta marrin përgjigjen më 11 maj, sepse ata nuk kanë asnjë rol. Janë penguesit e armiqtë e reformës në drejtësi.
Ata janë ata të cilët e morën peng për një periudhë kohe, arritën të vijnë me cadër për të mos votuar vetingun dhe kërcënuan me bojkot të zgjedhjeve. Të gjithë bashkë. Sigurisht ishte Luli në krye por ai ishte kukulla e bufit të kënetës që e thotë shumë qartë se me votën e 12 majit do shkrij SPAK. Ky është kërcënim sot dhe vazhdimisht mund të jetë në të ardhmen nëse ne nuk jemi anëtarë të BE-së”, tha Rama.
Rama u shpreh se më 11 shqiptarët duhet të krijojnë një bllok kompakt përtej bindjeve politike. Rama u shpreh se sot Partia Socialiste është në vendin dhe kohën e duhur, ashtu si Partia Demokratike në 1992.
Ai tha se ditën e zgjedhjeve duhet bërë ndarja e historisë, ndërsa shtoi se integrimi është domosdoshmëri për lirinë individuale dhe barazinë para ligjit.
“Në 11 maj duhet të krijojmë një bllok kompakt përtej bindjeve politike. Duhet ta krijojmë dhe për ta realizuar këtë duhet hedhur vota te numri 5 të Partia Socialiste. Ato 1000 goca dhe djem duhet të fillojnë me punën e vet pavarësisht zgjedhjeve. PS është në vendin e duhur dhe në kohën e duhur, ashtu si PD në 1992. Në 11 maj duhet masivisht me votën të konfirmohet ndarja më të qenit të lënë pas dore, popull i dorës së dytë. Integrimi domosdoshmëri për lirinë individuale dhe barazinë para ligjit. Jam krenar që në bëmë të pamendueshmen. Dorëzuam shpatën në duart e drejtësisë. I dhamë pushtëtin drejtësisë. Prandaj sot ka një lëvizje në ndëshkimin e personave dhe politik”, tha ai.
j.l./ dita
EDI RAMA: “Unë punët në Bashki i kam mbyllur në 2011, nuk jam kryetari i Bashkisë së Tiranës”
————
DIKUR, thuhej se ‘NUK GENJEN DOT DITEN PER DIELL!’ = SE TE SHEH GJITHE DYNJAJA!
————
por EDI RAMA-isti eshte AQ I PACIPE SA SOT, NE EPOKEN DIXHITALE, — CDO LEVIZJE E TIJ, E REGJISTRUAR E TRANSMETUAR LIVE, posacerisht pas dates 10 shkurt 2025 e deri sot, — e per fat TE ARKIVUARA SI DOKUMENTE ….. — 24 ore ne 24 — GENJEN ne ‘sy me sy’!
————
PSE? = DO QE TE “MIREMENAXHOJE” EDHE 1 miliard EURO-t e BE=se, PAS atyre me ‘kumbulla/dardhe’ te Qeverise e me ‘fiq’ te Bashkise!
————
NUK E DUAM PASAPORTEN E BE-se ME TY o SALIUN KRYEMINISTER = KOSTO TEPER E LARTE!
Eshte fushate zgjedhore dhe tani mund te thuhet e hidhet per konsum çdo gje qe i vjen ne mendje kujtdo qe flet, per te mbrojtur e argumentuar qellimet e veta.
Te thuash qe PD ishte ne pozicion te drejte ne vitin 1992, eshte jo vetem nje lajthitje e thjeshte e thene ashtu kuturu, por ne rradhe te pare eshte nje justifikim i dobet i njeriut qe nga perfaqesimi komunist, ne familje, ne sport dhe ne art, vajti dhe u fut ne Partine Demokratike duke menduar qe atje nuk do te gjente kundershti per aspiraten e tij drejt pushtetit. Rrugetimi i ketij dhe kalimi ne PS eshte nje histori tjeter..
PD e 92, eshte PD qe vazhdoi lojen e armikut te klases, brenda rradheve te partise. Armiqte Neritan Ceka, Gramoz Pashko, Arben Imami, Azem Hajdari, Blendi Gonxhe, Sokol Dervishaj e plot intelektuale perparimtare, me synimin per te patur nje Shqiperi demokratike, u perjashtuan dhe u linçuan nga ekstremistet e aliazhit brenda PD.
Ne Mars 92 PD fitoi zgjedhjet, Dhe ne Korrik po ne 92 i humbi zgjedhjet vendore. Qe atehere PD me ne krye Sali Berishen nuk kane fituar asnje pale zgjedhje me shumice te thjeshte, e jo me me shumice te cilesuar.
Qe nga viti 2005, e deri ne 2013 kishim nje Kryetar te Partise Socialiste qe deri diku u detyrua edhe nga perfaqesimi i fuqishem dhe emrat e forte qe PS kishte ne organet drejtuese, te ishte pak me shume kolegjal dhe te ruante nje lloj demokracie te brendeshme. Pas 2013 kur Edi Rama mori spektrin dhe drejtoi me dore jo te hekurt por te piset, perjashtoi nga Partia te gjithe ata emra te spikatur te PS ne vite te cilet kishin nje ndikim te forte edhe ne elektorat, dhe vendosi ne drejtim vajzat e Bashkise dhe kontigjentin e hajduteve te njohur qe me pare si te tille. Dhe ketu mbaron historia.
Teza e hedhur qe PD ishte ne pozicion te drejte ne 92, ka dy qellime:
e para, te justifikoje rrugetimin dhe autokracine e tij ne PS dhe ne qeverisje
e dyta, ” bashkefajtore dhe bashkevuejtes” teza ordinere qe u mendua se do te luante rol ne qendrueshmerine e aliazhit brenda PD, ku u rreshtuan komuniste te thekur, burgaxhi ordinere, hajdute, te persekutuar politike, djathtiste te rene nga froni qe pas lufte, mashtruesa, njerez te ndershem qe aspironin per nje Shqiperi demokratike, etj. Kuptohet qe keta te fundit ose ngelen ne fund ose u perjashtuan.
Teza e Edi Rames, ” Pertej te djathtes dhe te majtes” nje teze manipuluese, e njejte me sa me siper. Dhe e njejta gje ndodhi edhe me PS, e coptoi, krijoi Rilindjen dhe Rilindjotet qe shumica jane ne SPAK, dhe kur eshte ne hall harron Rilindjen dhe i kthehet PS..
Jemi para zgjedhjeve dhe personalisht nuk do te kisha dashur qe perseri partite e medha, te cilat tashme kane nje konfiguracion individual dhe nje elektorat te qendrueshem, te merrnin pjese ne keto zgjedhje me drejtuesit e tyre te sterkonsumuar. Njeri IM, mesa duket megjithe patericat qe po i jep PD, po del nga gara, edhe per faktin se eshte i izoluar. Keta dy te tjeret, pothuaj jane ne nje balance me shume disnivel, ku fitorja e PS ( qe do te perkthehet si fitorja e Edi Rames ) pothuaj se eshte vendosur.
Por ky ne rradhe te pare duhet te dale perpara PS por edhe popullit sepse eshte kryeminister, dhe te thote se per cilat arsye e ktheu drejtimin e PS ne nje onturazh, perse antaret e onturazhit te tij i emeroi ministra? Dhe ministra qe perfunduan kush me shume e kush me pak ne SPAK.?
Prandaj teza se PD ne 92 ishte ne pozicion te drejte, i shkon per shtat…… Por mos harrojme qe PD e 92 me te gjithe negativitetin qe e shoqeroi mbrapa, solli 97 shkaterruese dhe te paharrueshme…
Betimi per Hyrje ne BE i Rames ne 2025 eshte Shendetesia falas premtuar solemnisht nga Rama ne 2013.
Kur genjeu atehere faji ishte i tij, kur genjen tani faji nuk eshte me tek Rama por tek ata qe ja besojne rrenat.
Me levizjet qe po bene Tramp, prespektiva per ne BE eshte ne pikepyetje .Rendesi sot marrin ndjekja e situatave gjeopolitike per te mos patur pasoja .Nuk duhen anashkaluar veprimet e Trampit.Qasja me Rusine mund te ndryshoje dhe situaten ne Ballkanin perendimor .Ne na intereson qe SH.B.A te mos largohet nga Ballkani perendimor. Mbas Ukraines ,objektivi i Rusise ,eshte ne c’raporte do mbetet Serbija. Drejt BE apo neutrale si ne kohen e Titos . Mike me perendimin por doren nga Rusija e Kina .Amerikanet si kunderpeshe do ruajne influencen ne vendet e tjera si Mali Zi ,Bosnje Hercegovina,Shqiperi me Kosoven e bashkuar dhe Maqedoni. BE ato qe donte ti shkepuste nga Ballkani i ka dhe nuk bene percapje te tjera .Keto fakte shtrojne detyra te mencura sidomos per ne shqiptaret .Por me mendjen e Rames , te Berishes e kosovarve , Shqiperi e Kosove nuk kane zgjidhje te reja ne interese te popullit .
Eshte shpejt te flasim per integrim ne BE, pa dale qarte synimet e Trampit e te Putinit ne Rajon .Bprxhet qe marim,nga cdo shtet ,mbeten borxhe qe je i detyruar ti shlyesh .Ato qe rendojne me shume ne kurrizin e popullit jane borxhet per te mbyllur e kenaqur administraten shteterore dhe partickat qe jane si shume.Per keto e hap gojen Rama e si pellcet se kush doti shlyej .
Kujt po i flet per BE?
Nuk eshte se nuk don ti por eshte se nuk duan ata
Dhe kjo ska te bej fare se kush qeveris ne tirane ju kan lene te drejten e autokracise gje qe na perjashton automatikisht nga integrimi sepse ju krejt si klase politike keni zgjedhur autokracine
Eshte njelloj si grantet qe merrni per forcim8n e kontrollit ushqimor
Pra nuk ka eksport ushqimor gjersa pranon grante per forcimin e kontrollit ushqimor
Nuk ka BE derisa pranon autokraci dhe nuk demokratizon vendin
I vetmi kusht eshte KUSH NUK GARANTON RENDIN PUBKIK SHON NE SHTEPI
me nje fjale ja keni qi nene vendit per pushtet personal
Gjykimi i historise do jete shum po shum poshte enver hoxhes
KRYE PALAÇO ato 1 MILIARD €URO NUK je i ZOTI ti SHPÈRDASH pêr POPULLIN SHQIPTAR , sepse ty ti ‘HANË DARDHAT mbas SHPINE’ dhe NUK ke AFTÈSI pèr ti MENAXHUAR , sepse je vet KOKA e KRIMIT dhe KOKRRA e MAFIOZIT , që NUK NDAL KURRË së VJEDHURI dhe së GRABITURI VENDIN që të bèri Kokén , që shkofsh në DJALL ishallah O ZOT , AMIN AMIN
Shume premtime ke bere nder vite dhe te gjitha para zgjedhjeve…….Sa siguron fitoren zoterote i harron te gjitha…….Asnje ballafaqim me popullin,por vetem takime me patronazhistet e tu qe te duartrokasin si dikur Enverin,qe mundohesh te imitosh…….Por nje megalloman si ty nuk i afrohet Enverit,ke mare vetem te ligat e tij dhe kjo se asaj fare i perket.
Edvin duhet te thuash te verteten, Shqiperia do te pranohet ne BE vetem pasi te pranohet Turqia.
Te lumte Rama!Merita jote qe i merr ato para.Para se te vijne tek Ne ja kane gjetur vendin keta oligarket qe kane Monopolin e naftes,ushqimeve,ilaceve,etj,Do ngrejne cmimet.prandaj futi nje kontroll kur te shperndash parate!
Kêllirë ¿?,larg nga Forumet Shqiptare!
Me Lulin Shqipëria hyn në BE që nē 2026!
SHQIPËRIA MERITON MË SHUMË!
Me Lulin Shqiperia shkon ne nje hale edhe me te qelbur nga ç’eshte tashti.
BE,NATO,USAID,BANKA BOTERORE,OBSH,OKB,UNESCO.e ca te tjera,jane organizma Nderkombetare qe u ngriten me nxitjen dhe Financimin e SHBA.Sot me ardhjen e Trump ne krye te SHBA,ka vendosur te terhiqet nga keto angazhime qe i kostojne popullit Amerikan. Shtetet Europiane aq dashuri kane me njeri tjetrin,aq te bashkuar jane,sa ku t`ja bejne gropen njeri tjetrit.
Keta jane si Saranda me Delvinen,si Fieri me Mallakastren,si peqini me Elbasanin,Kavaja me Durresin,si Tropoja me Kukesin.Amerika i mbante te Bashkuar.Brenda mandatit Trump,BE shperbehet.Endrra BE,Ta bejme Shqiprine si gjithe Europa ishte ne 90-91.Jemi ne 2025.
Trefishi popullit shqiptar Sot jeton ne BE dhe Amerike.E njohin me mire gjendjen.Gjej ndonje rrene tjeter per Zgjedhjet
Merr 1 miliarde ne vit borxhe per shqiptaret.
I vjedh Rama Co, dhe paguajne qipot e mbaruar.
Ky kerma duhet te largohet qe te mos vidhet populli shqiptar kaq shume.
Keto borxhe jane shitje e Shqiperise. Keto jane menxyre per shqiptaret, jo fonde per zhvillim
Sa borxhe ka marre, dhe shqipot kane marre dheun neper bote.
Bosh fshatrat, berrnut ekonomia. Asgje nuk prodhohet
Vetem vidhet nga Rama dhe kermat qe e rrethojne
Borxhet jane laku ne fyt i shqiptareve
Plera mburret qe ja shtrengon lakun ne fyt popullit te tij
E ka shitur kete popull
Dale, se nuk keni pare gje akoma
Merr asghe se Borxhe do I marresh dhe do pranosh TE behesh bend I kampeve TE refugjateve dhe kosh pleheash por mbi te gjitha paurite naturore triliona dollar do ti vjedhin kanibalet e BE. Ju shikoni Ukraine cfare Po Ben BE atje.Be eshte ne krize te mashe dhe as na duhet BE. Na care derrasat 15 vjet me cekunbe bardhe Amerikan dhe 20 Vjet me BE. Asnje politikan nuk thote do e bejme vetem Shqiperine
Merr Asgje se Borxhe do I marresh dhe do pranosh TE behesh Vend i kampeve te refugjateve dhe kosh plehrash por mbi te gjitha pasrite natyrore triliona dollar do ti vjedhin kanibalet e BE. Ju shikoni Ukraine cfare Po Ben BE atje. Be eshte ne krize te madhe dhe as na duhet BE. Na cate derrasat 15 vjet me cekun e bardhe Amerikan dhe 20 Vjet me BE. Asnje politikan nuk thote do e bejme vete Shqiperine
Merr Asgje se Borxhe do I marresh dhe do pranosh TE behesh Vend i kampeve te refugjateve dhe kosh plehrash por mbi te gjitha Pasurite natyrore triliona dollar do ti vjedhin kanibalet e BE. Ju shikoni Ukraine cfare Po Ben BE atje. Be eshte ne krize te madhe dhe as na duhet BE. Na cate derrasat 15 vjet me cekun e bardhe Amerikan dhe 20 Vjet me BE. Asnje politikan nuk thote do e bejme vete Shqiperine