Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Me identitete të rreme dhe uniforma ruse, rreth 10 mijë ushtarë koreano-veriorë gati kundër Ukrainës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Me identitete të rreme dhe uniforma ruse, rreth 10 mijë ushtarë koreano-veriorë gati kundër Ukrainës
BoteLajmi i fundit

Me identitete të rreme dhe uniforma ruse, rreth 10 mijë ushtarë koreano-veriorë gati kundër Ukrainës

Published: November 1, 2024
Shpërndaje

SHBA mendon se 8,000 ushtarë koreano-veriorë janë vendosur tashmë në Kursk, rajoni kufitar mes Rusisë dhe Ukrainës.

Sipas qeverisë amerikane rreth 8,000 ushtarë nga Koreja e Veriutkanë arritur tashmë në rajonin kufitar rus të Kurskut dhe janë gati për operacione luftarake kundër njësive ukrainase. “Ne mendojmë se në Rusi gjenden rreth 10,000 trupa nga Koreja e Veriut dhe sipas informacioneve të fundit, deri në 8,000 prej tyre janë vendosur në rajonin e Kurskut”, tha ministri i Jashtëm i SHBA-së, Antony Blinken.

Qeveria amerikane nuk ka parë ende ndonjë operacion luftarak të trupave koreano-veriore kundër forcave ukrainase, megjithatë ne “supozojmë se kjo do të ndodhë ditët e ardhshme”, tha Blinken.

Rusia i ka stërvitur ushtarët e Koresë së Veriut për beteja me artileri dhe operacionet bazë të këmbësorisë.

- Publicitet -

Zona e dislokimit të trupave është ende e paqartë

Blinken tha se është hera e parë që prej 100 vjetësh që Rusia fton trupa ushtarake të huaja në vendin e saj. Është e paqartë nëse ushtarët e Koresë së Veriut do të dislokohen për të zhvilluar operacione luftarake në territorin ukrainas apo nëse do të luftojnë në zonat e pushtuara nga Ukraina në Rusi. Sipas diplomatëve të OKB-së, është gjithashtu e mundur që koreano-veriorët të vendosen pas frontit dhe të marrin atje përsipër detyra logjistike.

Trupat koreano-veriore me uniforma ruse

Shërbimi sekret i Koresë së Jugut ka njoftuar disa ditë më parë se ushtarët nga Koreja e Veriut që janë vendosur në Rusi janë të veshur me uniforma ruse dhe u janë dhënë identitete të rreme për të fshehur origjinën e tyre të vërtetë. Presidenti rus Vladimir Putin nuk e mohoi praninë e ushtarëve të Koresë së Veriut dhe tha se edhe Ukraina mbështetet tek personeli i vendeve të NATO-s.

Pak ditë më parë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte e quajti bashkëpunimin ushtarak midis Rusisë dhe Koresë së Veriut si “kërcënim për sigurinë indo-paqësore dhe euro-atlantike”.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • ignazio says:
    November 2, 2024 at 9:42 pm

    koreanët janë mjaft shumë certificata edhe nëse i prezantojnë e para apo e dyta mëse miliona shetas paraqiten njëherazi

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Grevë e përgjithshme dhe ndërprerje masive pas 14 vjetësh, ndërsa Spanja i afrohet zgjedhjeve parlamentare
  • Rruga e ndërlikuar drejt një qeverie të re në Izrael
  • Egjipti shpall si terroriste një organizatë nga Kosova
  • VIDEO: Misteri i madh i floririt çam, thesaret e groposura përgjatë kufirit Greqi-Shqipëri
  • Gjykata i shpall të pavlefshme certifikatën e shkollës, zv.presidenti jep dorëheqjen

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, deputetja e Elbasanit merret e pandehur nga SPAK, por e mohon
  2. 1 on Gjykata i shpall të pavlefshme certifikatën e shkollës, zv.presidenti jep dorëheqjen
  3. Simon Tota on Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  4. Aidin Rrokaj on Gjoba të shumëfishta e shoqërime për protestuesit paqësorë
  5. 1thundrak on Apeli i GJKKO rikthen në burg ish-shefin e Operacionales, çfarë iu konfiskua dhe me sa vite dënohet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?