Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Me Kanun jemi në gjak”, historia e hakmarrjes mes fiseve Nikulaj-Lekstakaj
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Me Kanun jemi në gjak”, historia e hakmarrjes mes fiseve Nikulaj-Lekstakaj
Kronike

“Me Kanun jemi në gjak”, historia e hakmarrjes mes fiseve Nikulaj-Lekstakaj

Published: December 3, 2023
Shpërndaje

Entjan Nikulaj u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në aksin Milot-Lezhë mbrëmjen e 2 dhjetorit.

40-vjeçari është djali i xhaxhait të Ardian Nikulajt, i cili u ekzekutua më 19 prill të këtij viti në lokalin e tij në Shëngjin për gjakmarrje.

Entjan Nikulaj u qëllua në hyrje të Lezhës teksa lëvizte me mjetin e tij fuoristradë, ndërsa 3 persona dyshohet se kanë marrë pjesë në vrasjen e tij.

- Publicitet -

Në lidhje me ngjarjen policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje disa persona, ndërsa në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar rreth 25 gëzhoja automatiku.

Pista kryesore e hetimeve është ajo e gjakmarrjes mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj, ku 40-vjeçari Entjan Nikulaj është viktima e tretë në harkun kohor të pak muajve, pasi pas vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj, në muajin korrik u ekzekutua me armë zjarri në Balldre Nikolin Lekstakaj.

Historia e hasmërisë mes 2 fiseve që nisi për 1000 lekë

Hasmëria mes fisit Palaj (Lektasaj) dhe Nikulaj e ka zanafillën në vitin 1996 ku anëtarë të familjes Palaj (Lektasaj) kanë ekzekutuar vëllain e Ardian Nikulaj, pas një konflikti të çastit në një pikë karburanti për 1000 lekë karburant.

Vëllai i Ardian Nikulaj bashkë me një përson tjetër ishin shitës në karburantin në fjalë dhe një nga pjesëtarët e familjes Lekstakaj po furnizonte makinën.

Pas furnizimit me karburant shitësit kanë debatuar me drejtuesin e mjetit me pretendimin se nuk kishte bërë pagesën prej 10 mijë lekësh të vjetra të furnzimit me karburant.

Pas debatit verbal drejtuesi i mjetit është larguar, duke u rikthyer i armatosur disa minuta më vonë dhe ka qëlluar në drejtim të dy punonjësve duke i lënë të vdekur në vend mes të cileve dhe vëllain e Ardian Nikulaj.

Aty nis dhe historia e gjakmarrjes, ku pak muaj më vonë vriten Gëzim Lekstakaj dhe Laurent Gjetja që ishte nip i familjes.

Ndërsa në vitin 1999 vritet Gjovalin Lekstakaj dhe plagoset rëndë Pjetër Lekstakaj.

Sot e kësaj dite kjo ngjarje e rëndë e ndodhur disa vite më parë është e pazbardhur dhe s’ka asnjë autor të dënuar nga drejtësia.

Ka qenë kjo histori që ka sjellë disa vrasje mes dy fiseve, ku vrasja e Ardian Nikulajt në 19 prill të 2023 u pasua me vrasjen e Nikolin Lekstakajt, tre muaj më pas në 19 korrik.

Ndërsa pas gati 7 muajsh nga vrasja e Ardian Nikulajt, u ekzekutua edhe i afërmi i tij Entjan Nikulaj.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kush është 28 vjeçari që u plagos rëndë në sy gjatë protestës së sotme
  • VIDEO: Efektivi i policisë merr zjarr gjatë protestës (Pamje të rënda)
  • VIDEO: Pamje të rënda, momenti kur vajza rrëzohet në tokë nga uji me presion, plagoset në kokë
  • Nesër rikthehet ora dimërore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta pas
  • “Me plumba gome, vazhdoni”, urdhri nga megafoni teksa protestuesit përballen me policinë

Komentet e Fundit

  1. Jeta on ​I mungonte vetëm lufta fetare, Kryeministri përditëson “listën e zezë” të atyre që duan t’i marrin qeverinë: Nuk dorëzohem
  2. Socialpis i nershëm... on 24 tetor 2026
  3. fshatari.pafshat on Dosja e fshehtë që ‘zhvesh’ Jared Kushnerin: Çfarë zbuloi hakerimi rastësor i celularit të tij nga inteligjenca holandeze
  4. Dajti on ​I mungonte vetëm lufta fetare, Kryeministri përditëson “listën e zezë” të atyre që duan t’i marrin qeverinë: Nuk dorëzohem
  5. xxx on ​As qameti, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?