Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Më lehtë dhe e sigurt, nga 1 gushti qytetarët marrin recetë të re mjekësore, sanksione për mjekët e farmacistët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Më lehtë dhe e sigurt, nga 1 gushti qytetarët marrin recetë të re mjekësore, sanksione për mjekët e farmacistët
BoteLajmi i fundit

Më lehtë dhe e sigurt, nga 1 gushti qytetarët marrin recetë të re mjekësore, sanksione për mjekët e farmacistët

Published: August 2, 2025
Shpërndaje

Me hyrjen në fuqi të udhëzimit të Ministrisë së Shëndetësisë, nga dita e djeshme qytetarët shqiptarë përfitojnë nga një sistem i standardizuar dhe më i qartë për recetat mjekësore.

Një hap ky i rëndësishëm drejt modernizimit të kujdesit shëndetësor dhe përmirësimit të shërbimeve në farmaci. Ky ndryshim prek drejtpërdrejt pacientët, të cilët tashmë do të marrin receta të përshkruara në një format të unifikuar, të miratuar dhe të shpërndarë zyrtarisht nga autoritetet shëndetësore.

Nga data 1 gusht, asnjë recetë nuk do të jetë e vlefshme nëse nuk është në formatin e ri të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë. Qytetari nuk do të përballet më me receta të paqarta, të pavlefshme apo të refuzuara në farmaci për mungesë standardizimi. Tani, çdo recetë do të jetë e unifikuar, qoftë në formë fizike apo elektronike, dhe do të përmbajë të dhëna të qarta mbi pacientin, mjekun dhe barin e përshkruar. Mjekët janë të detyruar të përshkruajnë barin me emërtimin gjenerik.

- Publicitet -

Kjo shmang konfuzionin dhe rrit transparencën, pasi pacienti do të dijë saktësisht përbërësin aktiv që po merr, pavarësisht markës. Kjo do të thotë më shumë zgjedhje dhe mundësi për të kursyer në barnat me çmim më të ulët por efekt të njëjtë. Për qytetarët që vuajnë nga sëmundje kronike, do të jetë më e lehtë të menaxhojnë terapinë: receta mund të lëshohet për deri në 6 muaj.

Kjo shmang vizitat e shpeshta te mjeku vetëm për rinovim recete dhe sjell më shumë lehtësi në jetën e përditshme të pacientëve kronikë. Nëse receta ekzekutohet pjesërisht (p.sh., mungon një bar), farmacisti do të shënojë sasinë e dhënë, datën, do të vendosë vulën e farmacisë dhe do t’ia kthejë pacientit recetën, çka jep pacientit kontroll të plotë mbi atë që ka marrë dhe atë që i mungon. Farmacitë janë të detyruara të mbajnë një kopje të recetës – në formë fizike apo elektronike.

Po ashtu, nëse receta humbet apo dëmtohet, qytetari nuk mbetet pa zgjidhje: farmacisti mund të lëshojë një kopje të recetës me të gjitha të dhënat e nevojshme dhe me firmë e vulë. Kjo ul stresin dhe garanton vazhdimësinë e trajtimit mjekësor.

Sanksione për mjekët e farmacistët

Udhëzimi i ri vendos edhe përgjegjësi të qarta për mjekët dhe farmacistët. Kush nuk respekton rregullat e reja, penalizohet sipas ligjit. Qytetari është më i mbrojtur nga abuzimet dhe pakujdesitë.

Për zbatimin e këtyre rregullave, janë angazhuar Urdhri i Mjekut, Urdhri i Farmacistit, Urdhri i Stomatologut, si dhe Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore. Qytetarët mund të kenë më shumë besim se institucionet janë në krahun e tyre dhe po monitorojnë zbatimin e ligjit. Të gjitha këto rregulla kanë hyrë në fuqi nga data 1 gusht 2025 dhe çdo recetë e dhënë pas kësaj date duhet të jetë në formatin e ri.

Qytetarët shqiptarë hyjnë në një fazë të re të shërbimit farmaceutik – më të rregulluar, më të sigurt dhe më miqësor ndaj nevojave të pacientit. Në thelb, ky ndryshim i kthen recetës mjekësore rolin e saj themelor: të jetë një urë efikase dhe e besueshme midis pacientit dhe shërbimit shëndetësor.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Aksident në aksin Korçë-Maliq, humb jetën një 26-vjeçar, plagosen dy të tjerë
  • Gazetarët pa telefona e kamera në seancat e GJKKO, Unioni i Gazetarëve reagon ndaj rregullores së re
  • REQUEST FOR EXPRESSIONS OF INTEREST (CONSULTING SERVICES – CONSULTANCY FIRM)
  • Hipokrizi e shkallës më të lartë. Një vështrim psikanalitik
  • Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik

Komentet e Fundit

  1. Hasan Zyko Kamberi on Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  2. Arnold on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët
  3. Dashi on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  4. demo on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët
  5. Mapo on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?