Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Më mirë vonë se kurrë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Më mirë vonë se kurrë
AnalizaEkonomiopinion

Më mirë vonë se kurrë

Published: 6 Korrik, 2025
Shpërndaje

Koço Broka, Ekonomist

Lajmi – “DIALOGU për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural”, “Bujqësia 2030” me objektiv ndërtimi i një bujqësie moderne, konkurruese  europiane dhe brenda familjes europiane, zor se nuk mund të mos të tërheqë vemendjen.

Kjo për faktin se tani që thuajse janë hapur dhe po hapen të gjithë kapitujt për integrimin europian, nisma dhe aktivitete të tilla meritojnë vetëm përshëndetje. Parapërgatija nuk pret.

- Publicitet -

Ndërkohë sipas njoftimit, janë mbledhur politikbërës, akademikë, dhe biznese, në tryeza dy ditore për bashkëbisedim, për të shkëmbyer ide dhe alternativa mbi problematikat  e për të mundësuar objektivin e mësipër madhor.

Por një arsye tjetër, ishte se ndërsa vazhdohet me mburrjet e me arritjet e sektorit gjatë dekadës së fundit:-“Kemi arritur shumë bashkë, trefishim të sipërfaqes së kultivuar në sera, pesëfishim të eksporteve bujqësore në mbi 80 tregje ndërkombëtare, rritje të mbështetjes financiare për sektorin, si dhe investime në infrastrukturë, teknologji dhe siguri ushqimore”

Kryeministri z. Edi Rama ndjehej  këtë radhë më  i përulur, duke nënvizuar se “baza e këtij takimi duhet të jetë të qenit krejt të hapur në raport me arsyen pse jemi mbledhur pa asnjë rezerve, pa asnjë dorashkë, çfarë juve shikoni në jetën e përditshme dhe çfarë konstatoni dhe çfarë mendoni që duhet të bëjmë ne.”

Për hir të së vërtetës këto trajtesa nuk i kanë munguar Kryeministrit, i mirwnjohur nw kwtw aspekt në nëntor 2014, duke u ndalur në zhvillimet e bujqësisë ka nënvizuar:- “Le ta themi hapur se po nuk folëm me gjuhën e së vërtetës, e kemi të vështirë të gjejmë rrugën e zhvillimit të vërtetë dhe po nuk preferuam ilaçet e hidhura të së vërtetës përkundër gënjeshtrave të ëmbla do të vazhdojmë të jetojmë me një proces agonie në shumë sektorë, ku mungesa e reformave na ka lënë kaq mbrapa.”

Tani pas 11 vitesh natyrshëm lind pyetja  aështë bërë e mundur “të gjejmë rrugën e zhvillimit të vërtetë “?!

Konstatimi i parë që të bije në sy  nga tryezat “Bujqësia  2030” është se ndërsa pjesëmarrës janë :-politikbërës, akademikë e biznese, mungojnë fermerët me bijtë dhe bijat e tyre.

Janë këta të fundit, që do merren me Bujqësinë 2030, e atë 2040, e 2050, që do ti bëjnë ballë bujqësisë konkurruese europiane. Por ndërsa fermerët në tërësi e sidomos të rinj po pakësohen,  në PROGRAMI BUXHETOR AFATMESËM (PBA) Faza III  2025-2027 tw miratuar nga qeveria, thuhet: “Mbështetja e fermerëve ku synohet zhvillimi i sektorit të bujqësisë dhe atij rural në Shqipëri, për të përmirësuar performancën e tyre ekonomike dhe kushtet e jetesës në zonat rurale, për t’i përgatitur këta sektorë për anëtarësimin e ardhshëm në BE, duke rritur:

  • Numrin e të punësuarëve në bujqësi dhe agropërpunim (nga 459 068 të punësuar të parashikuar në vitin 2025 në 495 073 të punësuar në vitin 2026).
  • Aktivitetet promovuese të produkteve shqiptare në bujqësi, blegtori dhe agropërpunim.
  • Rritja e volumit të eksportit të produkteve bujqësore dhe të agropërpunimit nga 55.8 miliardë lekë në vitin 2025 në 59.7 miliardë lekë në vitin 2026.”

Të pretendohet zyrtarisht, se brenda një viti numuri i të punësuarëve në bujqësi dhe agropërpunim do të shtohet, me 36 mijë vetë, kur sipas INSTAT popullsia në moshë pune në vendin tonë , në tremujorin e parë 2025 ishte 81 mijë vetë më pak se në tremujorin e parë 2023, pra në dy vjet, ose  Forcat e  punës  15-64 vjec, u pakësuan gjatë së njëjtës periudhe me 41 mijë vetë, do të thotë se shkruesit e politikbërjes tw mwsipwrme , programi buxhetor afatmeswm 2025-2027, janë jashtë realitetit.

Po cfarë ka ndodhur nw fakt  me ecurinë e produktit ë brendshëm bruto gjatë dekadës së fundit në vendin tonë? Cfarë thonë të dhënat e INSTAT?

Grafiku Nr 1.

Nga te dhënat e INSTAT, rezulton qartë se rritja e produktit të brendshëm bruto, nga vitit 2021 në 2024, dhe në tremujorin e parë të vitit 2025, ka qënë më rënie. Po sipas të dhënave të këtij institucioni prodhimi  brendshëm bruto në terma reale në vitin 2023, ka qënë sa 100 % e atij në vitin 2013, pra nuk ka patur rritje, dhe me rënien në vitin 2024 e 2025, aktualisht ai paraqitet më i ulët se  në vitin 2013.  Pra ketu nuk është çështja se bujqësia  në vitin 2024 ka eënë në 15.45% e PBB, por se kjo rënie është kushëzuae nga moszhvillimi i saj, nga rënia e saj.

Kur gjatë kësaj periudhe është konfirmuar se e kemi pasur “ të vështirë të gjejmë rrugën e zhvillimit të vërtetë”  bëhet e qartë se gjetja e saj nuk qënka aq e lehtë, dhe aq më tepër kur kërkohet të arrihet ndërtimi i një bujqësie moderne, konkurruese  europiane dhe brenda familjes europiane.

Një tregues tjetër sinjifikativ është padyshim ai i ecurisë së bilancit të eksport –importit.

Grafiku Nr 2

Simbas të dhënave të INSTAT, gjatë viteve të fundit vihet re një rritje e vazhdueshme e deficitit tregëtar, të grupit të mallrave Ushqime, Pije, Duhan, nga 71.8 miliard lekë në vitin 2020, në 102.8 miliard lekë. Kjo do të thotë se eksporti i këtyre grupmallrave i cili është rritur nga 39 miliard lekë në vitin 2020, në 51.7 miliard lekë në vitin 2022 në 53.3 miliard lekë në vitin 2024, nuk ka mundur të kompesojë, rritjen e importit të këtyre grupmallrave. Natyrisht situata dhe realizimi i konkurrueshmwrisw tw bujqwsisw sonw  bwhet mw e vwshtirw brenda familjes europiane. Realizimi i njw diskutimi luajal wshtw mw se inevojshwm se kurrw

Këto tregues makroekonomike sinjifikativë ia vlen të mbahen parasysh nga pjesëmarrësit në tryeza gjatë ofrimit të sugjerimeve dhe rekomandimeve të tyre.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: E rëndë në Sarandë! “I forti” i Ksamilit dhunon dhe përgjak një person në sy të fëmijëve
  • Humb jetën punëtori në Shëngjin, ra në kontakt me rrymën elektrike dhe më pas u rrëzua nga skela
  • Plagosi 30 njerëz që prisnin jashtë një klubi nate në Los Angeles, shoferi u neutralizua nga kalimtarët
  • VIDEO: Përplasje fizike deri te përdorimi i armëve, çfarë ndodhi në klubin e natës në Palasë?
  • Ky është Skifter Tagani, pronari i biskotave “Tagani” që falsifikonte datat e ushqimeve

Komentet e Fundit

  1. TRENI në Një përshkrim shokues që duhet lexuar
  2. TRENI në Pas tensioneve në Theth, Rama njofton 6 reforma ligjore: S’ka më ‘tokë të xanum’, do bëjmë ligj të ri për kontrollin e territorit
  3. TRENI në Historia e këngës “Mëma ime Greqi – Majmun evgjitësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë. Çfarë arti bën krijuesi shqiptar?
  4. Mentori në Vrasja e 23-vjeçarit në Mat, dy të akuzuarit lihen nën masën “arrest në burg”
  5. TRENI në “Ta harroni se do legalizohen”, Rama: Çdo ngrehinë e ngritur në shkelje të ligjit do rrafshohet
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?