Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Me pagesë jashtë orarit zyrtar…” A do funksionojë reforma në spitalet publike
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > “Me pagesë jashtë orarit zyrtar…” A do funksionojë reforma në spitalet publike
EkonomiLajmi i fundit

“Me pagesë jashtë orarit zyrtar…” A do funksionojë reforma në spitalet publike

Published: February 25, 2024
Shpërndaje

Autoritetet zyrtare po prezantojnë disa elementë të autonomisë spitalore, që parashikon delegimin gradual të vendimarrjes financiare dhe administrative nga strukturat e qeverisjes së përgjithshme te spitalet. Spitalet publike që plotësojnë disa kritere, po pajisen me kartën e autonomisë menaxheriale, e cila bazohet në atë që quhet praktikë e dyfishtë, sipas së cilës qytetarët do të kenë mundësi të zgjedhin mjekët që duan për të marrë shërbim jashtë orarit zyrtar, kundrejt pagesës. Zyrtarët thonë se kjo reformë do të sjellë rritje të shërbimeve dhe cilësisë, ndërsa njohës të fushës së shëndetësisë mendojnë se e konceptuar në këtë mënyrë, ajo rrit edhe më tej kostot nga xhepi i qytetarëve.

“Jo vetëm praktikë e dyfishtë, por edhe rritja së brendshmi e shpërblimit të mjekëve, në bazë të meritës do të bëjë që interesi për të punuar në spitalet publike, të jetë gjithmonë e më i lartë, konkurenca të jetë gjithmonë e më e fortë dhe pastaj kush do të shkojë në Gjermani, të na marrë të keqen”.

Kështu u shpreh pak kohë më parë Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të autonomisë spitalore, vetëm një ditë pasi Gjykata Kushtetuese vendosi t’u japë të drejtë studentëve të mjekësisë që kërkuan shfuqizimin e një përkufizimi ligjor që i detyronte ata pas përfundimit të studimeve të punonin në vend për një periudhë 2, 3 dhe 5 vjeçare, para se t’u dorëzohej diploma. Me bindjen se reforma do arrijë të frenojë largimin e mjekëve nga vendi autoritetet argumentojnë se ajo u jep pavarësi spitaleve, që përmes bordeve që do të zgjidhen, të menaxhojnë burimet financiare, njerëzore, apo të lidhin kontrata me palët e treta. Zyrtarët janë të bindur se kjo praktikë do të rrisë cilësinë, shërbimet për qytetarët, dhe të ardhurat dytësore të institucioneve spitalore.

- Publicitet -

Në fund të janarit të këtij viti kartën menaxheriale të autonomisë spitalore e morën 5 spitale, 4 rajonale dhe ai Univeristar Nënë Tereza në Tiranë,(në vend janë 41 spitale publike, 6 të nivelit terciar, 11 të nivelit rajonal dhe 24 spitale bashkiake). Disa elementë të kartës u eksperimentuan prej një viti në Spitalin Memorial të Fierit.

Sot qytetarët e marrin shërbimin shëndetësor në spitalet publike përmes sistemit të referimit, pa pagesë. Ajo që po diskutohet më së shumti në kuadër të autonomies, lidhet me atë që quhet praktika e dyfishtë, sipas së cilës mjekët të cilët kërkohen nga qytetarët përtej orarit të punës, kanë mundësi të shfrytëzojnë ambientet e spitalit, fillimisht vetëm për konsulta dhe në një fazë tjetër edhe aparaturat, për të ofruar një shërbim ekstra me pagesë, ku 70% të pagesës i merr mjeku dhe 30% spitali, me kusht që pagesa e mjekut të mos tejkalojë 30% të pagës mujore të tij. Kjo ndodh kur qytetarët nuk duan të presin radhën që parashikon sistemi i referimit nga mjeku i familjes, dhe ai specialist. Por ekspertë të shëndetit publik, mendojnë se modeli i autonomisë spitalore që ofron qeveria do të rrisë kostot nga xhepi të qytetarëve për shëndetësinë.

“Kur dëgjoj shprehjen 70% e merr mjeku dhe 30 spitali, pyetja e parë që me vjen në mend është – kush i paguan këto para? I paguajnë qytetarët. Atëherë ne çfarë po bëjmë, po i kërkojmë para njerëzve t’i shtojmë shpenzimet nga xhepi. Të mos harrojmë dhe një element të rëndësishëm. Nuk është vetëm mjeku në shëndetësi. Është një ekip. Ka mjekë, ka infermierë, ndihmës, laborantë, imazheristë, teknikë imazherie, administratë, s’ka asnjë shpjegim për këtë dhe asnjë diskutim”- u shpreh për Zërin e Amerikës Ilir Alimehmeti, ekspert i shëndetit publik.

Zv. Ministrja e Shëndetësisë Entela Ramosaçaj, për Zërin e Amerikës i kundërshtoi këto argumenta dhe tha se praktika e dyfishtë ul listën e pritjes brenda sistemit të referimit, rrit cilësinë dhe shërbimet por jo kostot për qytetarët.

“Patjetër që jo. Shërbimi pranë spitaleve publike do të vijojë të ofrohet falas. Dhe për pacientët që do të duan ta marrin këtë shërbim brenda orarit të punës, brenda sistemit të referimit nuk do të ketë asnjë kosto për xhepat e qytetarëve. Kostoja do të jetë zero”- u shpreh Entela Ramosaçaj Zv .Ministre e Shëndetësisë.

Nga ana tjetër Ish-Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili, i tha Zërit të Amerikës, se disa hapa të autonomisë spitalore që lidhen me menaxhimin e fondit të barnave nga vetë institucionet spitalore, investimet apo rekurtimet e personelit janë hedhur mbi një dekadë më parë dhe se në vijim kishin nevojë të përmirësoheshin. Ai merr si shembull projektin e pilot të Autonomisë Spitalore në spitalin e Durrësit që funksionoi për një kohë të gjatë. Z. Vasili është kritik me elementët e autonomisë spitalore që ofrohen sot nga qeveria ndërsa sjell në vëmendje konçensionet në sistemin shëndetësor si një praktikë centralizuese.

“Kjo është masë propagandistike, pa bazë reale që e shthur dhe e mbingarkon sistemin spitalor. Do të krijohet patjetër dhe çorganizim, do krijohen keqkuptime të brendshme, pamundësi të ndarjes ku fillon shërbimi publik dhe ai privat do përdoren të njëjtat asete. Çfarë fituam. Asgjë. Nëse i referohemi konçensioneve. A ka hapësirë një spital autonom të vendosë për një shërbim që e vendos ministria? Kjo gjë ndodh, për laboratorët dhe elementë të tjerë. Ky është autonomia?”- u shpreh Petrit Vasili, ish Ministër i Shëndetësisë.

Por drejtuesja e Spitalit memorial të Fierit, ku prej një viti u pilotuan disa elementë të kartës menaxheriale të autonomisë spitalore thotë se aktiviteti i këtij spitali u rrit me 70%, dhe për pasojë dhe aksesi i qytetarëve.

“Praktika e dyfishtë këtë bën, ul listën e pritjes, e mirmenaxhon atë, dhe i jep qytetarit të drejtë të përzgjedhë vendin e duhur aty ku është shërbimi më i mirë dhe më cilësor. Njëkohësisht krijohet dhe një marrëdhënie e re besimi mes pacientit dhe mjekut”- argumentoi Rudina Degjoni, Drejtore e Spitalit Memorial të Fierit.

Mjaft qytetarë shtrojnë pyetjen nëse e shmang korrupsionin në radhët e bluzave të bardha utonomia spitalore. Disa prej tyre e shohin pozitivisht reformën në këtë drejtim dhe mendojnë se suksesi i saj do të varet ekipet që do ta zbatojnë.

“Ekipet menaxheriale duhet të jenë në lartësinë e reformës. Nëse ne nuk vendosim autoritete drejtuese dhe një ekip menaxherial me mekanizma kontrolli dhe audituese rrezikojmë të kemi probleme që lidhen me mungesën e transparencës, me nxitjen e favorizmit të kolegëve të caktuar, dhe mund të jetë një moment që mund të na fusë në një rreth vicioz sistemin shëndetësor”- u shpreh Qamil Dika pedagog në Fakultetin e mjekësisë UMT.

Një tjetër element i reformës së autonomisë spitalore është konkurueshmëria. Zyrtarët mendojnë se spitalet publike do jenë gjithnjë e më konkuruese me ato private.

“Qytetari i cili merr një shërbim edhe më cilësor patjetër që do të sjellë një konkurencë të shëndetshme jo vetëm mes spitaleve publike por dhe me ato private”- vijoi Zv.Ministrja e Shëndetësisë Entela Ramosaçaj.

Por eksperti i shëndetit publik Ilir Alimehmeti, nuk pajtohet më këtë argument.

“Përse dikush dëshiron të punojë jashtë orarit? Do të thotë që ajo punë e parë nuk i mjafton. Parimi duhet të jetë pagë e denjë për një punë të denjë. Nëse ne dalim përtej orarit, do të thotë që ne gjatë orarit nuk garantuam asgjë. Je në konkurencë me sistemin spitalor privat. Jemi në pozita totalisht të pabarabarta. Dhe në këtë garë do fitojnë privatët sepse qofshin kushtet, metodat, kontratat të cilat përmirësohen në vijimësi janë në favor të tyre?- vijoi Ilir Alimehmeti ekspert i shëndetit publik.

Spitalet publike në Shqipëri po hyjnë në garën për autonomi, në një klimë jo shumë të favorshme sa i takon financimit të sistemit të shëndetësisë. Buxheti për këtë sektor edhe pse është rritur ndjeshëm në dekadën e fundit me mbi 80%, në raport me PBB ai është rreth 3%, dukshëm nën mesataren prej 8% të vendeve të BE. Nga ana tjetër edhe numri i mjekëve për banorë është i ulët, 188 për 100 mijë banorë, kur në vendet e BE është 374. Edhe pse pagat në shëndetësi, gjatë viteve të fundit janë rritur largimi i mjekëve nga vendi po i jep goditje të vazhdueshme sistemit.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
15 Comments
  • mali says:
    February 25, 2024 at 8:09 pm

    Sherbimi shendetesor ne spitale publike permes sistemit te referimit,pa pagese.
    Une jam nje qytetar dhe dua sherbim shendetesor ne spital.Me spiegoni kuptimin e sistemit te referimit sepse jam konfuz.
    Ka mundesi Zj.Dita te mar kenaqesine e pergjigjes nga socialistet e ministrise?

    Reply
  • mali says:
    February 25, 2024 at 8:12 pm

    Korigjim shtypi:no socialistet por specialistet.

    Reply
  • mali says:
    February 25, 2024 at 8:48 pm

    Transparenca ne publik eshte e nevojeshme.Qytetari dhe fshatari te kete te qarte si do te funksionoje kjo gje me qellim qe te mos kete keqkuptime qe te cojne deri tek koburja dhe korupsioni.Jo fjale te medha por konkretisht ,thjesht e qarte ,plus edhe tabelen e cmimeve ta afishuar me germa te medha.
    Kuptohet ,kujt I behet mire .
    Megjithate edhe mjekut t’i vihet nje norme vizitash te mengjezit duke llogaritur 20-25 minuta maximum per nje pacient.Kjo eshte normale.
    Edhe nje sqarim kerkoj nga ministrja-cili model eshte mare?

    Reply
  • Arben says:
    February 25, 2024 at 10:25 pm

    Jo

    Reply
  • capi says:
    February 25, 2024 at 10:58 pm

    Ky eshte modeli me i fundit te PPP. Qeveritaret tane nuk i ze gjumi naten si te zbulojne skema te reja, kuptohet ne sherbim te popullit. E thene me ndryshe u pjell mendja veze iriqi.
    Skema eshte e tille: i njejti spital, te njejta aparatura, i njejti doktor, por pacienti do te paguaj nga xhepi.

    Shiko si biene me kembet e tyre me termin “sherbim me cilesor”. Perse eshte me cilesor ai jashte orarit nga ai brenda orarit, kur sic e thash me lart, ofrohen nga i njejti spital. I vetmi ndryshim eshte vetem kovenienca: ofrohet jashte orarit dhe pa pritur rradhen. Dhe pacienti duhet te paguj nje tarife simbolike per kete kovenience. Gjithe te tjerat jane njesoj. Kete sherbim shteti do tia afronte pacientit falas si do qe te ishte.

    Dhe per orarin kam rezervat e mia. Sherbimi shendetesor eshte nje sherbim esencial, nuk ka orar dhe ne bote mjekeve nuk iu lejohet te bejne as greve. Ka dhe metoda te tjera per te shkurtuar rradhet e pritjes. Kush doktor do te punoj jashte orarit indeksoje rrogen me 1.5X ose 2X.

    Lexova nje shkrim tek gazeta “Shqiptarja” qe fliste problemet me maternitetin e Fierit. Nje pyetje per Znj. Rudina: a do te zbatoni te njeten model dhe ne maternitet qe te ulni rradhet e pritjes?

    P.S. te me falin pacientet dhe nenat e reja per perdorimin e sarkazmes e cila eshte nenkuptuar totalisht per qeveritaret tane qe nuk jane ne gjendje t’i ofrojne shqiptareve nje sherbim baze.

    Reply
  • demo says:
    February 25, 2024 at 11:56 pm

    Sa bukur,sa bukur,sa bukur,sa llafe t`bukraaa.ajo shkolla jone nuk na mesoi llafe t`bukra.
    Te punojme dhe te jetojme si ne Rrethim.
    nje bie,mijra ngrihen,
    Bujqesia,Ceshtje e te gjithe popullit.
    Njeriu,kapitali me i cmuar.
    Ja,keto llafe na mesuan NE,
    TE RENTE DAMLLAJA JASHT ORARIT ZYRTAR! Kete di te them une.

    Reply
  • 1 says:
    February 26, 2024 at 12:07 am

    Kur njerezit jan te pa informuar flasin kodra pas bregut.Ne SHBA-te ku une jetoj per cdo lloj sherbimi do besh aplikim dhe do presesh kur te te lajmerojne.Nuk ka sot per neser.Do presesh derisa te te vij radha.Neqoftese nuk te pret puna do shkosh ne urgjence ose do paguash pavaresisht se ke siguracion

    Reply
  • demo says:
    February 26, 2024 at 12:35 am

    Gjate mandateve te Z.kryeminister ne fuqi,bashkia e lagjes time ka bere keto punime:
    Ka lyer Fasadat e pallatit me boje,,.
    Ka hequr pllakat e Trotuarit me cimento 30×30,dhe i ndrroi me gure betoni 20×10. me ngjyre roze.
    Hoqi Urgjencen e Lagjes 24 ore,per plagosje,mjekime te castit,inxheksione dhe e dergoi ne Spital.
    Hoqi sherbimin e pagesave te energjise elektrike,uje,qira dhe e dergoi tek Postaa.
    Mbylli zyren e operativit Lagjes qe ishte tek ish zyra kshillit,Tani kush eshte operativi Lagjes e dine vetem hajdutet dhe gangsterrat.
    Shkuli gjithe pemet e Trotuarit qe ishin mbjelle me Dafina dhe ka mbjelle Rrapa.
    Te gjitha lulishtet dhe nje pjese e trotuarit jane zene nga lokalet prballe me tavolina dhe Cadra.
    Te gjitha rruget e lagjes pa perjashtim kane bordura asfalti,betoni,gome per pengesa automjetesh cdo 50m.
    Une nuk kam makine,por edhe me biciklete nuk kam kellqe te duroj tronditjet.
    Keto kam per pushtetin Lokal.

    Reply
  • Ppsh says:
    February 26, 2024 at 7:01 am

    Si perkthehet kjo?
    Qe gjate orarit ZERO VIZITA?
    Te gjitha vizitat pas orarit

    Hahaaaaa Hahaaaaa

    “Gjate orarit jemi mbyllur
    Hapim pasi kemi mbyllur”

    Ka ngel njeri ne ket vend apo jan bete te gjithe bagti?

    Reply
  • durrsaku says:
    February 26, 2024 at 7:30 am

    Te na rroje partia me Ramen apo Berishen ne krye,Marshin nga ditet e patronazhisteve apo simpatizanteve foltoriste.

    Reply
  • Mendimi im says:
    February 26, 2024 at 10:12 am

    Komenti më i mirë është i 1-shit. Si funksionon mjeksia në vëndet perëndimore? Studjojeni me detaje se do të mësoni që të kritikoni drejt atë të Shqipërisë. Që mund të takosh një mjek specialist pa lënë takim, është gjëja më pozitive që nuk e gjen kërkund. Që mund të paguash 3000 lekë (të reja) për konsultë, këtë e paguan në çdo vënd edhe duke patur siguracion, që e quajnë (copay). Pra me disa korrigjime, jeni në rrugë të drejtë. Kritikat janë politike, si ajo e Petrit Vasili, që e « ndriti » kur ishte Ministër i Shëndetsisë! Ana negative është marrja e lekëve nën dorë, e cila ul dinjitetin e mjekëve, gjë që nuk ndodh në vëndet perëndimore dhe duhet të luftohet fort. Tarifat duhet të jenë të legalizuara dhe pacienti duhet t’a dijë që para vizitës në se e përballon apo jo.

    Reply
  • pyeteni nje here te vetme, ekspertin e shendetesise, ish-in Ilir Beqja, says:
    February 26, 2024 at 10:57 am

    e para – Kushdo qe shko neper spitale pas ores 10 te mengjesit nuk gjen atje asnje Mjek – te gjithe jane (ne orarin e punes) neper Klinikat e tyre Private.
    e dyta – Ajo e famshmja “autonomia spitalore” eshte vecse larje duarsh e Qeverise nga Spitalet e lenia e tyre ne administrim te Drejtoreve politike qe kudo fondet e Investimeve i kalojne ne fonde pagash per administratat e fryra ku nuk mba me.
    e treta – Qeveria e pa afte te delegoje fonde e ti menaxhoje ato, kerkon t’ja vare ne qafe Spitaleve Administrimin qe ne realitet eshte skema e deshtuar e dikurshme e “Vetadministrimit Jugosllav” te Eduart Kardelit.

    Reply
  • Ppsh says:
    February 26, 2024 at 11:22 am

    Jo zotri i informuar nuk je ti qe ngaterron shendetsine amerikane me sistemin e shendetsise shqiptare
    Njeri privat dhe tjetri shtetror
    Futboll luajne dhe amerikanet por nqs do vije nje skuader te tyre perballe nje europiane nuk perputhen sepse nje luan me kembe tjetra me dore
    Qellimi eshte te kapin shendetsine me ppp
    Meqe beqja me shoke do paguaj per vjedhjet qe u bene deri dje dhe si rrjedhoje ska me vjedhje pa leje tani qe te vidhet duhet ta bejme me ligj
    Qe kjo te mbaroje ka vetem nje zgjidhje
    1)Te dyfishihet rroga e mjeksise
    2) kush mjek qe punon ne shendetsine shtetrore nuk ben dot asnje vizite ne privat nqs e ben i hiqet e drejta e profesionit perjete
    3) kush ushtrin privat te dale dhe te ushtroje profesionin jashte strukturave shtetrore
    4) te hoqet monopoli i importuesve te ilaceve (vetem keshu do kete ulje cmimi te barnave)
    Pika 4 vlen per cdo lloj monopoli prandaj cmimet jane si ne zvicerr dhe rrogat si ne afrike
    Por kjo nuk ndodh sepse keta njerez mbajne gjalle fudalizmin ne shqiperi njelloj si ne kohen e zogut ku psh verlaci kishte monopolin e duhanit dhe askush tjeter nuk bente konkurence (nje shembull banal)

    Reply
  • katarakti says:
    February 26, 2024 at 12:04 pm

    Pak e ngatërruar kjo punë. Mos vallë qëllimi është tu rriten rrogat mjekëve që ata të mos shkojnë në Gjermani?! Shkollën e kanë bërê me lekët e popullit, por popullit nuk duan t’i shërbejnë as edhe një ditë! Në disa vende perëndimore ka spitale publike dhe private. Te publiku që është gjysëm për gjysëm më i lirë, duhet të mbash rradhë me muaj të tërê për një operacion jo urgjent. Te privati, të cilin do ta paguash nga xhepi yt, shërbimi është më i kualifikuar dhe më i shpejtë. por shumë më i shtrenjtë. Për mua kjo nisma e re veçse i komplikon gjërat. Kush punon në spitalin shtetëror nuk duhet të punojë privat. Se ndryshe do ia bëjë naftën publikut dhe do përpiqet që pacientët t’i kalojë nga spitali shtetëror te klinika e tij private! Në spitalet publike duhet të ushtrohet kontroll i fortë për orarin e punës, inventarin e mjeteve dhe ilaçeve që ato të mos përfundonë tek privati. Thuhet se pajisjet mjekësore te publiku, të blera shtrenjtë nga shteti jashtë vendit, nuk funksionojnë, I prishin vetë mjekët, që të detyrohesh të shkosh te klinika e tij, apo te spitali privat ku punon po ky mjek që punon edhe te publiku”! Pra sistemi shëndetësor ka nevojë për një dorë të fortë. Ata studentët që duan të ikin në Gjermani pa punuar në vend, le të paguajnë më parë koston e arsimimit të tyre, njëlloj si në Gjermani apo Angli, dhe pastaj të shkojnë ku të duan. Me një fjalë duhet ndarë shapi nga sheqeri, privati nga publiku. Ose te njëri, ose te tjetri. Jo të “peshkojnë” te publiku dhe t’i dërgojnë në klinikat e tyre private! Pastaj ajo “pas orarit” sikur nuk vete. Një mjek që punon me përkushtim 8 orë në ditë në spitalin shtetëror, nuk mund të punojë edhe te privati. Se edhe ai duhet të pushojë. Pra ka diçka që nuk shkon. Ajo ministrja që nuk ia kam parë ndonjëherë surratin, ndofta nuk e njeh sektorin ku e kanë vënë dhe dëgjon çfarë i thonë ata që punojnë te administrata e saj. Prandaj duhen specialistë në krye të punëve. Jo veçse zonjusha me buzëkuq. As edhe mësues anglishteje që pa asnjë provë dhe meritë zgjidhet si numri 2 i qeverisë! Kështu nuk ecet përpara. Kthehemi në kohën e rrëmetit dhe qametit të Berishës dhe Metës, kur vjedhja dhe korrupsioni ishin të ligjëruara.

    Reply
  • saliu says:
    February 26, 2024 at 5:50 pm

    Eshte e gjitha nje idiotesi. Sistemi i referimit, qe e moren nga Anglia, ka rezultuar nje deshtim, sikurse dhe ne Angli. Sistemi i autonomise spitalore, i marre nga Italia, ku edhe atje ka rezultuar i deshtuar, eshte nje idiotesi pasi ne kushtet tona, ku spitalet jane te vogla dhe numri i shtreterve per fryme eshte tejet i ulet, nuk mund te zbatohet. E para, ambjentet ne spitale jane te pamjaftueshme per te kryer vizita, e dyta, mjeku qe ka sherbimin nuk mund te lejoje qe ambjentet e tij te kufizohen duke ia vene ne dispozicion mjekut qe do te kryeje sherbimet me pagese, e treta, nese pas vizites do te jete nevoja per shtrim, qe eshte dhe funksioni i spitaleve, si do veprohet? Do shtrohet ai qe paguan duke ia zene rradhen atij qe ka referimin? E katerta, mjeku ka nje detyre te rende dhe pas orarit zyrtar cilesia e sherbimit te tij do te jete e kufizuar. E pesta, po stafi infermieror, do paguhet edhe ky? Po analizat e nevojshme, po sherbimet e imazherise? Kush i paguan keto? Prandaj, nuk ka kuptim kjo gje. Kryeministri duhet te degjoje keshilla nga specialiste e jo nga kokeboshe qe shohin ne vende te tjera e duan te imitojne gjera pa kuptim per vendin tone. Keshtu ndodhi edhe me spitalin e ri dhe ja perfundimi: Numri i shtreterve u ul nga numri qe ishte ne spitalin e vjeter. Urgjenca p.sh., qe kishte deri 75 shtreter, qe prape eshte i ulet per popullaten e Tiranes (dhe Shqiperise) u katandis me 14 deri 30 shtreter. Imazheria dhe sherbimet ndihmese dolen jashte funksioni nga zjarri qe ra e qe ende ka ndaluar funksionin e spitalit te ri, pavionet kane defi7enca dhe gjithe spitali eshte ne kaos. Shto ketu edhe nje drejtoreshe inkompetente dhe krejtesisht injorante nga administrimi spitalor dhe shendetesor, merita e se ciles eshte vetem qe eshte motra e ish gruas se kryeministrit, dhe mund ti veme kapakun. Merite tjeter nuk ka sepse kudo qe ka qene i ka bere cope institucionet duke i lene me keq se i ka gjetur. Keshtu, ideja e autonomise spitalore eshte marrezi dhe jofunksionale.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • ZYRTARE: Pasues i Guardiolës, Enzo Maresca nënshkruan si trajner i Manchester City deri në 2029
  • “I proceduar për 8 vepra penale”, Rama nxjerr të dhëna për një nga organizatorët e protestës
  • Gara për mineralin e rrallë kthehet në biznes familjar? Investigimi i NYT zbulon fijet private të Trump në kontratën e Kazakistanit
  • A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  • Të shtëna me armë në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penalë

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Plagët e buldozerëve mbi ‘Folenë e Zogjve të Egër’ në Zvërnec
  2. Epo kjo pune on Mirësevini në “shtëpi”!
  3. Chelsea on Kontakt i rrallë SHBA-Rusi, Ministrat e Mbrojtjes bisedë telefonike me njëri-tjetrin
  4. Zdromsi on Çfarë ndodhi në Gjykatë me Metën? Cakrani: Nuk do të jem më avokat i tij, ka humbur mirëbesimi
  5. Luani. on Greqia njofton misionin e parë hapësinor, emri Adrianos Golemis ngjall kuriozitet dhe polemika

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?