Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Media gjermane: Deputetë të AfD takohen me neonazistë në Zvicër
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Media gjermane: Deputetë të AfD takohen me neonazistë në Zvicër
BoteLajmi i fundit

Media gjermane: Deputetë të AfD takohen me neonazistë në Zvicër

Published: December 28, 2024
Shpërndaje

Sipas një raporti të organizatës mediatike investigative dhe jo fitimprurëse gjermane, Correctiv, deputetë të partisë nacionaliste gjermane, Alternativa për Gjermaninë, AfD, janë takuar sërish me neonazistë. Këtë radhë, jo në Potsdam, si një vit më parë, por në Zvicër. Jean Peters nga Correctiv i tha ARD-së se Correctiv kishte infiltruar një gazetar të vetin në takim: “Ne infiltruam një gazetar në një takim midis një deputeti të Bundestagut, Roger Beckamp, dhe një anëtareje të parlamentit të Brandenburgut, Lena Kotré”.

Sipas Correctiv, në takim kishte edhe anëtarë të organizatës neonaziste “Blood and Honor”.  Kjo është një organizatë e ndaluar në Gjermani. Takimi zhvillohej me ftesë të grupit neo-nazist zviceran “Junge Tat” (Vepër e re). Të dyja organizatat konsiderohen të dhunshme dhe po monitorohen nga autoritetet në Gjermani dhe Zvicër.

Deputetët e AfD për privatizimin e dëbimeve

- Publicitet -

Raporti i platformës Correctiv tregon edhe një herë afërsinë e AfD me skenën neo-naziste. Ata shkëmbejnë idetë e tyre ekstremiste. Deputetja e parlamentit të Brandenburgut, Lena Kotre ka shprehur idenë për të përdorur mostra të ADN-së dhe analiza gjuhësore për të përcaktuar origjinën e refugjatëve e për t’i deportuar ata në vendet e origjinës. Raportohet se ajo është shprehur edhe për heqjen e shtetësisë gjermane për ata shtetas që shkelin ligjet.

Tobias Ginsburg, gazetari i Correctiv që mori pjesë në takimin e fshehtë, ka vërejtur prej kohësh se pikëpamje të tilla ekstremiste të djathta nuk ndahen më vetëm në grupet neo-naziste, por  po zhvendosen gjithnjë e më në qendër të shoqërisë, me ndihmën e AfD-së:

“Unë mendoj se druajtja po bie gjithnjë e më shumë. Nuk është më pyetja se a është AFD një parti e djathtë ekstreme, por se a dallon ajo nga një skenë e mirëfilltë neonaziste”, tha Ginsburg.

Oferta pune për neo-nazistët

Sipas Ginsburg, deputeti i AfD-së, Beckamp, u ofroi neonazistëve mundësinë për të punuar në zyrat e AfD-së në Bundestag. Ai tha se kështu mund të siguroheshin para për të financuar “gjëra të tjera” që ndihmojnë qëllimet politike të partisë. 

Deri tani, AfD nuk ka dhënë asnjë përgjigje për këto akuza. AfD nuk ka kthyer përgjigje as ndaj pyetjeve të bëra nga ARD lidhur me raportin e Correctiv dhe pasojat e mundshme për deputetët e përfshirë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Shkodrani-Belgjike says:
    December 28, 2024 at 12:17 pm

    U zgjuan noenazistët dhe shumë shpejt do vin në pushtet, me ndihmën e çifutëve çfarë kanë ba në gaza, izraelit do ti bajn gjamën.

    Reply
  • Alex says:
    December 28, 2024 at 7:11 pm

    Po mir kush do qe eshte kunder burokracise se brukselit dhe kur keta kapen me valice, dhe kur proteston se Europen po e mbytin emigrante te cilet jo vetem nuk integrohen the respektojne ligjet e vendit mikprites, domethene keta protestojne me te drejte sepse kan lindur aty ,I ben keta Naziste ,?
    Europa po katandis is mos me keq me kete llogjike dhe po vazhdoi keshtu do pefundoje me keq se Siria

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • PS do të miratojë me votat e veta Hartën e re Territoriale, më 8 tetor shkrihen 15 bashki
  • Zbulimi shokues në Amerikë, raporti “Flas me AI” gati sa nuk shkaktoi luftën SHBA-Kinë
  • Identifikohen tri viktima nga varrezat në Zubin-Potok, Kurti: I përkasin “Grupit të Intelektualëve”
  • BE-ja shpik “anëtarësimin e asociuar” për Kanadanë, çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?
  • Veliaj propozon shpalljen ‘Qytetarë Nderi’ të Tiranës Thaçin, Krasniqin, Veselin e Selimin

Komentet e Fundit

  1. Kur PhD=plagjiaturë: Përgjegjësia? on Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet
  2. nastradini on “Nën zë e quajnë kuçedra që ha burra! S’ngopet me para e pushtet”, ish-deputeti i PS-së, për Ballukun: Koha për t’i vendosur kufi
  3. Gezimi on “Nën zë e quajnë kuçedra që ha burra! S’ngopet me para e pushtet”, ish-deputeti i PS-së, për Ballukun: Koha për t’i vendosur kufi
  4. nastradini on “Nën zë e quajnë kuçedra që ha burra! S’ngopet me para e pushtet”, ish-deputeti i PS-së, për Ballukun: Koha për t’i vendosur kufi
  5. Anonymous on Avokatët e huaj të Veliajt reagojnë pas vendimit të Gjykatës së Lartë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?