Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Media italiane: 4 nga 16 emigrantët e dërguar në Shëngjin do të kthehen sërish në Itali
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Media italiane: 4 nga 16 emigrantët e dërguar në Shëngjin do të kthehen sërish në Itali
KronikeLajmi i fundit

Media italiane: 4 nga 16 emigrantët e dërguar në Shëngjin do të kthehen sërish në Itali

Published: October 17, 2024
Shpërndaje

Katër janë emigrantët e ardhur në Shëngjin që do të kthehen drejt Italisë sërish, pasi dy janë 16-vjeçarë nga Bangladeshi, dy janë të rritur në një gjendje të cënueshmërisë ekstreme. Lajmin për numrin e shtuar të emigrantëve që do të kthehen e ka dhënë media italiane, “La Repubblica“, pasi më herët u raportuan largimi vetëm i dy minorenëve. Në marrëveshje thuhet se në kampin e Gjadrit nuk lejohen personat e brishtë, si gra e minorenë ose të sëmurë e të moshuar.

“Ndërsa ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, mbrojti në Kuvend “modelin e Shqipërisë”, 4 nga 16 emigrantët që mbërritën mëngjesin e sotëm në Shëngjin, duhet të kthehen shpejt në Itali nga qendra e Shëngjinit. Ministria e Brendshme konfirmoi transferimin në vazhdim të dy fëmijëve, por burime nga Shëngjini konfirmuan praninë e dy personave të tjerë që duhet të silleshin me shpejtësi në Itali.”, shkruhet në artikullin italian.

Dy djemtë e parë me sa duket u identifikuan falë UNHCR-së, ekipet e së cilës po monitorojnë procedurat që po zhvillohen në qendra. Gjatë intervistave ata shpjeguan se ishin 16 vjeç dhe se e kishin ndërmarrë udhëtimin vetëm.

- Publicitet -

“Ky është konfirmim i absurditetit të masave që kjo qeveri ka vendosur të përdorë, pavarësisht se identifikimi i në det është i paligjshëm dhe cënon normat ndërkombëtare dhe kushtetuese”, shkruan kreu i së majtës italiane Nicola Fratoianni.

Mekanizmi i vendosur, shprehet Angelo Bonelli i të Gjelbërve, nuk është vetëm një makinë shpërdoruese parash, por tashmë ka të meta të dukshme.

“Nëse vetëm me 16 emigrantë ata nuk ishin në gjendje të identifikonin dy djemtë, si mund të ndodhë kur ka qindra emigrantë”, tha ai.

Për sekretarin e +Europa Riccardo Magi “prania e dy të miturve në mesin e emigrantëve të çuar në qendrat e paraburgimit në Shqipëri është një lajm shqetësues dhe tregon paqëndrueshmërinë e procedurave, të cilat në testin e parë me një numër shumë të vogël njerëzish, tregojnë se ata nuk janë në gjendje të përballojnë.”

“Përzgjedhja arbitrare e bërë në det të hapur nuk mjaftoi për t’i shpëtuar detyrimit për t’i pritur ata në Itali. Hipën edhe dy të mitur. Një tjetër shkelje e të drejtave të më të cënuarve”, shkruan SeaWatch në X.

Ndërkohë pjesa tjetër e emigrantëve, do të transferohen në qendrën e pritjes në Gjadër, e cila ndodhet rreth 15 kilometra nga Shëngjini. Pasi dokumentet e tyre të përpunohen, ata ose do të dërgohen në Itali, nëse përgjigja ndaj kërkesës së tyre për strehim është pozitive, ose do të kthehen në shtëpi, nëse kërkesa e tyre refuzohet. Mjediset në Shëngjin dhe në Gjadër do të mbikëqyren nga personeli italian. Numri i përgjithshëm i emigrantëve të pranishëm në një kohë në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3000 veta sipas marrëveshjes.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • mali says:
    October 17, 2024 at 2:33 pm

    Kot I kthejne.Dergojani kryeplakut te Fush-Krujes qe shprehu me ane te letres derguar ne komitetit qendror gadishmerine per t’i strehuar.
    Ne eshte Burre te dale ne shesh te mejdanit.

    Reply
  • Lali says:
    October 17, 2024 at 3:02 pm

    Amani ore na perditesoni edhe emrat e atyre afrikaneve qe kthehen a nuk kthehen me ne Itali se ky populli yne nuk ka asnje hall tjeter pervec se akomodimit tyre.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kryebashkiaku Mamdani krijon lagjen shqiptare në New York, e quan “Little Albania”
  • Një tjetër ‘Super El Nino’ pritet të godasë botën, shkencëtarët po testojnë në zgjidhje kontroverse për të ftohur Tokën
  • Dalin skicat sekrete të Zvërnecit: 5.610 vila dhe rezidenca luksi. Kodrat molasike dhe liqeni i Limopuos kthehen në enklavë të mbyllur private
  • Spanja mposht Belgjikën 2-1, Merino shënon sërish golin e kualifikimit
  • Rama publikon pamjet e stadiumit për Kanye West: Kultura nuk është luks

Komentet e Fundit

  1. Diaspora on Dalin skicat sekrete të Zvërnecit: 5.610 vila dhe rezidenca luksi. Kodrat molasike dhe liqeni i Limopuos kthehen në enklavë të mbyllur private
  2. Vezguesi atdhetar on Dalin skicat sekrete të Zvërnecit: 5.610 vila dhe rezidenca luksi. Kodrat molasike dhe liqeni i Limopuos kthehen në enklavë të mbyllur private
  3. ETHEM LALAJ on Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  4. Fad on Dalin skicat sekrete të Zvërnecit: 5.610 vila dhe rezidenca luksi. Kodrat molasike dhe liqeni i Limopuos kthehen në enklavë të mbyllur private
  5. L on Një rrëfim në korrikun e Aristidh Kolës: Ditëlindja e apostullit që zgjoi historinë e fjetur arvanitase

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?